Ne, radikalet e Jankullovkes

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFndh6GyY5Wmj4T9YABOUPe7wsng7XJ7Ez2+F8w8uV=EJA@mail.gmail.com>
Ne, radikalët e Jankullovkës
<http://zhurnal.mk/image.aspx?img=hamdi-nuhiu-210x210_9.jpg>
Çfarë vrasje mund të organizojë një grua 60 vjeçare, çfarë myslimane
radikale qenka ajo? Myslimanëve shqiptarë të Maqedonisë, po i mungon një
udhëheqës politik si Myftiu i Sanxhakut Muamer Zukorliq. Po, ashtu, po i
mungon edhe një parti si Partia e Drejtësisë në Kosovë
http://zhurnal.mk/content/?id=12531652827
Hamdi Nuhiju

Nuk është hera e parë që në Maqedoni të quhemi radikal. Këtij termi iu janë
bashkuar edhe shumë krerë të partive politike shqiptare, duke krijuar
konfuzion në mesin e popullatës, por edhe duke viktimizuar shumë njerëz të
pafajshëm. Për hirë të mbrojtjes së karrigeve të tyre, ata ose e mbyllën
gojën dhe nuk thanë asnjë fjalë në akuzat e këtilla, ose edhe u bënë
shërbëtor lojal të sllavëve. Në esencë nuk ekziston Islam radikal, as Islam
minimal, as Islam liberal. Po ashtu nuk ka në këtë botë mysliman radikal,
liberal, minimal. Por, ka mysliman që praktikojnë parimet e fesë dhe të
tjerët që nuk i praktikojnë. Ka mysliman që mbajnë mjekra, ka të tjerë që
nuk i mbajnë. Po ashtu ka demokrat që mbajnë mjekra, por ka edhe të tjerë
që nuk i mbajnë. Definicionet për Islamin dhe myslimanët nuk guxon të na
jap as Jankullovska e as langaracët tanë partiak që më shumë rrinë të
dehur. As myslimanët vet nuk e kanë definuar veten. Ato i ka definuar Zoti
në Kur`an dhe kjo gjë është e kryer. Nuk është hera e parë që myslimanët e
Maqedonisë të janë viktima të politikave të kësaj qeverie. Këtij
viktimizimi me mjaftë mjeshtëri po i shërbejnë edhe politikanët tanë
shqiptarë të Shqipërisë, të Kosovës, e të Maqedonisë, që frikësohen t’i
definojnë tensionet ashtu si janë dhe në atë prizëm ti zgjidhin. Ata,
politikanët tanë, duan të mbijetojnë në skenën politike përmes tensioneve
që i nxisin sllavët në aspektin fetar. Në vend që të bëhen hapa konkrete në
mbrojtjen e qenies myslimane nga sllavët, politikanët tanë të Shqipërisë e
të Kosovës, shkojnë e vizitojnë varre të heronjve bullgar e nxisin tensione
midis Maqedonisë e Bullgarisë. Vizita e Bamir Topit në Maqedoni dhe
vendosja e luleve tek varri i Goce Dellcevit nuk e di me çka mund të
arsyetohet? Si mund të i shërbejë myslimanëve të Maqedonisë ky gjest?

Apo ndoshta Bamir Topi po bën politikën e Gruevskit për t’i nxitur
tensionet me Bullgarinë. Ata që kanë sy të shohin, do të vërejnë një rrugë
patetike, qyqare të sllavëve të Maqedonisë. Në fillim e fyenin librin e
shenjtë të myslimanëve-Kur`anin. Nuk ndodhi asgjë. Askush nuk u dënua.
Askush nuk u burgos. Pastaj filluan që të na shajnë nëpër stadiumet e
ndryshme me fjalë të ndryshme. Askush nuk u dënua e as që u burgos. Por,
sharësit u shpërblyen nga buxheti i këtij shteti për të vazhduar sharjet
ende më shumë, nëpër tribunat tjera. Pastaj vazhduan rrahjet e
njëpasnjëshme në Shkup. Fëmijët mysliman u frikësuan. Nuk ka siguri as për
vajzat e as për djemtë tonë. Ndërsa OSBE, partitë politike shqiptare, dhe
Komisioni Evropian bënin sehir nëpër kamera e fotografi, duke u marr me
definimin e problemeve. Jo nuk janë probleme ndër fetare, por ndër etnike.
Dhe tash së fundi, në masakrën e Smillkovcit, ku u vranë pesë maqedonas,
prapë do të viktimizohen myslimanët. Lexuesi nuk duhet të ketë fobi nga
termi mysliman. Kur maqedonasit dalin nëpër protesta midis qytetit të
Shkupit, me fotografinë e Jezu Krishtit, kur ata ndërtojnë kryqe e kisha në
secilin skaj të Maqedonisë, edhe duke e pasur fenë e gabuar dhe rrugën e
gabuar, ne nuk duhet që të trembemi nga ajo që jemi. Mediat lajmëruan se
Jankullovska e kreu detyrën. I ka kapur vrasësit e asaj ‘masakre’. Ja se
ç`thuhet në Agjencionin e lajmeve Dojçe Vele:” Policia maqedonase njoftoi
sot arrestimin e 20 radikalëve myslimanë, të cilët dyshohen se janë pjesë e
një grupi terrorist që kreu vrasjen e 5 qytetarëve maqedonas në fillim të
muajit prill. “Ministria e Brendshme ka gjetur autorët e vrasjeve horror në
liqenin Smilkovsko afër Shkupit," tha në një konferencë për shtyp ministrja
e Brendshme, Gordana Jankullovska.

Mes 20 myslimanëve radikalë të arrestuar ka disa që kanë luftuar kundër
forcave të NATO-s në Afganistan dhe Pakistan. Jankullovska, tha se disa nga
të arrestuarit janë të përfshirë direkt në vrasjen e 5 burrave, ku më i
moshuari ishte 45 vjeç, ndërsa katër të tjerët mes 18 dhe 22 vjeç. Viktimat
u gjetën të pestë me nga një plumb në kokë afër një vendi peshkimi.
“Ministria e Brendshme do të ngrejë akuza për terrorizëm ndaj tyre,” shtoi
ajo, duke shpjeguar se qëllimi i tyre ishte të përhapnin frikë dhe
pasiguri. Vrasjet rritën tensionet mes maqedonase dhe shqiptarëve etnikë.”(
http://www.dw.de/dw/article/0,,15920394,00.html). Ndërsa në mesin e të
arrestuarve gjenden edhe 60 vjecarja Feride Bilalli dhe 64 vjecari Qani
Haziri. ( shiko më gjerësisht: http://www.albtime.com/?p=32505).
Fatkeqësisht myslimanët e Maqedonisë kemi ngelur pa mbrojtje.

Na arrestojnë, na dënojnë, na quajnë radikalë, terrorist.  Përfaqësuesit
tanë në vend që të na mbrojnë përmes mënyrave ligjore dhe jo ligjore, ata
dalin në krahun e policisë, shtetit, ministreshës. Ndërsa politikanët e
Shqipërisë, si Bamir Topi bëjnë vizita e elozhe tek Goce Dellveci e Nënë
Tereza, të tjerët si Jozefina Topalli, lëshojnë disa deklarata bombastike
pa asnjë efekt pozitiv për myslimanët e këtushëm. Politikanët e Kosovës, në
vend që të përzihen në secilën punë të brendshme të Maqedonisë, me
shqiptarët e këtushëm, ata i tolerojnë të gjitha maltretimet e vrasjet që
bëhen ndaj myslimanëve. Çfarë vrasje mund të organizojë një grua 60
vjeçare, çfarë myslimane radikale qenka ajo? Myslimanëve shqiptarë të
Maqedonisë, po i mungon një udhëheqës politik si Myftiu i Sanxhakut Muamer
Zukorliq. Po, ashtu, po i mungon edhe një parti si Partia e Drejtësisë në
Kosovë. Ka ardhur koha të thuhen gjërat hapur. Kemi ngelur jetim në këtë
shtet të padrejtë. Deri kur do të zgjas kjo gjendje kështu, nuk e di.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.