"Udheheqesit e komuniteteve, ne Shtepine e Bardhe"
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Daily News : "Shoqata Shqiptare VATRA, perkujton 100 vjet te krijimit; per te terhequr gjeneraten e re - per shekullin e ardhshem" BEQIR SINA, New York "Udheheqesit e komuniteteve, nder ata dhe kryetari i Vatres, Fan S Noli, ne Shtepine e Bardhe ne vitin 1918 ne mes Presidenti Woodrow Wilson" "Udheheqesit e komuniteteve, nder ata dhe kryetari i Vatres, Fan S Noli, ne Shtepine e Bardhe ne vitin 1918 ne mes Presidenti Woodrow Wilson" (foto kredit -arkivi qendror i Vatres) NEW YORK : Gazeta me e madhe e New Yorkut, i ka kushtuar nje vend ne faqet e saj, dje kremtimit solemn te 100 vjetorit te themelimit te shoqates Vatra ne New York. Me nje artikull te shkruar nga gazetaria e saj Tanyanika Samuels, gazeta e perditeshme "New York Daily News", shkruan se "Shoqata Shqiptare VATRA, perkujton 100 vjet te krijimit, per te terhequr gjeneraten e re - per shekullin e ardhshem". Artikulli eshte i shoqeruar me foton "Udheheqesit e komuniteteve, nder ata dhe kryetari i Vatres, Fan S Noli, ne Shtepine e Bardhe ne vitin 1918 ne mes Presidenti Woodrow Wilson" (foto kredit -arkivi qendror i Vatres) Gazeta e perditeshme Daily News, e qytetit te New Yrokut, duhet theksuar se eshte i katerta gazete me e qarkulluar ne Shtetet e Bashkuara, me nje tirazh ditor prej 605,677, qe nga 1 nentor, 2011, sipas statistikave me te fundit. Gazeta e perditshme Daily News, eshte e para gazete amerikane, e shtypur ne forme tabloide. Ajo u themelua ne vitin 1919, dhe qe nga janari i 2012-es eshte ne pronesi dhe e drejtuar nga manjati amerikan Mortimer Zuckerman. Gazeta Daily News ka fituar dhjete Çmimet Pulitzer. Eshte, pikerishte kjo gazete prestigjoze, e cila per here te pare ne historine e shoqatatve dhe organizatave shqiptare ne SHBA, shkruan per kremtimine themelimit te tyre. Ajo shkruan se per 100 vitet e fundit, shoqeria Vatra, ka sherbyer si nje shtepi e dyte, larg atdheut te tyre per shqiptaret e Amerikes, dhe eshte shtepia e shqiptaro-amerikaneve ne kete vend. "Vatra, eshte nje vend me vlere historike, me nje trashegimi te madhe dhe te rendesishme," i ka thene se perditeshmes njujorkeze, kryetari i Federates PanShqiptare te Amerikes VATRA, Dr Gjon Buçaj, ne bisede me gazetaren qe u zhvillua ne shtepin e thjeshte trekateshe, aty ku ndodhen tani edhe zyrat e saj - ne Southern Blvd - Bronx - New York. Daily News shkruan se :"Vatra, eshte nje organizate Jo-fitimprurese, e cila perkujtoi te djelen e kaluar njeqind vjetorin e themelimit te saj - me nje feste solemne ne Pier 60 ne Manhattan. Me shume se 1100 pjesmarres, shkruan Daily News, ne mesin e tyre edhe personalitete, politikane dhe anetare te komunitetit shqiptare, ishin te pranishem." "Ne mendojme se beme ate qe i takonte Vatres, per kete 100 vjetor, dhe kjo do te thote diçka, " rrefehet per Daily News, kryetari i Vatres, dr. Gjon Buçaj, i cili u bashkua me vatranet 50 vjet me pare. Ai shtone se "Ne Vatranet shpresojme se VATRA, ka per te jetuar edhe nje shekull tjeter." Duke shkruar per historine e Vatres, Daily News, tregone se Vatra - e nisi punen e saj te rendesisheme me nje takim ne 28 prill, 1912 ne Boston. Dhe, u krijua ne ate kohe, nga rreth 5,000 emigrante shqiptare, qe jetonin te gjithe ne verilindje te SHBA, kryesisht ne Boston. Numri i tyre ishte kryesishte mbi disa baza te vogla e perbere nga grupe kulturore dhe krahinore. Pas nje sere takimesh nje delegacion i vogel - kishte vendosur per te bashkuar perpjekjet e tyre dhe te krijonte nje shekull me pare shoqerine VATRA: Federaten PanShqiptare te Amerikes "VATRA, ne shqip do te thote" Vater zjarri qe ngroh shtepine - e cila eshte mbajtur nga shqiptaret edhe si simbol i familjes "," shpjegoi Danny Blloshmi, arketari i tanishem i kesaj shoqate. "Ideja e te pareve, atyre qe e krijuan kete shoqate, ishte te tregojne se ne te gjithe jemi ketu ne nje vend te huaj, por ne jemi te gjithe ne nje shtepi se bashku." Ne vitet e para, anetaret e Vatres, i thane Daily News, bashkebiseduesit gazetares se VATRA ka luajtur nje rol kyç ne politiken shqiptare. "Vatranet bene shume me teper per Shqiperine, ne dhe te huaj se kan bere ne Shqiperi qeverit e kohes te cilat ishin shume te dobet", tha Blloshmi. Kur fuqite evropiane u mblodhen ne Konferencen e Paqes ne Paris ne 1919 dhe Shqiperia kercenohej atehere nga fqinjet e saj - se do te copotohej, ishin Vatranet ata qe lobuan ne ate kohe, qe Presidenti i SHBA Woodrow Wilson, shkoi ne Paris, per te demantuar perpjekjet e tyre. "Ne kete dite", thote Blloshmi, per Daily News, "Presidenti Wilson eshte i njohur tek shqiptaret se ishte ai i vetmi qe shpetoi Shqiperine nga lakmite grabitqare te fqinjeve te saj - per t'a copetuar vendin tone." Gazeta Daily News, shkruan me tej se gjate pushtimit gjerman te Shqiperise 1943-44, Luften e Dyte Boterore, Vatra ka rekrutuar oficere te inteligjences, per te bashkepunuar me SHBA. Mbas LDB, shoqata VATRA, u kritikua per mbeshtetjen e saj - qe ne fillim i dha qeverise se Enver Hoxhes". Por, me vone Vatra, e denoncoi ate, kur ishte e qarte se ai ishte nje diktator komunist," tha Blloshimi. Ne vitet qe pasuan, Vatra, u be me shume nje organizate komunitare Selia e saj me pase nga Bostoni, u transferua ne nje shtepi te re ne Bronks ne vitin 1980, pikerisht kur shqiptaret erdhen me shumice dhe u vendosen ne New York, dhe perrreth tij.. Vatra, e sotme perbehet nga anetaret e saj - qe jane te gjithe vullnetare, dhe e mban veten e saj prej anetaresimit, reklamat, dhe donacionet e shqiptarve, me keto ajo nxjerre edhe gazeten mujore, Dielli. Mirepo VATRA, shkruan nder te tjera gazeta njujorkeze Daily News punon kryesisht per te ndihmuar emigrantet shqiptare dhe ndryshuar jeten e tyre ne SHBA. Vatra, sot dallohet sepse ajo organizon kremtimin e ngjarjeve te veçanta kombetare dhe festimet e festave me te rendesishme shqiptare, si diten e shpalljes se pavaresise se Shqiperise 28 Nentorin . "VATRA, ndihmon ata qe kane nevoje per t'u ndihmuar, sidomos, brezin e studenteve te ri, me kulturen dhe historine tone, keshtu qe ata te rinje e te reja emigrante nuk do ta humbasin ate identitetin shqiptare" i ka thene Dalip Greca, i cili eshte editori i gazetes Dielli, organ i hershemem, i Vatres. "Organizata Vatra ka mbeshtetur studente shqiptare me bursa, dhe ka mbledhur fonde me para, per te ndihmuar vendlindjen si ishte rasti- kur nje permbytje e madhe pate demtuar dy qytete ne Shqiperin e Veriut, vitin e kaluar."Ne po punojme qe Vatra te eci perpara, tani ne shekullin e ardhshem ", thone vatranet. "VATRA shkon per te terhequr gjeneraten e re - per shekullin e ardhshem", perfundon artikullin e saj gazeta me e madhe e New Yorkut, e perditeshmja Daily News. Daily News : "Shoqata Shqiptare VATRA, përkujton 100 vjet të krijimit; për të tërhequr gjeneratën e re - për shekullin e ardhshëm" BEQIR SINA, New York "Udhëheqësit e komuniteteve, ndër ata dhe kryetari i Vatrës, Fan S Noli, në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1918 në mes Presidenti Woodrow Wilson" "Udhëheqësit e komuniteteve, ndër ata dhe kryetari i Vatrës, Fan S Noli, në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1918 në mes Presidenti Woodrow Wilson" (foto kredit -arkivi qendror i Vatrës) NEW YORK : Gazeta më e madhe e New Yorkut, i ka kushtuar një vend në faqet e saj, dje kremtimit solemn të 100 vjetorit të themelimit të shoqatës Vatra në New York. Me një artikull të shkruar nga gazetaria e saj Tanyanika Samuels, gazeta e përditëshme "New York Daily News", shkruan se "Shoqata Shqiptare VATRA, përkujton 100 vjet të krijimit, për të tërhequr gjeneratën e re - për shekullin e ardhshëm". Artikulli është i shoqëruar me foton "Udhëheqësit e komuniteteve, ndër ata dhe kryetari i Vatrës, Fan S Noli, në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1918 në mes Presidenti Woodrow Wilson" (foto kredit -arkivi qendror i Vatrës) Gazeta e përditëshme Daily News, e qytetit të New Yrokut, duhet theksuar se është i katërta gazetë më e qarkulluar në Shtetet e Bashkuara, me një tirazh ditor prej 605,677, që nga 1 nëntor, 2011, sipas statistikave më të fundit. Gazeta e përditshme Daily News, është e para gazetë amerikane, e shtypur në formë tabloide. Ajo u themelua në vitin 1919, dhe që nga janari i 2012-ës është në pronësi dhe e drejtuar nga manjati amerikan Mortimer Zuckerman. Gazeta Daily News ka fituar dhjetë Çmimet Pulitzer. Eshtë, pikërishtë kjo gazetë prestigjoze, e cila për herë të parë në historinë e shoqatatve dhe organizatave shqiptare në SHBA, shkruan për kremtimine themelimit të tyre. Ajo shkruan se për 100 vitet e fundit, shoqëria Vatra, ka shërbyer si një shtëpi e dytë, larg atdheut të tyre për shqiptarët e Amerikës, dhe është shtëpia e shqiptaro-amerikanëve në këtë vend. "Vatra, është një vend me vlerë historike, me një trashëgimi të madhe dhe të rëndësishme," i ka thënë së përditëshmes njujorkeze, kryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, Dr Gjon Buçaj, në bisedë me gazetaren që u zhvillua në shtëpin e thjeshtë trekatëshe, aty ku ndodhen tani edhe zyrat e saj - në Southern Blvd - Bronx - New York. Daily News shkruan se :"Vatra, është një organizatë Jo-fitimprurëse, e cila përkujtoi të djelën e kaluar njëqind vjetorin e themelimit të saj - me një festë solemne në Pier 60 në Manhattan. Më shumë se 1100 pjesmarrës, shkruan Daily News, në mesin e tyre edhe personalitete, politikanë dhe anëtarë të komunitetit shqiptarë, ishin të pranishëm." "Ne mendojmë se bëmë atë që i takonte Vatrës, për këtë 100 vjetor, dhe kjo do të thotë diçka, " rrëfehet për Daily News, kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj, i cili u bashkua me vatranët 50 vjet më parë. Ai shtonë se "Ne Vatranët shpresojmë se VATRA, ka për të jetuar edhe një shekull tjetër." Duke shkruar për historinë e Vatrës, Daily News, tregonë se Vatra - e nisi punën e saj të rëndësishëme më një takim në 28 prill, 1912 në Boston. Dhe, u krijua në atë kohë, nga rreth 5,000 emigrantë shqiptarë, që jetonin të gjithë në verilindje të SHBA, kryesisht në Boston. Numri i tyre ishte kryesishtë mbi disa baza të vogla e përbërë nga grupe kulturore dhe krahinore. Pas një sërë takimesh një delegacion i vogël - kishte vendosur për të bashkuar përpjekjet e tyre dhe të krijonte një shekull më parë shoqërinë VATRA: Federatën PanShqiptare të Amerikës "VATRA, në shqip do të thotë" Vatër zjarri që ngroh shtëpinë - e cila është mbajtur nga shqiptarët edhe si simbol i familjes "," shpjegoi Danny Bll oshmi, arkëtari i tanishëm i kësaj shoqate. "Ideja e të parëve, atyre që e krijuan këtë shoqatë, ishte të tregojnë se ne të gjithë jemi këtu në një vend të huaj, por ne jemi të gjithë në një shtëpi së bashku." Në vitet e para, anëtarët e Vatrës, i thanë Daily News, bashkëbiseduesit gazetares se VATRA ka luajtur një rol kyç në politikën shqiptare. "Vatranët bënë shumë më tepër për Shqipërinë, në dhe të huaj se kan bërë në Shqipëri qeverit e kohës të cilat ishin shumë të dobët", tha Blloshmi. Kur fuqitë evropiane u mblodhën në Konferencën e Paqes në Paris në 1919 dhe Shqipëria kërcënohej atëhere nga fqinjët e saj - se do të copotohej, ishin Vatranët ata që lobuan në atë kohë, që Presidenti i SHBA Woodrow Wilson, shkoi në Paris, për të demantuar përpjekjet e tyre. "Në këtë ditë", thotë Blloshmi, për Daily News, "Presidenti Wilson është i njohur tek shqiptarët se ishte ai i vetmi që shpëtoi Shqipërinë nga lakmitë grabitqare të fqinjëve të saj - për t'a copëtuar vendin tonë." Gazeta Daily News, shkruan më tej se gjatë pushtimit gjerman të Shqipërisë 1943-44, Luftën e Dytë Botërore, Vatra ka rekrutuar oficerë të inteligjencës, për të bashkëpunuar me SHBA. Mbas LDB, shoqata VATRA, u kritikua për mbështetjen e saj - që në fillim i dha qeverisë së Enver Hoxhës". Por, më vonë Vatra, e denoncoi atë, kur ishte e qartë se ai ishte një diktator komunist," tha Blloshimi. Në vitet që pasuan, Vatra, u bë më shumë një organizatë komunitare Selia e saj më pasë nga Bostoni, u transferua në një shtëpi të re në Bronks në vitin 1980, pikërisht kur shqiptarët erdhën me shumicë dhe u vendosën në New York, dhe përrreth tij.. Vatra, e sotme përbëhet nga anëtarët e saj - që janë të gjithë vullnetarë, dhe e mban veten e saj prej anëtarësimit, reklamat, dhe donacionet e shqiptarve, me këto ajo nxjerrë edhe gazetën mujore, Dielli. Mirëpo VATRA, shkruan ndër të tjera gazeta njujorkeze Daily News punon kryesisht për të ndihmuar emigrantët shqiptarë dhe ndryshuar jetën e tyre në SHBA. Vatra, sot dallohet sepse ajo organizon kremtimin e ngjarjeve të veçanta kombëtare dhe festimet e festave më të rëndësishme shqiptare, si ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntorin . "VATRA, ndihmon ata që kanë nevojë për t'u ndihmuar, sidomos, brezin e studentëve të ri, me kulturën dhe historinë tonë, kështu që ata të rinjë e të reja emigrantë nuk do ta humbasin atë identitetin shqiptarë" i ka thënë Dalip Greca, i cili është editori i gazetës Dielli, organ i hershemëm, i Vatrës. "Organizata Vatra ka mbështetur studentë shqiptarë me bursa, dhe ka mbledhur fonde me para, për të ndihmuar vendlindjen si ishte rasti- kur një përmbytje e madhe patë dëmtuar dy qytete në Shqipërin e Veriut, vitin e kaluar."Ne po punojmë që Vatra të eci përpara, tani në shekullin e ardhshëm ", thonë vatranët. "VATRA shkon për të tërhequr gjeneratën e re - për shekullin e ardhshëm", përfundon artikullin e saj gazeta më e madhe e New Yorkut, e përditëshmja Daily News.
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 132.2 KB) - not displayed