Në fshehtësitë e Kur`anit

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFkAXXW_4vY_pJQL+wfvpJeyEnqPvp4aHu2hQgyOn7ZupA@mail.gmail.com>
*Në fshehtësitë e Kur`anit*

*Hamdi Nuhiju*



Gjokset e njerëzve fshehin gjithçka. Gjëra të rëndësishme e të
parëndësishme. Sikur të ekzistonin dritare ose dyer prej të cilave do të
mund të dilnin ato gjëra jashtë njeriut, me siguri se do të çrregullohej
sistemi njerëzor. Të gjithë do të armiqësoheshin. Nga optimizmi i
tejskajshëm i kësaj qenie, do të kalonim në pesimizëm. Botë klorofili, pa
fije shijeje.

Paramendoni shtëpitë pa pronar. Të gjithë do të futeshin në to, do të
kërkonin hise, do të bërtisnin e bënin c`të duan. Në vend që të rregullohej
kati i dytë i shtëpisë, edhe i pari do të demolohej e shkatërrohej nga
plaçkitjet sistematike, në emër të rregullimit e riparimit. Krijesat janë
të bindura në drejtësinë universale, por dyshojnë në drejtësinë e
krijesave. Po krijon një qenie e cila bën shkatërrime në tokë? Pyetje në
formë habie nga engjëjt e Zotit. Dhe si garanci për drejtësinë universale
midis krijesave të ndryshme u vë vet Zoti. Unë di, atë që ju nuk e dini.
D.m.th ka gjëra që krijesa e quajtur engjëll nuk i di, po ashtu edhe
krijesa e quajtur njeri e xhin.

Bota e të fshehtës me vet faktin e fshehtësisë është mjaftë e kërkuar nga
uni i njeriut. Ajo është e pazbuluar, ndoshta e frikshme, dhe e panjohur.
Po të gërvishtim në unin e secilit njeri, do të gjenim dëshirën e pangopur
për të zbuluar të pa zbuluarën, për të njohur të fshehtën dhe për tu
paraqitur si superior para krijesave tjera me vet idenë e të fshehtës.

Disa ndërtuan ideologjinë e të fshehtës. Të tjerët shpresojnë nga e fshehta
se do t`ia zgjidh problemet. Paramendoni, edhe objektet e ndryshme luajnë
rrolin e katalizatorit psikologjik tek një numër i caktuar njerëzish. Ata
nuk janë të vetëdijshëm se nga varri nuk kemi as dobi e as sherr. Varrezat
janë dëshmi për të gjallët në aspektin shpirtëror, dëshmi për popujt në
aspektin historik dhe mjete për bërjen e politikave të caktuara. Vet
ekzistimi i varrezave, nuk tregon në ekzistimin e së fshehtës. Besimtarët
besojnë në jetën në varr e përtej varrit. Ata, përmes dëshmive të shumta të
Pejgamberit alejhi selam u njoftuan me sprovat që do ti përjetojnë njerëzit
në varr, por edhe shpërblimet për ato që kanë vepruar drejtë në këtë botë.
Jeta në varr nuk është fshehtësi për askënd. Vepra e njeriut në këtë botë,
tregon edhe për jetën e tij në varr edhe përtej varrit.

Uni i pakontrolluar kërkon nga krijesa që të hulumtoj edhe aty ku nuk
duhet. Mangësitë, të fshehtat, e gabimet e krijesave tjera, me çdo kusht ky
unë do ti nxjerr në pah. Zoti ia mbuloi një mangësi, dhe një gabim robit të
tij, ndërsa robi tjetër kërkon që t`ia zbuloj. Kjo dëshirë e shfrenuar për
të nxjerr në pah gabimet, mangësitë, është sindromë e krijesës djall me
konstatimin e tij vet pëlqyer:Unë jam më me rëndësi se njeriu.

Ekziston një trekëndësh midis njeriut, sexhdes dhe djallit. Reflektimet e
tij duken utopike për kohën dhe vendin e caktuar. Lufta bëhet në këtë
frymë, ku djalli gjithmonë kërkon nga njeriu që t`i nënshtrohet, d.m.th ti
bij në sexhde, ndërsa ai u urdhërua që ti nënshtrohet njeriut.  Fitorja e
betejave të caktuara nga djalli, e largon njeriun nga Kur`ani. Atij i
pluhuroset zemra, i mbyllen ndjenjat, mendon me epsh.

Retorika e harxhuar në spektrin e ndjenjave zhduk hemisferën e meditimeve.
Kostoja e kohës së harxhuar bosh, është lavjerrësi i veprave në Ditën e
Gjykimit. Prandaj, ngutja kah e mira, dhe largimi i të keqes janë
prioritetet e shpirtit njerëzor. Ai, duhet përgatitur për këtë rrugë të
gjatë dhe të vështirë. Nuk ka drejtpeshim midis shpirtit dhe trupit, po qe
se nuk njihemi me prezantimet kur`anore në jetën tonë praktike.

Thotë Allahu xh.sh. në Kur`anin Famëlartë:” Vallë, a nuk e dinë ata se
Allahu i di të fshehtat e tyre dhe bisedat e fshehta?! Në të vërtetë,
Allahu është Ai që i di të gjitha fshehtësitë”( Teube:78)

Ti ke nevojë për qetësi. Si mund ta ndjesh atë, pa fjalën e Allahut? Koha
jote e kotësisë mbaroi. Përvelju punës, dhe fillo ta zbulosh jetën tënde në
librin e Krijuesit, në Kur`an.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.