Kisha "Zoja e Shkodres", organizoje" Darke per anetaret e saj

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Kisha  Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodres", organizoje" Darke per te 
gjithe anetaret e  famullise qe t'i falenderoj ata per kontributin e tyre vite me 
radhe 

BEQIR  SINA, New York 
"Feja,  drejtesia, atdhedashuria" - apostulati nga udhehiqet famullia  

BRONX  NEW YORK : Kisha Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodres", ne New York, 
te djelen ne  mbremje, ne shenje mirenjohje organizoje nje Darke 
Falemnderimi per te gjithe  ata qe me sherbimin e tyre gjate gjithe ketyre viteve kane 
kontribuar me  devoteshmeri per ngritjen e kesaj kishe katolike shqiptare, 
ne Shtetet e  Bashkuara. Kjo darke u mbajte ne restorantin e njohur "Eastwood 
Manor" ne Bronx  New York. Ne kete darke moren pjese qindra besimtare 
katolik, anetare te kesaj  kishe dhe mysafire nga kishat e tjera. Te pranishem 
ishin edhe te perndershmit  Dom Pjeter Popaj, Dom Viktor Dedaj, famullitari i 
kishes St. Lucy's, Dom Nikolin  Pergjinin dhe Gjakoni i Kishes St. Lawrence, 
Z. Marash Shkrelin   

Darka u mbajte ne kujdesin e famullise "Zoja e Shkodres", Keshillit te 
Kishes te  qendres "Nene Tereza" e cila kishte pergatitur nje program, ku 
dominon kryesisht  argetimi i udhehequr nga kengetari i mirenjohur Gezim Nika si 
dhe valletaret e  grupit Rozafati, te udhehequr nga koreografja Angjelina  
Nika. 
Darken e ka bekuar Dom Viktor Dedaj me me nje lutje te shkurter. Fjalimin  
kryesore e mbajti Kryetari i Keshillit te Kishes, Leonardo Berishaj, ndersa 
me  pase te pranishimit ndoqen nje pike muzikore nga grupi i djemeve dhe 
vajzave te  valletarve te Grupit "Rozafatit" si dhe nje poezi kushtuar Kishes 
se Sh. Ndout  ne Gusi, te cilen e recitoje autori i saj Nikolle Curanaj. 

Me pase drejtuesi i kesaj darke portretizoje famullitarin e kesaj kishe te  
perndershmin dom Pjeter Popaj,  
duke  thene se: "Fale punes se tij te palodhshme 26 vjeçare, si vazhdues i 
Dom Zef  Oroshit dhe Dom Rrok Mirdites, fale komunikimit dhe mençurise se 
tij, komuniteti  yne eshte i bashkuar, me apostulatin "Feja, drejtesia, 
atdhedashuria - udhehiqet  famullia jone nga ana e Dom Pjetrit" u shpreh drejtuesi 
i kesaj darke Leonard  Berishaj 
Kisha jone, tha ai eshte permbledhje e veprimtarise se tij dhe ne i jemi  
mirenjohes per çdo gje tha ne fjalen e tij e Dom Pjeter Popaj i cili me pase  
pershendeti te prenishmit dhe falenderoje ata per pjesmarrje. Ai gjithashtu 
ka  falenderua Keshillin e Kishes dhe vullnetaret e Qendres Nene Tereza, 
degeve te  saj "Drita" dhe "Rozafati" per kontributin e dhene vite me  
radhe...... 

Ne  emer te Keshillit te Kishes, tha drejtuesi i kesaj Darke Falemnderimi 
zoti  Leonard Berishaj, deshiroj me kete rast t'i pershendes te gjithe 
anetaret e  famullise sone dhe t'i falenderoj per kontributin e tyre vite me  
radhe. 
"Famullia jone e Zojes se Shkodres, tha ai jo vetem se ka perkrahje te 
madhe ne  komunitetin shqiptar sot, por ai ka hasur edhe perkrahjen e parezerve 
edhe te  emigranteve te pare te ardhur ne Amerike nga rajonet nga te cilat 
edhe ne e kemi  prejardhjen. Ata me vullnetin dhe donacionet e tyre, 
mundesuan ndertimin dhe  mirembajtjen e kishes sone." 

Sipas tij edhe pse ne kushte shume te veshtira, ata kane njohur vleren e 
fese  dhe te kishes, gjithmone duke u udhehequr me mendimin se feja u ndihmon 
ta  mbajne familjen te bashkuar, vehten te respektuar dhe te nderuar, si dhe 
te  mbajne vendlindjen sa me afer dhe duke u kujdesur per te vazhdimisht.  
Fillimisht, para 50 viteve, ne qershor te vitit 1962, Dom Zef Oroshi bashke 
me  Pater Andrej Nargajn, me perkrahjen e disa familjeve shqiptare ne New 
York,  formojne Lidhjen katolike shqiptaro-amerikane.

Berishaj u kujtoje pjesmarresve se themeluesi dhe udheheqesi i Kishes se 
pare  Katolike shqiptare ne Amerike, Dr. Mons. Zef Oroshi, te cilin edhe me 
kete rast  e perkujtojme me mirenjohje dhe nderime te larta, ne vitin 1969 e 
drejtoi meshen  e pare ne Kishen Shqiptare "Zoja e Keshillit te Mire", apo 
siç e quajme sot  "Zoja e Shkodres" ne Bronks te Nju Jorkut.  
Po ne ate vit, bashkesia katolike shqiptare bleu qendren e vet ne Park 
Avenue ne  Bronx, dhe kjo qender filloi veprimtarine e plote fetare, duke kryer 
te gjitha  sherbimet dhe ritet per popullaten shqiptare ketu. 
Ne  vitin 1986 Monsinjor Oroshi pensionohet. Dioqeza e Nju Jork-ut e emeron 
te  perndershmin Dom Rrok Mirdita - administrator te Kishes Katolike 
Shqiptare "Zoja  e Keshillit te Mire". Ne te njejten kohe, Dom Pjeter Popaj 
emerohet ndihmes  famullitar. 
Nderkohe qe ne vitin 1992, kur Imzot Rrok Mirdita emerohet Argjipeshkev  
Metropolitan i Tiranes dhe Durresit, ai largohet nga famullia jone, dhe Dom  
Pjeter Popaj emerohet kryeadministrator i Kishes "Zoja e Shkodres". Kisha 
"Zoja  e Shkodres" nen drejtimin e Dom Pjetrit, 26 vite si famullitar, ka 
zhvilluar dhe  vazhdon te zhvilloje aktivitete te çmuara fetare e  kulturore. 
Duke vijuar me historikun e kesaj kishe Berishaj tha se ne maj te vitit 
1996  vihet Themeli i Kishes se re "Zoja e Shkodres". Me donacione te shumta, 
me  sakrifica te medha te anetareve te famullise sone, e nen mbikeqyrjen dhe  
udhezimet e Dom Pjetrit, kisha u ndertua, dhe per Krishtlindje ne vitin 
1998 u  tha mesha e pare, kurse ne prill te vitit 1999 u be shugurimi i Kishes 
"Zoja e  Shkoders". 

Gjate gjithe kesaj kohe, me nje nderprerje disavjeçare, vazhdon ?botimi i  
revistes Jeta Katolike; Festivali Shqiptar organizohet 22 vite me rradhe;  
organizohen poashtu edhe Karnevali, Dita e Tradites shqiptare, darka te  
ndryshme, promovime veprash, ngritje fondesh per nevoja te ndryshme, mbremje  
festive dhe shume te tjera. 
Berishaj theksoi se :" Te gjitha keto, pra, gjate 5 dekadave te fundit jane 
bere  te mundshme fale famullitareve tone - Mons. Zef Oroshi, Mons. Rrok 
Mirdita, Dom  Pjeter Popaj, me ndihmen e Pater Andrej Nargaj, Dom Nikolin 
Pergjini dhe Dom  Viktor Dedaj, si dhe ne bashkepunim te forte me anetaret e 
famullise sone dhe me  komunitetin shqiptar ne pergjithesi." 

Puna e Dom Pjetrit dhe puna  jone nuk mbaron ketu nenevizoje ne fjalen e 
tij Kryetari i Keshillit te Kishes,  Z. Leonard Berishaj,  duke shtuar se 
prane Kishes "Zoja e Shkodres" jemi duke ndertuar Qendren  Mesimore, permendoren 
e heroit tone kombetar Gjergj Kastriotit - Skenderbeut. Po  ashtu 
planifikojme ndertimin e objektit me sherbime ushqimi - catering hall, si  dhe te 
kompletojme parkingun per automjete.  

Ato qe paten filluar Dom Zef Oroshi, Dom Rrok Mirdita dhe Dom Pjetri, ne 
duhet  t'i vazhdojme, ne menyre qe gjeneratave te ardhshme t'ua leme kete 
kishe,  famulli, duke siguruar nje te ardhme te sigurte, e ne kete qender mbi te 
gjithe  te vazhdoje ndigjimi i fjales se Zotit ne gjuhen shqipe.  
Ai beri thirrje per ndihma  pasi qe tha ai ndertimi i objekteve te 
permendura kerkon shpenzime, te cilat  mbulohen me kontributin e anetareve tone. Ne 
ne Keshillin e Kishes jemi te  mendimit se do te ishte mire te bejme 
ngritjen e vleres se kontributit tone, ne  menyre qe Kisha jone dhe aktivitetet e 
saj te jene me te medha dhe me kushte me  te mira. Edhe pse gjendja ekonomike 
ne pergjithesi nuk eshte aq e volitshme,  besoj se te gjithe pajtoheni me 
kete mendim dhe se do te kemi perkrahjen tuaj.,  tha ne fund te fjales se tij 
Kryetari i Keshillit te Kishes Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodres", Z. 
Leonard  Berishaj,
DSC_0744.jpg (image/jpeg, 36.7 KB) - not displayed
DSC_0746.jpg (image/jpeg, 40.1 KB) - not displayed
DSC_0749.jpg (image/jpeg, 39 KB) - not displayed
DSC_0757.jpg (image/jpeg, 34.2 KB) - not displayed
DSC_0706.jpg (image/jpeg, 30.8 KB) - not displayed
DSC_0732.jpg (image/jpeg, 45.2 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.