Medreseja e Kumanoves

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUF=g_0AmarYQ7XveQ=M8L1gk0z29qESb7s722+H+mwHpGg@mail.gmail.com>
Medreseja e Kumanoves

Ne Kumanove para Luftes se Dyte Boterore ka funksionuar perpos Medresese se
djemve edhe Medreseja e ulet e cila gjendej ne vendin ku eshte ndertuar
Spitali i qytetit, prone e Zyres se Vakfit ne Kumanove dhe ketu mesonin
vajzat.
Kjo shkolle ka vepruar deri ne vitin 1940 dhe pastaj eshte mbyllur, sepse
pushteti e nacionalizoi kete ndertese si dhe varrezat e Kumanoves per te
ndertuar nje ndertese te Madhe per Spitalin e Qytetit te Kumanoves.
Ne skaj te saj ishte Zyra e Vakfit e cila ka punuar deri ne vitin 1981.
Si mesuese ne kete shkolle ka qene e emeruar Miradije Veseli e cila ka
diplomuar ne Shkup ne shkollen normale ( idadije ), e martuar per birin e
Muftiut Vesel efendi Alishanin.
Kjo shkolle ka punuar ne shtepine e mesuese Miradije prej vitit 1924 deri
ne vitin 1930, pasi qe pushteti serb ne fillim nuk ka lejuar legalisht te
punoje kjo shkolle. Edhe sot ka prej tyre qe kane kryer kete shkolle.
 Po ashtu ka funksionuar edhe Medreseja e Kumanovec, e cila u pat themeluar
ne vitin 1930 dhe ka perfunduar se vepruari ne vitin 1946.
Eshte e njohur si Medreseja e Nuhi Efendiut, seline e saj e ka pasurne
vendin ku eshte ndertuar Spitali i qytetit, e njohur si Medreseja e ulet, e
cila eshte nacionalizuar nga pushteti komunist.
Si mesimdhenes ne kete Medrese permendet Nuhi efendiu dhe Hafez Abdurrahimi
nga Shkupi.
Pergjegjes kryesor ka qene hoxhe Nuhi Efendiu, i cili ishte edhe
mesimdhenes ne medrese.
Nga kjo Medrese kane dale shume hoxhallare me kualitet te larte qe kane
sherbyer ne tere xhamite ne territorin qe perfshinte Keshilli i Bashkesise
Islame i Kumanoves dhe me gjere.
Shume hoxhallare jane pajisur me dituri ne kete shkolle, disa prej tyre
kane arritur te kryejne Medresene me cka edhe kane marre diploma, e disa
prej tyre nuk kane arritur qe te diplomojne per shkaqe te tyre personale,
por kane arritur qe te pajisen me dituri te mjaftueshme dhe me pastaj kane
sherbyer ne vendet ku ka pasur nevoje, nder te diplomuarit ne kete Medrese
permenden keto emra:
lljas Isufi, Matec, Hajdar Kurtishi, Orizare, Zekush Zimberi, Llojan,
Xhafer Azizi, Matec, Hafez Ramiz Shaqiri, Kumanove, Hafez Bexheti,
Llopat-Turqi, Sabri Ibrahimi, Sllupcan, Gani Aliu, Vakcince, Hafez Mustafa,
Kumanove-Turqi, Fejzi Selimi, Orizare.
Nje pjese e ketyre kuadrove kane punuar si mesues te pare ne terrenin e
Kumanoves, e ata jane:
Hafez Ramizi, Kumanove, Hafez Bexheti, Llopat, H.Iljaz Isufi, Matec, Hafez
Faredini, Hafez Nejaziu, Kumanove.
Nga ky kuader i cili punoi ne sherbim te fese dhe te vendit disa prej tyre
jane maltretuar me lloj-lloj maltretimesh dhe denuar nga pushteti i asaj
kohe me burgje e disa prej tyre edhe jane likuiduar.
 Medreseja e cila gjendej afer Xhamise se Qytetit ( Ku sot eshte shkolla e
muzikes, e maqedonasve), ishte vjeteruar shume dhe ne vitin 1946 Hoxhe
Ferat Efendi Hamidi nga Fshati Nikushtak mori nje iniciative se bashku me
haxhi Imer Isakun nga fshati Sllupcan per rrenimin e saj dhe ne vend te saj
te ndertoje nje Medrese te re e cila do ta kryente te njejtin funksion te
shenjte arsimor.
Kjo u realizua per nje kohe shume te shkurter fal angazhimit te xhematit te
Kumanoves.
Sic rrefen haxhi Minush Ademi kumanovar por i ardhur nga fshati Likove, i
cili thote:
‎"Une kam bartur gure me kerr me qe nga mali per ndertimin e Medresese,
sepse ishte nje thirrje e organizatoreve se kush i ka qete e forte le te
dale ne ndihme per ndertimin e ketij tempulli te shenjte edhe une si disa
te tjere iu pergjigja kesaj thirrje dhe kam bartur gure nga mali sa kam
mundur."
Pas nje kohe te shkurter dhe me organizimin e te gjitheve kjo Medrese u
mbarua dhe menjehere filloi te funksionoje, me cka nje numer tejet i madh u
regjistruan per t`i vijuar mesimet.
Pas nje kohe te shkurter dhe me organizimin e te gjitheve kjo Medrese u
mbarua dhe menjehere filloi te funksionoje, me cka nje numer tejet i madh u
regjistruan per t`i vijuar mesimet.
 Burimi i ketij teksti eshte: Deshmi kohe, historiku i muftinise se
Kumanoves, H.Enver Zeqiri, Kumanove, 2012, f.74-76
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.