Kardinali Dolan: Komentet e Obames jane nje "trishtim i thelle"
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Obama mbeshtet martesen e te njejtes gjini - Kisha, amerikane e kundershton Kardinali Dolan: Komentet e Presidentit Obama se mbeshtet martesat me te njejten gjini jane nje "trishtim i thelle" WASHINGTON D.C: Presidenti amerikan, Barak Obama, ka thene se ai mbeshtet martesen e personave te se njejtes gjini. Ne nje interviste per transmetuesin amerikan ABC-News, Obama tha se ai mendon se çiftet homoseksuale duhet te lejohen te martohen. Ai tha se ky ishte mendimi i tij personal dhe se edhe me tej e mbeshtet te drejten e shteteve per te vendosur vete per kete çeshtje. Disa shtete kane kaluar ligjet e tyre qe ose lejojne ose ndalojne martesen e personave te se njejtes gjini.Mbeshtetja e Obames eshte e para nga nje president amerikan dhe eshte duke u pershendetur nga aktiviste te te drejtave te homoseksualeve si nje moment historik. Por, me komentet e tij nuk do te pajtohen konservatoret sociale, te cilet thone se martesa duhet te jete vetem midis nje burri dhe nje gruaje. Obama u vu nen presion per te sqaruar pikepamjen e tij, gjate te paqarte, pasi qe nenpresidenti Xho Bajden tha se ai nuk e kundershton martesen mes homoseksualeve. -Kardinali Timothy Dolan, president i Konferences amerikane te Peshkopeve Katolike (USCCB), ne Shtetet e Bashkuara leshoi mbreme nje deklarate per shtypin amerikan. Ne dekleraten e Kardinalit Dolan thuhet se "Komentet e Presidentit Obama sot ne mbeshtetje te ridefinimit te marteses jane thellesisht te "trishtueshme". Me tej ai thote se siç kam deklaruar ne letren time publike drejtuar Presidentit Obama me 20, shtator 2011, Ipeshkvijte katolike do te qendrojne te gatshem per te afirmuar çdo mase pozitive e marre nga Presidenti Obama dhe Administrata e tij vetem nese ato jane per te forcuar martesen dhe familjen. "Megjithate, thuhet ne dekleraten e Kardinalit Dolan ne nuk mund te qendrojme te heshtur dhe te "mbyllim gojen" fjaleve apo veprimeve qe do te rrezikonin institucionin e marteses, i cili per fene tone eshte gurthemeli i shoqerise sone" thote ai. Me tej thuhet ne deklerate se :"Populli i ketij vendi, veçanerisht femijet tane, meritojne diçka me te mire. Per fat te keq, sot fjalet e presidentit Obama nuk jane te habitshme, sepse ato ndjekin me veprimet e ndryshme te marra tashme nga Administrata e tij qe t'a demtojne, ose injorojne kuptimin unike te marteses qe e ka krijuara Zoti". "Une, perfundon dekleraten e tij -Kardinali Timothy Dolan, president i Konferences amerikane te Peshkopeve Katolike (USCCB), ne Shtetet e Bashkuara, lutem per Presidentin çdo dite, dhe do te vazhdoje te lutem qe ai dhe Administrata e tij - te veproje drejte qe te mbeshtese dhe te mbroje martesen si bashkimin e nje burri dhe nje gruaje, per te krijuar nje familje dhe trasheguar femije. Dhe keshtu mund te kemi te gjithe shnacin qe te punojme per te promovuar dhe mbrojtur martesen dhe duke bere keshtu qe ajo te sherbeje mire me te vertete te gjithe njerezimit. "/BEQIR SINA/
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 40.8 KB) - not displayed