Promovohet ne New York, kompleti i vepres se plote te Imam Vehbi Ismailit
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Promovohet ne New York, kompleti i vepres se plote(1- 8 volume) te Imam Vehbi Ismailit BEQIR SINA, New York Ne kete eveniment mbresalenes te pranishem ishin perfaqesues te jetes kulturore, shkencore, fetare dhe politike te komunitetit shqiptare, dhe doajeni i fjales se shkruar, Prof. Zekria Ibrahimi si dhe redaktori i shtepise botuese Logos-A, Afrim Gashi NEW YORK CITY : Shtepia botuese Logos-A ne Maqedoni ka shtypur para disa kohesh nje permbledhje shumevellimeshe me shkrimet dhe perkthimet e Imam Vehbi Ismailit, i cili ka qene udheheqes i njohur i komunitetit mysliman shqiptar ne Shtetet e Bashkuara Diten e Premte, date 4 Maj, Komuniteti Musliman Shqiptare, mbas Chicagos, Philadelphias, dhe New Jersey, organizoi ne ambientet e Qendres Kulturore Turke, ne New York, promovimin e vepres se plote 1- 8 volume, te kolosit te letrave shqip, Imam Vehbi Ismaili, ne bashkepunim me Shtepine Botuese ‘ Logos-A’ (me qender ne Shkup). Aktivitetin e hapi me nje lutje fetare dhe e bekoi sipas ritit fetar musliman Imam Edin Gjoni (nga Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane ne Queens ), i cili me pase vleresoi punen e bere nga Imam Vehbi Ismaili. Ai duke sjelle pjese nga leximi i veprave te tij tha se qysh kur ai ishte femije, ishte i frymezuar nga keto vepra per t'u ber hoxhe. Nderkohe, qe kete promovim mbresalenes e drejtoje zoti Armir Tarja i cili tha se "Ne vazhden e promovimit te veprave te Imam Vehbi Ismailit, ne Chicago, Philadelphia, dhe New Jersey jemi mbledhur ne New York, tani te bejme promovimin e ketyre veprave. Keshtu, tha ai e kemi konceptuar qe edhe ne kete qender te njohur shqiptaresh ne SHBA, te bejme te njejten gje." Per organizimin e ketij tubimi tha zoti Tarja falemnderojme Qenderen Kulturore Turke ne New York, qe po na mirepret me kete promovim duke na "hapur" dyert e saj. Gjithashtu, ai falemnderoje Imamet e qendrave Islame shqiptare ne New York dhe shtetet per rreth tij, qe kishin ardhur ne kete promovim te rendesishem te ketyre veprave. Ndersa studiuesi dhe teologu i njohur nga Kosova, Prof. Elez Osmani ish gazetari i Televiizionit te Prishtines, duke falenderuar per kete organizim, mes te tjerash u ndal ne punen dhe vepren e Imam Ismailit ne vite, duke cituar: “... se Imam Ismaili eshte personaliteti i rralle, i cili u dallua jo vetem si udheheqes fetar por edhe si patriot e atdhetar e flaket”... per kete tha zoti Osmani mjafton te lexosh veprat e tij - dhe kudo ke per te mesuar me shume se çfare beri Imam Vehbi Ismaili per fe, komb e atdhe ". Aktori i Xhevat Limani interpretoje disa pjese nga poezite e Imam Vehbi Ismaili dhe lexoje disa pasazhe nga veprat e tij Mbas fjales se tij foli Prof. Dr. Zekria Ibrahimi. Aktivitetin e pershendeti edhe perfaqesuesi i Shtepise Botuese ‘Logos-A’, z. Afrim Gashi, i cili pasi falenderoi per mikpritjen, theksoi rendesine e veprave te Imam Ismailit dhe mesazhin e larte qe perçojne ato...Duke lexuar nje kumtese rreth jetes dhe vepres se Imam Ismailit, ai tha se :" Vehbi Ismaili lindi ne Shkoder me 25 nentor te vitit 1919, ne nje familje te njohur fetare islame. Babai i tij Haxhi Ismail Hakiu, ishte njeri prej dijetareve te njohur te Shkodres dhe i respektuar ne tere qytetin. Biblioteka e tij kishte mijera libra ne gjuhen arabe, turke dhe persiane" . Imam Vehbi Ismaili , tha zoti Gashi, eshte personaliteti i shkences Islame e autori i mbi 30 veprave. Kryetar i komunitetit Musliman ne Mechigan, ne SHBA. Jeta e tij eshte e mbushur me vepra per fene e vendlindjen, atdheun e tij te cilin gati prej 6-te dekadash e ka deshiruar dhe qe, vazhdimisht nga larg ndjente mallin e tij. Imam Ismaili u lind ne Shkoder, me 28 nentor 1919, ne nje familje intelektuale, qytetare Shkodrane. Ai nderroi jete ne Nentor te 2008-es, theksoi zoti Gashi. Dr. Gjon Buçaj kryetari i Fderates PanShqiptare VATRA, duke falemnderuar organizatorin per kete promovim dhe ftesen per pjesamrrjen e vatraneve ne kete eveniment, u ndal ne vleresimin e figures se Imam Vehbi Ismailit,, veçanerisht ne ate te bashkepunimit nderfetar ne komunitet. Nder te tjera, ai permendi raste, ashtu si e kishte njohur ai Imam Vehbi Ismailin ne mergim. Me pas, fjalen e moren me nga nje pershendetje rasti editori i Diellit, Dalip Greca, Prof. David Avdul dhe shkrimtari i njohur Naum Prifti Sakaq, Imami i Qendres Islamike Shqiptaro - Amerikane, ne Garfield, Imam Rifat Halili i tha axhensise se lajmeve ne gjuhen shqipe INA, se : "E veçanta e botimit dhe publikimit te veprave te Imam Vehbi Ismailit per diasporen eshte se ata i ri-kthehen, i ri-lidh dhe i ri-kujton ate te mire esenciale qe diaspora shqiptare - bota shqiptare ka bere per popullin ne kohen me te veshtira, kur feja ka qene hermetikisht e ndaluar dhe e mbyllyr ne Shqiperi gjate sundimit te regjimit komunist te Enver Hoxhes." " Keshtu u shreh Imam Halili veprat e Vehbi Ismailit jane nje nder qe po i bejme me botimin e tyre ne diasporen shqiptare, kjo eshte nje vlersim per mundin dhe sakrificen qe ka bere per popullin shqiptare dhe per fene qe i perkiste ne konceptin e fese Islame ne pergjethesi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes." Me kete rast botuesi i ketyre veprave u ka dhuruar shkrimtarit Naum Prifti dhe aktorit e dramaturgut Xhevat Limani nga nj? volum me 8 veprat e Imama Vehbi Ismailit. Aktiviteti u mbyll me shume mirenjohje e entuziazem nga te pranishmit, per te cilet u shtrua edhe nje kokteil, po ne ambientet e Qendres Kulturore Turke, ne New York. Dy vjet pasi ndrroi jete, ne Shkup, nga Shtepia Botuese ‘Logos-A u botua vepra e tij komplet ne tete vellime (1-8). Ne fund INA intervistoje perfaqesuesin e Shtepise Botuese ‘Logos-A’ nga Shkupi, z. Afrim Gashi INA ; Çfare arsye iu shtyu te botoni keto vepra ? Gashi : Kemi pasur shume arsye ne botimin komplet te veprave te Vehbi Ismailit. Arsyeja e pare eshte se ne kohen kur Imam Vehbi Ismaili botonte nga SHBA, Shqiperia e kishte shpallur veten vend ateist dhe feja ishte e ndalur nga regjimi komunist. Keshtu asnjeri nuk shkruante per fene. Sikurse edhe ne ish- Jugosllavi Islami ishte shume i kushtezuar dhe i kufizuar ne ate kohe. Andaj te vetmet vepra qe vinin nga perendimi ose nga lindja e larget ne gjuhen shqipe per Islamin ishin vetem veprat nga Vehbi Ismaili. Ne mendoje se ndjenim nje borxh qe i kishim ndaj tij. Arsyeja tjeter eshte se Imam Vehbi Ismaili ka mbi 46 vepra qe i ka botuar ne gjuhen shqipe. Ai ka qene nje perkthyes i denje dhe nje veprimtari te tille voluminoze, dhe cilesore qe na ka lene Vehbi Ismaili e kishim patjeter qe nje xhevahir te ketill qe e kemi ne shqiptaret , e kishim obligim dhe borxh ndaj tij dhe kultures shqiptare ne pergjethesi t'a botonim ne nje seri te tille çfare dhe e meritonte Imam Vehbi Ismaili. Keto jane arsyet kryesore megjithse ka edhe shume te tjera qe mund te permenden. INA : Me pare se te merrnit ne dore per te botuar keto vepra si e keni njohur vete Imam Vehbi Ismalin ? Gashi : Ne jemi rritur me librat e Imam Vehbi Ismailit si femije. Ishin librat e vetem qe i kemi pasur per Islamin ne gjuhen shqipe. Dhe ajo na ka shkatuar nje afersi. Jo fizike, kuptohet, por nje afersi shpirterore me te. Pastaj njeri prej profesorve te nderuar nga Prizereni Prof. Nexhat Ibrahimi i shtepise botuese, e ka njohur edhe personalisht dhe ai ka rene ne kontakt me Imam Vehbi Ismailin ka rene atehere ne kontakt me Imamin dhe jane marre vesh pasi ne kemi shfaqur interes per botimin e veprave te tij. Ai ka shfaqur nje deshire shume te madhe dhe gezim shume te madh qe paska nje shtepi botuese qe u interesoka per keto vepra.Dhe mendoje qe prej ketu ka nisur ky bashkepunim per botimin e permbledhur te veprave te tij.Duhet me cek se behet fjale gjithmon deri sa Imami i ndjere ishte gjalle me ndihmen e pajtimin e tij qe fatkeqesisht ai nuk arriti te pres botimin e veprave te tij.Per shka se ai vdiq ne vitin 2008 librat dolen nga shtypi ne vitin 2009. INA: Duke ndjekur botimet tuaja vrejme se keni me shume karakter kombetar ne botimet e Logo A. Pse keni zgjedhur t'a botoni volumin me veprat e Imam Vehbi Ismailit ne gjuhen origjinale, ate qe ka folur dhe ka shkruar vete Imamai ne keto perkthime qe na ka lene ! Pra ne gjuhen shkodrane, Pse? Gashi : Kemi pasur shume dilema per shkak te aspektit gjuhesor, te ketyre veprave duke marre parasyshe se Imam Vehbi Ismaili ne vitin 1939 largohet nga Shqiperia dhe ne vitin 1949 vjen ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ka pasur mjaft vepra qe ka pas shkruar dhe i ka perkthyer deri sa eshte standartizuar gjuha me Kongresin e Drejtshkrimit. Keshtuqe, vepra e tij dallohet shume. Ka vepra qe jane botuar para standartizimit dhe pas tij . Ne kishim frike se mos po krojohet nje diskropance gjuhesore mes vperave te tij sepse ai i ka shkruar para dhe pase kesaj qe ceka. Andaj duke dashur te ruajm origjinalitetin e veprave dhe te mendimit te tij, ne vendosem t'i botojme ashtu si ai na i ka lene, pra, shkodrançen. INA : Çfare nderi i bene Imam Vehbi Ismalit botimi i ketyre veprave ne kete kohe ? Gashi : Imam Vehbi Ismalin kjo veper e vendose dhe e bene nje nga figurat me te medha te letersise shqipe dhe Islamit ne gjuhen shqipe ne veçanti. Dot te thoja nje seri prej 8 vellimesh ku jane te permbledhura mbi 46 vepra ai ze nje vend shume te madh ne letrat shqipe dhe kjo besoj qe ne nje kohe te gjate nuk do te kete dikush qe do t'a arrije ate. Keshtuqe puna e tij skarifica e tij shkrimet e tij, e kan bere ate qe te jete ai qe eshte ndersa ne vetem sa i kemi permbeledhur ato per te treguar dhe vendosur aty ku realisht ai e ka vendin e tij. INA : Pa dyshim ashtu si thoni ju veprat e tij kan nje mesazh te qart dhe te dashur te Islamit, i cili percillet mjaft bukur tek lexuesi i tij, Mirepo kur flasim per Islamin kohet e fundit kemi edhe zhvillime te disa grupeve te ndryshme muslimane, siç jane Vahabistet- ngjarja me e fundit lidhet ne Maqedoni ! Gashi : Pikerisht shtepi botuese Logo A i ka dhene rendesis hsume te madhe Islamit tradicional te shkruar ne gjuhen shqipe. Ai do me thene i ndjeri Imam Vhebi Ismaili eshte nje argument ne vete nje rruge do te thoja qe duhet t'a ndjekin shqiptaret. Ne si shtepi botuese po kemi deshire te tregoje se rruga qe e kan trasuar Imamen e hoxhallaret e vjeter shqiptare eshte ajo e Islamit tradicional shqiptar i cili eshte " Islami i bashkejeteses, tolerances fetare, me te gjitha fet e kombet ne pergjethesi pa folur mes ne shqiptareve qe as diskutohet kjo . E dime qe nje shumice e madhe e shqiptareve kudo qe jane - jane musliman qe kemi treguar historikisht nje bashkejetes dhe respekt shume te madh per bashkekombasit tane pavaresisht fese qe ata i perkasin. Ne kemi deshir dhe insistojme qe duke promovuar keto vepra si Imam Vehbi Ismaili, Hafiz Ali Korçen, me shkrimtar te tjere shqiptare te trasojme rrugen e tyre dhe te tregojme se cila eshte rruga qe duhet ndjekur edhe nga Imamet e sodit, per gjeneratat e ardheshme. Per shkak se nuk kemi nevoje per ndike kulturore fetare te kombeve te tjera. Keshtu Islami si religjion ka bashkejetuar shume mire me kukturen shqiptare dhe historikisht nuk kemi ndonje nevoje per ndikime te tjera. nga popuj dhe kombe kushdo qofish ata. Per shkak se kemi kulturen tone mjaft te pasur dhe qe ka treguar rezultate . Islami ka "fjetur" shume mire ne gjuhen e popullit shqiptare. INA : Çfare mesazhi percjell botimi i ketyre veprave ne kete kohe ? Gashi : Botimi i ketyre veprave do te kete disa mesazhe dhe ai me kryesori eshte se :'Kudo qe shkon nese e marrim si shembull jeten dhe vepren qe la pas Imam Vehbi Ismaili i lindur ne Shqiperi - Shkoder, dhe i shkolluar ne Egjipt, dhe me pase ne SHBA te Amerikes, do te jemi te vetedijeshem per kombin, fene dhe kulturen tone ". Intervistoje BEQIR SINA Afrim Gashi Armir Tarja Osmani, Gashi, Gjoni dhe Ibrahimi pjesmarresit pjesmarresit Profesors Elez Osmani Pjesmarresit Xhevat Limani Xhevat Limani duke recituar pjese nga veprat e Imam Vehbi Ismailit Osmani, Gashi, Gjoni dhe Ibrahimi Botuesi Gashi Professor Zekria Ibrahimi Botuesi dhe redaktori Afrim Gashi Shkrimtari Naum Prifti Kryetari i Vatres dr Gjon Bucaj Drejtuesi i ketij aditoriumi Armir Tarja Veprat e Imam Vehbi Ismailit volumi i plote 1-8 Promovohet në New York, kompleti i veprës së plotë(1- 8 volume) të Imam Vehbi Ismailit BEQIR SINA, New York Në këtë eveniment mbresalënës te pranishëm ishin përfaqësues të jetës kulturore, shkencore, fetare dhe politike të komunitetit shqiptarë, dhe doajeni i fjalës së shkruar, Prof. Zekria Ibrahimi si dhe redaktori i shtëpisë botuese Logos-A, Afrim Gashi NEW YORK CITY : Shtëpia botuese Logos-A në Maqedoni ka shtypur para disa kohësh një përmbledhje shumëvëllimëshe me shkrimet dhe përkthimet e Imam Vehbi Ismailit, i cili ka qenë udhëheqës i njohur i komunitetit mysliman shqiptar në Shtetet e Bashkuara Ditën e Premte, datë 4 Maj, Komuniteti Musliman Shqiptarë, mbas Chicagos, Philadelphias, dhe New Jersey, organizoi në ambientet e Qendres Kulturore Turke, në New York, promovimin e veprës së plotë 1- 8 volume, të kolosit të letrave shqip, Imam Vehbi Ismaili, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese ‘ Logos-A’ (me qendër në Shkup). Aktivitetin e hapi me një lutje fetare dhe e bekoi sipas ritit fetar musliman Imam Edin Gjoni (nga Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane në Queens ), i cili më pasë vlerësoi punën e bëre nga Imam Vehbi Ismaili. Ai duke sjellë pjesë nga leximi i veprave të tij tha se qysh kur ai ishte fëmijë, ishte i frymëzuar nga këto vepra për t'u bër hoxhë. Ndërkohë, që këtë promovim mbresalënës e drejtojë zoti Armir Tarja i cili tha se "Në vazhdën e promovimit të veprave të Imam Vehbi Ismailit, në Chicago, Philadelphia, dhe New Jersey jemi mbledhur në New York, tani të bëjmë promovimin e këtyre veprave. Kështu, tha ai e kemi konceptuar që edhe në këtë qendër të njohur shqiptarësh në SHBA, të bëjmë të njëjtën gjë." Për organizimin e këtij tubimi tha zoti Tarja falemnderojmë Qenderen Kulturore Turke në New York, që po na mirëpret me këtë promovim duke na "hapur" dyert e saj. Gjithashtu, ai falemnderojë Imamët e qendrave Islame shqiptare në New York dhe shtetet për rreth tij, që kishin ardhur në këtë promovim të rëndësishëm të këtyre veprave. Ndërsa studiuesi dhe teologu i njohur nga Kosova, Prof. Elez Osmani ish gazetari i Televiizionit të Prishtinës, duke falënderuar për këtë organizim, mes të tjerash u ndal në punën dhe veprën e Imam Ismailit në vite, duke cituar: “... se Imam Ismaili është personaliteti i rrallë, i cili u dallua jo vetëm si udhëheqës fetar por edhe si patriot e atdhetar e flakët”... për këtë tha zoti Osmani mjafton të lexosh veprat e tij - dhe kudo ke për të mësuar më shumë së çfarë bëri Imam Vehbi Ismaili për fe, komb e atdhe ". Aktori i Xhevat Limani interpretojë disa pjesë nga poezitë e Imam Vehbi Ismaili dhe lexojë disa pasazhe nga veprat e tij Mbas fjalës së tij foli Prof. Dr. Zekria Ibrahimi. Aktivitetin e përshëndeti edhe përfaqësuesi i Shtëpisë Botuese ‘Logos-A’, z. Afrim Gashi, i cili pasi falënderoi për mikpritjen, theksoi rëndësinë e veprave të Imam Ismailit dhe mesazhin e lartë që përçojnë ato...Duke lexuar një kumtesë rreth jetës dhe veprës së Imam Ismailit, ai tha se :" Vehbi Ismaili lindi në Shkodër më 25 nëntor të vitit 1919, në një familje të njohur fetare islame. Babai i tij Haxhi Ismail Hakiu, ishte njëri prej dijetarëve të njohur të Shkodrës dhe i respektuar në tërë qytetin. Biblioteka e tij kishte mijëra libra në gjuhën arabe, turke dhe persiane" . Imam Vehbi Ismaili , tha zoti Gashi, është personaliteti i shkencës Islame e autori i mbi 30 veprave. Kryetar i komunitetit Musliman në Mechigan, në SHBA. Jeta e tij është e mbushur me vepra për fenë e vendlindjen, atdheun e tij të cilin gati prej 6-të dekadash e ka dëshiruar dhe që, vazhdimisht nga larg ndjente mallin e tij. Imam Ismaili u lind në Shkodër, më 28 nëntor 1919, në një familje intelektuale, qytetare Shkodrane. Ai ndërroi jetë në Nëntor të 2008-ës, theksoi zoti Gashi. Dr. Gjon Buçaj kryetari i Fderatës PanShqiptare VATRA, duke falemnderuar organizatorin për këtë promovim dhe ftesën për pjesamrrjen e vatranëve në këtë eveniment, u ndal në vlerësimin e figurës së Imam Vehbi Ismailit,, veçanërisht në atë të bashkëpunimit ndërfetar në komunitet. Ndër të tjera, ai përmendi raste, ashtu si e kishte njohur ai Imam Vehbi Ismailin në mërgim. Më pas, fjalën e morën me nga një përshëndetje rasti editori i Diellit, Dalip Greca, Prof. David Avdul dhe shkrimtari i njohur Naum Prifti Sakaq, Imami i Qëndrës Islamike Shqiptaro - Amerikane, në Garfield, Imam Rifat Halili i tha axhensisë së lajmeve në gjuhën shqipe INA, se : "E veçanta e botimit dhe publikimit të veprave të Imam Vehbi Ismailit për diasporën është se ata i ri-kthehen, i ri-lidh dhe i ri-kujton atë të mirë esenciale që diaspora shqiptare - bota shqiptare ka bërë për popullin në kohën më të vështira, kur feja ka qenë hermetikisht e ndaluar dhe e mbyllyr në Shqipëri gjatë sundimit të regjimit komunist të Enver Hoxhës." " Kështu u shreh Imam Halili veprat e Vehbi Ismailit janë një nder që po i bëjmë me botimin e tyre në diasporën shqiptare, kjo është një vlersim për mundin dhe sakrificën që ka bërë për popullin shqiptarë dhe për fenë që i përkiste në konceptin e fesë Islame në përgjethësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës." Me këtë rast botuesi i këtyre veprave u ka dhuruar shkrimtarit Naum Prifti dhe aktorit e dramaturgut Xhevat Limani nga nj? volum me 8 veprat e Imama Vehbi Ismailit. Aktiviteti u mbyll me shumë mirënjohje e entuziazëm nga të pranishmit, për të cilët u shtrua edhe një kokteil, po ne ambientet e Qendres Kulturore Turke, në New York. Dy vjet pasi ndrroi jetë, në Shkup, nga Shtëpia Botuese ‘Logos-A u botua vepra e tij komplet në tetë vëllime (1-8). Në fund INA intervistojë përfaqësuesin e Shtëpisë Botuese ‘Logos-A’ nga Shkupi, z. Afrim Gashi INA ; Çfarë arsye iu shtyu të botoni këto vepra ? Gashi : Kemi pasur shumë arsye në botimin komplet të veprave të Vehbi Ismailit. Arsyeja e parë është se në kohën kur Imam Vehbi Ismaili botonte nga SHBA, Shqipëria e kishte shpallur veten vend ateist dhe feja ishte e ndalur nga regjimi komunist. Kështu asnjeri nuk shkruante për fenë. Sikurse edhe në ish- Jugosllavi Islami ishte shumë i kushtëzuar dhe i kufizuar në atë kohë. Andaj të vetmet vepra që vinin nga perendimi ose nga lindja e largët në gjuhën shqipe për Islamin ishin vetëm veprat nga Vehbi Ismaili. Ne mendojë se ndjenim një borxh që i kishim ndaj tij. Arsyeja tjetër është se Imam Vehbi Ismaili ka mbi 46 vepra që i ka botuar në gjuhën shqipe. Ai ka qenë një përkthyes i denjë dhe një veprimtari të tillë voluminoze, dhe cilësore që na ka lënë Vehbi Ismaili e kishim patjetër që një xhevahir të këtill që e kemi ne shqiptarët , e kishim obligim dhe borxh ndaj tij dhe kulturës shqiptare në përgjethësi t'a botonim në një seri të tillë çfarë dhe e meritonte Imam Vehbi Ismaili. Këto janë arsyet kryesore megjithse ka edhe shumë të tjera që mund të permenden. INA : Më parë se të merrnit në dorë për të botuar këto vepra si e keni njohur vetë Imam Vehbi Ismalin ? Gashi : Ne jemi rritur me librat e Imam Vehbi Ismailit si fëmijë. Ishin librat e vetëm që i kemi pasur për Islamin në gjuhën shqipe. Dhe ajo na ka shkatuar një afërsi. Jo fizike, kuptohet, por një afërsi shpirtërore me të. Pastaj njëri prej profesorve të nderuar nga Prizereni Prof. Nexhat Ibrahimi i shtëpisë botuese, e ka njohur edhe personalisht dhe ai ka rënë në kontakt me Imam Vehbi Ismailin ka rënë atëhere në kontakt me Imamin dhe janë marrë vesh pasi ne kemi shfaqur interes për botimin e veprave të tij. Ai ka shfaqur një dëshirë shumë të madhe dhe gëzim shumë të madh që paska një shtëpi botuese që u interesoka për këto vepra.Dhe mendojë që prej këtu ka nisur ky bashkëpunim për botimin e përmbledhur të veprave të tij.Duhet me cek se bëhet fjalë gjithmon deri sa Imami i ndjerë ishte gjallë me ndihmën e pajtimin e tij që fatkeqësisht ai nuk arriti të pres botimin e veprave të tij.Për shka se ai vdiq në vitin 2008 librat dolën nga shtypi në vitin 2009. INA: Duke ndjekur botimet tuaja vrejmë se keni më shumë karakter kombëtar në botimet e Logo A. Pse keni zgjedhur t'a botoni volumin me veprat e Imam Vehbi Ismailit në gjuhën origjinale, atë që ka folur dhe ka shkruar vetë Imamai në këto përkthime që na ka lënë ! Pra në gjuhën shkodrane, Pse? Gashi : Kemi pasur shumë dilema për shkak të aspektit gjuhësor, të këtyre veprave duke marrë parasyshë se Imam Vehbi Ismaili në vitin 1939 largohet nga Shqipëria dhe në vitin 1949 vjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pasur mjaft vepra që ka pas shkruar dhe i ka përkthyer deri sa është standartizuar gjuha me Kongresin e Drejtshkrimit. Kështuqë, vepra e tij dallohet shumë. Ka vepra që janë botuar para standartizimit dhe pas tij . Ne kishim frikë se mos po krojohet një diskropancë gjuhësore mes vperave të tij sepse ai i ka shkruar para dhe pasë kësaj që ceka. Andaj duke dashur të ruajm origjinalitetin e veprave dhe të mendimit të tij, ne vendosëm t'i botojmë ashtu si ai na i ka lënë, pra, shkodrançen. INA : Çfarë nderi i bënë Imam Vehbi Ismalit botimi i këtyre veprave në këtë kohë ? Gashi : Imam Vehbi Ismalin kjo vepër e vendosë dhe e bënë një nga figurat më të mëdha të letersisë shqipe dhe Islamit në gjuhën shqipe në veçanti. Dot të thoja një seri prej 8 vëllimesh ku janë të përmbledhura mbi 46 vepra ai zë një vend shumë të madh në letrat shqipe dhe kjo besoj që në një kohë të gjatë nuk do të ketë dikush që do t'a arrijë atë. Kështuqë puna e tij skarifica e tij shkrimet e tij, e kan bërë atë që të jetë ai që është ndërsa ne vetem sa i kemi përmbëledhur ato për të treguar dhe vendosur aty ku realisht ai e ka vendin e tij. INA : Pa dyshim ashtu si thoni ju veprat e tij kan një mesazh të qart dhe të dashur të Islamit, i cili përcillet mjaft bukur tek lexuesi i tij, Mirëpo kur flasim për Islamin kohët e fundit kemi edhe zhvillime të disa grupeve të ndryshme muslimane, siç janë Vahabistët- ngjarja më e fundit lidhet në Maqedoni ! Gashi : Pikërisht shtëpi botuese Logo A i ka dhënë rëndësis hsumë të madhe Islamit tradicional të shkruar në gjuhën shqipe. Ai do me thënë i ndjeri Imam Vhebi Ismaili është një argument në vete një rrugë do të thoja që duhet t'a ndjekin shqiptarët. Ne si shtëpi botuese po kemi dëshirë të tregojë se rruga që e kan trasuar Imamën e hoxhallarët e vjetër shqiptarë është ajo e Islamit tradicional shqiptar i cili është " Islami i bashkëjetesës, tolerancës fetare, me të gjitha fet e kombet në përgjethësi pa folur mes ne shqiptarëve që as diskutohet kjo . E dimë që një shumicë e madhe e shqiptarëve kudo që janë - janë musliman që kemi treguar historikisht një bashkëjetes dhe respekt shumë të madh për bashkëkombasit tanë pavarësisht fesë që ata i përkasin. Ne kemi dëshir dhe insistojmë që duke promovuar këto vepra si Imam Vehbi Ismaili, Hafiz Ali Korçën, me shkrimtar të tjerë shqiptarë të trasojmë rrugën e tyre dhe të tregojmë se cila është rruga që duhet ndjekur edhe nga Imamët e sodit, për gjeneratat e ardhëshme. Për shkak se nuk kemi nevojë për ndike kulturore fetare të kombëve të tjera. Kështu Islami si religjion ka bashkëjetuar shumë mirë me kukturën shqiptare dhe historikisht nuk kemi ndonjë nevojë për ndikime të tjera. nga popuj dhe kombe kushdo qofish ata. Për shkak se kemi kulturën tonë mjaft të pasur dhe që ka treguar rezultate . Islami ka "fjetur" shumë mirë ne gjuhën e popullit shqiptarë. INA : Çfarë mesazhi përcjell botimi i këtyre veprave në këtë kohë ? Gashi : Botimi i këtyre veprave do të ketë disa mesazhe dhe ai më kryesori është se :'Kudo që shkon nesë e marrim si shembull jetën dhe veprën që la pas Imam Vehbi Ismaili i lindur në Shqipëri - Shkodër, dhe i shkolluar në Egjipt, dhe më pasë në SHBA të Amerikës, do të jemi të vetëdijëshëm për kombin, fenë dhe kulturën tonë "./Intervistojë Beqir SINA/
IMG_0005.JPG
(image/jpeg, 28.6 KB) - not displayed
IMG_0011.JPG
(image/jpeg, 38 KB) - not displayed
IMG_0013.JPG
(image/jpeg, 43.5 KB) - not displayed
IMG_0015.JPG
(image/jpeg, 28.8 KB) - not displayed
IMG_0016.JPG
(image/jpeg, 38.8 KB) - not displayed
IMG_0017.JPG
(image/jpeg, 29.1 KB) - not displayed
IMG_0020.JPG
(image/jpeg, 39.4 KB) - not displayed
IMG_0022.JPG
(image/jpeg, 26.8 KB) - not displayed
IMG_0025.JPG
(image/jpeg, 42.4 KB) - not displayed
IMG_0028.JPG
(image/jpeg, 46.1 KB) - not displayed
IMG_0030.JPG
(image/jpeg, 61.3 KB) - not displayed
IMG_0033.JPG
(image/jpeg, 28.4 KB) - not displayed
IMG_0035.JPG
(image/jpeg, 38.6 KB) - not displayed
IMG_0044.JPG
(image/jpeg, 33.9 KB) - not displayed
IMG_0047.JPG
(image/jpeg, 29 KB) - not displayed
IMG_0052.JPG
(image/jpeg, 36.7 KB) - not displayed
IMG_0003.JPG
(image/jpeg, 35.3 KB) - not displayed