Teleshikuesit shqiptare kane ngelur te shokuar ne emsionin Opinion

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Teleshikuesit shqiptare kane ngelur te shokuar ne emsionin  Opinion
 
 

 
 
 
 
Dje ne mbremje teleshikuesit  shqiptare kane ngelur te shokuar ne emsionin 
Opinion te Fevziut nga prezantimi i  platformes se edi rames,personi qe 
pretendon nje dite te behet Kryeministri i  vendit.Dyshues,mosbesues,i 
paqarte,pa alternativa,mohues,ishin disa nga aspektet  qe haptazi karakterizuan edi 
ramen. edvin rama: I ...qendroj akuzave  per Ilir Meten Rikthim pas pese 
vjetesh ne studiot e Televizionit Kombetar Klan,  per kryetarin e partise me te 
madhe te opozites, Edi Rama. Ndonese qendroi per  tre ore ne studion e 
"Opinion", perballe gazetarit Blendi Fevziu, duke iu dhene  e gjithe hapesira 
televizive qe kerkoi per tematikat qe lidheshin me programin e  PS, z.Rama 
gjate gjithe kohes thumbonte median ku ishte i ftuar. Kontradiktor ne  theniet e 
tij, me se shumti z.Rama leshonte akuza per TV Klan per njeanshmeri ne  
linjen informative te edicioneve te lajmeve, kurse menjehere me pas, nuk  
harronte te shprehte dhe falenderim per ftesen qe i ishte bere. Dhe qe ne  
fillim, pranoi se mungesa per pese vjet ne Tv Klan ishte nje vendim i tij,  
sikurse shtoi se "eshte po vendimi im per te ardhur duke ju falenderuar per  
ftesen per te folur per shume gjera me rendesi". Ne intervisten e gjate, z.Rama  
u pyet rreth 12 here nese do te jepte ose jo doreheqjen po te humbte 
zgjedhjet e  pergjithshme te vitit te ardhshem, ne asnje moment nuk pranoi te 
pergjigjej,  duke perseritur pareshtur, togfjaleshin "Ne do t'i fitojme 
zgjedhjet". Ne  interviste, z.Rama tha se pavaresisht takimit te zhvilluar me kreun e 
LSI-se,  Ilir Meta, ai u qendron akuzave kunder tij. Rama foli dhe per 
Presidentin e ri  duke deklaruar se PS nuk do te imponoje ndonje emer, por e 
shtroi si kusht te  partise qe drejton, qe kryetari i ri i shtetit te mos 
zgjidhet nga PD dhe nga  radhet e Parlamentit. Ndersa ne lidhje me kandidimin e 
Nanos, Rama u shpreh se  PS nuk do te jape firmat per hyrjen e tij ne gare. 
Keni munguar prej 5 vjetesh,  kur dera e Klanit ka qene gjithmone e hapur... 
Pavaresisht se nuk diskutohet qe  ka qene vendimi im, eshte po vendimi im 
per te ardhur, duke ju falenderuar per  ftesen per te folur per shume gjera me 
rendesi. Me 1 maj kini takuar z. Meta.  Pse nje darke gjysme e fshehte? Me 
lejoni t'ju them duke garantuar se do t'ju  pergjigjem gjithe pyetjeve, se 
ne kemi bere publik, me kuraje dhe ambicieje, nje  vizion per nje Rilindje 
Shqiptare. Rruga per te shkuar drejt nje rilindjeje  kalon permes ndryshimit 
te sjelljeve tradicionale, aq me teper kur behet fjale  per ceshtje madhore 
si ajo e Presidentit, qe kerkon bashkerendimin e forcave mes  kundershtareve. 
Pse duhet te ishte nje takim ne mesnate ne Gjirin e Lalzit? Nuk  ka asgje 
te fshehte, kam bere nje ftese publike, e njohur per te gjithe, u jam  
drejtuar qe nga Kryeministri deri te perfaqesuesi me i ri ne Kuvend i nje partie  
te re, duke u kerkuar te takohemi per te eksploruar mundesite e hapjes se 
nje  dialogu. Por jeni takuar privatisht? Pas fteses sime kam marre mbrapsht 
nje  ftese nga kreu i LSI, i cili ka shprehur deshiren te takoheshim 
paraprakisht per  te folur sy me sy. Kam shkuar per t'i thene ne sy gjithcka eshte e 
rendesishme  dhe duke besuar se ne kete menyre mund te mbyllet nje klime 
besimi, pas nje  komunikimi shume te gjate qe eshte i lidhur me nje histori jo 
te pelqyeshme. Le  te mos harrojme se une jam takuar me kreun e LSI si 
perfaqesues i forcave qe  qeverisin. Me njerin nga anetaret e koalicionit 
qeverises. Keni thene me pare ne  "Twitter" per nje takim me Berishen, se 
privatisht takoj vetem miqte? A eshte  Meta miku juaj? Une do te deshiroja te 
fokusohemi vetem te ceshtja, tek arsyet  qe jane madhore dhe te biem dakord qe ky 
eshte nje moment per te folur per  arsyen e ketyre takimeve. Per te folur 
per pse-ne e kesaj hapjeje dhe nevojen e  kesaj hapjeje. Po ju pyes per 
shkakun qe bete 50 km rruge per te takuar Meten?  Per te diskutuar jo ne rruge 
protokollare, por sy me sy, lidhur me ate shqetesim  qe kisha shprehur ne 
ftesen publike. Kane deshtuar t'ju takojne me drejtuesit e  mazhorances, 
komisionari Fyle, Baton Haxhiu, etj. Ose eshte negociator shume i  mire Nard Koka, 
ose ka pasur arsye shume te medha per t'ju takuar? Une do te  doja t'i 
referohemi realitetit dhe jo thashethemeve. Edhe me kryeministrin jam  takuar ne 
Presidencen e Republikes dy here. Jam takuar dhe ne pranine e  perfaqesueseve 
te BE-se dhe nuk kam shprehur asnjehere asnje refuzim per t'u  ritakuar, ne 
rast se do te ishte shfaqur nevoja dhe do te ishin krijuar kushtet.  Cfare 
pati konkrete ne takimin me Meten? Shprehja e atij shqetesimi shume serioz  
qe une kam dhe qe eshte i ndare me shume faktore te tjere, per te krijuar  
kushtet qe Shqiperia te zgjedhe nje president qe te perfaqesoje unitetin  
kombetar dhe te jete misherim i aspirates sone kombetare. Behet fjale per nje  
prove, e cila do te percaktoje ne menyre te qarte fatin e provimit tone te  
vjeshtes se ardhshme. Une dua te bej cmos me mish dhe me shpirt qe Shqiperia 
te  mos mbese per here te trete. Kohe me pare keni hedhur disa akuza ne 
drejtim te  Metes? A e amniston Meten ky takim? Une nuk jam takuar me Meten per 
te rishkruar  te kaluaren. Qendrimet e mia si kryetar i PS, ne keto 
momente, jane qendrime te  mbajtura ne rrethana te qarta dhe pa asnje dyshim jane 
pjese e historise dhe une  vete nuk ndjej asnje arsye qe te me beje te 
ndjehem keq per cdo gje qe une kam  thene si kryetar i PS. Eshte shume e 
rendesishme te kuptohet qe procesi, ne te  cilin ne dhe PS permes meje dhe te tjeret 
kemi hyre me vullnetin per te krijuar  kushtet, qe politika te jape nje 
shembull pozitiv te munguar, perballe familjes  ku duhet te integrohemi, po dhe 
nje shembull pozitiv te munguar ne vite karshi  shqiptareve qe qendrojne te 
ndare prej shume kohesh, e cila imponon nje  komunikim dhe perpjekje per nje 
klime besimi mes kundershtaresh. Pra, eshte e  domosdoshme qe kur 
ndermarrim nje nisem te tille politike me kete qellim madhor  dhe kete vullnet, nuk 
marrim persiper te rishkruajme te shkuaren, por te  ndertojme te ardhmen. 
Politika eshte qenie e gjalle qe vepron ne te sotem per te  ardhmen. Per videon 
e z.Meta ju thoni qe eshte fajtor. Vazhdoni te mendoni se  Meta eshte 
korruptuar dhe vendimi i drejtesise eshte nje turp? Nuk do t'i  shmangem asnje 
pyetjeje. Ne rast se ne perpjekjen per te vendosur paqen ne  Irlanden e 
Veriut, palet qe kishin jo vetem qendrime ne konferenca shtypi, por  edhe shume 
lista te vraresh, shume e shume lista demesh e shkaterrimesh, sipas  jush 
duhet te uleshin me njeri-tjetrin per te t'u marre me gjithe ato ngarkesa  dhe 
mbingarkesa qe mbante drejtesia, apo duhet te uleshin sic u ulen per te  
kerkuar zgjidhje jo ne funksion te njeri-tjetrit, por ne funksion te atyre  
njerezve qe secili perfaqesonte. Se treti, une besoj se per 1001 insertet dhe  
arsyet qe ne mund te rendisim, duke iu referuar te shkuares, eshte dita per 
te  kerkuar rrugen e se ardhmes. Sali Berisha eshte ai qe eshte. Une kam bere 
ftese  per t'u takuar dhe me Sali Berishen. Pse eshte e jashtezakonshme qe 
u takova me  Ilir Metan apo Shpetim Idrizin? Te gjithe keta njerez qe jane 
perfaqesues te  forcave parlamentare, perfaqesojne pjeseza te nje populli qe 
nuk eshte i ndare  kur pyetet e do apo nuk e do nje President qe i 
perfaqeson te gjithe. Drejtesia  ka bere gabim qe nuk e denoi Meten? Une ne 
konceptimin tim te gjuhes shqipe nuk  di te shaj. Une fola per nje situate, ne te 
cilen udhekryqi qe jemi e imponon  nje perpjekje per bashkepunim. Une nuk fola 
per nje rruge roze, ku politika do  te pushoje se beri politike dhe ku palet 
do te pushojne se mbajturi qendrime. Ju  jeni gazetar, as prokuror dhe 
asgje tjeter, pse jeni gazetar duhet te beni cdo  perpjeke qe kur i referoheni 
detajeve te jeni i sakte, se nuk ka pasur udhetim  ne mesnate dhe as makine 
te fshehte. Ka pasur nje takim normal, pas nje ftese  publike, si shprehje 
per te hapur rruget e komunikimit te gjithe ata qe kane nje  ze dhe disa vota. 
Paqja behet me armiqte, dialogu behet me kundershtaret. Sali  Berisha dhe 
Ilir Meta nuk jane armiqte e mi, jane kundershtare. Kjo nuk  nenkupton as 
rishikimin e historise dhe as vendosjen ne rendin e dites se  gjykimeve me 
natyre morale qe nuk kane lidhje me arsyet qe ne po diskutojme. Une  besoj se 
Shqiperia mund te behet, qe meriton me shume dhe qe pa asnje dyshim qe  jemi 
te gjithe ne te bejme me shume dhe qe te tregoj nga pozita e kryetarit te  
opozites sot ate qe do te bej nga kryetari i pozites neser. Nese sot eshte 
cudi  e madhe qe takohet kreu i opozites me te pozites, kur une te jem 
kryeminister i  Shqiperise, nese shqiptaret do te zgjedhin Rilindjen Shqiptare si 
alternative,  nje nga gjerat qe do te jete prioritet ne politiken time te 
komunikimit do te  jete vendosja e kontakteve normale me liderin e opozites, kjo 
nenkupton kontakte  publike dhe jopublike. Mes njerezish te ndryshem qe ne 
fund jane dy shqiptare qe  perfaqesoje shqiptaret, ne funksion te nje 
amaneti te Shqiperise europiane. Kjo  Shqiperi do te kishte qene shume me e mire, 
nese nuk do te kishit bojkotuar dy  vite, nese s'do te kishit bere "21 
Janarin" etj.? Kjo eshte nje fleterrufe qe  eshte kryer nga "TV Klani". I kerkuat 
falje Metes? Kjo eshte nje tjeter pyetje  qe buron nga cikli sajo, boto, 
komento, analizo dhe pastaj pyet ate, per te  cilin eshte sajuar. Nuk kam 
asnje problem per kulturen time qe te kerkoj falje,  por nuk ka qene rasti dhe 
ua perseris qe une me kreun e LSI nuk jam takuar per  te rishikuar te 
kaluaren, por per te diskutuar nje faqe te te, pavaresisht  pozicioneve. Do te 
ndryshoje kapitulli i librit "Kurban" per Ilir Meten?  Kapitulli i "Kurbanit" 
nuk do te ndryshoje, por une nuk di si do te ndryshojne  kapitujt e "Enver 
Hoxhes" ne te ardhmen. Akuzat e Metes ndaj jush, si i  komentoni? Kjo eshte nje 
histori qe duhet te mbaroje. Kjo eshte nje histori ku  vihen ne prove 
perfaqesuesit e njerezit. Ajo qe duhet te ndajme jane arsyet  personale dhe 
momentet e renieve te forta ne nje retorike qe gjithkush eshte  mire ta shmange 
nga momentet kur ne jemi perfaqesues palesh te ndryshme, per te  perfaqesuar 
njerezit. Shqipja ime asnjehere nuk shkon ne banalitet. Une nuk po  predikoj 
qe do kalojme nga nje histori me gjithe keto episode ne nje histori  roze. 
Eshte shume e rendesishme qe ne te ndajme ate cka eshte interesi i pales,  
funksioni natyral i cdo pale me interesat kombetare me ato ceshtje qe rruga e 
 integrimit na ka mesuar se zgjidhen permes nje rruge komunikimi dhe 
dakordesie,  pa te cilen nuk ka Shqiperi europiane. A ka PS nje emer kandidat per 
President?  Ne e kemi bere te qarte se duhet nje proces dhe me pas te 
shkojme tek emri.  Meqenese presidenti me i mire i mundshem per vendin duhet 
zgjedhur brenda 140  vetave ne ate salle, se jashte asaj salle nuk ka njerez te 
afte, une shpresoj  dhe ka vetem nje kusht, per sa na takon ne, qe presidenti 
te mos jete nje figure  e imponuar nga radhet e PD. Ne nuk mund te pranojme 
si figure per nje proces te  dakordesuar asnje nga figurat e PD, sepse nuk 
kemi me proces te dakordesuar  ashtu sic ne nuk imponojme asnje figure te 
PS. Po nese zgjidhet me 71 vota? Ne  nuk e pengojme palen tjeter te beje nje 
aventure. Jemi ne nje moment historik  per faktin se ne vjeshte kemi per te 
treten here radhazi provimin per statusin e  vendit kandidat. Nga menyra sesi 
do te zgjedhim presidentin do te varet shume  gjykimi i BE dhe kjo eshte e 
thene nga perfaqesuesit e BE dhe te SHBA. Po thoni  se SHBA dhe BE thone se 
nese presidenti zgjidhet me 71 vota, sipas Kushtetutes,  nuk marrim statusin 
e vendit kandidat? Jo, ata thone qe nga procesi i zgjedhjes  se presidentit 
do te varet statusi kandidat. Kur ne ndryshuam Kushtetuten, nuk e  beme me 
arsyetimin se do te fitonim zgjedhjet dhe do ta zgjidhnim me vota. Ajo  cka 
une kam pasur parasysh kur kam qene i gatshem per ndryshimin e Kushtetutes  
ka qene shembulli i vendeve te tjera, qe kane te njejtin sistem per 
zgjedhjen e  Presidentit, por qe nuk i referohen gjashte muaj para, sic beri Berisha 
71  votave dhe Kushtetutes, por gjejne rrugen e dialogut. Presidenti duhet 
te  garantoje disa institucione kushtetuese, te cilat nuk mund te pranojme 
te bien  nen kontrollin e Berishes qe te vendose ne Presidence si noter i 
Berishes. Me  Topi u zgjodh me 84 vota? Menyra sesi u zgjodh Topi ishte arsyeja 
qe na nxiti ne  qe te kalojme ne nje proces qe te bazohet tek dakordesia ne 
funksion te  interesit te vendit dhe jo tek kalkulimet per ta kthyer 
Parlamentin ne nje treg  informal. Ne 2007-n patem nje president qe ishte mbi 
palet. Ne 2007 patem nje  president qe megjithese ishte nenkryetar i PD votoi 
kreun e PS... Historia eshte  shume e thjeshte. Mos zgjoni tek une pasionin 
per batutat, sepse ju siguroj qe  nuk dilni mire. E verteta eshte se nga ajo 
kuti jane hequr flete te hedhura  gabim. E verteta eshte qe presidenti mund 
te kete hedhur fleten ne kutine e  gabuar, e verteta eshte se ju nuk 
ekspozoni fleten e votimit qe eshte per Edi  Ramen, por nje flete qe hidhet ne 
kutine e gabuar. Sepse te tera fletet e tjera  jane hequr per te bere kete sulm 
politik mbi Presidentin e Republikes. Ky eshte  fakt, sepse zgjedhjet ne 
Tirane i fituam ne dhe pjese e kesaj maskarade ishte  vota e hedhur ne kutine e 
gabuar nga Presidenti, per shkak te nje ndarje te  fleteve me ngjyra shume 
te aferta. Nese s'ka konsensus per Presidentin do te  merrni pjese ne 3 
votimet e para? Strategjia jone eshte pa "nese" dhe pa  "sikur", ne duam nje 
President te Republikes se Shqiperise. Qe Shqiperia te jape  nje prove qe ka nje 
institucion te larte, ta garantoje me vetedijen se duhet te  beje shtet. Ne 
nuk kemi shtet, kemi nje grumbullim mekanizmash qe jane te  cakorduar. Do 
t'ia jepni Nanos firmat per kandidimin? Nuk ka arsye, sepse  nderkohe qe ne 
jemi te angazhuar ne nje proces ku kerkojme dakordesine e paleve,  nuk mund 
te bejme ate qe ben kryeministri per te mos gjetur dakordesine. Meta  mund te 
jete kandidat. Keni diskutuar? Nuk kemi bere asnje bisede te natyres  
konspirative, por kemi bere nje bisede per te ndare disa pikepamje, per te pare  
se ku mund te kete pika referimi te perbashketa dhe kjo eshte e verteta. Do 
t'i  mbyllni universitetet private? Ne do te vendosim nje sistem te pavarur  
nderkombetar me agjenci te pavarura dhe te kalojme universitete ne site. Po 
kete  e ka bere dhe Ministria sot? E ka bere, por ne nje universitet 
bojaxhinjte e  universitetit moren diplomat per inxhinier, pasi mbaruan pune. Si i 
llogarisni  ju 1 milion te papune? INSTAT-i yne eshte po aq i besueshem se 
INSTAT-i i atij  vendit fqinj qe e shikoni sesi u katandis. Ishte INSTAT-i 
grek qe garantonte  deklaratat e Presidentit te PD-se Greke qe Greqia kishte 
borxhin nen kontroll  etj., dhe vetem hapja e letrave dhe perballja me 
realitetin e shifrave pas  largimit nga qeveria te kryeministrit dhe ardhjes ne 
se PS, nxori se shifrat  reale ishin dyfishi i dyshit. Referuar shifrave te 
Bankes se Shqiperise kemi 1  milion te papune. Ne dokumentin zyrtar jane 1 
milion e ca te papune. Ne jemi te  majte se duam te kete me pak te varfer. 
Koncepti i shprehur nga ju, qe s'mund te  flisni per te varfrit. Taksa e 
sheshte eshte nje rrjepje e popullit shqiptar dhe  eshte padrejtesi qe ne do ta 
c'bejme kur te vijme ne qeveri. Eshte dyfishuar  akciza ne kurriz te cdo 
shqiptari. Ne do te ulim TVSH-ne per buken, per vezen,  per qumeshtin. Ka sot 104 
mije familje qe jetojne me 4 mije leke ne muaj dhe  patjeter qe do ta heqin 
qumeshtin nga tryeza. Sot Shqiperia ka barren me te  madhe ne rajon. Ne 
asnje vend tjeter ata te 0.5 per qindeshit nuk do ta kishin  parajsen qe kane 
ne Shqiperi. Do te me lejoni t'u drejtohem atyre qe bejne pjese  tek 95 per 
qind e biznesit te madh, te cilet jane shqetesuar se parimi i  
progresivitetit dhe principi yne qe eshte vlere e forces sone, qe kush fiton me  pak 
paguan me pak. Por ju s'jeni magjistar? Ua shpjegoj une. Kur te jem une  
kryeminister. Duhet te fitoni zgjedhjet me pare, sepse e beni si ato shprehje qe  i 
thoni kundershtarit, ju fituat, por dhe une e gjuajta nje here shtyllen?  
Kandiduat dhe sot ne pushtet jane Berisha dhe Basha... Epo duhet te gjeni nje  
zgjidhje qe ta pengoje te gjuaje penalltine vete. Kjo buron nga prania e  
arbitrit dhe nevoja per te respektuar zgjedhjet. Kur te bejme zgjedhjet e 
lira  dhe une te jem kryeministri i vendit, kete regjistrojeni qe ta keni, do 
te kete  zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe kurre nuk do te behem me 
parimin, topi  eshte i imi dhe penalltine do ta gjuaj vete. Ne debat per keto 
ceshtje qe ngrini  ne program ju ka ftuar Berisha, Basha dhe Olldashi dhe s'i 
keni ballafaquar  keto? Keta dy te fundit pse i permende, apo te thone ata, na 
doli emri te Fevziu  dhe te festojne sot. Eshte shume e rendesishme qe 
shqiptaret te ballafaqojne  faktet dhe te vertetat ashtu sic ata konkurrojne nga 
programe te ndryshme dhe  shqiptaret nuk mund te vazhdojne me keshtu. 
Kandidimi i Ardian Vishes per KLD.  Ose kandidati juaj nuk thote te verteten per 
"Gerdecin" ose nuk thoni ju dhe PS  te verteten. Ka dhe nje mundesi tjeter, 
qe ju ia fusni kot. Ne nuk kemi  propozuar per anetar KLD avokatin e Fatmir 
Mediut, ne kemi propozuar nje  profesionist te sistemit te drejtesise, 
prokuror, i paperfolur per korrupsion.  Nje prokuror qe nuk eshte perfolur dhe jo 
me pastaj provuar si nje njeri qe ka  lidhje me rruget e zullumeve te 
drejtesise, e i cili u largua nga sistemi pa  deshiren e tij, i cili u fut per te 
mbajtur familjen e tij avokat dhe ka dy  profesione ne demokraci, avokati 
dhe prifti qe nuk i pranonte as diktatura.  Demokracia prezumon edhe mostra 
si te pafajshem, deri ne diten e gjykimit final.  Nuk ka rast ne bote qe nje 
avokat te merret dhe te kryesohet se ka mbrojtur ne  gjyq... Nje kabllogram 
i publikuar nga Wikileaks, thote se ne listen per  deputete te PS jane 
kliente te z. Rama? E dini ju cfare jane klientet e  pushtetit. Nuk jane njerez 
qe marrin leje apo licenca, por jane njerez qe  kushtezojne konkurrence, dhe 
projektet e qeverise qe jane ne gjendje te hapin  autostrada dhe tunele, ne 
menyre qe per arsye te biznesit te tyre fondet publike  te mund te derdhen 
ne funksion te tyre. Jane njerez qe garantojne permes  qeverise monopole dhe 
aksese te privilegjuara, situata ne te cilat mund te jesh  sa te duash 
gjenial, te del ndonje perpara dhe te thote, eshte propozim i  paprogramuar dhe 
ta merr. Ka nje menyre shume te thjesht per ta verifikuar. Nese  une do te 
jem kryeminister i ketij vendi, prioriteti i prioriteteve do te jete  t'i 
japesh fund vjedhjes se zgjedhje dhe konkurrences. Sepse ketu vidhen  zgjedhjet 
qe nga ato parlamentare e deri te zgjedhjet per Miss Komuna. Nese do  t'i 
humbni zgjedhjet a do te jepni doreheqjen? Qe ju te motivoni edhe nje here  
doktorin qe t'i thoni aman vidhi dhe nje here. Mund te motivohet dhe PS nga  
brenda? Ne do t'i fitojme zgjedhjet. Po humbet? Ne do t'i fitojme zgjedhjet 
Po  humbet? (Pyetja perseritet disa here dhe jepet e njejta pergjigje. Shenim 
i  redaksise). Ne do t'i fitojme zgjedhjet. Nuk ka po humbet ne kete beteje 
ku kemi  hyre. Ne cdo betoje ka humbje dhe fitore, ne kemi hyre per t'i 
fituar. Po bejme  nje reforme zgjedhje dhe po marrim disa masa per te penguar 
deformimet per te  penguar zgjedhje. Po organizohemi ne te gjithe vendin. Do 
te organizojme nje  aleance te madhe kunder se keqes dhe do te festojme. 
Zgjedhjet jane vjedhur  naten ne 2009-n dhe jane vjedhur diten me diell ne  
2011-n.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.