Rilindja Demokratike : Hetuesit e diktaturë s që drejtojnë prokurorinë e Ina Ramë

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 


 (http://www.facebook.com/gazeta.rilindjademokratike)   
 
_Options_ (http://www.facebook.com/pages/Bota-Sot/140995115949979#) 
 
_Gazeta Rilindja  Demokratike_ 
(http://www.facebook.com/gazeta.rilindjademokratike)  and _Ylli Pango_ (http://www.facebook.com/ypango1)  were  tagged 
in _Zef Preci_ (http://www.facebook.com/profile.php?id=100002918033429) 's 
_photo_ 
(http://www.facebook.com/photo.php?fbid=247476748692924&set=a.242979245809341.55261.100002918033429&type=1) . — with _Ema Osmani_ 
(http://www.facebook.com/ema.osmani.3)  and _46  others_ 
(http://www.facebook.com/browse/participants/?q=AeKGzO8v9EBtsJajiTFdU1RTQzMM9Vrtn-3isnESOFg5OC9pWcQYrboAYdtShmVf
Vv1Wv6z_WrLnTVIx8gFCWOorNFsnW41B3_7wgxbcGTGt67F_QaYl41WvjUmzBYADUtvr0uzdytZ4
_YUCnwcyILUYy00sHLBUn-4zTk5mTfgvWeS1SzFY5Ai7_rKYBLkb8hjYuDUz4iyGDg_ry99eZ2GQ
A2tz958IjnnoyAcOp9KRF0MVK1pEO4ODqIGIdIOD2mvzsAW97hwMisd7Za6W1cP3kn2bzQNgwuOe
7TVkEXnbNAxXcJNfpzc746tyL95nDbPgxUX1tDOxqLg_3jJ7wyTLBs6xzuOJdbJz7hZsgkWro3se
UCOBOlHv6SgoDFiCG0bHzmb6KH3KhEViVA4mxO79SQ6r1vI48YMSm4J0uFbVlw5ouRRSNy4S_Rw1
hPc_I_AWsEfjDF69topE5brPdAwv-vCYwWP-FHiByoJ-pqPWBny7ZkakM_KXjmsOt5Y17OIFwjJI
Lndx6fz4Rf9axNhGswZA5EtVaXZu5asFHQlzEtS59PHAipA85LZa1XMtSbGfxv3dqDd4dr1qnxCo
val1gXfr2BhqxiuKigY4coeear7wH2gC8u9zGuLTRl9gzWgUhfxr1GKt8vuhYalBWKxwivcHiyXk
Ym5oBCW6K_2yDk3sex_o4lEjTwrCYWgLV1Fx8ke5k5woQ4Ftk6MQUfDC0f2G4crMQlszy6JA1krq
MsbSU8mZQEukI8-_sbiV5_PtKBoPg56nJWhT4BHPy9F24DWYZ5E12_c_vJEgzq10TpB19YngwVab
Q2kq-Bm4jwoXmw95F0ESP-B
baSeA8DJqnWpRGt5LsPUBbJD796qDkBQK7o9ss2VVZ3O7-t0bxdpc63-9GZFQcmUFQFy5MFsyclp1ek6Hil0mUGdEWENepZ5zaK-wFbXoAOUHRbxX33-e5DYhCziij82d
bkzCPSQa-cMD6yV0MXhWkNyhSalj7zt7yEvO-pK97fq4WC65a_j5Xll46KFXt5cfjLHh8sGa) .
 
 
(http://www.facebook.com/photo.php?fbid=247476748692924&set=at.242979245809341.55261.100002918033429.100000380479692.100002265408416&type=1&ref=nf)  
 
 
Hetuesit e diktaturës që drejtojnë  prokurorinë e Ina Ramës... (jeni te 
lutur ta lexoni deri ne fund ) Qindra vite  burg politik janë dhënë në 
diktaturën komuniste nga hetues e prokurorë, që sot  janë krahu i djathtë i 
prokurores - ende në detyrë - Ina Rama. Skënder Breca u  thirr nga pensioni për të 
këshilluar prokuroren ...të nisë hetimet  politike, kurse emra famëkëqinj si 
Bilbil Mete, Kasem Berberi, Kujtim Luli apo  Thoma Jano, me dhjetëra procese 
hetimore të diktaturës në kurriz shkruajnë sot  platformën për reformën “
Ina Rama”. Ligji i lustracionit do të japë kontributin  e vet, por 
kryeprokurorja duhet t’i bashkohet vullnetit parlamentar, duke u  larguar nga 
funksioni, që s’po e kryen dot më. Më shumë se gjysma e atyre që  punojnë në 
ish-godinën e Hetuesisë së Përgjithshme që njihet sot me emrin  Prokuroria e 
Përgjithshme, kanë punuar në organet e diktaturës komuniste. Ata jo  vetëm që 
ngazëllehen nga prania në godinën që fare mirë mund të quhet “godina e  krimit”, 
por mund të thuhet se bëjnë karshillëk deri të neveritshëm duke e  quajtur 
veten “zbatues të ligjit” në kohën kur prisnin sa e sa jetë familjesh,  kur 
shkatërronin sa e sa jetë njerëzisht. Në jo pak raste, ata kur janë  
denoncuar nga të persekutuari kanë mohuar akuzat, por ku ne si gazetë i kemi  vënë 
para faktesh, askush nga ata, nuk ka bërë as përgënjeshtrimin më të vogël.  
Për këtë arsye, kemi të drejtë të pyesim: sa vite burg kanë dhënë ata? Në ç’
masë  e kanë konkretizuar punën e tyre si hetues, prokurorë e në raste të 
tjera si  gjyqtarë. Gje rastin të kujtojë disa profile biografike dhe anash 
tyre disa të  dënuar politikisht prej prokurorëve që punojnë në Prokurorinë e 
Përgjithshme.  Skënder Breca dhe Ina Rama Deri dje këshilltar i prokurores 
të përgjithshëm,  ish-drejtor i Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e 
Përgjithshme, u emërua me  fillimin e detyrës prej saj, megjithëse kishte dalë në 
pension. Nuk mund të  kuptohej që një kryeprokurore në moshë relativisht e 
re, të kishte nevojë për  bashkëpunimin e një steke të vjetër të diktaturës 
si Skënder Breca. Janë  dhjetëra procese politike që ne i kemi bërë të ditura 
në numra të tjerë të  gazetës që mbajnë firmën e Brecës, ku më i njohuri 
është ai i Xhelal Koprenckës.  Nuk do të ishte çështja deri këtu, por me 
porosi të Ina Ramës, prokurorët  këshilloheshin që për probleme të mprehta dhe 
tepër delikate, të kuvendonin me  Skënder Brecën. Është rasti të kujtohen se 
propozimet në ditën e drejtësisë, më  8 maj 2008, për Brecën dhe të tjerët, 
erdhën pikërisht nga zyra e prokurores së  përgjithshme, pavarësisht se ajo 
vinte nga një brez tjetër i drejtësisë. Nuk  mund të dihet me saktësi nëse do 
vazhdojë apo jo të këshillojë në kushte të  prerjes së marrëdhënieve 
financiare tashmë, prokurori Skënder Breca. Së paku Ina  Rama duhej të kishte edhe 
formalisht ndjenjën të sillte një ndryshim te  Prokuroria e Përgjithshme e 
jo të këshillohej me ustallarë të diktaturës. Arben  Kraja Është nga 
Shkodra. Ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik.  Ka kryer kursin 
njëvjeçar për hetues pranë Hetuesisë së Përgjithshme, në vitet  1988-1989. 
Stazhin e ka kryer në Hetuesinë e Rrethit Durrës dhe më pas ka punuar  hetues 
në Shkodër më 1989 – 1990. Mund të pyetej a kishte lidhje familjare me  
instruktorët e partisë në Komitetin e PPSH-së në Shkodër. Ka qenë edhe  
nënkryetar i Shërbimit të Lartë të Kontrollit të Shtetit në kohën e Mustafa  
Kërçukut. Në kohën e Thedhori Sollaku është thirrur dhe ka punuar në strukturat  e 
Prokurorisë së Përgjithshme, në Drejtorinë e Krimit të Organizuar drejtuar 
nga  Zamir Shtylla, duke u ngarkuar me detyrën e hetimit të krimit ekonomik 
dhe  korrupsionit. Ka qenë mik personal i tij dhe tepër i besueshëm i  
ish-kryeprokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku. Kjo për shkakun se të dy  
kanë punuar hetues në Shkodër në vitet 1989 – 1990 nga ku buron edhe miqësia e  
tyre. Kujtojmë një proces të tij. Në korrik të vitit 1990 Kraja ka 
proceduar  penalisht shtetasit Arben Hiqmet Luçi dhe Beniamin Fahri Bizi për “Kalim 
të  paligjshëm kufiri”, mbi akuzën e mbështetur “kryesisht”. Të dy 
shtetasit u  arrestuan në Vorë të Tiranës (?). Alfred Progonati Është nga Rrethi i 
Tepelenës.  Ka përfunduar studimet e larta në vitet 1982 – 1986, së bashku me 
Theodhori  Sollakun. Prokuror nga viti 1987, duke filluar nga Tepelena. Në 
vitin 1998 ka  filluar punë në Inspektoratin e Këshillit të Lartë të 
Drejtësisë në detyrën e  Inspektorit dhe me emërimin e Theodhori Sollakut në 
detyrën e Prokurorit të  Përgjithshëm, është transferuar nga Inspektorati i 
Këshillit të Lartë të  Drejtësisë duke u emëruar prokuror në Prokurorinë e 
Përgjithshme, detyrë të  cilën e kryen edhe sot. Ja disa nga personat e dënuar 
politikë ku ka  “kontribuar” z.Progonati: -Muharrem Shehu -Shkëlqim Ajce 
-Shkëlqim Islami -Spiro  Jorgaqi -Arben Poçi -Bujar Kacareja -Përparim Çipi -Aleko 
Mihallari -Ardian Bami  -Artur Zhaballari -Gjergj Tiko -Ramadan Xhambazi 
-Ardian Zote -Dylber Shkëmbi  Arqile Koça Është nga Devolli. Ka punuar 
prokuror në rrethet Devoll e Korçë dhe  më pas është transferuar në Prokurorinë e 
Përgjithshme. Në kohën e Arben  Rakipit, ka kryer detyrën e prokurorit të 
Prokurorisë Përgjithshme. Ja disa nga  personat e dënuar politikë ku ka “
kontribuar” z.Koça: -Pilo Aleksi -Skënder  Këllezi -Ardian Palla -Enver Muharremi 
Kasem Berberi Është nga Gjirokastra. Ka  punuar hetues në Hetuesinë e 
Rrethit Gjirokastër dhe pas vitit 1992 është  larguar nga detyra. Ka punuar edhe 
si avokat por ka informacione se është  larguar në drejtim të Greqisë për 
disa kohë. Pas vitit 1997, në kohën e  Prokurorit të Përgjithshëm Arben Rakipi, 
është emëruar drejtor i Drejtorisë së  Personelit në Prokurorinë e 
Përgjithshme, dhe me emërimin e Ina Ramës, është  emëruar prokuror në Drejtorinë e 
Hetimit dhe Ndjekjes Penale. Ky është një  hetues me kontribut të rëndësishëm 
në rritjen e dënimeve politike në vend:  -Vangjel Gerbura -Alqi Karamesho 
-Sejdi Bajo -Xheladin Boçi -Pëllumb Xhemali  -Hamit Mele -Kristo Qirushi 
-Anasatas Cito -Hiqmet Shehu -Hasan Dine -Gëzim Muka  -Bashkim Gjini -Ilia Jero 
-Fitim Kuçi -Mazllëm Kasa -Vullnet Thanasi -Grigor  Qirushi -Fatos Puci 
-Premto Dukoli -Jani Doni -Arben Prenga -Agron Memushi  -Thoma Kokali -Kristo 
Qilaku -Odise Bozoqulla). Prodan Roka Ky prokurori ka  marrë pjesë në disa 
dënime politike. Ja disa prej tyre: -Olton Mema -Viktor  Preçi -Ndue Deda Bujar 
Sheshi Është nga Tirana. Ka punuar hetues në Fier dhe më  pas në Hetuesinë 
e Rrethit Tiranë. Pas vitit 1997, në kohën e Prokurorit të  Përgjithshëm 
Arben Rakipi, është emëruar prokuror i Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe  më pas 
është transferuar këshilltar pranë Prokurorit të Përgjithshëm dhe emëruar  
prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, në Drejtorinë Gjyqësore. Figuron hetues  
në dënimet e shtetasve: Shpëtim Mevlani Viktor Bane Muharrem Yzeiri Skënder  
Meminaj Ylli Kasniqi Hysen Keta Është nga Tirana. Ka punuar si hetues në  
Hetuesinë e rrethit Sarandë e Tiranë. Pas vitit 1997, në kohën e Prokurorit 
të  Përgjithshëm Arben Rakipi, është emëruar Prokuror në Prokurorinë e 
Përgjithshme  në Drejtorinë Gjyqësore. Figuron hetues në dënimet e shtetasve: 
-Kristaq Kote  -Fatmir Kuka -Pirro Konomi -Vaso Vjeri -Kushtrim Lame Kujtim Luli 
Është nga  Shkodra. Ka punuar si hetues në Krujë dhe më pas në Hetuesinë e 
rrethit Krujë  kur ka qenë kryetar i Hetuesisë Thoma Jano dhe hetues Ilir 
Panda. Ja disa  procese ku figuron emri i tij për dënimin e këtyre shtetasve: 
-Fatos Paçrami  -Ndue Nikoll Kola -Pal Gjok Miri -Sali Martini -Ded Ndue 
Preçi -Murat Damsi  -Kadri Mavriqi -Luigj Miri -Robert Papingu -Mustafa Gramshi 
-Vlash Piroli -Vuk  Ferazaj Bilbil Mete Është nga Rrethi i Kolonjës. Ka 
punuar si hetues në  Hetuesinë e rrethit Dibër e Prokurorinë e Rrethit 
Pogradec. Pas vitit 1997, në  kohën e prokurorit të përgjithshëm Arben Rakipi, është 
emëruar prokuror në  Prokurorinë e Përgjithshme në Drejtorinë e Hetimit 
duke u marrë kryesisht me  hetimin e krimit ekonomik. Ja disa procese ku 
figuron emri i tij për dënimin e  këtyre shtetasve: -Ylli Tomor Asllani -Zef Mark 
Gopsi -Zaudin Tola -Xhemali Muça  -Zija Xhumbi -Gaspër Vlashi -Halil Mane 
-Fejzi Alizoti (i riu) -Beqir Ndou -Bib  Brahja -Fatmir Beqiri -Ecio Xhimitiku 
-Bardhyl Haraçiu -Ymer Ahmeti -Besnik Dema  -Milaim Pira -Njazi Pupuleka 
-Xheladin Strazimiri -Agim Xhemali Cani -Luan  Kastrati -Liman Seferi -Albert 
Gega -Moisi Ramazan Cami -Adem Sula -Hysen Kiço  -Julian Berisha -Artan Geço 
-Bardhyl Sageri -Dimore Ibraj -Gëzim Hamzaraj Thoma  Jano Është sot shefi i 
Sektorit të Përgjimeve. Ka punuar si hetues pranë  Hetuesisë së Rrethit 
Krujë, kryetar i Hetuesisë së Rrethit Krujë, Prokuror i  rrethit Tiranë në 
kohën e prokurorit të përgjithshme Arben Rakipi. Në kohën e  qeverisjes 
socialiste është emëruar në detyrën e zv/ministrit të Rendit Publik  dhe më pas ka 
kaluar prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, ku vazhdon të  punojë edhe sot 
në detyrën që përmenda më sipër. Në këtë sektor, për shkak të  funksionit 
dhe volumit të madh të punës, punojnë një numër i konsiderueshëm i  oficerëve 
të policisë gjyqësore kryesisht nga strukturat e Policisë së Shtetit.  Ja 
disa procese ku figuron emri i tij për dënimin e këtyre shtetasve: -Kamber  
Nako -Myqerem Agalliu -Sinan Hajdari -Valter Paloka -Llesh Dod Bardhi -Mysli  
Hysenaj -Ylli Eveli -Eqerem Malaj -Qazim Aga -Qazim Kojeli -Bajram Adem 
Hoxha  -Liman Tomori -Muharrem Duro -Pandeli Stefani -Prof Sota -Ndur Mark 
Gjeloshi  -Gjin Ded Pirolli -Hasan Rolli -Myrteza Blushi -Riza Tafa -Saimir 
Selim Shehu  -Ylli Gjika -Agim Veliu -Arian Pëllumbi -Prend Pashk Noka -Behije 
Vathi -Mehdi  Bylykbashi
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.