Shqiperia ime, diktatura e Enver Hoxhes!

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 
Shqiperia  ime, diktatura e Enver Hoxhes!   
Shkruan  Bajrush Morina 

Kur  ne fund te gushtit te vitit 1990 aeroplani i linjes Zyrih -Tirane po 
behej gati  te leshohej ne token shqiptare, bashkudhetari im A. G. nga Çabiqi 
i komunes se  Klines me tha krejt qete: Mos zbrit fare, kthehu ne Zyrih!
U habita nga ky  sugjerim i bashkudhetarit tim.
Udhetimi i pare drejt Shqiperise.
U njohem  pasi hipem ne aeroplan. A. G. po kthehej ne Shkoder nga nje 
vizite njemujore qe  i kishte bere vellait te tij ne Zyrih, ndersa une po 
udhetoja per here te pare  ne Shqiperine e endrrave te mia, ne Shqiperine e 
idealeve te Nazmi Berishes, ne  Nenen Shqiperi te gjithe shqiptareve te Kosoves.
Shqiperia kishte hyre ne  shtepine time qe kur isha femije ne vitet 60-ta. 
Ne kete kohe Shqiperia po ia  vinte lakun ne fyt Nazmi Berishes.
Bashkudhetari A. G. me kishte degjuar me  nje mosperfillje gjate gjithe 
rrugetimit tone prej Zyrihut ne Tirane. Atij i  ishin dukur te merzitshme 
rrefimet e mia ekzaltuese per Shqiperine e bukur, per  Shqiperine e paster, per 
filmat shqiptare, per letersine shqipe me nje fjale per  Shqiperine e 
idealeve te mia. Bashkudhetari im i kishte perjetuar keto ideale  dhjete vjet para 
meje, ashtu siç i kishte perjetuar idealet per Shqiperine Nazmi  Berisha 
ketu e 40 vjet me pare. Bashkudhetari im ia kishte mesyre Shqiperise i  “
çelikosur” me idealet e njejta me te cilat ishte nisur Nazmi Berisha 40 vjet me  
pare e une 10 vjet me vone nga bashkudhetari im. Edhe bashkudhetari im e 
kishte  pasur fatin e keq si te Nazmi Berishes e qindra shqiptareve te tjere. 
Kishte  perfunduar ne burgjet e Shqiperise i akuzuar si “bashkepunetor i 
Sigurimit  jugosllav, qe kishte ardhur ne Shqiperi te beje
agjitacion e propagande  kunder pushtetit popullor”.
Zhgenjimi i pare ne aeroportin e  Rinasit.
Derisa po i dorezonim pasaportat ne kufirin shqiptar ne Rinas, e  luta 
policin qe ne pasaporten time te mos me vinte vulen kufitare sepse pas pak  
ditesh me duhej te kthehesha ne Kosove dhe sigurisht se po te me vihej vula  
shqiptare ne pasaporten time, do te kisha probleme me policine serbe. Ende pa e 
 perfunduar arsyetimin tim, polici kufitar, me uniforme shqiptare, me 
shqiponje  ne kraharor, me nje shqipe te nervozuar m’i perplasi ne fytyre nje “
kallaballek”  fjalesh qe nuk besoja se po i degjoja me veshet e mi: “He mor, 
ç‘mendoni ju  kosovaret se hyni e dilni te jugosllavi sa here te doni heeee…
! Ka shtet ketu,  ka rregulla ketu! Nuk hyni dot pa vule kufitare!” U 
shtanga. Mbeta pa fryme. Pas  pak minutash po ky polic zgerdhihej duke me kthyer 
pasaporten pa vule kufitare,  pasi paraprakisht kisha “mbushur” pasaporten 
me 20 marka gjermane.
Shqiperia  ne shtepine tone
Mal Berisha ne Laç po me tregonte biblioteken e tij modeste.  Une pos qe u 
admirova nga numri i madh i librave, me ra ne sy se njera kembe e  tavolines 
ishte gjysme e thyer. Gjysmen tjeter te kembes se thyer Mal Berisha e  
kishte “plotesuar” me veprat e Enver Hoxhes. Kur hyri e shoqja e tij dhe me pa  
mua duke shikuar kemben e thyer te tavolines dhe mbi te gjitha “kemben e  
plotesuar” me veprat e Enver Hoxhes, asaj desh i ra te fiket. “O bo bo, o bo 
bo!  Po si e fute mikun ne kete tollovi librash, obo bo”, po murmuriste 
zonja e  nderuar e Mal Berishes, e cila sigurisht se nuk e kishte hallin te “
tollovia” e  librave, por te “kemba e plotesuar” e karriges me veprat e Enver 
Hoxhes.
Po  ate dite Mal Berisha me dha edhe romanin e Kapllan Resulit “Tradhtia”. 
Ate kohe,  ne gusht te vitit 1990, nuk e dija se kete roman e kishte lexuar 
pjese-pjese  Nazmi Berisha ne burgun e Burrelit.
Duke e lexuar deshmine e Nazmi Berishes  me rikthehen pamjet e zbukuruara 
te ekranit shqiptar te kohes se femijerise time  dhe pamjet reale te 
Shqiperise se viteve ’90. Ne ekranin e TVSH-se per shume  vjet kisha pare vetem 
lule, nderkaq syte e mi ne rrugetimin drejt Shkodres me  mbusheshin vetem me 
bunkere, bunkere, bunkere…
Nazmi Berisha ka vuajtur 20  vjet neper burgje per idealet e Shqiperise se 
shqiptareve. Me ideale te tilla  kemi jetuar shumica e shqiptareve jashte 
kufijve shqiptare.
Por perderisa  Nazmi Berisha e ka vuajtur me lekuren e tij ashpersine e 
diktatures me te eger  te Enver Hoxhes, te tjeret jemi “zhgenjyer” ne 
Shqiperine e diktatorit Enver  Hoxha pasi kemi pasur rastin ta vizitojme shtetin 
shqiptar.
Por Nazmi Berisha  qe ne fillim i lutet lexuesit te vet qe te besoje se ky 
liber eshte deshmi e  diktatures, por jo rrefim kunder Shqiperise.
Nazmi Berisha e urren diktaturen  e eger te Enver Hoxhes, por e do 
Shqiperine e bashkuar.
Si Nazmi Berisha kane  pasur ideale pothuaj te gjithe shqiptaret jashte 
shtetit shqiptar. Ai sot jeton  larg vendlindjes, larg Shqiperise.
Nazmi Berisha ka deshmuar me plot dhembje  per tmerret e diktatures se eger 
te Enver Hoxhes, prandaj urrejeni kete  diktature!
Nazmi Berisha ka pershkruar me fjalet me te ngrohta shpirterore  Shqiperine 
e idealeve shqiptare, prandaj ruani dhe duajini keto ideale  shqiptare.
Prandaj Shqiperia eshte jona, diktatura eshte e Enver  Hoxhes!
(Duke lexuar librin e Nazmi Berishes “20 vjet ne burgjet e Enver  Hoxhes” 
dhe duke evokuar udhetimin tim te pare ne Shqiperi ne gusht te vitit  1990.)

 
_Shqipëria  ime, diktatura e Enver Hoxhës! | Gazeta Metropol_ 
(http://www.gazetametropol.com/shqiperia-ime-diktatura-e-enver-hoxhes/)  
 
 
Shqipëria ime, diktatura e Enver Hoxhës! 
Shkruan Bajrush Morina 

Kur në fund të gushtit të vitit 1990 aeroplani i linjës Zyrih -Tiranë po  
bëhej gati të lëshohej në tokën shqiptare, bashkudhëtari im A. G. nga Çabiqi 
i  komunës së Klinës më tha krejt qetë: Mos zbrit fare, kthehu në Zyrih!
U  habita nga ky sugjerim i bashkudhëtarit tim.
Udhëtimi i parë drejt  Shqipërisë.
U njohëm pasi hipëm në aeroplan. A. G. po kthehej në Shkodër nga  një 
vizitë njëmujore që i kishte bërë vëllait të tij në Zyrih, ndërsa unë po  
udhëtoja për herë të parë në Shqipërinë e ëndrrave të mia, në Shqipërinë e  
idealeve të Nazmi Berishës, në Nënën Shqipëri të gjithë shqiptarëve të  Kosovës.
Shqipëria kishte hyrë në shtëpinë time që kur isha fëmijë në vitet  60-ta. 
Në këtë kohë Shqipëria po ia vinte lakun në fyt Nazmi  Berishës.
Bashkudhëtari A. G. më kishte dëgjuar me një mospërfillje gjatë  gjithë 
rrugëtimit tonë prej Zyrihut në Tiranë. Atij i ishin dukur të mërzitshme  
rrëfimet e mia ekzaltuese për Shqipërinë e bukur, për Shqipërinë e pastër, për  
filmat shqiptarë, për letërsinë shqipe me një fjalë për Shqipërinë e idealeve 
të  mia. Bashkudhëtari im i kishte përjetuar këto ideale dhjetë vjet para 
meje,  ashtu siç i kishte përjetuar idealet për Shqipërinë Nazmi Berisha këtu 
e 40 vjet  më parë. Bashkudhëtari im ia kishte mësyrë Shqipërisë i “
çelikosur” me idealet e  njëjta me të cilat ishte nisur Nazmi Berisha 40 vjet më 
parë e unë 10 vjet më  vonë nga bashkudhëtari im. Edhe bashkudhëtari im e 
kishte pasur fatin e keq si  të Nazmi Berishës e qindra shqiptarëve të tjerë. 
Kishte përfunduar në burgjet e  Shqipërisë i akuzuar si “bashkëpunëtor i 
Sigurimit jugosllav, që kishte ardhur  në Shqipëri të bëjë
agjitacion e propagandë kundër pushtetit  popullor”.
Zhgënjimi i parë në aeroportin e Rinasit.
Derisa po i dorëzonim  pasaportat në kufirin shqiptar në Rinas, e luta 
policin që në pasaportën time të  mos më vinte vulën kufitare sepse pas pak 
ditësh më duhej të kthehesha në Kosovë  dhe sigurisht se po të më vihej vula 
shqiptare në pasaportën time, do të kisha  probleme me policinë serbe. Ende pa 
e përfunduar arsyetimin tim, polici kufitar,  me uniformë shqiptare, me 
shqiponjë në kraharor, me një shqipe të nervozuar m’i  përplasi në fytyrë një “
kallaballëk” fjalësh që nuk besoja se po i dëgjoja me  veshët e mi: “Hë 
mor, ç‘mendoni ju kosovarët se hyni e dilni te jugosllavi sa  herë të doni hëëëë
…! Ka shtet këtu, ka rregulla këtu! Nuk hyni dot pa vulë  kufitare!” U 
shtanga. Mbeta pa frymë. Pas pak minutash po ky polic zgërdhihej  duke më 
kthyer pasaportën pa vulë kufitare, pasi paraprakisht kisha “mbushur”  
pasaportën me 20 marka gjermane.
Shqipëria në shtëpinë tonë
Mal Berisha në  Laç po më tregonte bibliotekën e tij modeste. Unë pos që u 
admirova nga numri i  madh i librave, më ra në sy se njëra këmbë e tavolinës 
ishte gjysmë e thyer.  Gjysmën tjetër të këmbës së thyer Mal Berisha e 
kishte “plotësuar” me veprat e  Enver Hoxhës. Kur hyri e shoqja e tij dhe më pa 
mua duke shikuar këmbën e thyer  të tavolinës dhe mbi të gjitha “këmbën e 
plotësuar” me veprat e Enver Hoxhës,  asaj desh i ra të fikët. “O bo bo, o 
bo bo! Po si e fute mikun në këtë tollovi  librash, obo bo”, po murmuriste 
zonja e nderuar e Mal Berishës, e cila sigurisht  se nuk e kishte hallin te “
tollovia” e librave, por të “këmba e plotësuar” e  karriges me veprat e 
Enver Hoxhës.
Po atë ditë Mal Berisha më dha edhe  romanin e Kapllan Resulit “Tradhtia”. 
Atë kohë, në gusht të vitit 1990, nuk e  dija se këtë roman e kishte lexuar 
pjesë-pjesë Nazmi Berisha në burgun e  Burrelit.
Duke e lexuar dëshminë e Nazmi Berishës më rikthehen pamjet e  zbukuruara 
të ekranit shqiptar të kohës së fëmijërisë time dhe pamjet reale të  
Shqipërisë së viteve ’90. Në ekranin e TVSH-së për shumë vjet kisha parë vetëm  
lule, ndërkaq sytë e mi në rrugëtimin drejt Shkodrës më mbusheshin vetëm me  
bunkerë, bunkerë, bunkerë…
Nazmi Berisha ka vuajtur 20 vjet nëpër burgje për  idealet e Shqipërisë së 
shqiptarëve. Me ideale të tilla kemi jetuar shumica e  shqiptarëve jashtë 
kufijve shqiptarë.
Por përderisa Nazmi Berisha e ka  vuajtur me lëkurën e tij ashpërsinë e 
diktaturës më të egër të Enver Hoxhës, të  tjerët jemi “zhgënjyer” në 
Shqipërinë e diktatorit Enver Hoxha pasi kemi pasur  rastin ta vizitojmë shtetin 
shqiptar.
Por Nazmi Berisha që në fillim i lutet  lexuesit të vet që të besojë se ky 
libër është dëshmi e diktaturës, por jo  rrëfim kundër Shqipërisë.
Nazmi Berisha e urren diktaturën e egër të Enver  Hoxhës, por e do 
Shqipërinë e bashkuar.
Si Nazmi Berisha kanë pasur ideale  pothuaj të gjithë shqiptarët jashtë 
shtetit shqiptar. Ai sot jeton larg  vendlindjes, larg Shqipërisë.
Nazmi Berisha ka dëshmuar me plot dhembje për  tmerret e diktaturës së egër 
të Enver Hoxhës, prandaj urrejeni këtë  diktaturë!
Nazmi Berisha ka përshkruar me fjalët më të ngrohta shpirtërore  Shqipërinë 
e idealeve shqiptare, prandaj ruani dhe duajini këto ideale  shqiptare.
Prandaj Shqipëria është jona, diktatura është e Enver  Hoxhës!
(Duke lexuar librin e Nazmi Berishës “20 vjet në burgjet e Enver  Hoxhës” 
dhe duke evokuar udhëtimin tim të parë në Shqipëri në gusht të vitit  1990.)
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.