Protestat
Hamdi Nuhiju <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <CABPCUFn0KhWW-dbRDU0MCyTsBCQAxzvH5ROSEu30sQg7t8DatQ@mail.gmail.com> |
Protestat http://zhurnal.mk/content/?id=1251417561327 Maqedonia gjendet në një qorrsokak. Nuk janë shqiptarët mysliman ato që po e pengojnë futjen e saj në NATO dhe BE, po politikat e mbrapshta të maqedonasve që gjejnë frymëzim në Beograd e Moskë. Edhe qeshjet cinike të ministres Gordana Jankullovska dëshmojnë për fillimin e lëmshit të qëllimtë që maqedonasit ia bënë vetvetes Hamdi Nuhiju Sipas fjalorit elektronik shpjegues me protestë kuptojmë:” Kundërshtim i vendosur për një padrejtësi a për një veprim të paligjshëm; shprehja në mënyrë të prerë e mospajtimit me diçka.” Për shqipfolësit është i qartë ky definicion. Në definicion përfshihen dy fenomene që shpesh i hasim në Maqedoni. Përfshihet fenomeni i padrejtësisë, dhe ai i jo ligjësisë. Ekzistojnë ligje, por ato vlejnë vetëm për shqiptarët. Institucionet e drejtësisë janë të drejta vetëm për maqedonasit, dhe të tjerët që nuk i përkasin fesë islame. Shqiptarët mysliman, dhe myslimanët tjerë në Maqedoni, gjithmonë janë të përballur me këto standarde të dyfishta nga ana e këtij shteti. Dikush i thotë FYROM, e tjetri Maqedoni, ndërsa emri zyrtar i saj i pranuar nga Prishtina dhe Tirana është Republika e Maqedonisë. Këto ditë filloi që të tronditet opinioni i brendshëm i Maqedonisë, nga ana e zgjimit të vogël të myslimanëve. U tronditën edhe shumë shqipfolës në Tiranë, Prishtinë, Tetovë e Shkup, që shqiptarinë e kanë fe, kible-drejtim e kanë Vatikanin, ndërsa Pejgamber e kanë Skënderbeun. Këtyre shqipfolësve nuk po i intereson esenca e daljes së shqiptarëve mysliman në protesta, por dukja e protestave. Ata dolën me flamuj arab, sipas tyre, ulërinin arabisht Allahu ekber, dhe kërkonin të drejta të shqiptarëve. Bile në disa prej shkrimeve që lexova këto ditë, aq shumë iu ishin verbëruar sytë disave, sa edhe Xhamisë Jahja Pasha, i thonin Xhamia e Isa Beut. Pompozitet më të madh mediat e huaja i dhanë të ashtuquajturës kundër protestë të disa huliganëve maqedonas, se sa protestës së drejtë të shqiptarëve mysliman të Maqedonisë. Protesta e parë dhe kjo e dyta për nga shumë gjëra dallon prej protestave tjera që janë realizuar në këtë vend. Këtij dallimi po i frikësohen të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni, në Kosovë, në Shqipëri, jo pse shqiptarët mysliman po japin imazh para botës Evropiane se qenkemi ‘islamist’,’terrorist’,’radikalist’, por ngaqë frikësohen nga zgjimi i myslimanëve. Shqiptarët mysliman si në nivel rajonal, si në nivel vendor, si në atë global, janë popull më pro perëndimor në botë. Në nivel global ata e ndjekin shtetin e fuqishëm të Turqisë, e cila është aleatja më e fuqishme e SHBA-së. Në nivel rajonal ne jemi me Kosovën, Shqipërinë dhe kemi krijuar hapësirën më të fuqishme të tolerancës dhe mirëkuptimit ndërfetar. Këtë gjë e kanë bërë shqiptarët mysliman, ndërsa atyre iu është kthyer me fyerje dhe sharje nga ana e katolikëve shqiptarë dhe ortodoks. Dëshmi për këtë konstatim janë edhe protestat e fundit të realizuara në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë e Kumanovë, dhe komentet e panumërta të katolikëve dhe ortodoksëve shqiptarë kundër grave myslimane që u morën në atë mënyrë nga ana e policisë së Maqedonisë. Shqiptarët mysliman të paorganizuar dolën për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e tyre. Disa i quajtën Haxhi Qamil. Besoj se nuk ka gjë të keqe në këtë emërtim, përderisa e dimë veprimtarinë heroike të Haxhi Qamilit dhe ushtarëve të tij në mbrojtje të Shkodrës nga ana e okupatorëve të huaj. Të tjerët me përbuzje dhe nënçmim u munduan që edhe këto protesta t’i lidhin me shërbimin sekret serb. Ato njerëz që gjithmonë kur dëgjojnë termin Islam dhe mysliman, e lidhin punën me shërbimin sekret serb, ato ndoshta vet janë kreator të atyre politikave për të sulmuar Islamin dhe myslimanët. Shqiptarëve mysliman nuk i tha as Serbia e as Franca dilni në protesta. Po ato dolën, sepse u prekën në nderin e tyre, u përbuzën dhe u nënçmuan. Disa të tjerë, dolën me deklarata dhe komente të tilla, se kinse Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë ka marrë krahun e Jankullovkës, dhe pengon zhvillimin e protestave të qeta dhe paqësore. Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë, doli me deklaratë se Jankullovska duhet që të kërkojë falje për përbuzjen dhe nënçmimin që ia bëri myslimanëve shqiptarë. Ato nuk qëndruan pas protestave, dhe është normale të mos qëndronin. Po as nuk i penguan. Cili njeri me mend në kokë do të pengonte shprehjen e pakënaqësisë nga ana e myslimanëve shqiptarë për rastin në fjalë? Gjërat janë të hapura dhe të thjeshta. Të gjithë myslimanët shqiptarë e dënuan vrasjen e pesë maqedonasve. Vrasjet makabre, nuk kanë të bëjnë asgjë me Islamin dhe myslimanët. Sipas parimeve të fesë islame, të vrasësh një njeri pafajësish është njëjtë sikur të kishe vrarë tërë njerëzimin, dhe t`ia shpëtosh jetën një njeriu është njëjtë sikur t`ia kishte shpëtuar jetën tërë njerëzimit. Shumë njerëz u munduan që ta lidhin rastin në fjalë, me Samitin e NATO-s, në Çikago dhe dëshirën patetike të Maqedonisë për t`u futur duke u larguar nga NATO. Pas protestave, deklarata e kreut të NATO-së, Rasmusen, ishte ajo e vjetra, Maqedonia do të marr ftesë për në NATO, atëherë kur do ta zgjidh kontestin e saj të emrit me Greqinë. Tash duhej humbur pesë jetë të pafajshmish maqedonas, të burgosen qindra shqiptarë mysliman, të nënçmohen gra e motra myslimanë, për një deklaratë të këtillë të Rasmusenit që e kemi dëgjuar shpesh? Maqedonia gjendet në një qorrsokak. Nuk janë shqiptarët mysliman ato që po e pengojnë futjen e saj në NATO dhe BE, po politikat e mbrapshta të maqedonasve që gjejnë frymëzim në Beograd e Moskë. Shqiptarët mysliman edhe Lindjen e kanë të drejtuar kah Perëndimi, si për shembull Turqia, Egjipti, Tunizia dhe akuzohen panda prej shqipfolësve, por edhe prej maqedonasve se ne jemi kundër integrimeve ose edhe kundër Perëndimit e NATO-së. Protestat në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, në atë numër të madh, pa organizator, tregon kahet e padrejta të këtij shteti. Edhe qeshjet cinike të ministres Gordana Jankullovska dëshmojnë për fillimin e lëmshit të qëllimtë që maqedonasit ia bënë vetvetes. Padrejtësia nuk zgjat përgjithmonë. Ndërsa atyre që i vjen era frikë nga zgjimi dhe vetëdijesimi i myslimanëve shqiptarë në Maqedoni, u panë dhe u dëgjuan këto ditë. Në mbretëroftë vetëm ngjyra e zezë e ngjarjeve, mjafton kjo e bardhë e cila doli në shesh për t`i dëshmuar shqiptarëve mysliman të Maqedonisë, se nuk mund të luaj më askush me fatin e tyre.