Mbas 42 vjeteve gjindet varri i Shefqet Kamb er – Bences
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Mbas 42 vjeteve familja gjene varrin e Shefeqet Kamber - Bençes, ne New York BEQIR SINA, Staten Island Familja e tij dhe Vatranet ben Homazhe dhe mbajten Ore perkujtimore kushtuar Shefeqet Kamber - Bençes STATEN ISLAND NY: Ne New York - ishullin Staten Island, javen e kaluar ne kompleksin e varrezave qytetare "Baron Hirsch Cemetery", mbas 42 vjeteve familja e tij - e shoqeruar nga te afermit, shok dhe miq te famijes, duke vendosur buqeta me lule te freskta - beri zbulimin e varrit te tij. Varri ku nje pllake mermeri gri shkruante me germa te gedhenduara Shefqet Kamber - Bença ( 17 Janar 1902 - 8 Maj 1970). Ky varr i perket nje parcele varresh te shqiptareve te hershem te Amerikes, ne ate kompleks. Mbasi dhe vet emri i tij, ze vend ne hsitorine e disapores shqiptare, si patriot e atdhetar, intelektual i shquar. Bença, siç i kan thirrur dhe e njihnin ne Amerike, - njihet ne kolonit e para shqiptare si aktivist dhe veprimtare i shquar, gazetar dhe perkthyes klasik, kryetar i deges se Vatres ne New York, te asaj kohe. Personaliteti me i shquar i kesaj familjeje, ne fushen e aktivitetit kombetar, ne shoqerine Pan Shqiptare “Vatra”, megjithese ai kish hyre ne moshe fare te re vihet perkrahe kolosve te Vatres si Faik Konitza, Fan Noli etj Ishte vetem dymbedhjete vjeç, qe kur ai mbrriti ne token e larget, por diti te mbaj ne kujtesen e tij ndergjegjen kombetare, duke hyre qe ne moshen 19 vjeç ne shoqerine Vatra.Ne gazeten Dielli , te dates 26 korrik te vitit 1921, shkruhet nen titullin ‘Kuvendi i Vatres 1921”:“…Zgjedhjet e zyrtareve u bene keshtu; Kryetar Faik Konitza, sekretar, Kosta Isak, arketar, Koste Ratska,editor, Andon Frasheri, nen editor Arqile Tasi, Komision: Xhevat Harxhi, Shefki Aliko, Hasan Bitincka, dhe mbeti perseri delegat Shefqet Bença Shfeqet Bença, emeri i plote Shfeqet Kamber - Bença, lindi me 17 janar te vitit 1902 ne Bençe - Tepelene dhe vdiq me 8 maj te vitit 1970 ne ishullin Staten Island - New York. Ai ishte nje atdhetar e patriot i flaket, i asaj periudhe, qe sot konsiderohet si nje simbol i shqiptareve te Amerikes. Periudhe, kjo, me e ndritur e shqiptareve te Amerikes, qe perfshiu rreth saj qindra e qindra atdhetar e patriot te tjere, nga mbare Shqiperia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe Çameria, te bere se bashku ne klubet , shoqerite dhe kolonite e para shqiptare ne Amerike, gjithçka e vune ne dobi te kombit tone. Ne kete ceremoni, e cila u shoqerua me pase me nje Ore perkujtimore, mori pjese edhe nje delegacion e Vatres, i drejtuar nga Kryetari i saj, dr Gjon Buçaj, dhe anetaret e kryesise, zoti Zef Perndocaj, z. Marjan Cubi, arkatari z. Dani Blloshmi, veprimtari z. Uk Gjonbalaj, dhe editori i Diellit Dalip Greca. Ne kete ceremoni Bença u nderua me nderime te veçanta nga Vatranet , sepse, ka qene zgjedhur kryetar i deges se Vatres ne New York, dhe disa here ka qene i zgjedhur ne Kuvendet e saj, si Kryetar dhe Sekretar dhe anetar i Bordit te Vatres. Familja nga Shqiperia, ne nje mesazh drejtuar Vatres ne 100 vjetorin e themelimit te saj - theksone se ndjehemi krenar qe jemi pasardhes te tij - sepse, ai i ka dhene gjitheçka qe ka patur per Vatren. "Ne kete 100 vjetor ne ndjehemi te gezuar, theksuan ata sepse me se fundi gjetem dhe varrin e tij - ne nje varreze ketu te New York, ku po qetesojme shpirterat tane, duke vendosur tufa me lule te freskta." Shefqeti ishte djali i nje familje me tradita te thekura patriotike ne Tepelene, e zonen per rreth saj. Ai dhe vellai i tij Mustafaj erdhen ne Amerike, fare te rinje, per nje jete me te mire. Ne fakt mbiemri i sakte i familjes ishte Thanasaj, por per shkak te emrit te fshatit te tij te njohur nga njerezit, te gjithe e therrisnin dhe e njihnin si Shfeqet Bença. Personaliteti, me i shquar i kesaj familjeje, ne fushen e aktivitetit kombetar, ne shoqerine Pan Shqiptare “Vatra”, Shefqeti, i lindur ne vitin 1902, thuhet se e preferoi, si vule identiteti, emrin e fshatit “Bença”, per mbiemer te tij. Shefqeti, dhe vellai i tij Mustafai- 98 vite me pare,ne vitin 1914, sipas shkrimeve te asaj kohe, thuhet se me 114 gra e burra , djem e vajza nga fshati i Bençes ne Rrethin e Tepelenes, vendosen dhe u nisen , duke kaperxyer Atllantikun dhe duke ardhur ne AMERIKE. Perpara varrit nipi i tij Professor Baftjar Kamberi, ne emer te familjes, duke u perulur me plot respekt para varrit te xhaxhait, tha se Shefqeti, ka qene nje aktivist dhe drejtues i shoqates Vatra, per shume kohe. 42 vjet me pare - pra, pas vdekjes, neve familjes se tij nga Shqiperia, tha ai na jepet mundesia per here te pare se bashku me pjesen tjeter te familjes sone ketu ne Shtetet e Bashkuara, qe te bejme homazhe prane ketij varri. "Mbasi atij i takon ky homazh solemn dhe kjo ore perkujtimore, tha Professor Baftjar Thanasi, qe ne po mbajme, sepse ai punoje shume per fatet e kombit tone ne SHBA." Me pase duke falemnderuar pjesmarresit, nipi i tij nga Bença, Baftjar Thanasi me gjithe anetaret e familjes, kerkoje nga pjesmarresit te mbahet nje minute heshtje ne nderim te tij Kryetari i Federates PanShqiptare Vatra, Dr. Gjon Buçaj i cili udhehiqte delegacionin e vatraneve ne kete dite homazhi para varrit te ketij Vatrani te shquar, theksoje se: "Sot, eshte dite mallengjimi - por edhe dite feste - dite malli - dhe dite dashurin e respekti, sepse ne po bashkohemi ashtu sikur ai u nda nga jeta 42 vjet me pare i rrethuar nga plot shok edhe miq te asaj kohe, me gjithe ate dashurine e madhe e njerezve te tij pertej oqeanit ne Shqiperine, e larget prej Amerikes." Me tej u shpreh dr Buçaj, ai e kaloi gjithe jeten e tij, me dashurine e madhe per atdheun e tij, por edhe per familjen e njerezit e tij, qe per fat te keq u ndane me disa dekada mes njeri tjetrit. Por, ai duke u bashkuar me patritotet e atdhetaret ne mergim u perpoq deri ne vdekje per Shqiperine, duke u bere edhe nje Vatrane i flaket, qysh ne fillimet e para te saj, aktivist i se ciles ai ishte dalluar. Andaj ky homazh dhe kjo Ore perkujtimore qe do te mbahet sot, tha kreu i Vatraneve, eshte "feste", per ju familjaret e ne te gjithe, sepse, perseri ky varr na mblodhi se bashku te gjithe shqiptareve, ashtu si dinte t'i mblidhte Shefqet Kamber Bença - shqiptaret e Amerikes, sa ishte gjalle, kur e kerkonte çeshtja kombetare. Pra, qe te kujtojme ate me mirenjohje dhe respekt te veçante edhe tani mbas 42 vjeteve te vdekjes se tij, per ate veper te madhe qe la pase", u shpreh dr Buçaj. Prof. Baftjar Thanasi, i nipi i Shefqet Kamber Bençes, i cili erdhi enkas me kete rast me nje ftese nga Shqoata Vatra, per te marre pjese ne festimet e 100 vjetorit te themelimit te Vatres, ne oren perkujtimore, e cila u mbajt ne mjediset e lokalit "Bela Vita" ne Staten Island - New York, me pronar shqiptare,(nga Ulqini Adem Cuka), u shpreh se ishte i rrethuar ne emocione te medha, qe per te duket se filluan disa dekada me pare . "Ndersa im ate, kujtoje ai ne fjalen e tij, me shpjegonte rreth hisorise se familjes tone te Thanasajve, ai me rrefente kohera te veshtira per periudhen kur shpertheu Lufta e Pare Boterore dhe djegejet e shkaterrimet e fashatrave te Shqiperise se Jugut, perfshire dhe fshatin tone Bençen. Pikerishte, tha ai ne kete periudhe dhe nga fshati jone u detyruan dhe vendosen te largohen rreth 114 persona. Brenda ketyre personave perfshiheshin 12 antare te fisit “Thanasaj”, nga keta 5 antare ishin nga familja jone, ose familja e stergjysherve te mi. Ne vijim te fjales se tij Professor Baftjar Thanasaj, tregoje historine e familjes Thanasaj ne emigrimin e tyre ne Amerike. Ngjarjet rrodhen ne vite, tregoje ai dhe Zeneli ( gjyshi im ) , vendosi qe te kthehej ne Shqiperi. Ne vitet ne vazhdim , tha ai kthehen dhe Çaushi me Xhemilen , nderkohe qe Çaushi semuret rende dhe nderron jete ne Shqiperi . Pas pak kohesh Xhemilja vendos te kthehet perseri tek djemte e tjere ne Amerike dhe vdes ketu ne vitin 1955. Nder te tjera nipi i tij Baftjari, gjate fjales se tij ne kete ore perkujtimore, theksoi se xhaxhai im ishte vetem 12 vjeç qe kur ai mbriti ne token e larget, por diti te mbaje ne kujtesen e tij ndergjegjen kombetare, duke hyre qysh ne moshen 19 vjeç ne shoqerine VATRA. Me poshte Professor Baftjar Thanasaj, permendi disa fakte duke kujtuar se " --Nga gazeta Dielli e vitit 1921,shohim se si vazhdimisht rritet bashke me shoqerine pan shqiptare Vatra, edhe emri dhe personaliteti i Shefqet Bençes.--Ai zgjidhet disa here kryetar i kuvendit te Vatres disa here sekretar i Kuvendit, si dhe disa here gazetar i Kuvendit, disa here antar i komisionit e antar i vazhdueshem e aktiv i Vatres, per problemet e saj te vazhdueshme, per çeshtjen kombetare shqiptare, qe e prokuponin Vatren atehere. -"Shefqet Bença, tha ai s’ishte thjesht nje antar i Vatres, sa per emer, por sipas dokumentave te kohes, ai arrin te debatoje e te jap mendime per botimin e Historise se Skenderbeut te Fan Nolit.--Shefqeti keshtu lufton ne mbrojtjen dhe sigurimin e Arkivit te Vatres dhe kjo deshmon per kulturen e tij te gjere Ne kete kontekst, shprehet Baftjari --Shefqeti, jo rastesisht ishte drejtues i banketit te organizuar per nder te 40 vjetorit te ardhjes se Fan Nolit ne Amerike, ne drejtimin e Vatres, ishte pikerisht kompletimi si personalitet, fakt mbi te cilin u dha besimi per te drejtuar ate ceremoni te rendesishme, tha ai. Nipi i tij professor Baftjar Thanasaj theksoje -:"Gjithashtu, Shefqeti lufton sa qe gjalle qe te mos te kete perçarje midis Vatraneve dhe kjo shihet ne thirrjen qe ben ai per bashkimin me ta, te shoqerise “Shqiperia e Lire.” --Shefqeti ishte burre me zemer te madhe. Ai u rrit, u poq, e u be luftetar I ceshtjes kombetare shqipetare ,bashke me Vatranet dhe me zerin e kesaj shoqerie mbare kombetare gazeten Dielli. Ne fjalen e tij Baftjari rrefeje si xhaxhai i tij mbeshteti Fan Nolin po aq sa dhe Konicen e duke ruajtur ekuilibra te tille , aq sa ai permendet vazhdimisht si nje njeri qe ja kushtoi tere jeten e tij çeshtjes kombetare.-- "Ai, nenvizoje nipi i tij, nuk u martua dhe e vetmja martese e tij ishte shkrirja me idealet, sa patriotike aq intelektuale te Vatres dhe te Diellit. Ai vazhdoi veprimtarine patriotike qe nga mosha 19 vjeç e gjer sa ai vdiq ne moshen 68 vjeç ,ne 8 maj 1970. gjithmone duke menduar se "Pa Vatren nuk do te kishim Shqiperi te pavarur, pa vatranet nuk do te kishim Shqiperi te lire dhe Demokratike". Ne fund te fjales se tij ne kete Ore perkujtimore professor Baftjar Thanasaj i ardhur qellimisht per kete eveniment, dhe kremtimin e 100 vjetorit te themelimit te Vatres ne New York, u shpreh se :" Une jam krenar qe erdhi dita per t'a mbajtur kete premtim perkrah pjeses tjeter te familjes tone ne Amerike. Dhe, qe kjo Ore perkujtiomore dhe keto homazhe behen edhe me madheshtore, sepse, u zhvilluan ne kete 100 vjetor te VATRES, me te gjithe ne niperit dhe mbesat e tij, se bashku me vatranet, dhe te krenohemi me xhaxha Shefqetin dhe jemi krenare qe me ardhjen e demokracise, shembjen e komunizmit ne vendin tone, te na jepet rasti qe te vime e te vendosem nje tufe me lule ne varrin e tij, 42 vite mbas vdekjes !" Oren perkujtimore kushtuar Vatranit te kulluar Shefeqet Kamber - Bença, e pershendeten me fjale rasti Kryetari Shoqates PanShqiptare te Amerikes VATRA, dr Gjon Buçaj, editori i Diellit zoti Dalip Greca, zonja Kozeta - Keze Zylo, antare te rrethit te ngushte, te kesaj familje, miq e dashamire te tyre ne Amerike. Edmont Ismailati miku i kesaj familje ne fjalen e tij, peremendi se "Perveçe Shqeqetit ka patur dhe shume Tepelenas te tjere ne Amerike, siç jane tha ai: Bilbil Xhela, Asllan Dragoti, Hamit Veise Mezhgorani, Haki Çika, Merko Kuçi, Mamije Duka, Shaqo Duka, Myzejen Zhurba, Jaçe Asllan Mexhgorani, Kasem Duka, Kemal Veiseli, Xhafer Lekdushi, Jaçe Asllan Mexhgorani, …etj." Disa prej ketyre Tepelenasve, qe siper permenda, tha Ismailati, kane lene edhe trashgimtaret e tyre niperit dhe mbesat qe ndodhen e sot ne Amerike. Ismailati me tej nenvizoje se :"Duke mesuar me shume per figuren e Bençes, ashtu duke nisur makinen ne qytetin ku ai jetoje 42 vjete me pare, ne Manhattan-in, nga nje lagje ne tjetren te saj - ashtu si thuhet se pat levizur dikur Shefqet Bença ne sherbim te Vatres famemadhe, u frymezova edhe une, kete dite, duke shkruar nje poezi, " duke shkruar nje strof ne Downtown, nje ne Union Square, Time Square, nje ne lagjen Chelsea, dhe nje ne lagjen e famshme te shqiptareve te pare, aty ku kishin klubet shqiptaret ne Delancey etj derisa mbarova poezin qe e krijova enkas per kete Vatran te vertete dhe po e lexoje me kete raste. (Box:) Vatran i vertete Shefqet (Thanasi) Bença Vatran i vertete Shefqet (Thanasi) Bença Ne Bençen e fiseve ilire, U lind nje djale fisnik, Eshte Shefqet Thanasi, Mbiemer, mban fshatin e tij. Bajonetat e andarterve greke, Masakruan femije dhe pleq, Fshati u boshatis, ngeli i shkrete, Dhimbjet e mergimit, moren perjete. Shefqeti me familjen, mbrriten ne Amerike, Aty u rrit, u burrerua me hovin patriotik, Tek Noli dhe Konica, i mbante syte, Shpirtin me vatranet, e bashkoj nje dite. Gjithe jeten e pagezoi, me atdhetari, Besen lidhi me vatranet, per Shqiperin’, Te bashkuar si nje zemer, jug dhe veri, Te mbrojne atdheun, nga armiqte e tij. Te gjithe u betuan nje zeri, Siç e tha dhe Fan Noli, vete, "Mbahu nene mos i frike, se ke djemte ne Amerike" 1 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 1 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21
IMG_0031.JPG
(image/jpeg, 62.4 KB) - not displayed
IMG_0033.JPG
(image/jpeg, 45.4 KB) - not displayed
IMG_0034.JPG
(image/jpeg, 49.1 KB) - not displayed
IMG_0035.JPG
(image/jpeg, 50 KB) - not displayed
IMG_0040.JPG
(image/jpeg, 61.7 KB) - not displayed
IMG_0042.JPG
(image/jpeg, 51.1 KB) - not displayed
IMG_0048.JPG
(image/jpeg, 61.5 KB) - not displayed
IMG_0057.JPG
(image/jpeg, 62.8 KB) - not displayed
IMG_0061.JPG
(image/jpeg, 56.7 KB) - not displayed
IMG_0067.JPG
(image/jpeg, 37.9 KB) - not displayed
IMG_0071.JPG
(image/jpeg, 39.3 KB) - not displayed
IMG_0080.JPG
(image/jpeg, 40.7 KB) - not displayed
IMG_0095.JPG
(image/jpeg, 42.2 KB) - not displayed
IMG_0098.JPG
(image/jpeg, 12.6 KB) - not displayed