700 dollar per te pare Barbra Streisand ne Brooklyn
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
700 dollar per te pare Barbra Streisand ne Brooklyn BEQIR SINA, Brooklyn NY "Barbra Streisand vjen ne shtepin e saj " - Vajza me e preferuar Brooklyn-it, vjen kete vjeshte per te dhene nje koncert ne pallatin ri te sportit Barclays Center BENSONHURST BROOKLYN NY : Gazetat e lagjes dhe televizioni i lagjes tone Bruklinit, shkruan sot me "mburrje" se "Barbra Streisand po vjen ne shtepin e saj ". Vajza me e preferuar Brooklyn-it, vjen kete vjeshte per te dhene nje koncert ne pallatin ri te sportit Barclays Center. Barbra Streisand e lindur dhe rritur ne lagjen me te njohur te emigranteve Brooklyn - New York, kengetaria me fame boterore, vleresuar si nje superylle, do te jap nje koncert te enjten me 11 tetor, ne Bruklin ne pallatin e sportit Barclays Center, me 19,000 vende. Para-shitjet per biletat per kete koncert, dolen ne shitje, qysh sot ne pikat e shtijes por edhe ne Tiketmaster per koncerti Barbra Streisand qe do te mbahet ne stadiumin e ri te mbuluar ne 11 tetor dhe ato do t'ju kushtojne ne mes (gati!) 104 dollare per uleset e konsideruara me te "lira" , pra vendet ne rradhet e lartme, pastaj sipas ngjyrave 171 dollare, dhe 385 dollare dhe deri per te zene nje vend ne trubunat e para, jane çmimet per nje bilet qe varioin deri ne 716 dollare Streisand, sipas shtypit amerikan do te bej me kete rast nje kthim triumfues ne lagjen e saj te lindjes Brooklynin e emigranteve. E lindur ne lagjen ku me se shumti jetojne tani emigrantet afrikano amerikan dhe latine, por italinet dhe çifutet, lagjia Flatbush eshte lagjia ku ajo ka marre nje e diplome ne Erasmus Hall High School. Streisand do te jap koncertin publik per here te pare "shtepine" e saj ne Brooklyn, duke rritur interesimin e madh te adhuruesve te saj. Duhet cekur se ne Brooklyn jetojne edhe shume emigrante shqiptare, familje te vjetra shqiptaresh por edhe emigrante te rinje te dy dekadave te fundit qe preferojne Bruklinin. Streisand ka deklaruar, per kete koncert se: "Brooklyni per mua do te thote se eshte nje Kings Loews, nje Erasmus, nje Yeshiva , nje Dodgers, nje Prospect Park e tjer - Une jam shume e lumtur qe kam per te ardhur perseri ne Brooklyn, por do te vije me kembe ne toke. Hej! miq te mi jame shume e lumtur se do te jem perseri ne shtepin time - ne Brooklyn. ", thote ajo me krenari per kete qyet emigrantesh. Pronari i stadiumit me te ri Barclays Center, i cili eshte ngritur ne nje shesh ne qender te qyteti tha per kete eveniment "Kur kam menduar per ndertimin e nje arene ne Bruklin, une gjithmone kisha parashikuar se nje dite Barbra Streisand do te vije ne shtepin e saj - per te marre dashurine e brukilinasve te saj - te lindjes", tha pronari Barclays Center Bruce Ratner. "Eshte shume e thjesht dhe pothuajse surreale per te mirepritur ndoshta nje artistit me te madhe te gjitha koherave ne Barclays Center. Barbra eshte Brooklyneze dhe nuk ka askund vend me te pershtatshem per te sesa per te dhene nje koncert te tille. Kjo do te jete nje nate per te kujtuar dhe mos harruar kurre nga Brooklyni. " tha pronari Barclays Center Bruce Ratner. 1 2 3 4 5 6 7 8
clip_image002.gif
(image/gif, 94.8 KB) - not displayed
clip_image004.jpg
(image/jpeg, 25.5 KB) - not displayed
clip_image005.jpg
(image/jpeg, 18.5 KB) - not displayed
clip_image007.jpg
(image/jpeg, 105.2 KB) - not displayed
clip_image008.jpg
(image/jpeg, 19.2 KB) - not displayed
clip_image009.jpg
(image/jpeg, 127.5 KB) - not displayed
clip_image010.jpg
(image/jpeg, 10.4 KB) - not displayed
clip_image012.jpg
(image/jpeg, 56 KB) - not displayed
clip_image013.jpg
(image/jpeg, 19.6 KB) - not displayed
clip_image014.jpg
(image/jpeg, 95.5 KB) - not displayed