Themelimi i Izraelit dhe pranimi i tij në OK B

ajni sinani <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Themelimi i Izraelit dhe
pranimi i tij në OKB
Ajni Sinani
1 – Përfundimi i mandatit britanik dhe
shpallja e pavarësisë së Izraelit
Dy vjet pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore 1914-1918, në të cilën
aleatët fituan dhe Perandoria Osmane u mund, pjesët arabe të saj u morën në
shqyrtim në një konferencë në qytetin italian San Remo (1920), në të cilën u
arrit një marrëveshje për ndarjen dhe caktimin e mandateve[1],
ku dëshirat e arabëve vendas u morën parasysh vetëm në mënyrë të pjesshme. 
Siria, siç ishte premtuar, i kaloi Francës, ndërsa Britania mori hisen e
saj në Palestinë dhe në Irak. Mandatet do të ishin vetëm të përkohshme dhe
duhet t’i aftësonin vendasit për të arritur, së fundi, pavarësinë e plotë.
Deklarata e Balfourit, u ndërthur në mandatin e Britanisë për Palestinën, duke
i kënaqur kështu dëshirat e sionistëve.[2] 
 Britania caktoi si përfaqësues të vet në
Palestinë Herbert Samoilin, në vitin 1920, i cili në vitin 1916 kryente detyrën
e ministrit të punëve të brendshme. Ajo e vazhdoi mandatin e saj mbi Palestinën
për 28 vjet (1920-1948). Këshilli i Ligës së Kombeve në vitin 1922 e miratoi
protektoratin Britanik mbi Palestinën sipas dokumentit mandatar.[3] 
Rezoluta e San Remos, që u miratua në 25 prill të vitit 1920, përfshiu
Deklaratën e Balfourit dhe nenin 22 të Statutit të Lidhjeve të Kombeve. Ajo
ishte dokumenti bazë mbi të cilin u vendos mandati për Palestinën. Në qershor
të vitit 1922, Lidhja e Kombeve aprovoi Mandatin mbi Palestinën, që hyri në fuqi kur u zgjidh një grindje midis Francës dhe Italisë mbi
mandatin mbi Sirinë. Kjo ndodhi në shtator të vitit 1923. Mandati mbi
Palestinën ishte një dokument ekplicit në lidhje me përgjegjësitë dhe të
drejtat britanike të administrimit në Palestinë.[4] Gjithashtu, pikat e tij vërtetonin nxitjen e migrimit hebraik.  
Britania
e Madhe vendosi të tërhiqej më 14 Maj 1948 në vend të 1 gushtit, sikurse ishte
paraparë me planin e KB, gjë që e vështirësoi punën e Komitetit të KB në
implementimin e vendimeve të KB për ndarjen e Palestinës. Këshilli i
Përgjithshëm i organizatës sioniste i përshpejtoi përgatitjet e shpalljes së
shtetit hebraik në të njëjtin ditë të largimit të trupave anglezë. Kështu,
Këshilli Nacional Hebraik, i përbërë nga përfaqësuesit e rrymave politike të
organizatës botërore sioniste, shpalli formimin e shtetit disa orë para
largimit të njësive të fundit ushtarake angleze nga Palestina.[5]  
 
2- Deklarata për shpalljen e shtetit të
Izraelit(1948)
Më 14 maj të vitit 1948 (dita e pestë  e muajit Ijar të  vitit 5708,
sipas kalendarit hebraik) ishte marrë  vendimi definitiv që  të  shpallej shteti hebraik me 650 mijë  banorë. Me këtë akt bëhej përtëritja e
shtetit hebraik, Eretz Izrael.[6] Deklarata e Pavarësisë kishte 979 fjalë hebraike.[7] 
Në Deklaratën e Pavarësisë është thënë: “Shteti Izrael do të jetë i hapur
për migrimin e hebrenjve dhe tubimin e të internuarve; ai do të forcojë
zhvillimin e vendit në interes të të gjithë banorëve, ai do të bazohet në liri,
drejtësi dhe paqe, sikurse që kanë profetizuar profetët e Israilit; ai do të
sigurojë barazinë e plotë e të drejtave sociale dhe politike për të gjithë banorët
e vet pavarësisht nga religjioni, raca ose gjinia; ai do të garantojë lirinë e
besimit, ndërgjegjes, gjuhës, edukimit dhe kulturës; ai do të ruajë të gjitha
vendet e shenjta të feve; ai do të jetë thellësisht lojal ndaj parimeve të
Kartës së KB...”[8]
Qëllimet dhe parimet udhëheqëse të shtetit të ri u
përkufizuan si vijon: Është arritur rimëkëmbja e shtetit në atdheun e
vjetër, Eretz Izrael, nga i cili populli hebraik është dëbuar me dhunë. Në
dekadat e fundit pionierët hebraikë dhe hebrenjtë e tjerë e kanë shndërruar
shkretëtirën në një kopsht të lulëzuar, e kanë përtërirë gjuhën hebraike, kanë
ndërtuar fshatra dhe qytete... duke u sjellë bekimin dhe përparimin të gjithëve
banorëve të vendit në Palestinë. 
Katastrofa e hebrenjve evropianë kishte kërkuar zgjidhje urgjente të  çështjes së tyre që ishin pa atdhe përmes
rimëkëmbjes të shtetit në Eretz Izrael, që do t’ia hapte dyert gjerësisht çdo
hebreu në botë. Bashkësia hebraike në Palestinë ka dhënë kontributin e saj të
plotë  për luftën e popujve liridashës
dhe paqedashës kundër forcave të errëta të nazizmit, prandaj ka fituar të
drejtën që të përfshihet në bashkësinë botërore të popujve.    
 
3 - Nakba 
Për
palestinezët krijimi i Izraelit në 14 maj 1948, rreth gjashtë muaj pasi
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi për ndarjen e Palestinës së atëhershme
në shtetet arabe dhe hebraike, ishte "Nakba”(arabisht El-Nakba), ose
“Katastrofë”, ku rreth 700 mijë palestinezë i braktisën apo u dëbuan nga
shtëpitë e tyre. Prandaj ditën e krijimit të Izraelit palestinezët e njohin si
El-Nakba ose "Katastrofa"e vitit 1948. Palestinezët e përkujtojnë
Nakbën çdo vit në 15 maj. [9] 
Në vitin
2008, kur Izraeli festoi 60 vjetorin e krijimit të shtetit, palestinezët
përkujtuan 60 vjetorin e Nakbas. Ata marshuan në mënyrë solemne në Bregun
Perëndimor në  rreshta që simbolizonin
shpresën e refugjatëve palestinezë për t'u rikthyer në fshatrat e tyre që tani
janë brenda kufijve të Izraelit. Ata dhe pasardhësit e tyre, shumë prej të
cilëve jetojnë në kampe refugjatësh, besojnë se kanë të drejtë të kthehen ne
tokën e tyre historike.[10]Shumë palestinezë mendojnë se kërkesa e tyre për t’u kthyer në tokat e
para 1948-ës nuk do të realizohet kurrë në praktikë. Megjithatë, nëse do të
pranohej se është bërë një padrejtësi, kjo do të ndihmonte shumë në gjetjen e
një zgjidhjeje.
Fransis
Boyle ka propozuar një fushatë ndërkombëtare që do të kërkonte prej Asamblesë
së Përgjithshme të KB që të vendosë Tribunalin Ndërkombëtar për krime të luftës
në Palestinë, që do të mund të punonte sipas vijave orientuese të Tribunalit të
ish-Jugosllavisë. Ai do të ishte në gjendje që të merrej me krimet e luftës që
ka bërë dhe bën ushtria izraelite ndaj popullit palestinez.[11] Uri Avnery, një intelektual i njohur izraelit, shkruan se me rastin e festimit
të 60 vjetorit të formimit të Izraelit, shumë burrështetas u mblodhën në Izrael
por asnjëri prej tyre nuk tha asnjë fjalë për ardhacakët sionistë, bllokadën e
Gazës dhe vrasjet e përditshme. Asnjëri nuk u ngrit që të tërhiqte vërejtjen se
një politikë e tillë do ta çonte Izraelin drejt shkatërrimit.[12]  
Korrespondenti
i BBC-së në Jerusalem, Tim Franks, thotë se Izraeli ka ndryshuar në mënyrë
dramatike që nga koha e krijimit. Popullsia është rritur dhjetë herë, ekonomia
dhe ushtria e vendit janë në pozita shumë më të fuqishme se ato që kishin
ëndërruar themeluesit e shtetit. Megjithatë, ai thotë se Izraeli është një vend
ku shumëçka është ende e paqartë, për shkak të konfliktit të pazgjidhur me
vendet arabe fqinje dhe palestinezët. Po ashtu, nuk është
e sigurt nëse do t’i mbijetojë kohës mozaiku i larmishëm fetar, etnik
dhe politik që përbën vendin.[13]
 
 

________________________________
 
[1]http://en.wikipedia.org/wiki/British_Mandate_of_Palestine(me datë 15. 08. 2008.)    
[2]Stanford J. Shaw, Ezel
Kural, Historia e Perandorisë
Osmane dhe e Turqisë Moderne, vëllimi II,  Jehona Study Center, Tiranë, 2006, f. 400.
[3]Mandati Britanik përfshinte gjithëterritorin e asaj qënjihet si Palestina
Historike, me 26. 920 km (që nënkupton shtetin e Izraelit,
Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës). Shih:   http://ar.wikipedia.org/wiki/%D8%A7%D9%84%D8%A7%D9%86%D8%AA%D8%AF%D8%A7%D8%A8_%D8%A7%D9%84%D8%A8%D8%B1%D9%8A%D8%B7%D8%A7%D9%86%D9%8A_%D8%B9%D9%84%D9%89_%D9%81%D9%84%D8%B3%D8%B7%D9%8A%D9%86(me datë 12. 07. 2008.)
      
[4]http://en.wikipedia.org/wiki/British_Mandate_of_Palestine#Drafting_The_Mandate(me datë 09. 07. 2008.)
[5]Vojimir Sobajić, op.
cit., str. 187.   
[6]Eretz Yisrael është shprehje hebraike qëështë përdorur në Dhiatën e Vjetër, që fjalë për fjalë do të thotë dheu i
Izraelit: “E në mbarë dheun e Izraelit nuk kishte farkëtarë...” (Libri i parë
i Samuelit/ 13:19). Shih: Abdulvehab Muhammed El Mesiri, Mevsua El Jehud... op.
cit., f. 204.
[7]Golda Meir, Izraeli im (fejtoni 25), Zëri, e shtunë, 5 tetor,
(Prishtinë), 2002, f. 14. 
[8]Shih: Vojimir
Sobajić, op. cit, srt. 403;  
http://www.mideastweb.org/israeldeclaration.htm(me datë 18. 07. 2008.)
 
 
[9]http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2008/05/080508_israel_anniversary.shtml(me datë 13. 07. 2008.)
[10]http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2008/05/080515_palestine.shtml(me datë 16. 07. 2008.)
[11]Fransis Boyle është profesor i të drejtës
ndërkombëtare në Universitetin Ilinios. Shih:  
http://www.srebrenica.ba/?link=12 (me datë 19.
07. 2008.)
[12]http://www.islambosna.ba/index.php?option=com_content&task=view&id=2167&Itemid=31 (me datë 22.
07. 2008.)
[13]http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2008/05/080508_israel_anniversary.shtml(me datë 26. 07. 2008.)
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.