CANADA :Nje 52 vjeçare gelltiti nje gur i diamanti , policia ne pritje te "nxjerr
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
CANADA :Nje 52 vjeçare gelltiti nje guri diamanti , policia ne pritje te "nxjerrjes" se diamantit me vlere 20 mije dollare WINDSOR - CANADA : (Bota Sot) Ne qytetin kanadez Windsor policia arrestoi nje grabites, i cili pas inkursionit ne nje dyqan bizhuterish, per te fshehur provat gelltiti disa zbukurime me diamante me vlere 20 mije dollare. Ne fillim krimineli mohonte gjithçka, por fotografimi x-ray e aparatit tretes, nga zorret , stomakun dha jshteqitjen qe iu be atij konfirmoi dyshimin e hetuesve. Tani grabitesi i pafat mbahet ne nje dhome speciale nen mbikeqyrje 24-oreshe, dhe mund te kaloi ne operacion mbasi guri ka "ngecur" ne zorre. Policia tha se ai eshte nje kandaz, i cili prej javes se kaluar eshte i akuzuar per vjedhje dhe gllaberim te nje guri diamanti, te perpunuar me vlere 20.000 dollare amerikan, por qe po mbahet ne paraburgim deri sa ai te pranoje fajsine, tha policia kanadeze. Rreshteri i policise se qytetit Windsor Brett Corey, u tha gazetarve vendas se personi i akuzuar eshte qytetar kanadez, ai eshte duke u mbajtur ne nje qeli pa banje, ndersa zyrtaret presin qe ai te nxjerri nga stomaku gurin e diamantit te gelltitur. "Ne i kemi dhene atij nje ene (nje kove) dhe jemi duke vezhguar te gjitha levizjet e tij - nepermjet kamerave dhe skenerit. Oficeret tane mjeko-ligjore jane ne nje vezhgim te linjes se percjelljes se ushqimit ne trupin e njeriut e cila quhet "s...t", per te gjetur diamantin i cili kalon neper zorre e tij deri sa te dale jashte", tha zoti Corey, i cili po mbykqyr situaten, por tha ai "deri tani ne nuk kemi gjetur asgje". 52-vjeçari i quajtur Richard Mackenzie Matthews, eshte pare ne nje video te mbikqyrjes, teksa ai gelltiti nje perle 1.7-karat ne nje dyqan bizhuterie ne Windsor, Ontario, me 10 maj, pasi nje puneonjes e atij dyqani e akuzoi ate per rrembim dhe gelltitje te nje guri diamanti, dhe thirri policine. Rreshter Corey, u tha gazetarve se njeriu qe gelltiti diamantin, keto dite nga "frika" e perkeqesimit te shendetit te tij - tani eshte duke bashkepunuar me policine ka marre nje substance qe quhet laxatives, per nxjerrjen e gurit, por oficeret mjeko - ligjor, thane se " diamanti ka mbetur mberthyer ne zorret e tij" dhe nuk po del jashte. Diamantet jane radiolucent ose pothuajse teresisht te padukshem ne fotografimin x-ray , por dy guret ne forme "kubi" qe ai i gelltiti bashke me diamantin, ishin te qarte ne dy radiografite e marra nga te perbrendshmet e tij dhe kete jave nese nuk i nxjerr vete trupi i tij - atehere natyrisht do te kete nderhyrje kirurgjikale, deklaroi rreshteri i policise se qytetit Windsor Brett Corey. / BEQIR SINA/
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 75.1 KB) - not displayed
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 69.9 KB) - not displayed