Maqedonia në ankand

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFmmsOKgj4PAz4RB5zCo1Djzp-QA83sneSKoBDdPvbO2sA@mail.gmail.com>
Maqedonia në ankand

Hamdi Nuhiju
http://zhurnal.mk/content/?id=125221059827

Republika e Maqedonisë, FYROM, ose Maqedonia, fëmiu i ledhatuar i sllavëve
të Ballkanit, po edhe i Perëndimit, po kërkon të thithë herë tek njëra
nënë, e herë tek njerka. Frymëzimi i saj nuk është Perëndimi, e as Lindja.
Veriu dhe Jugu nuk kanë kuptim për këtë copë vendi. Epiqendra frymëzuese
gjendet në xhepat e ministrave të Gruevskit dhe disa jargëzimeve që
lëshohen në adresë të koalicionit qeveritar.

Ky artikull po shkruhet dy ditë para samitit të NATO-s në Çikago, duke mos
vënë në mëdyshje përshtatshmërinë e konkluzioneve në të ( këtë artikull) me
ato të nxjerra nga Samiti i NATO-s në Çikago, në lidhje me integrimin ose
jo të Maqedonisë. Këtë komoditet na jep vet kryeministri Nikolla Gruevski,
i cili para mbajtjes së Samitit të NATO-s në Çikago, patë deklaruar se ai
nuk shpreson që Maqedonia të jetë në rend dite në këtë Samit, e të mos
flasim që të marrë ftese. Para pak ditëve, deputeti i VMRO-DPMNE , Vlatko
Gjorgjev, për një medium të huaj, dha një deklaratë, se nuk është shumë me
rëndësi që Maqedonia të jetë pjesë e NATO-s.

Problemet tona të brendshme, prapë nuk do të na zgjidh NATO-ja, por do të
duhet që ti zgjedhim vet. Ky komoditet i kësaj qeverie është shqetësues për
shqiptarët e Maqedonisë, po edhe për vet maqedonasit. Në këto momente
maqedonasit nuk kanë mundësi të shohin rrugën e gabuar të kreut të tyre
qeveritar, pasi që janë me barkun e mbushur, përkohësisht. Këtë gjë, me
lehtësi e vërejnë shqiptarët, të cilët shahen, përbuzen, nënçmohen,
maltretohen, lihen në mëshirë të fatit, pa asnjë fije perspektive. E udhës
është që të shqetësuar të janë vet maqedonasit, e jo shqiptarët, pasi që
rruga e padrejtësisë shoqërore ta humb me krye, por edhe me çatinë ku
vendosje kryet. Gjërat kanë nisur për së mbrapshti, dhe si duket edhe
kështu do të përfundojnë. Ne habitemi, kur shohim një Turqi aq të fuqishme
ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht, që vazhdimisht kërkon të bëhet
pjesë e Bashkimit Evropian, dhe asnjëherë nuk dorëzohet nga ky opsion,
ndërsa Maqedonia, një vend i varfër, mund të themi e madhe sa një lagje e
Stambollit, as që ia vendon veshin politikave të NATO-s e as që shqetësohet
pse nuk mund të bëhet pjesë e saj. Maqedonia nuk është pjesë e Federatës
Ruse.

Ajo nuk gjendet as në ndonjë federatë të përbashkët me Serbinë. Nuk ka
dalje në deti, e as që ka kapacitete politike për të menaxhuar me resurset
natyrore në mënyrë të drejtë, me qëllim pasurimin e popullsisë në mënyra të
barabarta. Këto vitet e fundit, ne po shohim vetëm reklama boshe nga ana e
qeverisë së këtij shteti, pa asnjë efekt pozitiv për qytetarët. Edhe vet
projekti shumë i reklamuar, ‘Blej shtëpi, blej banesë’, është një mashtrim
i përmasave ekstreme, dhe një projekt i dështuar qysh në fillim. Asnjë
strategji zhvillimi ekonomik, nuk mund të aplikohet në rrethana të
korrupsionit të skajshëm qeveritar. Përderisa ekziston varfëri e skajshme e
popullatës, dhe një korrupsion në rritje e sipër tek elitat politike të
këtij shteti, me plot të drejtë do të pyetemi se pse Maqedoninë nuk e
hedhin në ankand? Kur vet mbretëreshës së Anglisë  Elizabet, edhe brekët ia
nxorën në ankand publik me një çmim fillestar, prej 4000 dollarëve, pse të
mos nxirret në ankand publik edhe Republika e Maqedonisë? Ish Republika
Otomane e Greqisë, siç ka dëshirë ta quaje europarlamentari holandez
Johanes Van Baalen, e hodhi veten në ankand dhe disa ishuj të saj deshi që
ti shes, me qëllim për të mbuluar borxhet publike të Greqisë. Pse të mos
ndjek shembullin e kësaj ish republike otomane edhe Maqedonia?

Fudullëku i politikanëve grek është tejet i lartë. Korrupsioni, vjedhja,
nepotizmi, padrejtësia, ortodoksizmi i skajshëm, janë vlera të dukshme të
Greqisë, armikut më të dukshëm të Maqedonisë. Maqedonia çka ka si vlerë?
Korrupsionin, vjedhjen, nepotizmin, padrejtësinë, ortodoksizmin e skajshëm.
Maqedonia prej Greqisë, dallon vetëm me prezencën e Greqisë në Bashkimin
Evropian dhe në NATO. Si duket, duke marrë mësim nga Greqia, Franca dhe
Gjermania, nuk duan që të rrezikojnë edhe me Maqedoninë. Ata nuk e duan
edhe një Greqi të dytë në NATO, e cila do ti shkaktonte telashe dhe
probleme, buxhetit të Francës e Gjermanisë. Sipas disa sondazheve të
realizuara në kuadrin e shteteve të NATO-s, se cili shtet duhet që të
largohet nga NATO-ja, 18 shtete, anëtare të NATO-s kishin votuar për
largimin e Greqisë. Kur jemi të sondazhet dhe të dhënat, sajti zyrtar i
NATO-s, Maqedoninë e përshkroi ashtu si është, me 40 përqind shqiptarë, dhe
unë kësaj ia shtojë edhe një të dhënë, 51 përqind mysliman( ku përfshihen
romët, turqit, boshnjakët, maqedonasit mysliman). Gjendja e tensionuar në
këtë shtet, ka paralajmërime dhe alarme të ndryshme. Pesë maqedonas të
pafajshëm, mizorisht u vranë në ligjenin e Smillkovcit. Vrasësit nuk dihen.
Sipas Jankullovskës dhe elitës politike në vend, ato janë radikal islamist
të cilët kanë luftuar kundër NATO-s në Afganistan.

Dy prej të burgosurve shqiptar, në këtë montim politik, janë të rrahur nga
policët maqedonas, në burgun e Bitolës. Këtë gjë e alarmoi vet avokati i
popullit Ixhet Mexhiti, dhe familjarët e të burgosurve. Ndërsa, autoritetet
e burgut të Manastirit nuk pranojnë konstatime të këtilla. Në një emision
në MTV-2, kreu i BDI, Ali Ahmeti, deklaroi se ka kërkuar përkrahje nga
institucionet ndërkombëtare që të ndjekin procesin deri në fund, ndërsa në
një lajm në të përditshmen maqedonase Dnevnik, gjejmë deklaratën e OSBE,
Maqedoni, se ata nuk kanë marrë një kërkesë të këtillë. Ndoshta kjo e dyta,
deklaratë e OSBE, mund të jetë edhe shpifje e të përditshmes maqedonase
Dnevnik. Rrahësit e nxënësve shqiptarë në Shkup, u shpërblyen nga Gjykata,
me dënime minimale, triumfale. Ata, në vend që të merrnin dënimin e
merituar nga Gjykata, u përkëdhelën dhe u dëshmua edhe njëherë për
padrejtësinë që mbretëron në Gjykatat e Drejtësisë në vend. Në sytë e
shqiptarëve të këtushëm nuk mund të harrohen asnjëherë qeshjet cinike të
ministres Gordana Jankullovkës, dhe lotët e plakës 64 vjeçare Feride
Bilalli e cila gjithmonë duhet të paraqitet në polici, sikur të ishte
ndonjë narkomane, dhe e padëgjueshme për shtetin. Shqiptarët e këtushëm nuk
mund t`i harrojnë edhe vrasjet makabre në Gostivar të Maqedonisë, të dy të
rinjve shqiptarë nga ana e policit maqedonas, i cili edhe pse mori dënimin
e merituar, ai nga mediumet e këtij shteti u paraqit triumfalisht si një
ringjallje e Breivikut. Kahet e shtetit maqedonas janë humbëtirë. Shumë
gjenerata u sakrifikuan në këtë shtet, për të ngopur orekset e pangopura të
Nikolla Gruevskit dhe qeverisjes së tij. Dalldia e VMRO-DPMNE, merr
performancën e ngjarjes së rrallë që ndodhi këto ditë në parlamentin grek.
Në përbërjen e re të këtij parlamenti, u betuan edhe 21 deputet neo nazist.
Nëse ngelet e gjallë teoria se Maqedonia nuk dallon në asnjë pikë nga
Greqia, mund të themi se deputetët neo nazist, i kemi edhe në Maqedoni.
Branko Cërvenkovski i frymëzuar nga Sali Berisha në rrëzimin e Fatos Nanos
nga pushteti, përmes demonstratave të pandërprera me moton ‘Nano ik’, prej
në qershor paralajmëron protesta. LSDM-ja do të dal në rrugë, kundër
VMRO-DPMNE-së. Megjithatë, edhe paralajmërimi i LSDM për protesta, nuk
është zgjidhje e duhur për Maqedoninë. Shqiptarët e këtushëm dhe
maqedonasit e kanë provuar edhe LSDM dhe pushtetin e tyre. Në disa nuanca
kjo opozitë është më e rreptë se vet pozita që gjendet tani. Si zgjidhje e
arsyeshme e ngërçit politik që ka kapur Maqedoninë, shoh në mendimet dhe
deklaratat e Xhozef Diogardit, ish- senatori shqiptar në Senatin Amerikan.

Ai në një intervistë për Televizionin Koha të Tetovës, tha se në Maqedoni,
shqiptarët duhet që të kërkojnë autonomi ose të dalin në referendum për
shpalljen e këtij shteti në Federatë. Si model mori Bosnjën dhe
Hercegovinën. Ideja e tij është e saktë, dhe përshtatet edhe me platformën
e Bashkimit Demokratik Kombëtar të Hisni Shaqirit. Por, realizimi i kësaj
ideje, kërkon kryesues këmbëngulës, siç për shembull sanxhaklinjtë e kanë
myftiun Muamer Zukorliq. Duhet të jemi shumë syçelë në projekte mbarë
kombëtare. Sllavët e Ballkanit janë në gjendje ti ndryshojnë edhe kufijtë e
tyre shtetëror, me të vetmin qëllim që të mos prosperojnë dhe zhvillohen
idetë e jo sllavëve në Ballkan. Paramendoni bashkimin e Serbisë me Malin e
Zi, dhe krijimin e Republikës së Malit të Zi, në këto kohë kur Sanxhaku i
Serbisë me ngulm kërkon autonomi? Sanxhaku u nda në dy pjesë, dhe pjesa
gati më e rëndësishme e saj ngeli nën Malin e Zi. Edhe pse, sanxhaklinjtë e
Malit të Zi, morën premtim nga udhëheqësja politike e Malit të Zi, se po qe
se ato do të mbështeten në referendumin për pavarësi, do të fitojnë edhe
autonominë, po asgjë nuk ndodhi nga ai premtim. Çfarë ndodhi me Sanxhakun?
Dikush do të më kundërshtonte haptas, për favorizimin e një udhëheqësi si
myftiu Zukorliq edhe në Maqedoni. Do të thuanin, se myftiu pësoi debakël në
zgjedhjet e Serbisë, Bashkësia Islame e Serbisë është e përçarë,
Universiteti Internacional nuk akreditohet nga shteti serb, etj. Listën e
të zezave do ta mbushnin prej këtu e deri në Beograd. Shkruesit e të zezës,
do të harronin të bardhën e vetme që mund të jetë shpëtim edhe për
shqiptarët e Maqedonisë, e që është zgjimi i kreatorëve politik, ekonomik,
financiar dhe religjioz turq, arab, për çështjen e shqiptarëve të
Maqedonisë. Investimet turke dhe arabe mund të janë prezent dhe reale në
zonat e banuara me shqiptar në Maqedoni. Por, politikisht, turqit dhe
arabët duhet që të kanë alibi, për prezencë më të madhe në këtë shtet, dhe
sidomos në këto zona të banuara me shqiptarë. Kur politikisht nuk i japim
asnjë alibi, Turqisë dhe shteteve arabe, investimet turke dhe arabe në
vend, shkojnë në Strumicë e Gjevgjeli, ndërsa Komuna e Likovës, zbrazet nga
mungesa e kushteve elementare për jetesë.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.