Zonja Liri Berisha takim me Zonjen e Pare, Michelle Obama

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
_http://www.botasot.info/def.php?category=16&id=168681_ 
(http://www.botasot.info/def.php?category=16&id=168681)  
_Zonja Liri Berisha takim me Zonjën e Parë, Michelle Obama - Mediale &  Vip 
- Bota Sot_ (http://www.botasot.info/def.php?category=16&id=168681)   
Zonja  Liri Berisha takim me Zonjen e Pare, Michelle Obama 
BEQIR  SINA, SHBA 
(Bota  Sot) - Ne Samitin e 25-te, te NATO-s, ne Chicago, delegacioni 
shqiptar eshte  kryesuar nga Kryeministri i Shqiperise Prof.Dr. Sali Berisha,  
zevendeskryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto, si dhe 
 nga Ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Gjithashtu, pjese e delegacionit 
shqiptare  ishte edhe zonja Liri Berisha.
Zonja Liri Berisha, e cila ndodhet se bashku  me Kryeministrin Berisha ne 
Çikago, te SHBA-ve ku po zhvillohet Samiti i 25 i  NATO-s , mori pjese si e 
ftuar nga Zonja e Pare,e SHBA, Michel Obama ne nje  aktivitet te organizuar 
ne Qendren Rinore ‘Gary Comer”, ne jug te Chicago-s ku  se bashku me 
bashkeshortetet e kryetareve te Shteteve dhe qeverive, pjesemarres  ne kete Samit 
vizituan Qendren dhe u njohen nga afer me programet dhe  inisiativat arsimore 
te saj. 
Kur  "Zonja e Pare" Michelle Obama kishte vendosur dje per te nxjerr per 
nje dreke  dhe spektakel, jashte qytetit te saj dhe per te vizituar rrethinat 
e Chicagos,  me "Zonjat e Para" te personaliteteve te NATO-s, e kishte 
menduar mire se ato do  te ishin ate dite te pakten larg politikes. "Zonja e 
Pare" Michelle Obama i  mblodhi grate e burreshtetasve ne nje mbremje ne 
Institutin e Larte te Arteve,  ku mori pjese edhe Bashkeshortja e Kryeministrit te 
Shqiperise zonja Liri  Berisha. 
Madje  zonjes Berisha, ne kete dreke dhe mbremje ne Institutin e Larte te 
Arteve ne  Chicago, qytetin ku po zhvillohet Samiti i 25-te, i Aleances se 
Veri-Atlantikut  - NATO-s, "Zonja e Pare" Michelle Obama i kishte rezervuar 
asaj sipas  protokollit nje vend kryesore ne vend te pare me Michelle Obamen, 
ne shenje  nderi dhe respekti per Shqiperine, dhe te gjitha grate shqiptare. 
  
 (http://www.botasot.info/reklama/e100f6a7067007950.jpg)  
Por  "Zonja e Pare" Michelle Obama, nuk harroi te kujtonte Bashkeshorten e  
Kryeministrit Berisha, Liri Berisha, kur ajo u nderua me çmimin "Woman of 
year  for the international achievement" gjate nje mbremjeje gala , te 
zhvilluar ne  Washington DC, disa vjet me pare nga rrjeti i Informacionit te Grave 
nje prej  organizatave me te rendesishme profesionale, politike dhe sociale 
dedikuar  mbeshtetjes dhe fuqizimit te aktiviteti te grave dhe vajzave 
demokrate amerikane  (WIN) Women Information Network, rrjet i cili eshte 
themeluar ne vitin 1989 dhe  bazohet mbi idene se grate mund te ndihmojne njera 
tjetren drejt arritjes se  suksesit. 
Bashkeshortja  e Kryeministrit te Shqiperise, Zonja Liri Berisha, 
Presidente e Fondacionit  “Femijet shqiptare", gjate vizitave ne Washington dhe New 
York, eshte takuar  edhe me pare me Zonjen e Pare te Amerikes, Michele Obama. 
Bashkeshortja e  Kryeministrit Liri Berisha eshte pritur, gjate Sesionit te 
Kombeve te Bashkuara  vitin e kaluar ne nje takim personal nga Zonja e 
Parel Obama, ku ne menyre te  veçante Zonja Berisha eshte pergezuar per hapjen e 
ekspozites per nder te Nene  Terezes ne Kongresin Amerikan.

Zonja e Pare e Amerikes, Michele Obama  gjate ketyre takimeve ka shprehur 
konsideraten e saj te veçante edhe per  komunitetin shqiptar, qe jeton dhe 
punon ne Shtetet e Bashkura te Amerikes.  
"Zonja  e Pare" Michelle Obama i beri se bashku te gjitha grate e 
burreshtetasve,  pjesmarrese ne Samitin e 25-te te Chicagos, qyteti qe eshte bere 
skena boterore  e politikes, diten e hapjes se punimeve te Samtiti. E diela e 
Zonjave te Para te  udheheqesve te NATO-s, aleances ushtarake me te fuqishme 
ne bote, u shoqerua me  nje turne perrreth Qendres Rinore "Gary Corner" - e 
cila ndodhet rreth nje milje  larg qendres se qytetit nga ku Michele Obama u 
lind dhe u  rrite. 
"Une  i solla keto Zonja ketu, sepse une jam aq krenare per ku jam rritur, 
dhe me kete  kam kerkuar per te treguar te gjitheve disa nga gjerat e 
mrekullueshme qe  ndodhin ne anen e Jugut te qytetit tim - Chicagos", tha Michele  
Obama. 
"Ju  te gjithe jeni ne dijeni se cila eshte arsyeja pse une jam sot ketu, 
dhe ju jeni  ne dijeni se cila eshte arsyeja pse une po ju sjelle ne kete 
pjese te Chicagos,  Ju zonjat shume te rendesishme nga e gjithe bota ketu per 
te vizituar kete  qender", tha Obama para nje grupi te te rinjve, te kesaj 
Qendre. "Une i solla  Zonjat e Para - grate e Burreshtetasve, ketu per te pare 
se sa te mahnitshm jeni  te gjithe ju . Une dua qe keto gra te shohin te 
gjitheve ju.  " 
Sepse,  "Une shoh shume nga ju dhe ardhmja e juaj e bukur", i tha Michele 
Obama turmes  prej afersisht 200 femijesh dhe prinderit, personelit dhe 
zyrtareve te  komunitetit ne Qendren Rinore "Gary Corner", e emeruar sipas 
themeluesit te  ketij fondacioni. 
Ajo  vleresoi femijet e kesaj qendre e cila ofron femijeve çdo gje nga 
niveli  akademik ne ate te nje "Rinie Urbane me Program Bujqesin ". "Une u rrita 
ashtu  si ju me background te njejte. Familja ime nuk kishte aq shume te 
holla sa qe  prinderit e mi te kishin mundesi per te me çuar ne kolegj, dhe 
shumica e  femijeve ne lagjen time nuk e kan pase atehere asnje shans, kur ne 
ishim femije  ".
Kur  me pranuan ne Universitetin Princeton si nje shkolle universitare dhe 
me vone ne  Universitetin e Harvardit - mendova se çdo gje realizohet ne se 
ke vullnetin.  "Me shkollimin tim dhe edukimin tim nuk kishte rendesi se sa 
para kishte familja  ime; çfare rendesie kishte, te dija se sa e gatsheme 
isha une ne ate kohe per te  besuar ne veten time," tha ajo.
"Kjo  eshte diçka qe une dua te theksoj sot me ju." “Behuni nje model per 
pjesen  tjeter te komunitetit. Vazhdoni keshtu” eshte shprehur Michel Obama 
disa ore  perpara nje darke te ofruar nga ajo ne Institutin e e Larte te 
Artit te Chicagos  per grate e lidereve te NATO-s. Zonja e Pare dhe te ftuarit e 
saj pane nga afer  kopshtin e hapur te qendres ku femijet praktikoheshin 
gjate mesimeve te tyre te  kulinarise dhe shijuan nje performance te nje trupe 
vallzimi afro-amerikane dhe  grupin e korit kishtar.
Pasi  ka pershendetur Zonjat e Para ne Qendern Rinore "Gary Corner", Zonja 
e Pare,  Michelle Obama pershendeti zonjen Liri Berisha, Bashkeshorten e 
Kryeministrit  Sali Berisha, ne “Gary Comer Youth Center”, diten e diel, ne 
Çikago. Ne fund te  takimit te ngrohte mes dy Zonjave, u be edhe nje foto 
ceremoniale nga fotografet  zyrtar te Shtepise se Bardhe.
clip_image002.jpg (image/jpeg, 15.3 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.