U mbajt simpoziumi shkencorë - ULQIN

Senad Maku <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
U mbajt simpoziumi shkencorë Shqiptarët në Perandorinë OsmaneJUNE 11, 2011   | SHTYPI / MEDIJIShpërndajeNë ambientet e hotelit “Mediteran” në UlqinSHQIPTARËT NË PERANDORINË OSMANE“Kontributi i personaliteteve shqiptare te Perandorisë Osmane në çështjen kombëtare shqiptare” Përgatiti: Senad Maku – Ulqin Në Ulqin më 06.06.2011 dhe në Tuz më 07.06.2011 organizuar nga “HORIZONTI- Qendra për mirëkuptim ndërkulturor”, në ambientet e hotelit “Mediteran” në Ulqin dhe në “Shtëpinë e Kulturës” në Tuz, u mbajt Simpoziumi shkencorë: SHQIPTARËT NË PERANDORINË OSMANE – “Kontributi i personaliteteve shqiptare të Perandorisë Osmane në çështjen kombëtare shqiptare”. Simpoziumi u hap me fjalët përshëndetëse të organizatorit dhe drejtorit të organizatës ”Horizonti”, z. Omer Kajoshaj, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe panelistët. Moderator i këtij simpoziumi ishte Ermal Bega
 nga Tirana.Ndërsa nga profesorët e nderuar me kumtesat e tyre ishin:Prof. dr. Hysen Matoshi me kumtesën: “Mehmet Akif  Ersoj dhe shqiptarët”Prof. dr. Adem Zejnullahu me kumtesën: “Ardhja e islamit në Ballkan sipas këngëve popullore shqiptare”.Prof. dr. Mehmet Halimi me kumtesën: “Harmonizimi i fetares me traditat kombëtare vendore.”Husamedin Abazi me kumtesën: “Domosdoshmëria e pajtimit ndërmjet shpirtërores dhe materiales”Mr. Nuridin Ahmeti me kumtesën: “Ulemaja e Plavës dhe Gucisë shembull i mirë se si duhet ti shërbehet popullit dhe fesë”Mr. Ali Bardhi me kumtesën: “Vlera Kombëtare e përkthimeve te Hafiz Ali Ulqinakut” Në këtë simpozium të këtij lloji u hodh dritë në shumë segmente që kanë të bëjnë me kontributin i personaliteteve shqiptare te Perandorisë Osmane në çështjen kombëtare shqiptare, duke filluar nga ana shpirtërore, tradita, trash­ëgimia materiale e
 kulturore, deri tek shtresimet kulturore e qyte­tëruese në identitetin e popullit tonë.E veçanta e këtij simpoziumi qe se kultura, tradita, trashëgimia, përhapja e fesë islame si dhe ajo më e rëndësishmja e Kontributit të personaliteteve shqiptare të Perandorisë Osmane në çështjen kombëtare shqiptare ishte në fokus të studiuesve të cilit me ko­m­pe­tencë dhe të mbështetur në dokumente relevante ofruan shumë aspe­kte të panjohura opinionit tonë shkencorë. Debatet në këtë temë pothuajse asnjëherë deri sot nuk janë orientuar në  trajtimin objektiv e të paanshëm, po kanë ndjekur rrugën e ideologjizimeve dhe të propagandës negative ndaj rolit që ka pasur Shqiptarët në Perandorin Osmane, por edhe Islami ndër shqiptarë, që nga fillimi e deri në ditët tona. Shpeshherë ka ndodhur edhe të fshiheshin qëllimisht kontribute të lëvizjeve e personaliteteve të mëdha kombëtare, vetëm e vetëm për shkak
 të parashenjës islame të tyre.  Qasja shumë dimensionale, pa komplekse e hipoteka nga e kaluara e karakterizoi punën dyditore të studiuesve nga e cila nuk ka dyshim se do të jetë një nismë e mbar për një përkufizim më real e më të pra­nueshëm për të kaluarën tonë.Përgatitja serioze dhe niveli i lart shkencor i referuesve i dhanë simpoziumit mjaft vlera, duke justifikuar interesimin e madh të treguar nga pjesëmarrësit dhe publiku i gjerë.Duhet theksuar se në simpozium kanë qenë të pranishëm përfaqësues të partive politike, përfaqësues të institucioneve të ndryshme, shkrimtarë, akademikë, deputetë, artistë si dhe njerëz të shquar intelektualë, e më gjerë.
Ky Simpozium Shkencor, që u zhvillue me 06-07 Qershorë 2011, vërtet në fillim vere dhe kohe të nxehtë, por solli freski në zemrat e shikuesve, dëgjuesve, qofshin besimtarë, atdhetarë apo veç kureshtarë…

http://www.visit-ulcinj.com/blog/2011/06/11/u-mbajt-simpoziumi-shkencore-shqiptaret-ne-perandorine-osmane/



   Senad  Maku - Ulqin  Studime Komperative rreth: BIBLES dhe KURANIT  www.bibladhekurani.com
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.