VIDEO: Brendesia e Xhamise se Detareve ne Ulqin.
Senad Maku <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Shiko brendesin e kesaj xhamie, qe eshte ne perfundim e siper, me te vertet mahnistese nga dizajni dhe kaligrafia qe mbreteron ne murijet e kesaj xhamije. http://www.youtube.com/watch?v=qoZTBZWEEiI http://www.youtube.com/watch?v=qoZTBZWEEiI Në vitin 1932, qytetit bregdetar të Ulqinit iu shkatërrua një ndër xhamitë më të vjetra në rajonin e Ballkanit, ajo e marinarëve, që sipas shënimeve studimore: “të dhënat e vitit 1571 tregojnë që, kur erdhën turqit në këto vise, e kanë gjetur xhaminë e maurëve apo arabëve marinarë. Për turqit që e sollën fenë islame, kjo xhami ishte një befasi e rrallë” [Ismet H. Karamanaga: “Kalaja legjendë dhe art”, Ulqin 2006, fq.56.] Në bregdetin e Ulqinit, në gjirin e plazhit të vogël, po rindërtohet xhamia e lashtë e detarëve. Me siguri, dallgët e shumta që do ta vizitojnë këtë bregdet, ditë pas dite, do të sjellin me vete imazhet e detarëve të parë muslimanë arabë që sollën me vete, në këtë vend, jo vetëm besimin dhe dritën e Islamit, por hodhën edhe themelet e xhamisë së sinqeritetit, ngulitën me zemrat e tyre rrënjët e besimit në Njësinë e Zotit, në dijen e pakufishme, në përkushtimin ndaj jetës... Ai sinqeritet u ruajt ndër shekuj. E ruajti koha. E ruajti deti. E ruajtën dallgët. E ruajti kalaja shumëshekullore. E ruajtën brezat... Keni dy fotografi, njëra sic ishte më herët dhe tjetra fotografia e rindërtimit të kësaj xhamie. Name: Senad Maku Address: Ulqin-Ulcinj, 85360, Montenegro (Mali i Zi) E-Mail: [email protected] [email protected] Skype: senadmaku Website:www.bibladhekurani.com ( Studime krahasuese rreth: Biblës dhe Kuranit )