Fundi i oligarkisë serbe në Mitrovicë [1 Attachment]

Agim Jakupi <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>








Fundi
i oligarkisë serbe në Mitrovicë
 
Secili
që është i njohur me faktorin historik të marrëdhënieve shqiptaro – serbe, kanë
të drejt të konstatojn se serbët janë popull jotolerant ndaj shqiptarëve; se
nuk gjenë mirkuptim për ndjenjat kombetare, kulturën dhe civilizimin shqiptar.
Një gjë e tillë u vërtetua edhe gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviçit, i
cili udhëhoqi politik gjenocide kundër shqiptarëve duke prishur të gjitha urat
e mirkuptimit. Qëllimi i politikës së tij dhe atyre para tij ishte: sa më pak
shqiptar! Kjo politik udhëhiqet edhe sot. Edhe pse kaluan dymbëdhjet vite nga
lufta e përgjakshme liderët e sotshëm politik nuk e shohin të arsyeshme të
kërkojn falje për padrejtësit, dhunën që kanë ushtruar para dhe gjatë luftës së
vitit 1998 – 1999. Ajo që është më e rrezikshme, sot, shqiptarët po përballen me platformën
"demokratike" të Tadiçit, i cili për të manovruar dhe për të fituar
simpatin e perëndimorëve paraqet "realitete" të reja me përmbajtje të
vjeter. Deklarata e tij për “Shqipërin e Madhe” ishte edhe një përpjëkje për të
paraqitur shqiptarët si element i pasigurt për Europën dhe destabilizues për
Ballkanin. Pra, idea e tillë është proekt i tyre që përdoret për të fokusuar
vëmendjen në hapsirat shqiptare. Kjo është shfaqje për mobilizim të
paragjykimeve të reja. Megjithate, shqiptarët janë popull liridashës që i japin
përparësi paqes. Në këtë drejtim edhe filluan bisedimet mes Prishtinës dhe
Beogradit. Politikanët serb për të mos humbur simpatin tek qytetarët  e serbis, marrin aktivitete të reja në
drejtim të përkeqësimit të marrëdhënieve. Ende veprojn me “këshillat” e mbretit
Nikolla se sa më shumë shqiptar të rrëmbejn aq të mëdha janë mëritat para
atdheut. Ditëve të fundit ishin më dinamike, të përshkruara me një proces të
mbrendshëm për Kosovën. Rezultat i këtij dinamizmi politik nuk janë vetëm
bisedimet por edhe veprimi i fundit i qeveris së Kosovës për mbrojtjen e
sovranitetit territorial, duke vënë në kontroll pjesën veriore të Mitrovicës.
Edhe në këto momente serbët mundohen të krijojn mite të reja. Vrasja e policit
është dëshmi se forcat e errëta shoviniste nuk duan paqe po trazira në Ballkan.
Nga ana tjetër, hapat e qeveris së Kosovës duhet marrë në konsiderat, si
veprime të mençura dhe në moment të duhur. Shqiptarët nuk duhet frikësuar,
degradimi që i bëhet shtetit të Kosovës nga ana e serbis nuk e ndal dhe nuk
mund të jetë penges për zhvillim ekonomik dhe për njohje të reja. Demagogjisë
serbe i doli boja. Jo vetëm shqiptarët po edhe të tjerët nuk pranojn veprime që
degradojn Kosovën. Edhe të tjerët janë të njohur me mitet serbe, ashtu edhe
deklaratën e Tadiçit nuk kuptohet ndryshe perveç si metod të re për ripushtim
të Kosovës. Ata nuk e dinë një ligj të histories se oligarkitë sunduese iu vjen
findi, kurse populli mbetet në histori. Edhe oligarkisë serbe në veri i erdhi
fundi. Historin e shkruan polici i vrarë nga fallangat serbomëdha. Ai, Enveri,
na e tregoi rrugën, mënyrën se si mbrohet Kosova. Na i la amanet kufijt e
Kosovës, ata janë të paprekshme dhe të shenjta. Andaj, mbrojtjen e kufirit mos
e kuptoni si punë polici, por obligim moral dhe kombëtar për të gjithë
shqiptarët.
 
Agim Jakupi
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.