Re: Edhe une kam me dal me ju me e mbrojt Piramiden

Demi Perparim <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Faleminderit per kete shkrim qe ma keni percjell. Rralle kam lexu shkrime te bukura dhe me idera kaq te qarta. Une jam dakord plotesisht me idene e autorit, se ka ma teper vlera muzeale baraka e te internuarve se sa piramida e merhumit. Ajo barake duhet me u rujt si syte e ballit per te edukuar brezat e ardheshem, po keshtu do thoja dhe per burgun e Burrelit etj. Sot Shqiperia po kalon nje periudhe krize morale nder te tjera, por ajo qe eshte me e rende se po rritet nje rini apolitike, konfuze dhe pa identitet. Mjedisi i krijuar nga konflikti ”politik” midis partive te medha, e orienton kete rini ne drejtime amorale.Nostalgjiket e enverizmit, sahanlepirsit, kriminelet e fshehur dhe te kamufluar, analfabetet e partise, po bashkohen, po organizohen nen drejtimin e Rames apo tjeter kujt, per tu rikthyer ne pushtet, per te rivendosur sistemin anarhik dhe te trubullt, ku te peshkojne te lirshem grupimet mafioze per vjeljen e djerses se popullit. Fakti
 me i rende eshte se kjo shtrese amalgame dhe hibride e shoqerise, eshte kthyer ne nje bashkpuntore e hapur e shovinizmit grek dhe ate serbomadh. Prova te renda po kalon kombi yne ne keto dite. Sulmi i tyre eshte drejtuar ne rradhe te pare kunder intelektualeve te vertete, kunder patrioteve, njesoj sic veproi dhe Enveri per mposhtjen dhe nenshtrimin e popullit tone. Ata e dine qarte kush i rrezikon, e dine qarte cfare duan, prandaj dhe veprojne ne menyre te organizuar ne te gjitha planet per mbritjen e synimeve te tyre te mbrapshta. Ashtu sic tentuan te restaurojne anarhine ne 21 Dhjetor, ashtu po luftojne sot te ruajne piramiden, simbolin e dhunes se tyre, apo per rritjen fallco te minoritetit grek nepermjet regjistrimit Pollo.Ndoshta nuk do isha dakord te ngrihej ne ate vend godina e parlamentit, por do rekomandoja nje park te gjelber, vec per nje gje jam i sigurt, se ajo piramid nuk ka vend ne ate vend, as ne ate qytet dhe as ne memorjen tone. Ne
 memorjen tone duhet te ruajme baraken e mjere, qe te mos kthehemi kur me tek ajo.Feja komuniste, sipas mendimit tim eshte shume here me e rrezikshme se ajo fashiste, e cila eshte pjelle e saj. Popullit shqiptar i nevoitet feja e Vaso Pashes, identiteti kombetar, dhe jo komunizmi, islamizmi, europianizmi apo globalizmi. Ne pa forcuar kombin tone nuk mund te mendojme per fqinjesira dhe karshilleke me te tjeret. Duhet te mbeshtetemi ne mesimet e historis tone te hidhur per te ndertuar te ardhmen.Duhet te mesohemi, te edukohemi, te pastrohemi, te kurohemi, pastaj te shkojme me tej me ballin lart.

--- On Fri, 8/12/11, [email protected] <[email protected]> wrote:

From: [email protected] <[email protected]>
Subject: [shqiperia] Edhe une kam me dal me ju me e mbrojt Piramiden
To: [email protected], [email protected], [email protected], [email protected], [email protected], [email protected], [email protected], [email protected], [email protected], [email protected]
Date: Friday, August 12, 2011, 3:31 PM















 
 



  


    
      
      
      



http://www.rilindjademokratike.com/RD%2012%20gusht/koment.htm
 

Edhe une kam me dal me ju me e mbrojt Piramiden 
Jozef 
Radi 
Piramiden 
kam pase rast me e pa nder te parat dite, kur andrra e vazhdimsise vertitesh si 
nji skifter i panginjun mbi kokat e lodhuna te nji populli, qe prej kohesh e 
kishte humbe pusullen nga duhej ece e nga mundej me u projektue e ardhmja e tij. 
Me pak fjale, kur u shfaq Piramida, partia prej kohesh e kish zhyte krejt nji 
popull drejt bjerrjes se plote te respektit ndaj vetvetes... 
 
Si 
vizitor i edukuem me pa pertej asaj çka dukej... s'mundem me e mohue as 
madheshtine fillestare t'asaj vepre, as at shkelqim lebyres e te mermerte aty 
mbrenda saj, as at konceptim djallzor ku ishte jo veç diktatori, tashma fantazem 
e mermerte, por edhe e shoqja me krejt institutin e saj famzi, edhe ndjeksi e 
mkambsi i tij ma i zellte me at zanin e holle si violine e dyte, edhe e bija 
arkitekte "qe aty nisi, aty mbaroi...", edhe dhandrri kolanecas, te tane te 
mbledhun aty kokmekok, me qite ne drite nji veper ku lavdia dhe frika ishin ne 
kufijte ma te eperm te tmerrit, bash aty ne qendren e kryeqytetit ma te 
terrorizuem e ma te gjymtuem te Lindjes... 
Diktatore 
gjithfarllojit ka pase krejt Lindja, po kerkush prej tyne s'guxoi me shkue aq 
pertej ne histori e ne delir, sa me u krahasue me egjiptasit e tremije vjetve ma 
pare, apo aztekasit e mavonshem... Ne po! Sigurisht, jo vetem guxuem po tashma 
edhe ia mbrritem guximshem kesaj "lavdie"... Tutankhamuni i Tiranes kish mbjelle 
aq shume pionere, flamurtare e ndjeksa, sa s'e kish pá t'arsyeshme me ia ba 
vedit Piramiden... i sigurt se ajo fare piramidale e derdhun mbas tij, kish me e 
tejkalue edhe atê... 
E kam 
pá at Piramide ne ditet e saj ma te lavdishme dhe gjithnji kam mendue se 
mashtrimi dhe frika sado me zgjate s'munden me sundue ne perjetsi... 
 
Mbas 
ma pak se tri dekadash, sot Piramida e Tutankhamunit te Tiranes asht nen shenjen 
e gishtit poshte... Kjo ngjarje qe ka zgjue guximin e shume prej atyne qe e kane 
dashte Tutankhamonin e Tiranes e qe sot me plot te drejte kerkojne me e mbrojte 
ate... Nese nisemi nga dhimbja per mundin dhe djersen e derdhun ne at mbrapshti 
te historise, edhe une i bashkohem idese me e lane njâshtu ne kambe, pa harrue 
se ma shume se djerse e mund, aty âsht derdhe gjak, eshtna e dhimbe njerzore. 
Asht pikrisht ky gjak e kto eshtna, qe po luftohet me u harrue gjithqysh, e qe e 
bajne ket hukubet te mbetun ne kambe midis Tiranes, deshmine ma sublime te 
poshtnimit te vetvetes ne vazhdimsi...  
Po 
une sot s'due me marre persipri zhguljen e kesaj mostre, une jam gati me u 
bashkue me mbrojtesit ma t'flakruem te saj dhe deshiroj me e çue zanin deri ne 
kupe te qielles me e mbrojte me gjithe mjetet e mundshme legjitime ket 
makabritet te vazhdimesise... me nji kusht te vetem qe: Gjithe keshtjellaret e 
kesaj vepre, - qe tash na ka mbî nder sy shemtueshem, (degradim arkitektural i 
se keqes e deshmi e asaj çka s'duhet harrue), - me mbrojte se bashku, edhe nji 
barake, ne nji ish-kamp internimi... E pse jo!!! E keqja âsht bashkudhtare e 
jetes njerzore... ajo rrezikon gjithnji me u perserite ne permasa edhe ma 
tragjike... prej indiferences...  
...edhe 
une kam me dale me JU me e mbrojte Piramiden... me te gjithe JU qe flakeroni 
prej idese se mbrojtjes se saj, sikur ndonji prej jush, prej atij grupi te 
pafund shkrues-folesish te perditshem, te bashkohesh me mue per me e mbrojte ket 
barake te randomte internimi, hjedhun midis baltes se Myzeqese... 
 
...edhe 
une kam me dale me JU me e mbrojte Piramiden... po te bashkohesh kush me mue me 
e mbrojte ket qoshe barake ne Saver, ku asht perkthye "Orlando i çmendun" i 
Ariostos prej perkthyesit Guljelm Deda... ku kaloi ditet e fundit te jetes 
figura historike e Çamerise, Rexho Plaku, se bashku me te shoqen Mirushen, 
motren e Teme Sejkos, nji grue qe rrallekush ka shpernda miresi dhe fisnikeri si 
ajo.  
...edhe 
une kam me dale me JU me e mbrojte Piramiden... po te vinte qofte edhe nji dite 
te vetme Artan Lame i arkivave, e me e fotografue per arkiven e vet historike, 
edhe ket qoshe barake, ku malesorja heroine Gjylije Kolgjini, e shoqja e Tahir 
Kolgjinit, rriti kater vajza dhe djalin e vetem, Ahmetin, te cilin pa i mbushe 
njizet vitet ia futen ne burg... at qoshe barake qe s'ka ndie ndonjihere feste 
ma te madhe se martesa e atij djali te imte, te vetem, e jetim me babe gjalle, 
mbas daljes prej burgut te pare...  
...edhe 
une kam me dale me JU me e mbrojte Piramiden me mish e me shpirt... nese 
merobazet do te kishin qofte edhe nji qindarke dinjitet me çue zanin me e 
shpetue ket qoshe te mjere e te katandisun, ku ndrydhen rinine e tyne djemte e 
vajzat e familjeve Dukagjini, Kalivioti, Kulla e Hoxha. E ku ngrysi ditet e 
mbrame mbas daljes nga burgu i gjate, burri fisnik e fjalepak, Anton 
Dukagjini...  
...edhe 
une kam me dale me JU me e mbrojte Piramiden... sikur shtypi dhe mediat te 
kishin kurajo me e sensibilizue opinionin, - se ne histori s'ka objekte te medha 
e objekte te vogla, ka vetem objekte... - dhe halli i njasaj piramide qe kahera 
shemton kryeqytetin e shqiptareve, e shperndan gjymtimin dhe duhmen e saj mbare 
ketij vendi... s'asht i vetmi objekt i asaj epoke per me u mbrojte "gjer ne 
piken e fundit te gjakut"...  
Po 
t'i shofesh si vlera: si Baraka e Atyne qe andrronin lirine, ashtu dhe Piramida 
e Atij qe ia kishte vu thonjte ne fyt lirise, jane katandise si mozotmakeq... 
 
Me e 
mbrojte ket Barake prej rrenimit, une them se ia vlen ma shume se me mbrojte at 
Piramide. Ajo Barake mund ta mbronte Piramiden, po deri sot s'ka dale kush me e 
mbrojte ket Barake, prandaj me thoni, si mundem me dale e me e mbrojte Piramiden 
me Ju!!! Nji zâ bahet koral, nese shihet pertej vogelsinave te randomta, pertej 
simboleve, pertej interesave meskine e t'perkohshme, pertej nostalgjise per 
Luigjin XIV... pertej kohes qe jetojme... po larg, larg... diku ne t'ardhme... 
 
Per 
fat te keq, ende nder ne s'âsht kuptue si duhet fakti se tue e mbrojte te keqen 
shkaktuese, kemi mbrojte burimin e se keqes, e duke mos i mbrojte te keqijat e 
shkaktueme, nji dite kemi me u ba serish ne e keqja e pesueme ne nji bote qe 
shurdhohet perdite e ma shume...  
Ndoshta 
kjo pamje permbys e se vertetes e bân edhe ma te trishte pamjen e ktyne dy 
objekteve historike, e ban edhe ma te dhimbshme mbrojtjen tone mjerane, sepse 
perdite e ma shume po keputet lidhja mes te vertetave historike dhe kujteses 
kolektive te nji populli, nji populli qe ende çoroditet drejt se ardhmes, nga 
kanga e Sirenave te Uliksit...  
Eh, 
sa kisha me dashte edhe une me JU me e mbrojte (jo veç) Piramiden...
 

 

 
 

 

 
 
  
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.