Re: Edhe une kam me dal me ju me e mbrojt Piramiden
Vedat Shehu <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Shkrim kontradiktor ne vet-vete, me siguri i kurdisur. From: "[email protected]" <[email protected]> To: [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected] Sent: Friday, August 12, 2011 8:31 AM Subject: [shqiperia] Edhe une kam me dal me ju me e mbrojt Piramiden http://www.rilindjademokratike.com/RD%2012%20gusht/koment.htm Edhe une kam me dal me ju me e mbrojt Piramiden Jozef Radi Piramiden kam pase rast me e pa nder te parat dite, kur andrra e vazhdimsise vertitesh si nji skifter i panginjun mbi kokat e lodhuna te nji populli, qe prej kohesh e kishte humbe pusullen nga duhej ece e nga mundej me u projektue e ardhmja e tij. Me pak fjale, kur u shfaq Piramida, partia prej kohesh e kish zhyte krejt nji popull drejt bjerrjes se plote te respektit ndaj vetvetes... Si vizitor i edukuem me pa pertej asaj çka dukej... s'mundem me e mohue as madheshtine fillestare t'asaj vepre, as at shkelqim lebyres e te mermerte aty mbrenda saj, as at konceptim djallzor ku ishte jo veç diktatori, tashma fantazem e mermerte, por edhe e shoqja me krejt institutin e saj famzi, edhe ndjeksi e mkambsi i tij ma i zellte me at zanin e holle si violine e dyte, edhe e bija arkitekte "qe aty nisi, aty mbaroi...", edhe dhandrri kolanecas, te tane te mbledhun aty kokmekok, me qite ne drite nji veper ku lavdia dhe frika ishin ne kufijte ma te eperm te tmerrit, bash aty ne qendren e kryeqytetit ma te terrorizuem e ma te gjymtuem te Lindjes... Diktatore gjithfarllojit ka pase krejt Lindja, po kerkush prej tyne s'guxoi me shkue aq pertej ne histori e ne delir, sa me u krahasue me egjiptasit e tremije vjetve ma pare, apo aztekasit e mavonshem... Ne po! Sigurisht, jo vetem guxuem po tashma edhe ia mbrritem guximshem kesaj "lavdie"... Tutankhamuni i Tiranes kish mbjelle aq shume pionere, flamurtare e ndjeksa, sa s'e kish pá t'arsyeshme me ia ba vedit Piramiden... i sigurt se ajo fare piramidale e derdhun mbas tij, kish me e tejkalue edhe atê... E kam pá at Piramide ne ditet e saj ma te lavdishme dhe gjithnji kam mendue se mashtrimi dhe frika sado me zgjate s'munden me sundue ne perjetsi... Mbas ma pak se tri dekadash, sot Piramida e Tutankhamunit te Tiranes asht nen shenjen e gishtit poshte... Kjo ngjarje qe ka zgjue guximin e shume prej atyne qe e kane dashte Tutankhamonin e Tiranes e qe sot me plot te drejte kerkojne me e mbrojte ate... Nese nisemi nga dhimbja per mundin dhe djersen e derdhun ne at mbrapshti te historise, edhe une i bashkohem idese me e lane njâshtu ne kambe, pa harrue se ma shume se djerse e mund, aty âsht derdhe gjak, eshtna e dhimbe njerzore. Asht pikrisht ky gjak e kto eshtna, qe po luftohet me u harrue gjithqysh, e qe e bajne ket hukubet te mbetun ne kambe midis Tiranes, deshmine ma sublime te poshtnimit te vetvetes ne vazhdimsi... Po une sot s'due me marre persipri zhguljen e kesaj mostre, une jam gati me u bashkue me mbrojtesit ma t'flakruem te saj dhe deshiroj me e çue zanin deri ne kupe te qielles me e mbrojte me gjithe mjetet e mundshme legjitime ket makabritet te vazhdimesise... me nji kusht te vetem qe: Gjithe keshtjellaret e kesaj vepre, - qe tash na ka mbî nder sy shemtueshem, (degradim arkitektural i se keqes e deshmi e asaj çka s'duhet harrue), - me mbrojte se bashku, edhe nji barake, ne nji ish-kamp internimi... E pse jo!!! E keqja âsht bashkudhtare e jetes njerzore... ajo rrezikon gjithnji me u perserite ne permasa edhe ma tragjike... prej indiferences... ...edhe une kam me dale me JU me e mbrojte Piramiden... me te gjithe JU qe flakeroni prej idese se mbrojtjes se saj, sikur ndonji prej jush, prej atij grupi te pafund shkrues-folesish te perditshem, te bashkohesh me mue per me e mbrojte ket barake te randomte internimi, hjedhun midis baltes se Myzeqese... ...edhe une kam me dale me JU me e mbrojte Piramiden... po te bashkohesh kush me mue me e mbrojte ket qoshe barake ne Saver, ku asht perkthye "Orlando i çmendun" i Ariostos prej perkthyesit Guljelm Deda... ku kaloi ditet e fundit te jetes figura historike e Çamerise, Rexho Plaku, se bashku me te shoqen Mirushen, motren e Teme Sejkos, nji grue qe rrallekush ka shpernda miresi dhe fisnikeri si ajo. ...edhe une kam me dale me JU me e mbrojte Piramiden... po te vinte qofte edhe nji dite te vetme Artan Lame i arkivave, e me e fotografue per arkiven e vet historike, edhe ket qoshe barake, ku malesorja heroine Gjylije Kolgjini, e shoqja e Tahir Kolgjinit, rriti kater vajza dhe djalin e vetem, Ahmetin, te cilin pa i mbushe njizet vitet ia futen ne burg... at qoshe barake qe s'ka ndie ndonjihere feste ma te madhe se martesa e atij djali te imte, te vetem, e jetim me babe gjalle, mbas daljes prej burgut te pare... ...edhe une kam me dale me JU me e mbrojte Piramiden me mish e me shpirt... nese merobazet do te kishin qofte edhe nji qindarke dinjitet me çue zanin me e shpetue ket qoshe te mjere e te katandisun, ku ndrydhen rinine e tyne djemte e vajzat e familjeve Dukagjini, Kalivioti, Kulla e Hoxha. E ku ngrysi ditet e mbrame mbas daljes nga burgu i gjate, burri fisnik e fjalepak, Anton Dukagjini... ...edhe une kam me dale me JU me e mbrojte Piramiden... sikur shtypi dhe mediat te kishin kurajo me e sensibilizue opinionin, - se ne histori s'ka objekte te medha e objekte te vogla, ka vetem objekte... - dhe halli i njasaj piramide qe kahera shemton kryeqytetin e shqiptareve, e shperndan gjymtimin dhe duhmen e saj mbare ketij vendi... s'asht i vetmi objekt i asaj epoke per me u mbrojte "gjer ne piken e fundit te gjakut"... Po t'i shofesh si vlera: si Baraka e Atyne qe andrronin lirine, ashtu dhe Piramida e Atij qe ia kishte vu thonjte ne fyt lirise, jane katandise si mozotmakeq... Me e mbrojte ket Barake prej rrenimit, une them se ia vlen ma shume se me mbrojte at Piramide. Ajo Barake mund ta mbronte Piramiden, po deri sot s'ka dale kush me e mbrojte ket Barake, prandaj me thoni, si mundem me dale e me e mbrojte Piramiden me Ju!!! Nji zâ bahet koral, nese shihet pertej vogelsinave te randomta, pertej simboleve, pertej interesave meskine e t'perkohshme, pertej nostalgjise per Luigjin XIV... pertej kohes qe jetojme... po larg, larg... diku ne t'ardhme... Per fat te keq, ende nder ne s'âsht kuptue si duhet fakti se tue e mbrojte te keqen shkaktuese, kemi mbrojte burimin e se keqes, e duke mos i mbrojte te keqijat e shkaktueme, nji dite kemi me u ba serish ne e keqja e pesueme ne nji bote qe shurdhohet perdite e ma shume... Ndoshta kjo pamje permbys e se vertetes e bân edhe ma te trishte pamjen e ktyne dy objekteve historike, e ban edhe ma te dhimbshme mbrojtjen tone mjerane, sepse perdite e ma shume po keputet lidhja mes te vertetave historike dhe kujteses kolektive te nji populli, nji populli qe ende çoroditet drejt se ardhmes, nga kanga e Sirenave te Uliksit... Eh, sa kisha me dashte edhe une me JU me e mbrojte (jo veç) Piramiden...