"SKIZMAT KISHTARE DHE FUNDAMENTALIZMI" & "Regjistrimi dhe renditja e Kuranit"
Senad Maku <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
http://www.bibladhekurani.com/everteta/news.php Regjistrimi dhe renditja e Kuranit Shkruar nga: Mustafa Adhami Ndonëse i shpallur gojarisht, Kurani në mënyrë të vazhdueshme i referohet vetes së tij si libri (kitab), si diçka e shkruar, duke nënkuptuar se ai duhej hedhur në formë të shkruar. Në fakt megjithëse bashkësia e sapoformuar Islame kishte pësuar vuajte nga më të ndryshmet nga Kurejshët, gjithsesi versetet e Kuranit janë ruajtur në formë të shkruar që në ditët e para të Islamit... Abdullah bin Sad bin Ebi es-Saar, shkruesi zyrtarisht i ngarkuar për të regjistruar Kuranin gjatë kësaj periudhe4, është akuzuar nga disa se ka trilluar disa versete kuranore, një akuzim ky të cilin unë në një tjetër punim kam treguar se është i pambështetur... Duke kuptuar nevojën ruajtjes së çdo verseti, bashkësia myslimane (e cila tashmë rritej edhe me numrin e hafizëve) ngriti një metodë ndihmuese për memorizimin si dhe një barrierë për të parandaluar korruptimin e tekstit. Madje edhe vuajtjet e shtypjes mekase e shkatërruan dot këto metoda dhe kur myslimanët gëzuan begatinë e Medines krejt ymeti, i shkolluar apo jo, e mori këtë detyre përzemër. Qendra e këtij ymeti qëndronte në pikën themelore energji dhënëse, d.mth. i dërguari i fundit, i cili diktonte, shpjegonte, dhe rendiste çdo verset përmes frymëzimit hyjnorë i cili ishte privilegji vetëm i tij, derisa të gjitha pjesët të ishin në vendin e tyre dhe libri të ishte kompletuar. Lexo më shumë · SKIZMAT KISHTARE DHE FUNDAMENTALIZMI Shkruar nga: Behxhet Jashari Jeta e Jezusit ishte mjaft interesante, pasi që ai erdhi në kohën kur Perandoria Romake tanimë kishte arritur kulmin e “mëkateve”. Mësimet Hyjnore të Jezusit (Isaut) ishin parime për jetën dhe shoqërinë e atëhershme... Pas ngritjes së Isaut në qiell, qarqet e ndryshme intelektuale dhe politike të asaj kohe shkaktuan hapësirë për devijimet e mësimeve të Jezusit (Isaut a.s.). Së pari duhet theksuar se sot nuk ekzistojnë kopje origjinale mbi rrëfimet e Jezusit (Isaut a.s.) të shkruara gjatë jetës së tij. Është e vërtetë se asnjëri nga ungjëllistët nuk e ka parë, e as nuk e ka dëgjuar Jezusin (Isaun), ndërsa Ungjijtë janë shkruar në gjuhën greke, sepse ajo ishte gjuha zyrtare e Perandorisë Lindore Romake, e Jezusi (Isau) ka folur në gjuhën arameje, madje edhe shpallja i erdhi në atë gjuhë. Në botën e sotme krishtere ekzistojnë vetëm katër Ungjij kanonikë; 1. Ungjilli sipas Markut - i shkruar ndërmjet viteve 40-64 të erës së re; 2. Ungjilli sipas Mateut - i shkruar ndërmjet viteve 60-65; 3. Ungjilli sipas Lukës - i shkruar diku në Greqi ndërmjet viteve 63-64; 4. Ungjilli sipas Gjonit - i shkruar ndërmjet viteve 70-98 të erës së re. Lexo më shumë · Muhammedi sfidon Biblën Shkruar nga: Ajni Sinani Njeriu e ka të lindur ndjenjën e adhurimit dhe nuk e ka fituar si rezultat i ndikimeve të jashtme. Megjithatë, faktorët e jashtëm mund të luajnë rol pozitiv por edhe mund ta afektojnë dhe fikin këtë dritë të brendshme. Nga dyshimi drejt besimit të vërtetë duhet të përshkohet një distancë. Nga e pavërteta drejt të vërtetës duhet të bëhen hapa të guximshëm që të arrihet imani i thellë dhe bindja e paluhatshme. Njeriu, si krijesa më e përsosur në gjithësi, është i thirrur ta përdorë mendjen dhe arsyen e shëndoshë, që është amanet prej Zotit, në mënyrë që t’i rezistojë stuhive të detit të injorancës dhe padijes duke shfrytëzuar anijen shpëtuese, që të dalë i sigurt në breg. Vetëm kështu ai mund ta shpëtojë veten e tij dhe të fitojë kënaqësinë e Krijuesit në ketë botë dhe shpëtimin në botën tjetër. Lexo më shumë · Name: Senad Maku Address: Ulqin-Ulcinj, 85360, Montenegro (Mali i Zi) E-Mail: [email protected] [email protected] Skype: senadmaku Website:www.bibladhekurani.com ( Studime krahasuese rreth: Biblës dhe Kuranit )