Libri me i ri: NURIDIN AHMETI - Krerët fetar ë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Vil ajetin e Kosovës
Senad Maku <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
URIME DHE SUKSESE AUTORIT, NURIDIN AHMETIT. SELAM NGA ULQINI. Krerët fetarë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Vilajetin e Kosovës Për herë të parë në historiografinë tonë në mënyrë përmbledhëse dhe faktografike prezantohet kontributi i ulemave në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Vilajetin e Kosovës. E enjte 15 Shtator 2011 11:50 Libër që i ka munguar lexuesit tonë Për herë të parë në historiografinë tonë në mënyrë përmbledhëse dhe faktografike prezantohet kontributi i ulemave në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Vilajetin e Kosovës, nga vitit 1878 e deri në vitin 1912. Ndonëse kontributi i ulemave tanë nuk ishte vetëm në aspektin shpirtëror, ata krahas anës shpirtërore kontribut të çmueshëm dhanë edhe në aspektin kombëtar. Por, fatkeqësisht historiografia jonë këto personalitete i ka trajtuar me përbuzje apo nuk i ka përmendur fare. Duke u munduar që ta plotësojn sadopak ketë boshllëk, studiuesi Nuridin Ahmeti, i ka ofruar lexuesve monografinë “Krerët fetarë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Vilajetin e Kosovës”. Librin e ka botuar Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe ka mbi 300 faqe. "Nuridin Ahmeti e ka përmbyllur me sukses një projekt të rëndësishëm për historinë e Kosovës, për periudhën 1878-1912, sidomos për historinë e kulturës islame dhe pjesëmarrjen e ulemave në këto rrjedha të historisë së Vilajetit të Kosovës. Ky dorëshkrim paraqet një studim me interes për shkencën dhe sa më parë që të jetë e mundur, do ta kisha rekomanduar, që të bëhet pronë e opinionit të gjerë shkencor, që nënkupton botimin e veçantë". Akad. Feti Mehdiu, ligjërues në Degën e Orientalistikës në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. "Vepër e cila e pajis lexuesin me një këndvështrim tjetër çfarë jemi mësuar zakonisht të lexojmë mbi krerët fetarë të Kosovës. Në këtë studim, autori, nëpërmjet burimeve relevante, paraqet me kujdes kontributin e krerëve fetarë të Kosovës edhe në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Për shkak të vëllimit të madh të materialit, ky studim do të botohet në dy pjesë. Aktualisht po botohet vëllimi i parë, ku flitet mbi kontributin e krerëve shqiptarë myslimanë, ndërkaq në të dytin, do të spikatet kontributi i krerëve shqiptarë katolikë. Si i tillë, ky studim shkencor do të jetë një kontribut i vlefshëm për historiografinë shqiptare të Kohës së Re, i cili në të ardhmen mund të shërbejë edhe si referencë për gjithë ata që mendojnë t’i qasen problemeve të ngjashme." Prof. dr. Gazmend Rizaj, ligjërues në Degën e Historisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. "Duhet theksuar se kombi shqiptar është i pasur me figura të shumta historike qoftë ato kombëtare, qoftë fetare. Kështu që, ata kaherë e kanë merituar studimin dhe nderimin, për çka autori i ri mr. Nuridin Ahmeti me monografinë “Krerët fetarë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Vilajetin e Kosovës 1878- 1912” ia ka arritur qëllimit që t’i vërë në pah disa nga krerët e njohur me tituj fetarë, por me bagazh të pasur kombëtar, duke i trajtuar realisht me qëllim t’i bëjë shërbim të mirë historisë sonë kombëtare. Pra, ata krerë nuk ishin vetëm në shërbime fetare, por gjithashtu i dhanë kontribut të çmueshëm edhe çështjes sonë kombëtare, duke shërbyer si burim frymëzimi për brezat e ardhshëm". Prof. Dr. Xheladin Shala, këshilltar shkencor në Degën e Historisë të Institutit Albanologjik të Prishtinës. Name: Senad Maku Address: Ulqin-Ulcinj, 85360, Montenegro (Mali i Zi) E-Mail: [email protected] [email protected] Skype: senadmaku Website:www.bibladhekurani.com ( Studime krahasuese rreth: Biblës dhe Kuranit )