Re: Nisma, sigurimsat jashte politikes por dhe medias
Vedat Shehu <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Me duket se organizata terrorist e quajtur PPSh, (me ne krye Enver Hoxhen e pasuar nga kukullat e Byros, me ne balle super-kriminelet Nexhmije e Ramiz , qe as skuqen e as verdhen), ne vend qe te dilte jashte ligjit, u be parti prlamentare dhe pushtetare. Ketu duhet kerkuar shpagim dhe jo tek Kosta - Kostaqi, apo Ceni - Hyseni; si te thuash tek Filani e Festeku. Pa u denuar Kokat,do te ishte mashtrim edhe me i madh po te denoheshin bishtrat. Proverbi popullor thote "Une te them: - ja ujku - ti me thua: - dale t'i shohim gjurmet-". Ujku i veshur me lekuren e qengjit demokratik eshte PSSh e kriminelit poliedrik Enver Hoxha. Cudia me e madhe qe ka ndodhur ne bote eshte "Enver Hoxha - Dosje e Pahapur". Ne kete dosje gjendet materiali autentik se si ky zagar me vetite e dhelpres. doli udheheqes luftarak i rreme i PKSh dhe se si u deklarua armik i okupatoreve fashist dhe nazist e, me tej i kapitalizmit ne Shqiperi dhe ne Boten mbare. Enver Hoxhe deshtaku doli udheheqes jo duke vrare armiq, por duke vrare miq.. Ketu qendron cudia. Ketu qendron enigma qe ende qendron brenda ne dosje. Dokumentohet qartazi se Enver Hoxha, forconte pozitat e tij si njeri i madh duke u lepire pas udheheqesve te medhenj dhe, kur i dilte boja brenda e jashte vendit, shpallte tradhetar mikun e madh te vendit tjeter dhe ca armiq te medhenj e te rrezikshem brenda vendit, me ne krye shokun e vete me te afruar. Ne dosje dokumentohen shkaqet dhe arsyet ne te tera fazat e intensifikimit te luftes se klasave (masakrave (brenda vendit) dhe shpalljen e tradhetive te udheheqesve komuniste te botes (ish miqeve te tij me te medhenj) me rradhe Titos, Hrishovit, MaoCeDunit dhe me ne fute udheheqesve te te tera partive Komuniste te Botes. Nje sundimtare te tille, sic e tregfojne dokumentat ne Dosjen e Tij te Pahapur, s' ka pas pare Bota gjate s'k pas pare historiaper t'u trguar duke masakruar dhe asgjesuar vjeteve histori te shkruar. Pra meqense nuk u shpernda PPSh-ja dhe nuk u muar ndonje vendim nga Kuvendi Kombetar i Republikes qe kuadrot e PPSh, [ qe nga ish Sekretar Organizate Baze (te PPSh-es) dhe shef institucioni perkates e me larte ne poste], te mos kishin te drejte te zgjidheshin deputet, nuk mund te arrihet te denohen ata te thjeshtet kane kryer urdherat e krimineleve madhor te shtetit diktatorial. Tashme programi i PPSh i hartuar per konvertimin e kuadrove komuniste ne kuadro borgjeze dhe per mos reabilitimin politik te te persekutuarve politik, mandej dhe per mos kthimin e prones me nje tavan tek i zoti, eshte konsoliduar plotesisht dhe kush flete per keto, eshte njelloj sikur ka shkruar nje "flete-rufe" ne kohen e Enver Vampirit, apo, sic me duket mua "rreh uje ne havan". Me respekt VedShehu ________________________________ From: "[email protected]" <[email protected]> To: [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected] Sent: Wednesday, September 28, 2011 11:29 AM Subject: [shqiperia] Nisma, sigurimsat jashte politikes por dhe medias lexo gazeta Metropol: http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=72211 Nisma, sigurimsat jashte politikes por dhe medias NOREL ZAIMI 27/09/2011 Intervistë me Gëzim Peshkëpia, ish-i burgosur politik, autor i librit memuaristik “O njeri!” Bashkëpunëtorët e sigurimit jo vetëm jashtë politikës por dhe medias Gëzim Peshkëpia lindi në Tiranë në vitin 1940. I ati, poeti Manush Peshkëpia, u pushkatua pa gjyq së bashku me 21 intelektualë të tjerë në vitin 1951, ndërsa vetë Gëzimi u dënua me 8 vjet për “agjitacion e propagandë në fushën e artit e të kulturës”. Në vitin 1990 arratiset me familjen në Gjermani. Ka jetuar në Soest. Ka krijuar lidhje të qytetit të Soestit me rajone të ndryshme të Shqipërisë, veçanërisht me qytetin e Kavajës. Shquhet për sensibilitetin e opinionit gjerman ndaj çështjes shqiptare. G. Peshkëpia ka qenë organizator i demonstratës së fuqishme në Soest në përkrahje të Kosovës më 1999. Me rastin e 60-vjetorit të lindjes iu akordua titulli “Krenaria e Qytetit” nga këshilli bashkiak i Kavajës. Prej disa vjetësh njihet si publicist aktiv në faqet e shtypit. Është anëtar i bordit të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. - Në një shkrim para do kohësh me titullin “Profesori kriminel” ju bëni një denoncim të drejtpërdrejtë publik me emër e mbiemër (Kosta Gazeli) të një ish-hetuesi, torturuesit tuaj, për karrierën e tij para dhe pas rënies së komunizmit. Sa u dëgjua zëri juaj? A dini të jenë marrë masa për shmangien nga postet e larta të personave që kanë qenë të identifikuar me makinën e dhunës në diktaturë? - Ju faleminderit! Pyetja juaj i referohet një problemi tejet delikat, që ka të bëjë drejtpërdrejt dhe tërthorazi me integrimin e të persekutuarve politikë, shtresë e cila nga pikëpamja numerike zë një pjesë të konsiderueshme të shoqërisë sonë. Fatkeqësisht, për mendimin tim modest, me gjithë përpjekjet e lavdërueshme drejt integrimit të kësaj shtrese në rrjedhën normale qytetare mbetet prapë shumë për tu bërë, duke filluar që nga legjislacioni përkatës dhe zbatimi i tij në jetë. Duke iu referuar personit Kosta Gazeli, për shembull, bie fjala, por edhe persona të tjerë të kësaj kategorie, më rezulton se ai vazhdon të punojë në administratën shtetërore dhe në një sektor mjaft delikat siç është diplomacia. Për mua kjo ishte si jehonë e shkrimit tim që botova atëherë. Dikush më njoftoi se ai vazhdon të punojë përsëri në diplomaci në një shtet tjetër. Si mund të bëhet fjalë për dënimin e gjenocidit kur me këtë rast konkret që i paraqita publikut unë prita, të them të drejtën, një reagim krejt tjetër, në daç nga media, në daç edhe nga shoqëria. Mendova se do të hapet një debat politik. Kjo indiferencë nuk më pëlqeu, sepse ka ardhur koha që të tillë persona duhet të shmangen një herë e mirë nga detyra shtetërore, persona të cilët kanë dhënë një ndihmesë të gjithanshme, shpeshherë dhe përtej kërkesave të masave represive karshi shtresës sonë, të persekutuarve politikë. Nuk ka nevojë për ndonjë imagjinatë të sofistikuar që të përfytyrosh se sa paradoksale është që për një njeri që i ka shërbyer dekada me radhë armës famëkeqe të Sigurimit, sot të jetë përfaqësues diplomatik i një shteti që aspiron për tu futur në Bashkimin Europian! Shembuj të tillë, nga sa kemi parë, mungojnë njëqind për qind në shtetet e tjera ish-komuniste, kryesisht vendet e Lindjes. Përfitoj edhe një herë nga rasti për të shprehur e ritheksuar domosdoshmërinë e pastrimit të të gjitha hallkave të sistemit tonë administrativ. Pastrim nga të gjithë njerëzit që kanë qenë të lidhur direkt ose indirekt me aparatin e Sigurimit, edhe atyre që kapërcenin kompetencat shtetërore e që tregonin një zell të tepërt për të shfryrë instinktet e tyre epsharake, çfarë kishin instinktive kundër nesh, që ishim viktima thjesht jo të një veprimtarie që ishte kushedi se çfarë. Mjaftonte që nuk ishim në unison me disa të tjerë, që duartrokitnin, edhe kjo përbënte për ta krim, të mos ishe dakord me vijën ose të mos pëlqeje një sistem. Ky ishte një faj që ata nuk ta falnin. Këto, pra, ishin ingranazhet e asaj makine shtypëse mizore, që për gati pesë dekada me radhë ushtroi atë dhunë të pashoqe në historinë e të gjitha vendeve të ish-komunizmit. Vendet e tjera ku ishte instaluar regjimi totalitar mund të na e kalojnë me shifra, por mendoj për nga ana mizore, duke pasur parasysh edhe numrin e popullsisë karshi së cilës u ushtrua ky gjenocid, mendoj se kemi një "vend nderi". - Cila ishte familja juaj përpara vitit 1944? - Është një familje intelektuale prej gjashtë brezash. Po e filloj nga gjyshi. Ai ka qenë në Vlorë mjaft aktiv në lëvizjen patriotike për formimin e shtetit shqiptar. Në një atentat organizuar nga komiteti “Labëria”, anëtar i të cilit ishte dhe im gjysh, ai arrestohet dhe internohet në Xhide të Arabisë. Për ti shpëtuar burgut, u desh ndërhyrja e shokut të tij të klasës, Ferit Pashë bej Vlorës, i cili me ndikimin e tij ia kthehu burgun në internim. Në kohën kur bëhej gati të kthehej nga internimi, vdes si rezultat i një epidemie kolereje (meqë kishte qenë dhe vetë mjek, e mobilizuan) dhe nuk mundi të kthehej në Shqipëri. Vëllai i gjyshit, Dalip Peshkëpia, edhe ai intelektual me dy fakultete, juridik dhe teologji, ka qenë në qeverinë e Ismail Qemalit këshilltar juridik. Më vonë babai dhe xhaxhai, që lindën në Vlorë, u përmendën mjaft në vitet 30 si intelektualë aktivë. Natyrisht, ata përfaqësuan atë rrymë që kishin për traditë - frymën e nacionalizmit. Xhaxhai, Nexhat Peshkëpia, ka punuar në shkollën e Tiranës ndërsa im atë ka qenë punonjës në Bankën e Shtetit. Që të dy ishin letrarë. Në kohën e fashizmit, kur u dha urdhri për të veshur këmishët e zeza, të dy refuzuan dhe i transferuan në Elbasan. Më vonë, në vitin 1944, në një nga ato dy varkat që u nisën nga veriu i bregdetit shqiptar, Nexhati largohet për në Itali e më vonë u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku duke qenë dhe anëtar i komitetit "Shqipëria e Lirë", ushtroi dhe një veprimtari tjetër - atë letrare si kryeredaktor i gazetës “Shqiptari i lirë”. Ka botuar dy libra letrarë dhe ka qenë aktiv edhe në shoqatën “Vatra”. Ka qenë mik me Fan Nolin, madje është bërë shkak edhe për një përkthim të Fan Nolit, përkthim ky i dokumentuar. Ishte i vetmi njeri që Fan Noli i drejtohej me fjalët “i dashur vëlla”. - Babai juaj, Manush Peshkëpia, ka qenë një njeri i letrave dhe i kulturës, poet e publicist, pjesë e intelektualëve të viteve 30, që shpresonte në një rilindje kulturore të Shqipërisë. Si e shpjegoni ju fatin tragjik të tij, duke pasur parasysh se M. Peshkëpia ishte një njeri i butë, i dhembshur e i respektuar në të gjitha rrethet intelektuale shqiptare e të huaja? - Kjo është një pyetje që ma kanë bërë shumë njerëz, sepse kanë marrë spunto nga librat e diktatorit. Ai e përmend në dy prej librave të tij. Tregon se në shtëpinë tonë, meqë kishim një lidhje familjare, gruaja e xhaxhait ishte kushërira e tij e parë, vinte e hynte si ti donte qejfi, siç thotë ai, si në shtëpinë e tij, madje thotë se merrte dhe borxh. Megjithëse borxh i thuhet atij që lahet (qesh). Ai kishte një mënyrë të veçantë larjeje: të hante bukën e të përmbyste kupën. Në rastin më të parë që iu paraqit, ai e vuri tim atë në listën për ta pushkatuar. Ai nuk harronte lehtë. Ai përmend se në shtëpinë e Peshkëpijve valonin diskutime intelektuale, flitej edhe për politikë, nuk kishin shumë kontradikta. Sidoqoftë, kontradikta themelore ishte kur vinte puna për fatet e ardhshme të Shqipërisë, sepse ata nuk mund ta konceptonin si një republikë të shtatë të Jugosllavisë. Ata, në vazhdën e traditave të familjes, mendonin për një Shqipëri të shqiptarëve - edhe në këtë pikë diktatori u mbush me urrejtje derisa shkoi në likuidimin fizik të babait tim. - Ju kujtohet kur dhe në çmënyrë e arrestuan? - Babai im në vitin 1945 u dënua nga gjyqi special si nacionalist. Pasi u lirua, arrestohet papritmas në shkurt të vitit 1951 dhe një javë pas arrestimit na vjen lajmi se “Manush Peshkëpia është pushkatuar”. Ka qenë data 25 shkurt kur na është komunikuar dhe më datën 3 mars na thonë të bëheshim gati për tu internuar. - Çfat pati familja juaj pas pushkatimit të atit tuaj të ndjerë? - Siç ju thashë, më 3 mars erdhën me një kamion bashkë me dy familje të tjera te dera, na morën dhe na internuan në kalanë e Beratit. Një familje tjetër e çuan në Skrapar, familjet e tjera i çuan në Lushnjë e vende të ndryshme. Atje u përballëm me një punë me të vërtetë mizore. Nëna ime, e cila ishte shëndetligë dhe në rininë e saj vëllezërit e kishin marrë dhe e kishin dërguar në Austri në një kolegj për amvisë, ishte një grua delikate nga ana fizike dhe iu desh të përballonte një tmerr, që e pati fundin pas arrestimit të djalit. Duke e pritur, nuk mundi më, u lodh mjaft, fizikisht e shpirtërisht. Një vit para se të lirohesha unë nga burgu, ajo vdiq. Nuk munda ti hidhja një grusht dhe si djali i vetëm që isha. - A ka pasur ndonjëherë, me gojë apo me shkrim, ndonjë shprehje të ndjesës nga organet dhe strukturat e diktaturës komuniste për tragjedinë tuaj familjare? - Nga kush mund ta presësh ndjesën? Mea culpa e kujt duhet të tingëllojë në veshët tanë? Ne po flasim për kriminelë që po shkojnë e konvertohen në diplomatë! Asnjëri prej këtyre nuk qe burrë që të thotë: "Po, unë kam qenë kriminel dhe kam marrë pjesë në këtë akt barbar ndaj familjes Peshkëpia", apo të thotë: "Kam persekutuar me mijëra familje të tjera." Deri diku Bedri Spahiu, tjetër njeri nuk kam dëgjuar. Nga kush ta pres këtë kërkesë ndjese? - Si ka ndodhur arrestimi juaj, me çfarë preteksti? - Unë jam arrestuar në vitin 1975, kur neni i agjitacion-propagandës përfshiu një sasi të madhe njerëzish. Unë jam arrestuar më datën 18 tetor dhe pasi kaluam izolimin dhe u takuam në vendin e quajtur “kaush”, u bashkuam 18 veta të arrestuar atë ditë. Ishte vazhda e arrestimeve që kishin filluar pas Plenumit IV në fushën e artit dhe të kulturës dhe unë u përfshiva në këtë kategori. Për të thurur legjenda nuk ishte shumë e zorshme për Sigurimin, sepse ata kishin krijuar një përvojë shumë të madhe, saqë ishin bërë mjeshtër të kësaj pune, mjafton që më gjetën disa libra të Gjergj Fishtës, që i pata mbledhur në një qoshk të bibliotekës, për të më thurur legjendën se dikujt i pata thënë se “poeti ynë më i madh është Fishta” dhe u kisha ofruar të lexonin librin “Lahuta e Malësisë”. Përralla të tipit se gjoja kisha folur për Frojdin, për piktorë dekadentë. Dhe e gjitha pastaj ishte diçka shabllon. Dënimi përgjithësisht ishte 8 vjet për këta individë, ndërsa për ata në grup 10 vjet. - Libri juaj “O njeri!” përpiqet të japë vetëm një mozaik të thukët të fatit të bashkëvuajtësve tuaj, nëpërmjet njohjes direkte që keni pasur ju me ata. Ai është më shumë një seri vizatimesh, etydesh e portretesh të shkurtra, të shkruara me gjuhë të kursyer, lakonike dhe shpesh me impresione. A mendoni se do të kishte qenë më i suksesshëm një rrëfim i gjerë e i imtësishëm në disa libra? - Ashtu është. Unë kam shumë, shumë për të thënë. Ai nuk është vetëm një detyrim, por që të gjithë duhet ta bëjnë këtë. Ne na lypset shumë kujtesa historike. Një prej qëllimeve që ka instituti ynë i krijuar për studimin e krimeve të komunizmit dhe të pasojave të tij dhe ne do të përpiqemi. - Sot ju jeni anëtar i bordit në Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, çfarë misioni pritet të përmbushë ky institut dhe a keni mirëkuptim të shtetit dhe shoqërisë në mbështetjen e punës dhe të rolit që duhet të përmbushë ky institut? - Unë shoh me kënaqësi pikësëpari bashkëpunimin midis nesh. Kjo për mua është një garanci për një mbarëvajtje të punës. I gjithë stafi ynë i votuar prej Kuvendit dhe i përzgjedhur janë të zellshëm, që punojnë me devotshmëri, me kompetencë, njerëz të njohur e të rrahur me këto probleme, që kanë ngritur vazhdimisht në shtyp e kudo në të gjitha mediet kauzën për dekomunistizim. Për mua është kjo që ka një vlerë të veçantë. Mendoj se duhet të kemi edhe mirëkuptimin e institucioneve të tjera. Ky mirëkuptim duhet shprehur më konkretisht për të na përkrahur, sepse ne kemi përpara një punë kolosale. Këtë nuk mund ta bëjnë 20 apo 25 veta që mund të përfshihen në punën e Institutit. Këtu mendoj se ne duhet ta fillojmë që nga klasa e parë. Do tu përmend një shprehje të Bismarkut. Kur i besuan rolin e arsimdhënies, ai tha atë shprehjen që është mjaft e çmueshme: “Doni që të keni Gjermani? Atëherë përgatitni mësuesit e fillores!” E për ta zbërthyer këtë shprehje me vlerë, ne që nga klasat e fillores duhet të përgatitim fëmijët në atë mënyrë që të mos jenë të huaj karshi kësaj ngjarjeje kaq tragjike, që është injoruar në tekstet e shkollës. Që këtu duhet të nisë puna jonë. Nuk më harrohet një rast në Francë, në pavijonin e gjenocidit komunist. Një grua kishte marrë një vajzë të vogël për dore dhe i tregonte dhe i shpjegonte me mjaft durim të gjitha eksponatet, duke i treguar se çfarë ishte gjenocidi me një durim të madh. Ajo ecte paralel me ne, duke i shpjeguar fëmijës. Kjo te ne mungon. Edhe ai pavijon gjenocidi që ishte u zhduk. - A mund të ngjallë Instituti juaj një debat mbi lustracionin? A është i domosdoshëm lustracioni, dhe pse ka kaluar kohë, dhe pse jemi vendi i vetëm ku ka dështuar? - Mendoj se po. Unë jam prononcuar sa herë që më është dhënë rasti për këtë ligj, madje përherë kam mbetur dhe i habitur kur persona të caktuar të rangjeve diplomatike nuk e kanë përkrahur. Ne jemi të vonuar me ligjin e lustracionit. Gjatë një interviste në Televizionin Publik Shqiptar unë kam përmendur eksperiencën gjermane. Kam treguar se nuk mund të punojë askush në administratën shtetërore që ka qenë anëtar i Gestapos apo i Stasit, përkatësisht dy struktura kriminale. Këtu te ne nuk ka ndodhur një pastrim i tillë për mungesë të këtij legjislacioni. Mjafton përvoja çeke që të mos shkojmë te gjermanët, për të kuptuar se edhe një gazetar sportiv nuk lejohet të punojë si gazetar, sepse ka qenë i përfshirë në këto struktura. Ne kemi projekte që drejtoria e Institutit i ka detajuar dhe puna e parë është nisja e korrigjimit të teksteve shkollore, ku ka akoma absurditete, madje mendoj të shtrihemi edhe më tej se kaq. Po probleme të tjera që kanë të bëjnë me dekomunistizimin? - Do të ngrija për të diskutuar, edhe pse është një diskutim i madh, edhe problemet që duken në pamje të parë që skanë të bëjnë me krimin, por në fakt ato hyjnë në atë hulli. I bëj thirrje kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës që të reagojë dhe me një mbledhje sa më të shpejtë të heqë emrat e personave kriminelë që ekzistojnë, sidomos në emërtimet e reja. “Myslym Shyri”, për shembull, është një prej tyre, që i përket një periudhe të vonë, por janë me qindra të tjerë. Rrugës sime i patën vënë emrin “Kadri Hoxha”. Mendova se hoxhë Kadria është një figurë e njohur patriotike dhe mu bë qejfi. I them mbesës: “Rruga ime ka emrin e gjyshit tënd.” –“Jo, - më tha, - është Kadri tjetër.” U interesova dhe kishte