Shqiptarët nderuan meshën e shenjtë gjatë vizitës se Papës Bendeikti i XVI në Freib urg të Gjermanisë!
Paul Tedeschini <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Shqiptarët nderuan meshën e shenjtë gjatë vizitës se Papës Bendeikti i XVI në Freiburg të Gjermanisë!Nga Asllan Dibrani Vizita e Papës këto dite ishte një skenë pamore myslimanëve dhe katolikëve shqiptar,në një grup të përbashkët nga radhët e mijëra njerëz, që udhëtuan drejt qytetit Freiburg në fundjavë qe lamë pas,për t’i bërë një nder Papës Benedikti i XVI. Vetëm nga Elztal ka pasur rreth 1.000 katolikë të cilët morën pjesë në vigjilje dhe shërbimin e të rinjve, raportoi i kënaqur Ekkehard Bechinger përfaqësues i organizimit të këtij tubimi madhështor. Shoqata “Yjet e Kosovës”prezent në masën e mijëra njerëzve qe erdhe ta përcjellin ligjëratën (meshën) e Papës me portretin e shenjtores së madhe Nënë Tereza. Gjithashtu,nga ky grup i veçantë kishte një kërkesë për të parë Papën. Shoqata “Yjet e Kosovës “kryetari Tahir Shabani theksoi se anëtarët e Shoqatës jemi të përzier dhe nuk mundet me u vërejtur asnjëherë se kemi ndonjë dallim në festat e njeri tjetri katolike apo myslimane,prandaj sot kemi dalë këtu ta nderojmë Papën qe është simbol i katolicizmit ku përmes kësaj,nderojmë edhe vëllezërit tanë shqiptar katolik. Në mesin e tyre Lon Karrica kishte udhëtuar nga Shtutgardi qe ta ndajnë gëzimin me bashkatdhetarët e vet kosovarë. Pamje e Lon Karrices,Tahir Shabanit,Arif Hoti,Almire Brahimi,Ukë Zefi,Donika Zefi,Rejhane Brahimi,Mustafë Shabani,Pergega Augustin,Maria Pergega,Nol Zefi,Avni Shabani dhe shume te tjerë qe u shprehen falënderimet e tyre për vizitë në Gjermani dhe Selia e Shenjtë. Ata i bënë nder këtij takimi me posterin e Nënë Terezë me kardinalin Ratzinger,qe ishte në vizitë në vitin 1978 në Fribourg. Pamja e këtyre shqiptareve sikur i shtoj vlerën kombit shqiptar qe i dha një figurë aq të madhe botës ku shume fotoreporter e ndoqën me kërshëri prezencën e tyre duke e filmuar grupin e lartpërmendur. Ishin se bashku shumë shqiptarë qe i nderuan 12 Apostuj qe e nderuan Kombin dhe në mënyrë simbolike i shprehen falënderimin e tyre Papës Benedikti XVI dhe selisë se Shenjte të Vatikanit,po ashtu edhe Gjermanisë. Këta së bashku vajzat dhe djemtë e mbare Kosovës motra dhe vëllezër të konfeksionit fetar mysliman dhe katolik. Ishin nga te gjitha Viset e Kosovës qe treguan mirëkuptimin dashurinë dhe respektin për veten e vet. Ishin nga Llapi e Drenica nga Dukagjini e Anamorava,te gjithë se bashku festuan. Lon Karrica,Tahir Shabani me një grup qytetarësh shqiptarë,pjesëmarrës i takimit Mustafë Shabani aktor dhe publicist,Lon Karrica veprimtar dhe humanitar,Tahir Shabani veprimtar i dalluar(organizator )Arif Hoti veprimtar,Uke Zefaj humanist dhe veprimtar,Almira Brahimi nxënëse gjimnaziste,Donika Karrica nxënëse gjimnaziste,Rejhane Brahimi nxënëse gjimnaziste Maria Pergega Ekonomiste e Dalluar,Avni Shabani veprimtar,Augustin Pergega piktor,Nol Zefi nxënës gjimnazist etj. i treguan botës se edhe shqiptarët janë popull i civilizuar pro evropian. Ishte shumë mahnitëse,se shumë media të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare qe ndoqën ceremoninë morën intervista me këta shqiptarë,dhe u mahniteshin për dashurinë dhe sinqeritetin e shprehur ndaj Atit Shejte Vatikanit dhe Gjermanisë. Këto media ishin shume mirë të informuar me ngjarjet e fundit në Kosovë ku një grup i vogël njerëzish të manipuluar demonstruan në Prishtinë kinse kundër “mosbarazisë fetare” duke e ngrite edhe flamurin famëkeq te Hamasit në Prishtine dhe pati pyetje nga gazetarët se çka po ndodhe me ato protesta,por këta sikur një i demaskuan ato ngjarje duke i quajtur si te manipuluara dhe duke qeshur u shprehen se është koha e “demokracive ne trnzicion”,ku mediet u impresionuan nga dashuria qe tregojnë shqiptarët për kulturën pro evropiane në përgjithësi dhe “Selinë e Shenjte në veçanti”. Këta i treguan edhe njëherë Botës me pak fjalë dhe vepër se populli shqiptar rrënjët i ka te “Krishtenizemi i Vjetër Dardan”. Ka tri fe dhe është shembull i tolerancës fetare. Ne jemi vëllezër te një gjaku të një gjuhë dhe te një kulture u shprehen pran medieve të huaja. Kemi tri fe qe na begatojnë si popull por synimi jonë është të qëndrojmë shqiptarë evropianë e jo aziatikë. Të bashkuar si në festa,gëzime,ahengje në kulturë por edhe në luftë ne stuhitë e kohës shqiptarët ishin tog (një për te gjithë te gjithë për një),është sinjali ma i mire për armiqtë e se kaluarës se tanishmes por edhe për armiqtë e popullit shqiptarë në të ardhmen të rrojë populli shqiptar ! Këta me fotografinë e Nenës Terezë e cila në vitin 1978 mu në Freiburg ishte me Kardinalin e atëhershëm Ratzinger Sote Papa Benedikti i XVI ma se miri e prezantuan shqiptarinë me fjale te vogla por vepra te mëdha. Të gjithëve ju treguan se “Nena Terezë është bija jonë dhe ne jemi bijtë dhe bijat e sajë”. Me këtë shembull human dhe simbolik treguan se ne jemi Apostujt të vegjël qe popullin tonë e prezantojmë ashtu siç ka qene,siç është dhe si do të jetë në të ardhmen. Popull i civilizuar me i lashti në Ballkan dhe me orientim evropian duke e ruajtur qenien nacionale si shqiptar me synime drejt familjeve te popujve të Evropës. Foto-reportazh,Freiburg,Gjermani –Shtator 2011Publikuar ne http://kosova.albemigrant.com/?p=35528