Regjistrim i maqedona s u ndërpr e për shka k të parre gullsive
agim recebi <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Regjistrimi maqedonas u ndërpre për shkak të parregullsive17/10/2011Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Regjistrimit dhanë dorëheqjen kolektivisht për shkak të orvatjeve të ndjeshme nga shqiptarët etnikë të përdorimit të praktikave në kundërshtim me ligjin e regjistrimit.Nga Mishko Taleski për Southeast European Times në Shkup -- 17/10/11Ura e Gurtë lidh pjesë të Shkupit të banuar nga maqedonas etnikë dhe shqiptarë si dhe pakica të tjera. [MishkoTaleski/SETimes]Parlamenti maqedonas kaloi një ligj nëpërmjet një procedure të përshpejtuar javën e kaluar që ndalonte ligjin e regjistrimit të hynte në fuqi.Veprimi i parlamentit vjen pasi regjistrimi u ndal në 11 tetor, pasi anëtarët e Komisionit Shtetëror të Regjistrimit (SCC) dhanë dorëheqjen katër ditë para datës së caktuar të përfundimit të re gjistrimit."Ligji nuk u zbatua barazisht në terren gjë që është pse ne e ndalëm procesin e regjistrimit. Po të mos bënim kështu, nuk do të kishim përftuar të dhënat e duhura," tha presidentja e SCC Sobodanka Gievska.Vendimi konfirmoi presupozimin e ish presidentes së SCC Vesna Janevska, e cila dha dorëheqjen një ditë përpara se të niste regjistrimi, për parregullsitë që vinin.Kritikë të shumtë kanë ngritur shqetësime se është në proces një përsëritje e asaj që e quajnë regjistrim i fallsifikuar i 2002, në të cilin shqiptarët përbëjnë mbi 20% të populllsisë së Maqedonisë, duke i lejuar atyre të drejta kolektive dhe privilegje nën marrëveshjen kornizë të Ohrit.Opozita i mori me rezervë kritikët, duke akuzuar qeverinë për paaftësi."Ky turp e skandal i madh për vendin është i padëgjuar. Ne p aralajmëruam se qeveria nuk është në gjendje të kryejë një operacion të tillë statistikor si një regjistrim në përputhje me ligjin," tha nënpresidentja e Bashkimit Socisl Demokrat (SDSM) Ana Pavlovska Daneva.VMRO-DPMNE qeverisëse megjithatë, lëshoi një deklaratë ku këmbënguli se veproi tamam kështu sepse qëndron për rendin e ligjit pa përjashtim."Ndryshe nga 2002, kur SDSM lejoi të dhëna fallco dhe hoqi drejtorin e Zyrës së Statistikave në mes të regjistrimit, kur presidenti i atëhershëm i SCC kundërshtoi rezultatet dhe dha dorëheqjen dhe ish kryeministri Branko Crvenkovski nuk shpjegoi kurrë se si ata numëruan 120,000 shqiptarë më shumë, sot ligji duhet respektuar," i tha SETimes zëdhënësi i VMRO Aleksander Biçikliski.Shumica e politkanëve shqiptarë ju shmangën dhënies së deklarimeve. N ënkryeministri i ngarkuar me zbatimin e marrëveshjes kornizë të Ohrit, Musa Xhaferi i tha medias se s'ka asgjë për t'u frikësuar, se në disa muaj, do të organizohet një regjistrim tjetër.Analisti Vele Mitanovski i shpjegoi SETimes se ndalimi i regjistrimit nga kryerja ishte një hap i madh që mund të bëhej vetëm me marrëveshje midis zyrtarëve të lartë."Në qoftë se kryeministri njohu rreziqet ndaj interesave kombëtare e shtetërore, ato duhet të pohohen publikisht, pavarësisht nga pasojat për marrëdhëniet ndër-etnike dhe marrëdhëniet e [koalicionit] ndërpartiak. Ndërpreja e regjistrimit ndoshta nuk është "fundi i botës' por mund të jetë fundi i institucioneve dhe besimit [të vendit e ndërkombëtar] në to," i tha Mitanovski SETimes.Regjistrimi është tema kryesore në median maqedonase.Artikuj që kanë lidhjeFiton VMRO-DPMNE, opozita ka rritje në votimin maqedonas 06/06/2011Partitë opozitare në Maqedoni bashkojnë forcat 08/02/2010Pasiguria rrethon rregjistrimin maqedonas 07/10/2011Zgjedhjet maqedonase mund të sjellin pasiguri 02/06/2011Kundërshtitë për A1 TV shkaktojnë bojkot parlamentar në Maqedoni 02/02/2011"Ai nuk duhej të kishte nisur në këto kushte. Ishte më mirë të përfundonte si ky se sa të nisë një konflikt i ri mbi, të themi 0.5% shqiptarë rreth 20% të kërkuar me kushtetutë," i tha SETimes editori i Kanal 5 televiziv Goran Momirovski.Shumë nga 16,000 punonjësit e regjistrimit thonë se qe e qartë se regjistrimi nuk duhej të ishte, por ata shpresonin ta kryenin atë me sukses."Nuk mund të kesh disa punonjës regjistrimi që të ndjekin ligjin ndërsa të tjerët të ndjekin udhëzimet e partive politike shqiptare," i tha SETimes një punonjës regjistrimi që kërkoi të mos i dilte emri."Ne duhet të numërojmë me besueshmëri se sa shtetas janë në vend kështu që të dimë se ç'duhet të bëjmë tjetër. As ne shqiptarët as maqedonasit nuk kemi nevojë për tensione. Mjaft me problemet; le të jetojmë një herë si njerëz," i tha SETimes Avni Arifi, një banor 63-vjeçar i Shkupit, shqiptar etnik.Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.