"Otomania" në rritje në Turqi

agim recebi <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
"Otomania" në rritje në Turqi17/10/2011Ndërsa interesi i rinovuar në kulturën dhe historinë otomane mund të jetë komercializim për disa, ai jep gjithashtu një pikë reference për politikën e jashtme turke dhe politikat e brendëshme.Nga Menekshe Tokjaj për Southeast European Times në Stamboll -- 17/10/11Një shembull i "otomanisë" është kremtimi vjetor i pushtimit të Stambollit në 1453. [Reuters]"Otomania", interesimi masiv në gjithëshka otomane, është bërë një prirje e re në Turqi gjatë nja dy viteve të fundit. Dukuria nuk është parë vetëm në popullaritetin e serive televizive të tilla si "Shekulli i Madhnueshëm" që përshkruan jetën e Sulejman Madhështorit dhe haremin e tij.Ajo paqyrohet gjithashtu në shitjet në rritje të librave mbi historinë otomane, bizhuteritë me stilin otoman, ekspozita
 t muzeale, restaurimin e ndërtesave otomane dhe kaligrafisë.Ndërsa moda ka një farë dimensioni komercial në të, trashëgimia otomane e Turqisë mund të jetë në gjendje të japë një pikë referimi për diplomacinë e saj paravepruese rajonale, zgjerimin e tregjeve dhe kapërcimin e ndarjeve të brendëshme brenda shoqërisë.Sipas Zejnep Ertug, që mëson historinë e kulturës otomane në Universitetin e Stambollit, ka dy burime kryesore për këtë interes të rritur."I pari është kërkimi për një identitet nga një shoqëri e cila është mishëruar tepër në kulturën evropiane, ndërsa i dyti është një borgjezi e vonuar që po bëhet gjithnjë më e pasur dhe kureshtare rreth mënyrës aristokratike të jetës."Megjithatë, ekspertët nuk e shohin këtë prirje si një lëvizje larg ideologjisë Kemaliste të shtetit që kërkont
 e ta shkëpuste veten nga e kaluara e tij otomane në periudhën e herëshme të republikës. Më së shumti, prirja e re është një pasqyrim i ndryshimeve në atë se si populli e sheh kulturën otomane.Siç shpjegon profesori i Universitetit Kemerburgaz, Emre Alkin, deri së fundi, njerëzit mësoheshin se perandoria otomane ishte thjeshtë një organizatë shtetërore."Megjithatë, pëkundër të gjitha heqjeve të detyruara dhe kujtesave kundërshtuese, u bë e qartë se otomanizmi është në fakt një kulturë jetese, që mbulon një rang të gjerë fushash nga veshjet te stili i jetës, nga gatimi te bizhuteritë dhe dekorimi," i tha ai SETimes.Prirja ka shpënë në një rritje të njerëzve që janë bërë shumë më krenarë për të kaluarën otomane.Për disa, "otomania" është pakë më shumë se komercializimi i të kaluarës otomane
  të Turqisë. [Reuters]"Në fakt, për një kohë të gjatë njerëzit nuk ndiheshin mirë të dëgjonin se e kaluara e tyre qe e diskredituar. Por tani ata janë aq të kënaqur të dinë se e kaluara e tyre nuk ishte aq keq; përkundrazi, ishte madhështore," tha Ertug.Megjithatë, era otomane nuk mund të merret si një çështje monolite, por më shumë është e përbërë nga stade të ndryshme, disa nga ta të lavdishëm, të tjerë të shënuar nga mundja. Si rezultat, njerëzit nuk mund vetëm të jenë krenarë për periudha të posaçme të të kaluarës së tyre otomane me një lloj nostalgjie."Në afat të gjatë, kjo mund të çojë në zhgënjim kur dikush ju bën ju një pyetje të tillë: Pra, pse përfundoi një periudhë e tillë e lavdishme?" tha historiani Ahmet Kujas i Universitetit të Galatasarait.Ndërsa disa ekspertë si Kujas e 
 konsiderojnë këtë prirje si maturim të interesit gjatë tre apo katër dekadave, të tjerë shohin një dimension sipërfaqësor në të."Ndonse interesi në fushat e lidhura me perandorinë otomane nuk është ndërprerë kurrë, interesi i tanishëm është më tepër sipërfaqësor kur e krahason atë me romanet në të kaluarën që diskutonin otomanizmin si një trashëgimi politike," tha Selim Kuru, profesor i shoqëruar i studimeve turke e otomane në Universitetin e Uashingtonit.Për Kuru, interesi i manifestuar në seritë e TV, modelet e mallrave në vendet e shitjeve dhe botimet me bazë vizuale, janë një mënyrë e ringjallërimit të tregut vendas e ndërkombëtar të Turqisë."Ky interesim i fundit në të gjithë atë që është otomane mund të shpjegohet më së shumti nga fakti se ky subjekt ka fituar vlerë të madhe në eko
 nominë e tregut," shpjegoi ai.Sipas Kuru, ky interes bazuar në fitimin vjen në dëm të punëve historike gjatë shekulli ttë kaluar nga akademikë të shquar, studjues e artistë.Megjithatë, trashëgimia otomane mund t'i japë Turqisë një pikë referimi në kryerjen e politikës së saj të jashtme dhe kapërcimin e problemeve të identitetit.Deputetja e AKP nga Kajseri, Pelin Gundesh Bakir tha se perandoria otomane ishte një përzjerje e identiteteve dhe feve të ndryshme në Ballkan dhe në Lindjen e Mesme.Ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoglu (në mes), anëtari boshnjak i presidencës së BiH Bakir Izetbegoviç (majtas) dhe myftiu i madh i Bosnjës Mustafa Çeriç, në Sarajevë. Në raste të shumta, Davutoglu ka kundërshtuar karakterizimin e politikës së jashtme të Turqisë si neo-otomanizëm. [Reuters]"Perandor
 ia otomane ishte një qendër tolerance, paqeje dhe stabiliteti politik gjatë pesë shekujve të ekzistencës së saj në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan. Lidhur me këtë, është logjike se modeli otoman jap një referencë për politikat e Turqisë në Lindjen e Mesme dhe Ballkan," tha ajo."Historia na tregon ne qartë se Turqia ka potencial për të luajtur një rol të madh në dekadën që vjen për sigurimin e paqes, stabiliteti dhe properitetit ekonomik, jo vetëm në Ballkan por gjithashtu në Lindjen e Mesme," tha Bakir.Megjithatë, interesi i gjallëruar në trashëgiminë otomane nuk është një shtytje ataviste imperialiste, shpesh e quajtur si neo-otomanizëm. Për më tepër, ajo vjen si një pasojë logjike e ndryshimeve gjeopolitike dhe nevojave ekonomike të periudhës pas luftës së ftohtë.Sipas Kujas, ajo që gab
 imisht është quajtur si neo-otomanizëm është në fakt kërkim për tregje të reja në afërsinë e menjëherëshme të gjeografisë së Turqisë. "Kështu që, nuk është një çështje e zgjerimit kulturor por më së shumti një dëshirë për të zgjeruar Lebensraum-in (hapësira jetike) e vet ekonomik."Mustafa Akjol, një komentator politik turk, gjithashtu nuk e sheh atë si një orvatje neo-imperialiste. "Përkundrazi, në se kuptohet në një mënyrë të arsyeshme, ai mund të japë një vizion premtues për politikëbërësit."Artikuj që kanë lidhjePerandoria Otomane në Kosovë dhe librat shqiptare të historisë
25/07/2011Ngritja e Turqisë në Ballkan
11/07/2011Klinton vlerëson përpjekjet kundër terrorizmit të Turqisë dhe masat shtrënguese të Greqisë
18/07/2011Erdogani nxit për të ardhme të përbashkët të vendeve të Ballkanit
28/09/2011Serbia dhe BiH optimiste rreth kapitullit të ri në marrëdhëniet e tyre
30/04/2010Për Akjol, kur kujtohen lidhjet historike me Ballkanin dhe Lindjen e Mesme, "ka kurdoherë një rrezik të mbi-idealizimit në qoftë se nuk aplikohet në një mënyrë të arsyeshme."Ndërsaq disa e interpretojnë politikën paravepruese të Turqisë në Lindjen e Mesme si një zhvendosje e largim nga Perëndimi, Akjol nuk e sheh interesimin në trashëgiminë otomane të Turqisë si një kundërshtim të Evropës."Perandoria otomane kishte qenë tashmë një pjesë e rëndësishme e politikave evropiane me aleancat që ajo ngriti me fuqitë evropiane si Franca dhe MB. Pra, e kaluara otomane nuk mund ta përjashtojë Evropën ndonse rruga e anëtarësiomit në BE të Turqisë nuk është aq premtuese sot," shpjegoi Akjol.Ndoshta më me rëndësi për stabilitetin e brendshëm, interesi i rinovuar në trashëgiminë otomane mund të
  jetë një hap pozitiv drejt rizbulimit të pluralizmit brenda shoqrisë turke. "Me fjalë të tjera, e kaluara otomane mund t'i japë shoqërisë një referencë të fortë për identifikimin e përbërësve të ndryshëm të saj, të tillë si populli kurd, apo jo-muslimanët," tha ai.Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.