Gjakmarrja mban qind ra fëmijë larg shkol lës në Shq ipëri

agim recebi <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Gjakmarrja mban qindra fëmijë larg shkollës në Shqipëri13/10/2011Ministria shqiptare e Arsimit ka nisur një program për arsimimin e fëmijëve të mbetur mes gjakmarrjesh.Nga Ben Andoni për Southeast European Times në Tiranë -- 13/10/11Qindra fëmijë në Shqipëri janë të detyruar të fshihen apo të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për shkak të gjakmarrjes. [Reuters]Trembëdhjetë vjeçari AP dhe vëllai dhjetëvjeçar i tij KP nuk mund të shkojnë në shkollë në fshatin e tyre pranë Shkodrës për shkak të një gjakmarrjeje që përfshin prindërit e tyre. Për shkak të hakmarrjeve, qindra fëmijë janë të detyruar të rrinë në shtëpi ose të fshihen me familjet e tyre dhe nuk janë në gjendje të ndjekin shkollën."[Më shumë se 900 fëmijë në Shqipëri] ... nuk mund të shkojnë në shkollë. Disa prej tyre punojnë për të ndi
 hmuar familjet e tyre," tha për SETimes Kryetari i Komitetit Shqiptar të Pajtimit Mbarëkombëtar Gjin Marku.Rreth 5,000 vetë në Shqipëri janë disi të prekur nga vrasjet e gjakmarrjeve -- vrasje hakmarrëse nga familja e një viktime ndaj familjes së vrasësit, sipas Markut.Ndonse dukuria e gjakmarjes daton që nga Mesjeta, shumë nga "rregullat" nuk janë përshtatur për kohët moderne. Vrasja e grave e fëmijëve është e ndaluar, por shumë detyrohen të rrinë fshehur apo të mbeten të mbyllur në shtëpi.Për t'i bërë gjërat më keq, praktika e hakmarrjes është përhapur nga veriu i vendit në qytetet dhe zonat jugore rurale.Në një përpjekje për të arsimuar fëmijët e "zënë në kurth", ministria e arsimit nisi këtë verë një program të quajtur "Shansi i dytë"."Klasa të posatçme zhvillohen tre herë në javë, p
 ër dhjetë orë në javë. Koha e mësimit është 45 minuta," tha për SETimes Zëvendës/Ministri i Arsimit Halit Shamata."Ndihmojmë duke çuar mësuesit e shkollave më të afërta në banesën e fëmijës. Në shumicën e rasteve, preferojmë mësues që kanë mësuar fëmijët më parë kur ndiqnin mesimet normalisht. Mësimi në këto kushte paraqet vështirësi, por mësuesit përpiqen të bëjnë më të mirën për këta fëmijë," tha për SETimes Drejtoresha e Arsimit e Shkodrës Atrida Feketi.Duke marë parasysh vështirësitë dhe elementët shtesë të mësimit të nxënësve në izolim, mësuesit marrin pagesë mbi kohën e punës për përpjekjet e tyre.Megjithatë, është e pamundur të ndihmohen të gjithë fëmijët që janë prekur -- veçanërisht meqë shifrat nga shoqatat e gjakmarrjeve ndryshojnë shumë nga ato të ministrisë.Artikuj që kanë l
 idhjeShqipëria emëton bonon Euro të parë
11/11/2010Amnistia fiskale: politikë e mirë publike apo marifet zgjedhor?
07/04/2011Shqiptarët tronditen nga rritja e çmimeve
22/03/2011Vendet e Ballkanit ende luftojnë me përmbytjet
07/12/2010Shqipëria do të zgjerojë burimet e saj të energjisë së ripërtëritshme
09/02/2011Në përgjithësi, 41 fëmijë nga Qarku i Shkodrës u ndihmuan nga programi Shansi i Dytë vitin e kaluar. Shoqatat thonë se ka qindra fëmijë në qark që janë të prekur."[Në fillim të] çdo viti, u dërgojmë një letër zyrtare organizatave të pushtetit vendor, njësive të bashkive e komunave për të verifikuar vendndodhjen e familjeve të përfshira në gjakmarrje. [Kjo na ndihmon të identifikojmë] numrin e fëmijëve që duhet të ndihmojmë me mësimin në kushte shtëpie," tha për SETimes Feketi.Por megjithë qëllimet e mira të programit, gjendja psikologjike e nxënësve është e rëndë dhe arsimimi i tyre mbetet pas atyre që ndjekin shkollën e rregullt."Eshtë e vërtetë se shkollat e zonës ndihmojnë shumë prej tyre. Deri tani kjo është bërë duke ofruar pagesa të përshtatshme për mësuesit, por kjo është 
 shumë e vështirë të vazhdojë të japë rezultate të frytshme në arsimimin e tyre," tha Marku për SETimes.Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.