Re: [shqiperia] Vdiq Vitori Çeli - regjisorj a e parë e montazhit të filmit shqiptar
Vedat Shehu <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Vdiq Vitoria! Vdiq atje ku lindi, ne mergim. Ne New York lindi Vitoria ne momentin e bujes se krorezimit te Mbreterise me te Re ne Ballkan, Shqiperise. Prindrit fisnike, kujtuan se Shqiperia u stabilizua dhe erdhen te perkushtuar per porgresin e shtetit dhe njerezve te tij te mrekullueshem. Rete e zeza e pllakosen qiellin dhe mjegullat e murme vershuan ane e mbane Shqiperise dhe rreth e rrotull Vitorise. Ne mjegull punoi, E Zeza, nje jete te tere, ndersa mirenjohese per te u tregua vendlindja. Vendlindja e saj ishte mallkuar nga mjegulla e murme dhelparake. Vendlindja e priste bijen e vet dhe e priti, i dha ngrohtesine, dhemshurine, e ledhatoi si nene e pervluar per bijen e vet te syrgjynosur. U ndava nga Vitoria si banor te nje qyteti, une ende femi, ne kohen kur qytetin e pushtuan ata qe na kishin shkrumbuar fshatin kur sapo ishte shpallur pamvaresia, lumturia e prinderve tane te rinj, dhe gjysherve tane ne lulezim, ne kulmin e gazit dhe harese. Gezimin e tyre e gufosi zia perbindeshe. Nuk besoj se e kam pare me shume se dy tre here, por ne kujtesen time Ajo eshte perseritur si imazh i Shqiperise se ardhme. Nuk besoj se ndodhet dikush qe te derdhe per te nje pike lot. Mua me duket se po perlotem. Imazhi i saj do te me shoqeroje gjithenje. Nderime per percjelljen e saj ne varrim. Vedat Shehu nga Borshi i Vjeter From: "[email protected]" <[email protected]> To: [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected] Sent: Friday, November 4, 2011 7:54 AM Subject: [shqiperia] Vdiq Vitori Çeli - regjisorja e parë e montazhit të filmit shqiptar Vitori Çeli - regjisorja e pare e montazhit te filmit shqiptar Nga Kolec Traboini* U lind dhe nderroi jete ne New York Keto dite fundtetori kineastet kane humbur nje prej kolegeve me te vjetra ne profesion, regjisoren e pare te montazhit te filmit shqiptar, Vitori Çeli. Mbase sot shumekush ne moshe te re nuk e ka degjuar emrin e saj sepse ajo prej dy dekadash jetonte ne Amerike. Nderroi jete ne moshen 83 vjeçare New York, ne qytetin ku kishte lindur ne nje familje emigrantesh shqiptare me 24 maj te vitit 1928. Prinderit e saj jane kthyer ne Shqiperi kur ishte ne moshe te vogel dhe studimet e shkolles se mesme i kreu ne Liceun e Tiranes. Nevoja per kuadro te profilizuar ne kinematografi, arti i shtate qe sapo kishte nisur te zhvillohej ne Shqiperi me krijimin e Kinostudios ne vitin 1952, beri qe ajo te dergohej ne Moske per t`u specializuar ne montimin e filmave. Me t`u kthyer nisi punen ne montimin e filmave kronikale, i vetmi zhaner qe zhvillohej ne ate kohe. Keshtu me punen e saj, u be regjisorja e pare e montazhit te filmave shqiptare. Ne vazhdimesi ajo behet edhe regjisorja e montazhit te filmave te pare artistike shqiptare, “Femijet e saj” 1957 me regjisor Hysen Hakani dhe “Tana” 1958 me regjisor Kristaq Dhamo. Gjithashtu bashkautore ne montimin e filmit shqiptaro-sovjetik “Furtuna”1959, si dhe regjisore montazhi ne filmat “Debatik”1961, “Toka jone”1964, “Vitet e para”1965, “Perse bie kjo daulle” 1969. Realizoi edhe film artistik si regjisore, por ajo qe e beri emrin e saj akoma me te njohur ishin 35 filmat dokumentare dhe kronikale qe realizoi si regjisore e filmit dokumentar nder te cilet “Asdreni” me te cilin fitoi kupen e festivalit te pare te filmit shqiptar ne 1976, “Vellezerit Topulli”, “Bekim Fehmiu ne Shqiperi”, “Pr. Dr. Aleksander Xhuvani”, “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, “Prite, prite Skenderbene” e tjere. Vitori Çeli ka qene nje shkolle e vertete e kineasteve te rinj shqiptare, veçmas ne vitet `70-`80, kur prodhimi kinematografik u shtua deri ne 10-14 filma artistike dhe rreth 50 filma dokumentare ne vit. Ajo ishte nga ata njerez qe ia kushtojne jeten e vet artit. Filmi ishte çdo gje ne jeten e saj. Nuk krijoi familje. Femijet e saj ishin dhe mbeten filmat qe krijoi te cilet nga ana profesionale(nese mund t`i perjashtojme imponimet ideologjike qe sillte koha e regjimi) ishin te nje niveli shume te larte. Ajo e vleresonte montazhin art dhe bente qe ekrani te ndjehej sa me afer levizjeve dhe atmosferes se realitetit. Kjo u theksua edhe ne mars te ketij viti, kur kineastet u mblodhen e folen per krijimtarine e saj ne Arkivin e Filmit Shqiptar, i cili ben nje pune shume te mire ne ruajtjen dhe afirmimin e traditave ne artin e ekranit te madh ne te cilin Vitori Çeli ka lene punen, pasionin dhe emrin e saj te merituar. E te vjen keq se ndersa behen dekorime e vleresime, emri i ndokujt me ose pa dashje harrohet, çfare nuk duhet te ndodhe sepse pa ato kuadro te xhiruara te arkives se filmit, ku tjeter mund ta shohin brezat qe vijne te shkuaren, qe per mire apo per keq ajo ishte nje pjese e jetes se popullit shqiptar. *Kolec Traboini - kineast Kolec Traboini:Vitori Çeli - regjisorja e parë e montazhit të filmit shqiptar. Këto ditë fundtetori kineastët kanë humbur një prej kolegeve më të vjetra në profession, regjisoren e parë të montazhit të filmit shqiptar, Vitori Çeli. Mbase sot shumëkush në moshë të re nuk e ka dëgjuar emrin e saj sepse ajo prej dy dekadash jetonte në Amerikë. Ndërroi jetë në moshën 83 vjeçare New York, në qytetin ku kishte lindur në një familje emigrantësh shqiptarë më 24 maj të vitit 1928. Prindërit e saj janë kthyer në Shqipëri kur ishte në moshë të vogël dhe studimet e shkollës së mesme i kreu në Liceun e Tiranës. Nevoja për kuadro të profilizuar në kinematografi, arti i shtatë që sapo kishte nisur të zhvillohej në Shqipëri me krijimin e Kinostudios në vitin 1952, bëri që ajo të dërgohej në Moskë për t`u specializuar në montimin e filmave. Me t`u kthyer nisi punën në montimin e filmave kronikalë, i vetmi zhanër që zhvillohej në atë kohë. Kështu me punën e saj, u bë regjisorja e parë e montazhit të filmave shqiptarë. Në vazhdimësi ajo bëhet edhe regjisorja e montazhit të filmave të parë artistikë shqiptarë, “Fëmijët e saj” 1957 me regjisor Hysen Hakani dhe “Tana” 1958 me regjisor Kristaq Dhamo. Gjithashtu bashkautore në montimin e filmit shqiptaro-sovjetik “Furtuna”1959, si dhe regjisore montazhi në filmat “Debatik”1961, “Toka jonë”1964, “Vitet e para”1965, “Përse bie kjo daulle” 1969. Realizoi edhe film artistik si regjisore, por ajo që e bëri emrin e saj akoma më të njohur ishin 35 filmat dokumentarë dhe kronikalë që realizoi si regjisore e filmit dokumentar ndër të cilët “Asdreni” me të cilin fitoi kupën e festivalit të parë të filmit shqiptar në 1976, “Vëllezërit Topulli”, “Bekim Fehmiu në Shqipëri”, “Pr. Dr. Aleksandër Xhuvani”, “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, “Prite, prite Skënderbenë” e tjerë. Vitori Çeli ka qënë një shkollë e vërtetë e kineastëve të rinj shqiptarë, veçmas në vitet `70-`80, kur prodhimi kinematografik u shtua deri në 10-14 filma artistikë dhe rreth 50 filma dokumentarë në vit. Ajo ishte nga ata njerëz që ia kushtojnë jetën e vet artit. Filmi ishte çdo gjë në jetën e saj. Nuk krijoi familje. Fëmijët e saj ishin dhe mbetën filmat që krijoi të cilët nga ana profesionale(nëse mund t`i përjashtojmë imponimet ideologjike që sillte koha e regjimi) ishin të një niveli shumë të lartë. Ajo e vlerësonte montazhin art dhe bënte që ekrani të ndjehej sa më afër lëvizjeve dhe atmosferës së realitetit. Kjo u theksua edhe në mars të këtij viti, kur kineastët u mblodhën e folën për krijimtarinë e saj në Arkivin e Filmit Shqiptar, i cili bën një punë shumë të mirë në ruajtjen dhe afirmimin e traditave në artin e ekranit të madh në të cilin Vitori Çeli ka lënë punën, pasionin dhe emrin e saj të merituar. E të vjen keq se ndërsa bëhen dekorime e vlerësime, emri i ndokujt me ose pa dashje harrohet, çfarë nuk duhet të ndodhë sepse pa ato kuadro të xhiruara të arkivës së filmit, ku tjetër mund ta shohin brezat që vijnë të shkuarën, që për mirë apo për keq ajo ishte një pjesë e jetës së popullit shqiptar. Kolec Traboini - kineast Regjisorja Vitori Çeli me skenaristin Kolec Traboini dhe operatorin Niko Theodhosi, fitues te kupes se Festivalit te Pare te Filmit Shqiptar 1976.