Re: Posteri "Cameria eshte shqiptare", i "terbon" grekerit

Vedat Shehu <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>

Solidarizohem.
Qendrimi Zyrtar i Greqise ndaj mohimit te pranise se Shqiptareve ne Greqi, vecanrisht 
te banoreve te shpronsuar dhe te perzene te Camerise tregom mungese te theksuar te 
civilizimt grek, te  procesit te demokratizimt te shtetit dhe edukimit te shtetasve greke
me te drejtat dhe lirite e etnive dhe te individit. Kjo ideologji dhe politik demton me teper
popullin grek se sa shqiptaret qe e pesojne aktualisht. 
Respekt
VShehu

From: "[email protected]" <[email protected]>
To: [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]
Sent: Saturday, November 5, 2011 8:52 AM
Subject: [shqiperia] Posteri "Cameria eshte shqiptare", i "terbon" grekerit


Parada e shqiptareve ne Nju Jork, "perplasen" shqiptaret me grekerit- posteri i madh "Çameria eshte shqiptare", i "terbon" grekerit
 
 
BEQIR SINA, New York
 
 
 
 
 
 
Pjesmarrja e shqiptareve ne daten 10 Tetor 2011-te, kur u mbajt Parada Dita e Kolombit, nuk ka lene shije te mire tek grekerit, sidomos tek komuniteti grek ne SHBA. Ashtu si ne vitin 1960, shtator 20, dhe me pase , çdo manifestim apo protestat e shqiptareve ne Amerike, do te notojne ne nje det te turbullt kercenimesh, presionesh, e tensioni te forte, qe u vjen nga grekerit
 
 
 
NEW YORK CITY :Ne daten 10 Tetor 2010-te, kur u mbajt Parada Dita e Kolombit, kesaj radhe ka qene edhe nje grup te rinjesh e te rejash , studente ne unversitetet amerikane qe perfaqesojne Organizaten Rrenjet Shqiptare “Albanian Roots”, e cila e ftuar nga Fondacioni Cololombi, ishte organizatori i vetem dhe zyrtar i kesaj parade, per pjesen e kuadratit te perfaqesimit te shqiptareve te Amerikes. Megjithe mundesi te limituara, por me ndihmen e disa biznesmenve dhe veprimtareve te dalluar te çeshtjes kombetare, keta te rinje e te reja, duket se e bene te pamunduren, qe edhe shqiptaret te dilnim sa me faqe-bardhe, qe te tregonim si shqiptare vlerat tona kombetare.
 
 
 
 
       Si e keni mesuar nga shtypi shqiptar ne SHBA, ate dite parakalimi si shqiptare, te veshur kuq e zi ka hijeshuar dhe zbukuruar sheshin me flamurin kuq e zi, duke sensabilizuar milionat e qytetareve njujorkez dhe terhequr vemendjen e tyre, per gjate rruges Avenyja e Peste. Me entusiasem dhe dashuri ndaj kultures sone kombetare, femije shqiptar, nxenes te shkollave te Nju Jorkut, prinderit e tyre, dhe disa lider e verimtare te komunitetiti arriten te krijojne per me shume se tre ore, ne me shume se 5 kilometra parakalim nje atmosfere te shkelqyer, shqiptare .
 
 
 
     Mirepo, duke e ditur se kjo parade eshte nje parade e komunitetit Italian, ne shenje respekti dhe mirenjohje per kete dite, per te respektuar komunitetin Italian dhe keta te rinje e te reja nen drejtimin Organizates Rrenjet Shqiptare “Albanian Roots”, e ftuar nga Fondacioni Cololombi, qe ishte organizatori i vetem dhe zyrtar i kesaj parade, per pjesen e kuadratit te perfaqesimit te shqiptareve te Amerikes ia dedikuan, zbuluesit te Amerikes, lundertarit italian Christopher Colombusit.
 
 
 
    Duke shfrytezuar mundesin e kufizuar dhe pa shkelur ligjet dhe rregullat e manifestimit publik , organizata Rrenjet Shqiptare, ne kuadratin e tyre , me ane te disa parrullave, dhe fjalimeve shqip per shqiptaret, dhe veshjet folklorike te Çamerise, me aq sa mundi, pjesen e saj pa ia prishur festen komunitetit italian ne marshimin e tyre, simbolikisht ne kete parade, u kan kushtuar shqiptareve te martirizuar te Çamerises dhe te drejtes se tyre per pronat dhe mundesise per tu kthyer ne shtepite e tyre ,si te gjithe qytetaret e botes se lire.
 
 
 
     Mirepo, kjo pjesmarrje e shqiptareve ne daten 10 Tetor 2011-te, kur u mbajt Parada Dita e Kolombit, nuk ka lene shije te mire tek grekerit, sidomos tek komuniteti grek ne SHBA. Ashtu si ne vitin 1960, shtator 20, dhe me pase , çdo manifestim apo protestat e shqiptareve ne Amerike, do te notojne ne nje det te turbullt kercenimesh, presionesh, e tensioni te forte, qe u vjen nga grekerit . 
Serish perplasja do te mbetet ne dy fronte, ate te shqiptareve ne mbrojtje te te drejtave te tyre - sidomos per 
 
 
     Çamerine e martirizuar vene balle per balle me ate te nendhesheme dhe te mbidheshme te ekspasionit, shovinizmit, dhe pretendimeve territoriale ndaj vendit tone te grekerve, qe ende e mbajne gjalle "Ligjin e Luftes". Grekerit vazhdojn ketu ne Amerike, te provokojne e te ndezin "huret" e anti shqiptarizmit, me silogjet e te ashtuquajturit Vorio Epir, e nga krahu tjeter, edhe te ushtroin presion - kercenoin dhe sulmoin shqiptaret e Amerikes.
 
 
 
     I tille si nje sulm i paskrupullt ndaj shqiptareve te Amerikes, presion dhe kercenim duket se eshte edhe artikulli i gazetes greke Protothema(http://www.protothema.gr/world/article/?aid=153921) e cila shkruan se "Me nje mase te pabesueshme propaganda, shqiptaret dhe kosovaret te Amerikes, kan "demostruar ne menyre provokuese ne zemer te Nju Jorkut, planet ekspansioniste," ka deklaruar agjencia greke e lajmeve online, greke Greek American News Agency.

       Me tej ne artikull thuhet se "Ne menyre te veçante, nje dite-me popullore per amerikanet, e cila eshte feste federale ne Shtetet e Bashkuara, e cila i dedikohet Christopher Columbus dhe quhet Dita e Kolombit, me 10 tetor, shqiptaret dhe kosovaret te Amerikes, qe i perkasin diaspores shqiptare ne Amerike, kan mbeshtetur forte dhe perkrahur idene e "Shqiperise se madhe", duke mbajtur banderola te medha me nje flamur gjigand qe perfshinte "Shqiperine e Madhe", shkruan gazeta greke Protothema online.

      Sipas saj "Parullat kunder Greqise, dominuan ne parade nga shqiptaret duke mbajtur edhe flamurin shqiptar me harten e Shqiperise se Madhe dhe te pikes se fokusuar te Tsamouri ne Thesprotia".

      Flamuri i madh ne qender te parades u shoqerua gjate gjithe parakalimit ne Avenyn e Peste nga nje poster i madh ku shkruhej "Çameria eshte shqiptare", shkruan kjo gazete dhe shton se flamurin e madh e mbante nje grup te rinj e te reja shqiptare dhe kosovare, pas tyre qendronin qindra shqiptare te tjere veshur kuq e zi dhe me kostume popullore shqiptare mes tyre dhe kostumi i Çamerise, perfshire dhe vallezime me parulla per Shqiperine e Madhe dhe çlirimin, dhe pavaresine e Kosoves!


        Sipas gazetes greke Protothema(http://www.protothema.gr/world/article/?aid=153921), e cila e referohet axhensise se lajmeve Greek American News Agency, thuhet se " Te gjitha keto imazhe jane bere me qellim provokim kunder Greqise. Imazhet e kesaj parade te shqiptareve te Amerikes ne mes te Nju Jorkut, i pa nje pjese e konsiderueshme e opinionit publik amerikan dhe u transmetua nga nje rrjete televizive Amerikan nga me te medhat amerikane.
 
 Parada e shqiptareve ne Nju Jork, "përplasen" shqiptarët me grekërit- posteri i madh "Çamëria është shqiptare", i "tërbon" grekërit
 
 
BEQIR SINA, New York
 
 
 
 
 
 
Pjesmarrja e shqiptarëve në datën 10 Tetor 2011-te, kur u mbajt Parada Dita e Kolombit, nuk ka lënë shije të mirë tek grekërit, sidomos tek komuniteti grek në SHBA. Ashtu si në vitin 1960, shtator 20, dhe më pasë , çdo manifestim apo protestat e shqiptarëve në Amerikë, do të notojnë në një det të turbullt kërcënimesh, presionesh, e tensioni të fortë, që u vjen nga grekërit
 
 
 
 
 
NEW YORK CITY : Në datën 10 Tetor 2010-te, kur u mbajt Parada Dita e Kolombit, kësaj radhe ka qënë edhe një grup të rinjësh e të rejash , studentë në unversitetet amerikane që përfaqësojnë Organizatën Rrënjët Shqiptare “Albanian Roots”, e cila e ftuar nga Fondacioni Cololombi, ishte organizatori i vetëm dhe zyrtar i kësaj parade, për pjesën e kuadratit të përfaqësimit të shqiptarëve të Amerikës. Megjithë mundësi të limituara, por me ndihmën e disa biznesmenve dhe veprimtarëve të dalluar të çështjes kombëtare, këta të rinjë e të reja, duket se e bënë të pamundurën, që edhe shqiptarët të dilnim sa më faqe-bardhë, që të tregonim si shqiptarë vlerat tona kombëtare.
 
 
      Si e keni mësuar nga shtypi shqiptar në SHBA, atë ditë parakalimi si shqiptare, të veshur kuq e zi ka hijeshuar dhe zbukuruar sheshin me flamurin kuq e zi, duke sensabilizuar milionat e qytetarëve njujorkez dhe tërhequr vëmendjen e tyre, për gjatë rrugës Avenyja e Pestë. Me entusiasëm dhe dashuri ndaj kulturës sonë kombëtare, fëmijë shqiptar, nxënës të shkollave të Nju Jorkut, prindërit e tyre, dhe disa lider e verimtarë të komunitetiti arritën të krijojnë për më shumë se tre orë, në më shumë se 5 kilometra parakalim një atmosferë të shkëlqyer, shqiptare .
 
 
 
       Mirëpo, duke e ditur se kjo paradë është një paradë e komunitetit Italian, në shenjë respekti dhe mirenjohje për këtë ditë, për të respektuar komunitetin Italian dhe këta të rinjë e të reja nën drejtimin Organizatës Rrënjët Shqiptare “Albanian Roots”, e ftuar nga Fondacioni Cololombi, që ishte organizatori i vetëm dhe zyrtar i kësaj parade, për pjesën e kuadratit të përfaqësimit të shqiptarëve të Amerikës ia dedikuan, zbuluesit të Amerikës, lundërtarit italian Christopher Colombusit.
 
 
 
        Duke shfrytëzuar mundësin e kufizuar dhe pa shkelur ligjet dhe rregullat e manifestimit publik , organizata Rrenjët Shqiptarë, në kuadratin e tyre , me anë të disa parrullave, dhe fjalimeve shqip për shqiptarët, dhe veshjet folklorike të Çamërisë, me aq sa mundi, pjesën e saj pa ia prishur festën komunitetit italian në marshimin e tyre, simbolikisht në këtë paradë, u kan kushtuar shqiptareve të martirizuar të Çamerisës dhe te drejtes se tyre për pronat dhe mundësisë për tu kthyer në shtëpitë e tyre ,si të gjithë qytetarët e botës së lirë.
 
 
       Mirëpo, kjo pjesmarrje e shqiptarëve në datën 10 Tetor 2011-te, kur u mbajt Parada Dita e Kolombit, nuk ka lënë shije të mirë tek grekërit, sidomos tek komuniteti grek në SHBA. Ashtu si në vitin 1960, shtator 20, dhe më pasë , çdo manifestim apo protestat e shqiptarëve në Amerikë, do të notojnë në një det të turbullt kërcënimesh, presionesh, e tensioni të fortë, që u vjen nga grekërit . 
 
 
 
      Sërish përplasja do të mbetët në dy fronte, atë të shqiptarëve në mbrojtje të të drejtave të tyre - sidomos për Çamërinë e martirizuar vënë ballë për ballë me atë të nëndheshëme dhe të mbidheshme të ekspasionit, shovinizmit, dhe pretendimeve territoriale ndaj vendit tonë të grekërve, që ende e mbajnë gjallë "Ligjin e Luftës". Grekërit vazhdojn këtu në Amerikë, të provokojnë e të ndezin "hurët" e anti shqiptarizmit, me silogjet e të ashtuquajturit Vorio Epir, e nga krahu tjetër, edhe të ushtroin presion - kërcënoin dhe sulmoin shqiptarët e Amerikës.
 
 
 
        I tillë si një sulm i paskrupullt ndaj shqiptarëve të Amerikës, presion dhe kërcënim duket se është edhe artikulli i gazetës greke Protothema(http://www.protothema.gr/world/article/?aid=153921) e cila shkruan se "Me një masë të pabesueshme propaganda, shqiptarët dhe kosovarët të Amerikës, kan "demostruar në mënyrë provokuese në zemër të Nju Jorkut, planet ekspansioniste," ka deklaruar agjencia greke e lajmeve online, greke Greek American News Agency.

      Më tej në artikull thuhet se "Në mënyrë të veçantë, një ditë-më popullore për amerikanët, e cila është festë federale në Shtetet e Bashkuara, e cila i dedikohet Christopher Columbus dhe quhet Dita e Kolombit, më 10 tetor, shqiptarët dhe kosovarët të Amerikës, që i përkasin diasporës shqiptare në Amerikë, kan mbështetur fortë dhe përkrahur idenë e "Shqipërisë së madhe", duke mbajtur banderola të mëdha me një flamur gjigand që përfshinte "Shqipërinë e Madhe", shkruan gazeta greke Protothema online.

       Sipas saj "Parullat kundër Greqisë, dominuan në paradë nga shqiptarët duke mbajtur edhe flamurin shqiptar me hartën e Shqipërisë së Madhe dhe të pikës së fokusuar të Tsamouri në Thesprotia".

       Flamuri i madh në qendër të paradës u shoqërua gjatë gjithë parakalimit në Avenyn e Pestë nga një poster i madh ku shkruhej "Çamëria është shqiptare", shkruan kjo gazetë dhe shton se flamurin e madh e mbante një grup të rinj e të reja shqiptarë dhe kosovarë, pas tyre qëndronin qindra shqiptarë të tjerë veshur kuq e zi dhe me kostume popullore shqiptare mes tyre dhe kostumi i Çamërisë, përfshirë dhe vallëzime me parulla për Shqipërinë e Madhe dhe çlirimin, dhe pavarësinë e Kosovës!


         Sipas gazetës greke Protothema(http://www.protothema.gr/world/article/?aid=153921), e cila e referohet axhensisë së lajmeve Greek American News Agency, thuhet se " Të gjitha këto imazhe janë bërë me qëllim provokim kundër Greqisë. Imazhet e kësaj parade të shqiptarëve të Amerikës në mes të Nju Jorkut, i pa një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik amerikan dhe u transmetua nga një rrjete televizivë Amerikan nga më të mëdhat amerikane.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.