O Zot udhëzoi politikanët!
Agim Jakupi <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
! OZot udhëzoi politikanët! Në errësirën e kësaj nate shpirti më ftoi të shoh hënën që ndriçon. Nuk u çudita, ate e kam pa çdo natë. Të gjith ne e dijm se çka është hëna. Mirëpo, kjo vepër e madhe artistike e krijuar nga lapsi i Krijuesit që është Një më bëri sikur po e shohë për herë të parë. Më mbetën sytë tek ngjyra e rregullsive të mahnitshme e qiellit ku hëna po i bënë dritë... Për një çast kthehem në dhomë, tek libri që po lexoj - “Thellësia strategjike” e shkruar nga ministri turk Ahmet Davutogllu. Po mundohem të kuptoj realitetin tonë. Bëjë krahasime ndërmjet asaj që lexoj ( të arriturave turke dhe politika e saj ne arenën ndërkombëtare) me ate që ne ballafaqohemi. Kuptova se objektivat politike afatshkurtër dhe afatmesëm të Turqis në Ballkan janë fuqizimi i Shqipëris dhe Bosnjës mbrenda një strukture stabile. Ç’është e vërteta, siduket ne nuk jemi të aftë për një gjë të till. Nuk mundohemi të krijojm ambient për manovrime të sigurta. Na mungon strategjia e veprimit. Ushqehemi me fjalë boshe që lidhen me patriotizëm, e në realitet mbrenda është fshehur një retorik e pareformuar politike: më 2012 bota do të bëhet Shqipëri! Edhe pse faktorët kulturorë dhe historik janë argument i fuqishëm dhe ndihmëtar për të ndjekur politik aktive në Ballkan, ne sikur bëjmë llogari në dyqane të huaja. Kemi një shtet (Shqipëria) që është i zhytur në bojkotimin e opozitës, ku pakënaqësit i shprehin rrugëve me skenare dhe përfundim të keq – me viktima. Po ashtu edhe në Kosovë rruga është “institucioni” më i sigurt për të shprehur pakënaqësit. Atje kemi edhe një problem, të një natyre tjetër, është institucioni i kryetarit të shtetit që dikton një politik të mbrapsht, mandje edhe të rrezikshme për të prishur pluralizmin e qetë fetar. E sa i përket politikës së shqiptarëve të Maqedonis, kemi një realitet të çuditshëm. Të vetmit janë shqiptarët me dy opozita. Opozit partia që nuk është në pushtet, po ashtu edhe ajo që është pjesë e qeverisë. Pa marrë parasysh se cila parti është në qeveri ajo është opozit në vete karshi partnerit të koalicionit. Shërben vetëm për të votuar ligje (ju kujtoj 100 ligjet e votuara për një ditë!). Kudo në botë demokracia ka përparuar sëbashku me kohën, kurse tek ne ka ngelur në baltën e mesjetës. Grupimet e vogla që në popull njihen si "parti politike" janë të paprekshme dhe të pandalshme në veprime. Të njejtit merren me çështje të parëndësishme dhe ju japin përparësi dhe rëndësi çështjeve pavlerë. Arma e tyre është shpifja. Edhe këtu punët bëhen rrugëve e jo nëpër institucione. Ju kujtoj dosjet, oborret e mbushura me letra. E mos të flas për politikën ditore që zhvillohet nëpër kafene. Logjika e tyre ka shkuar aq larg sa që manipulojn me fe, me Islamin. Jo shumë larg, në zgjedhjet parlamentare kishim paraqitje interesante. Nga një kënd dikush ishte i tërhequr nga stili i Salahudin Ejubit, çliruesit të Jerusalemit gjatë luftërave të kryqëzatave, kurse nga këndi tjetër dëgjoheshin thirjet se Shkupi nuk është vend i kishave po i xhamijave, duke thirur Allahu Ekber. Të dy këndet harrojn një gjë, Zoti është i pastër dhe nga të pastërtit kërkon adhurim. Këta janë lider ku zëvendësuan logjikën kombëtare me interesat e veta. Ku na mbeti Manastiri? Ky qytet i alfabetit është i harruar dhe kjo date nuk festohet. Sikur më tepër i tërheq alfabeti cirilik. Po këta njerëz që e përkrahin të keqen dhe veprojn sipas tekeve të tyre, çfar kanë arritur të bëjnë? Një transformim të parëndësishëm, duke iu dhënë shkas të tjerëve me na quajt element i keq, i pasigurt. Kërkojm ilaç. Ilaçi është te e vërteta. Duhet të bëhet e qartë, shqiptarët nuk duhet të jenë viktim e marrëveshjeve të turpshme politike; të ngjajshme me marrëveshjen me grekët për ujërat (Shqipëri), Marrëveshja e Ohërit që pritet të përfundoj atëherë kur do bëhet vizionare për maqedonët dhe nuk duhet të riaktualizohet ahtisaria (Kosovë). O Zot, edhe pse na duhet një kohë e gjatë për ti korrigjuar veprimet e këqia, na fal durim që me të mire të rregullojm statusin tonë. Ne nuk meritojm këtë dënim. A thua ti, do ta shkatërrosh veten nga hidhërimi pas tyre, nëse ata nuk i besojnë këtij ligjërimi (Kur'anit)? ( Kehf:6) Agim Jakupi - Shkup