Re: [shqiperia] NJU XHERSI Konferenca e pare nderkombetare:"Çeshtja e Çamerise"
Vedat Shehu <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Kjo Konference me dha nje frymemarje te re dhe me mbushi me shprese se se shpejti ne Greqine e ardhme te emancipuar do te asfiksohen hienat shovene prej atmosferes jetedhenes euro-atllantike dhe Shqiptaret e Greqise do te gezojne te drejta te barabarta si tere joshqiptaret ne Greqi. Rrofshin Shqiptaret e Greqise dhe, te shperngulurit me terror, e lulezofshin perseri Camerine e tyre te shtrenjte. Vedat Shehu ________________________________ From: "[email protected]" <[email protected]> To: [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected] Sent: Wednesday, November 16, 2011 12:56 PM Subject: [shqiperia] NJU XHERSI Konferenca e pare nderkombetare:"Çeshtja e Çamerise" NJU XHERSI Konferenca e pare nderkombetare:"Çeshtja e Çameris: Perspektivat nderkombetare dhe Mundesit per nji zgjidhje paqesore" The Albanian American Organization Chameria (AAOC) blog is operated by Cham activists that seek to foster communication and attain a comprehensive and optimal solution to the Cham Albanian issue. November 12,, 2011 AAOC 1st International Conference We have the honor to inform you about the first international conference organized by the Albanian American Organization Chameria and Kean University’s Human Rights Institute held in New Jersey, USA on November 12, 2011 at Kean University. The theme of the conference is: Chameria Issue: International Perspectives and Insights for a Peaceful Resolution AAOC's First International Conference on Chameria ...Saturday, November 12, 2011 The post-WWII and post-Cold War period have been a period of ethnic conflict, which, amongst other things has manifested itself in the ways of wars and continuous tensions in Southeastern Europe. After Kosovo's independence, how has the continuous presence of Chameria issue affected the regional peace in the region, and what can be done to achieve a peaceful solution to the ethnic Albanians issue in the Balkans? Abstracts or paper drafts are welcomed on topics that are specific or relevant to the Chameria issue or other ethnic minorities in Greece, and Greek-Albanian relations in general. Detailed program information will be published soon. All inquiries regarding conference details should be sent to: [email protected]. Special guest panelists will include Prof. James Pettifer from the UK, member of the Oxford University History Faculty & St Cross College and Stanley J. Seeger Research Fellow at Princeton University; Prof. Sali Bollati, and other international academics and representatives. You are welcome to participate in this educational and cultural event where topics of ethnic conflict and justice will bring awareness to the American and Albanian people and the international arena Konferenca e parë ndërkombëtare:"Çështja e Çamërisë: Perspektivat ndërkombëtare dhe Mundësitë për një zgjidhje paqësore" BEQIR SINA, New Jersey Në hollin"Salla e Lirisë - Liberty Hall" të Kean Universitetit, për studentë e Universitetit Kean u çelë me këtë rast një Ekspozitë me fotografi "Çamëria gjatë shekujve", dhe u ekspozuan libra të autorve shqiptar e të huaj për Çamërinë Union, New Jersey: Në një ndër tre universitetet më të mëdha në New Jersey, dhe një ndër 10 universitetet më të mëdha në Shtetet e Bashkuara - Kean University, ditën e shtunë në mesdrekë, u mbajt një konferencë ndërkombëtare, për Çamërinë, organizuar nga Organizata Shqiptaro - Amerikane Çamëria (AAOC) dhe Instituti i të Drejtave të Njeriut,(HRIKU). Me këtë rast u çelë edhe një ekspozitë me fotografi "Çamëria gjatë Shekujve" Ne vijim do te ndiqni nje permbledhje me te gjere te simposiumit Konferenca e parë ndërkombëtare:"Çështja e Çamërisë: Perspektivat ndërkombëtare dhe Mundësitë për një zgjidhje paqësore" Ne fjalen e tij inxhinier Sali Bollati aktivisti i palodhur i çeshtjes Çame ne Amerike, biri i Çamerise, ai qe si femije e pa me syte e tij - masakren e gjenocidin ndaj popullsise çame, me rastin e ketij pervjetori perkujtoje : Une isha vetem 7 vjec, kur u zgjuam ne mengjes nga krisma e armeve; nena na ngriti dhe mbasi mblodhi disa plaçka u nisem per ne shtepine e Daj-Muhametit qe ishte ngjitur me sahatin, ne qender te qytetit. Shtepia e jone ngjitur me kullen Mesjetare te Bollatateve ndodhet ne krye te Paramithise dhe sot eshte transformuar ne Muze. Vellai I madh 13 vjecar, Ferhati u largua me vrap per ne shtepine e Halla-Shazos per te qene si gjithemone me kushuririn dhe bashkemoshatarin e tije, Avniun, por rruges e vrane te fshehur ne nje kaçube. Kur mbritem ne shtepine e Dajes, djali I xhaxhait te nenes, Qazimi Bako,i thote babait tim qe hajde te ikim se greket do na vrasin (ai ne fakt u largua dhe vdiq ne Tirane me 1982); babai im I mjere e kundershtoi largimin, duke I thene se nuk mund ti leje vetem femijte dhe gruan, nuk kam bere asnjehere ndonje veprim kunder grekeve, perkundrazi I kam perkrahur e ndihmuar ne çdo rast nevoje; keshtu qe nuk mund te largohem vetem. Por fatekeqesisht,mbas gjysem ore, hyne zervistat ne dhome dhe e rrembyen me force babain e shkrete duke mos e lene as kepucet ti mbathte. Fjalet e babait shume te dashur, qe na rriste dhe edukonte dhe rrembimin e tije kur neve qanim e bertisnim nuk mund ti heq nga mendja as edhe sot. Babain bashkê me dhjetra te tjere te pafajshem I masakruan dhe pushkatuan ne oborrin e shkolles. Mbasi rrembyen Babain, nena na ngriti dhe u nisem perseri per ne shtepi. Kur hyme ne oborrin e madh te shtepise u tmeruam , aty gjetem kufomen e gjakosur te gjyshit 82 vjeçar, te cilin mbasi e kishin terhequr zvarre neper shkallet e gurta e kishin pushkatuar. Mbas kesaj skene te tmerrshme, nena e dashur, na morri dhe na çoi ne ish Ndertesen e Medreses. Aty gjetem te strehuar edhe shume familje te tjera.Mbas pake kohe na nxorren perjashta ne oborr per te na pushaktuar. Tek dera e madhe e oborrit prane mitrolozit te ngrehur, qendronte nje ushtar zervist. Nena e shkrete na mblodhi rreth vehtes si pula zogjet e vete duke ju falur Zotit per meshire. Faktikisht, mbas pake kohe arriti nje zervist tjeter dhe e urdheroi ate qe ta ngrinte mitrolozin per ne nje vend tjeter. Per nje moment kujtuam se shpetuam. Por Jo. Nje oficer zervist erdhi dhe morri nenen time shume te dashur; ajo nxorri nga gjoksi te vetmen fotografi te babait tashme te pushkatuar dhe me porositi qe ta rruaj si gje te shenjte. Mbas pake morrem lajmin e keq se edhe nenen 36 vjeçare, e kishin pushkatuan brenda ne xhamine e Bollatateve. Kjo eshte nje pjese jetuar me tmerr ne kalvarin e Paramithise ku masskruan ne menyren gjakatare nje kushurire e imja Sanije Bollati te cilen e dogjen me benzine, ndersa 56 vjeçarit Omer Muratit I rropen nje pjese te lekures dhe mbasi ja lyen me kripe ja ngjiten perseri. Jani Sharra, ne librin e tije “Istoria tis Periohis Igumenitsa”, botuar ne Athine me 1985,shkruan: “...Familja e Muharem Bollatit qe u masakrua ne menyre shtazarake, nuk ka pasur as fajin me te vogel.” Brenda dy ditesh mbi 600 shqiptare te pafajshem u torturuan dhe u vranê nga monarkofashistat greke Mbetem neve te kater, Qerimeja 10 vjeçare, une, Faruku 5 vjeç dhe Makbulja 2 vjeçare. Keshtu ne bashke me afro 200 te tjere te mbetur, na grumbulluan ne shtepine e madhe te Muhedineve qe e transformuan ne burg. Aty vuajtem deri ne nendor se bashku me Teto Zybiden te ciles i kishin pushkatuar te shoqin, kishte mbetur me djalin,Tasinin 3 muajsh Po aty ne burg nga uria, papastertia dhe semundjet vdes motra e vogel Makbulja dhe gjyshja 72 vjeçe. Faktikisht ne ato 6 muaj,vdiqen aty mbi 100 njerez, kryesisht femije e plaka. Nga fundi I nendorit 1944, ushtaret angleze (ketu vlen per tu theksuar se interesat strategjike te tyre kunder synimeve komuniste ishin shkak edhe per heshtjen e tyre ndaj masakrave te popullesise shqiptare te Çamerise ne ate kohe); ne qe mbetem me shume te semure se gjalle, na pyeten se ku te na transferonin ne Turqi, Egjypt, Angli ose gjetke. por ato pake gra qe kishin mbetur gjalle, insistuan qe neve duam te na shpini vetem ne Shqiperi, se Shqiperia eshte nena e jone!! Dhe ata na çuan nje nate ne Gumenice dhe te nesermen na hypen ne 4 motovedeta dhe na nxorren ne Sarande e Himare. Nga Himara, ne mes te dimrit te ashper kam hecur ne kembe. Nata na zuri te vendosur ne kembet e nje ure. Aty ne te ftohte, Faruku duke qare I kerkonte Tetos. Nuk me ndahen nga kujtesa fjalet dhe te qaret e tije dhe tonat bashke qe nuk kishim as edhe nje cope buke per ti shuar urine . Nga te ftohtit I hypen ethe dhe dridhje te forta dhe te nesermen kur mbritem ne Dukat ishte krejtesisht I keputur e mezi qendronte ne kembe. Per fat te mire partizanet na hypen ne nje makine.Mbasi mberitem ne Vlore , Tetoja e shpuri drejte e ne spital, por fatekeqesisht te nesermen vdiq. Keshtu nga nente veta , mbeta une me Qerimene 10 vjeçare. Poeti atdhetar Gjergj Komnino , ja si pershkruan me 1945, Genocidin ose me mire Holokaustin qe kryen shovinistat greke ndaj shqiptareve ne Paramithi e ne gjithe Çamerine Keto objektiva si dhe misioni Organizates Shqiptaro-Amerikane Çameria jane krijuar per te promovuar dhe ruajtur vlerat e kultures, historise, dhe trashegimise etnike te Shqiptaro-Amerikaneve nga rajoni i Çamerise te cilet kerkojne drejtesi nepermjet standarteve demokratike dhe te shtetesise Amerikane per te denuar aktet e Genocidit grek te ushtruar ndaj popullit çam dhe te lejoje kthimin e tyre ne trojet amtare ne Çameri. Pozicioni kryesor i Organizates eshte qe me punen qe do te bejne veprimtaret e saj, do te merret nje hap me i madh per zgjidhjen dinjitoze te ceshtjes çame. Kjo organizate zhvilloi edhe tubime te tjera ne deget perfaqesuese ne shtetet Illinois, Michigan, New Jersey dhe Philadelphia, ku banojne mijera pjestare te ketij komuniteti. Pas 100 vjete dhune, trysnie, vuajtesh dhe persekutimesh nga qeveria Greke, komuniteti çam mori vete persiper fatin dhe çeshtjen e tij duke krijuar Shoqaten Atdhetare Çameria, me pas Partine per Drejtesi Integrim the Unitet qe tashme ka dy perfaqesues ne parlamentin shqiptar, dhe organizata te tjera ne diaspore. Vlen te theksohet se qeverite shqiptare paskomuniste e kane injoruar dhe deri me sot ende nuk kane ngritur asnje rezolute per kete problem ne Parlament Kjo eshte nje esse e derguar per kete konference Nju Jork, 12 nëntor 2011 Prof. Dr. Agron Fico Kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve VLERA UNIVERSALE E KULTURËS ÇAME Kultura është pasaportë e identitetit kombëtar dhe njëherazi dhe ADN-ja e tij. Në gjirin e kulturës së kombit shqiptar, kultura çame shquhet për origjinalitet dhe lashtësi e duke parafrazuar Ernest Koliqin kjo do të thotë se është edhe e pasur. Kultura çame para shumë dhjetëvjeçarëve ka tërhequr vëmendjen e dijetarëve të huaj për vlerat e saj universale. Kështu, më 1895 gjuhëtari i njohur Holger Pedersen botoi në vëllimin “Albanische Texte mit Glossar” edhe 12 përralla çame, të cilat tërhoqën vëmendjen e studiuesve skrupulozë jo vetëm për subjektet e veçanta, por mbi të gjitha për gjuhën, të quajtur “e folmja çame”, plot origjinalitet, njomështi, muzikalitet, me karakteristikat e grupit bashkëtingëllor “kl”, “gl”, etj. Danezi Holger Pedersen ecte në gjurmët e pionierit të albanologjisë, Johann Georg von Hahn, që në veprën “Studime shqiptare” (1854) botoi edhe mjaft margaritarë nga folklori çam, sidomos këngë lirike. Në qershor të viti 1960 në një ekspeditë folklori që bëra në fshatrat Kondispol, Vërvë, Xarë, etj, në kërkimin të varianteve të mbledhura dhe botuara nga Pederseni shekuj më parë, doli se ende ruheshin variante të atyre tregimeve popullore. Një ndihmesë të pamasë për kulturën folklorike çame pati puna kërkimore e përbashkët shqiptaro-gjermane e vitit 1958 në zonat e populluara me banorë çamë në Shqipëri. Me metoda kërkimore shkencore u gjurmuan dhe u regjistruan me teknikën moderne dhjetëra e dhjetëra variante të këngëve dhe tregimeve popullore çame në një shtrirje kohore prej disa muajsh. Grumbullimi i një thesari folklorik kaq të madh dhe me regjistrime teknike bashkëkohore ishte i pari në historinë e traditave folklorike shqiptare. Botimi i kësaj “enciklopedie të letërsisë gojore çame” në dy vëllime, shoqëruar edhe me transkriptimin muzikor nga Akademia Gjermane e Shkencave e lartësoi dhe e bëri të njohur botërisht pasurinë, origjinalitetin e artit poetik krijuar brez pas brezi në Thesprotinë antike, Çamërinë e sotme. Kultura folklorike çame me lashtësisë, origjinalitetin e veçantë jep dorë, sipas studiuesit Vasil Tole, për të trajtuar edhe enigmën e vështirë të prejardhjes së iso-polifonisë shqiptare, e cila më 2005 u pranua si “Trashëgimi gojore botërore e njerëzimit”. Etnomuzikologu Vasil Tole shkruan: “Shihet se Hadi, ky territor i nëntokës ku, sipas Homerit, kori i Sirenave vajtore dhe të gjitha shpirtrat e luftëtarëve të mëdhenj të antikitetit... tërheq vëmendjen me faktin se mbitoka e tij ruan, ende sot, një ndër të vetmet tradita shumëzërëshe më origjinale të trashëgimisë shpirtërore botërore: vajtimin iso-polifonik dhe iso-polifoninë në tërësi…” (Vasil S. Tole: “Pse qanë kuajt e Akilit”, 2011, f.53). Më tej autori sqaron: “...Hadesi... lokalizohen si të tilla në rajonin e maleve të Sulit, Thesprotia e dikurshme: Çamëria e sotme...” (Po aty, f.53). Po kështu edhe mjaft njësi koreografike, masa muzikore dhe poetike si “vallja pirrike” me një figurë muzikore dy-pjesëshe dhe përbërë nga dy rrokje të patheksuara, e quajtura “këmbëza pirrike” si dhe “këmbëzën mollose” me tre elemente të gjatë që lidhet gjithashtu me fisin epirotas të mollosëve, “këmbëzën peone” me origjinë po ashtu nga një fis ilir, peonët. Universi i folklorit çam është edhe tepër i gjerë, që përfshin vallet magjike si, vallja e Osman Takës; meloditë e ëmbëla, si tek “Kënga e Çelo Mezanit”, etj., kostumet me ngjyrën e kaltër të detit Jon dhe të verdhën e kopshteve me limona e portokalle. Çamët janë autoktonë dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të fiseve ilire. “Kaonët dhe thesprotët e pas tyre edhe kasopët, të gjithë bashkë janë thesprotë, - shkruan Straboni, - dhe banojnë në bregdetin që fillon nga malet Keraune gjer në gjirin e Ambrakisë”. (Selman Sheme: “Çamëria”, 2005, f.27). Me interes është edhe emri i krahinës dhe popullit të saj. Në ditët tona përdoren paralelisht dy emra si dublim të njëri-tjetrit: në të folmen e popullit përdoret emri “Çamëri” për vendin dhe ‘çam’ për banorët e tij; ndërsa në literaturë përdoret emri ‘Epir’ dhe përkatësisht ‘epirot’. Emrat Epir dhe epirot ndeshen veçanërisht në literaturën greke. Edhe emri Çamëri ka gjithashtu një prejardhje të lashtë historike. Të parët që kanë trajtuar origjinën e fjalës Çamëri kanë qenë M. Leak dhe F. Pouqueville në shekullin e XIX. Argumenti kryesor është vetë toponimia, që ka një natyrë konservative. Është vërejtur një lidhje e ngushtë e emrit Çamëri me emrin e lumit që përshkon krahinën, Thjamisin antik. Thjamisi është identifikuar me lumin Kalamas, që derdhet në detin Jon. Dijetari i njohur Uiliam Lik pa te fjala “çam” një reflektim të emrit të vjetër Thjamis, duke paraqitur si një vazhdimësi jogreke. Madje etimologu i madh shqiptar Prof. Eqrem Çabej shpjegoi me rregullat e fonetikës historike shqipe evolucionin e ‘Thjamis -çam’. Emrat “Çamëri” (“Thesproti”) dhe “Epir” kanë bashkëjetuar për një kohë të gjatë, por ndërsa emri Çamëri ka mbetur në shtrirjen historike nga gjiri i Artës në jug gjer në gjirin e Sarandës në veri, shtrirja e emrit Epir ka ndryshuar. Kjo bashkësi e talentuar në gjirin e kombit iliro-arbëresh-shqiptar, bashkësia çame, ka krijuar jo vetëm një kulturë të njohur edhe jashtë Ilirisë, por me shpirtin demokratik, miqësor dhe punëdashës, meriton të ketë të drejtat e veta njerëzore dhe të kthehet në viset e të parëve të vet, që egërsisht ia kanë mohuar. I gjithë ky genocit barbar është plasmuar artistikisht në penën e poetit Xhaferri: Ulërin era e Mesdheut mbi trojet e lashta thesprote Mbi të shtrenjtat trojet tona stërgjyshore, Mbi kullotat e braktisura kullotnin rrufetë. Ullishtat e pavjelura gjëmojnë si dallgë nëpër bregore Dhe kudo toka çame nën savanin e reve, Me thikë në ije, në gjak e mbytur dergjet. New Jersey, USA on November 12, 2011 at Kean University. The theme of the conference is: Chameria Issue: International Perspectives and Insights for a Peaceful Resolution AAOC's First International Conference on Chameria ...Saturday, November 12, 2011 The post-WWII and post-Cold War period have been a period of ethnic conflict, which, amongst other things has manifested itself in the ways of wars and continuous tensions in Southeastern Europe. After Kosovo's independence, how has the continuous presence of Chameria issue affected the regional peace in the region, and what can be done to achieve a peaceful solution to the ethnic Albanians issue in the Balkans? Abstracts or paper drafts are welcomed on topics that are specific or relevant to the Chameria issue or other ethnic minorities in Greece, and Greek-Albanian relations in general. Detailed program information will be published soon. All inquiries regarding conference details should be sent to: [email protected]. Special guest panelists will include Prof. James Pettifer from the UK, member of the Oxford University History Faculty & St Cross College and Stanley J. Seeger Research Fellow at Princeton University; Prof. Sali Bollati, and other international academics and representatives. You are welcome to participate in this educational and cultural event where topics of ethnic conflict and justice will bring awareness to the American and Albanian people and the international arena Konferenca e parë ndërkombëtare:"Çështja e Çamërisë: Perspektivat ndërkombëtare dhe Mundësitë për një zgjidhje paqësore" BEQIR SINA, New Jersey Në hollin"Salla e Lirisë - Liberty Hall" të Kean Universitetit, për studentë e Universitetit Kean u çelë me këtë rast një Ekspozitë me fotografi "Çamëria gjatë shekujve", dhe u ekspozuan libra të autorve shqiptar e të huaj për Çamërinë Union, New Jersey: Në një ndër tre universitetet më të mëdha në New Jersey, dhe një ndër 10 universitetet më të mëdha në Shtetet e Bashkuara - Kean University, ditën e shtunë në mesdrekë, u mbajt një konferencë ndërkombëtare, për Çamërinë, organizuar nga Organizata Shqiptaro - Amerikane Çamëria (AAOC) dhe Instituti i të Drejtave të Njeriut,(HRIKU). Me këtë rast u çelë edhe një ekspozitë me fotografi "Çamëria gjatë Shekujve" Ne vijim do te ndiqni nje permbledhje me te gjere te simposiumit Konferenca e parë ndërkombëtare:"Çështja e Çamërisë: Perspektivat ndërkombëtare dhe Mundësitë për një zgjidhje paqësore" Ne fjalen e tij inxhinier Sali Bollati aktivisti i palodhur i çeshtjes Çame ne Amerike, biri i Çamerise, ai qe si femije e pa me syte e tij - masakren e gjenocidin ndaj popullsise çame, me rastin e ketij pervjetori perkujtoje : Une isha vetem 7 vjec, kur u zgjuam ne mengjes nga krisma e armeve; nena na ngriti dhe mbasi mblodhi disa plaçka u nisem per ne shtepine e Daj-Muhametit qe ishte ngjitur me sahatin, ne qender te qytetit. Shtepia e jone ngjitur me kullen Mesjetare te Bollatateve ndodhet ne krye te Paramithise dhe sot eshte transformuar ne Muze. Vellai I madh 13 vjecar, Ferhati u largua me vrap per ne shtepine e Halla-Shazos per te qene si gjithemone me kushuririn dhe bashkemoshatarin e tije, Avniun, por rruges e vrane te fshehur ne nje kaçube. Kur mbritem ne shtepine e Dajes, djali I xhaxhait te nenes, Qazimi Bako,i thote babait tim qe hajde te ikim se greket do na vrasin (ai ne fakt u largua dhe vdiq ne Tirane me 1982); babai im I mjere e kundershtoi largimin, duke I thene se nuk mund ti leje vetem femijte dhe gruan, nuk kam bere asnjehere ndonje veprim kunder grekeve, perkundrazi I kam perkrahur e ndihmuar ne çdo rast nevoje; keshtu qe nuk mund te largohem vetem. Por fatekeqesisht,mbas gjysem ore, hyne zervistat ne dhome dhe e rrembyen me force babain e shkrete duke mos e lene as kepucet ti mbathte. Fjalet e babait shume te dashur, qe na rriste dhe edukonte dhe rrembimin e tije kur neve qanim e bertisnim nuk mund ti heq nga mendja as edhe sot. Babain bashkê me dhjetra te tjere te pafajshem I masakruan dhe pushkatuan ne oborrin e shkolles. Mbasi rrembyen Babain, nena na ngriti dhe u nisem perseri per ne shtepi. Kur hyme ne oborrin e madh te shtepise u tmeruam , aty gjetem kufomen e gjakosur te gjyshit 82 vjeçar, te cilin mbasi e kishin terhequr zvarre neper shkallet e gurta e kishin pushkatuar. Mbas kesaj skene te tmerrshme, nena e dashur, na morri dhe na çoi ne ish Ndertesen e Medreses. Aty gjetem te strehuar edhe shume familje te tjera.Mbas pake kohe na nxorren perjashta ne oborr per te na pushaktuar. Tek dera e madhe e oborrit prane mitrolozit te ngrehur, qendronte nje ushtar zervist. Nena e shkrete na mblodhi rreth vehtes si pula zogjet e vete duke ju falur Zotit per meshire. Faktikisht, mbas pake kohe arriti nje zervist tjeter dhe e urdheroi ate qe ta ngrinte mitrolozin per ne nje vend tjeter. Per nje moment kujtuam se shpetuam. Por Jo. Nje oficer zervist erdhi dhe morri nenen time shume te dashur; ajo nxorri nga gjoksi te vetmen fotografi te babait tashme te pushkatuar dhe me porositi qe ta rruaj si gje te shenjte. Mbas pake morrem lajmin e keq se edhe nenen 36 vjeçare, e kishin pushkatuan brenda ne xhamine e Bollatateve. Kjo eshte nje pjese jetuar me tmerr ne kalvarin e Paramithise ku masskruan ne menyren gjakatare nje kushurire e imja Sanije Bollati te cilen e dogjen me benzine, ndersa 56 vjeçarit Omer Muratit I rropen nje pjese te lekures dhe mbasi ja lyen me kripe ja ngjiten perseri. Jani Sharra, ne librin e tije “Istoria tis Periohis Igumenitsa”, botuar ne Athine me 1985,shkruan: “...Familja e Muharem Bollatit qe u masakrua ne menyre shtazarake, nuk ka pasur as fajin me te vogel.” Brenda dy ditesh mbi 600 shqiptare te pafajshem u torturuan dhe u vranê nga monarkofashistat greke Mbetem neve te kater, Qerimeja 10 vjeçare, une, Faruku 5 vjeç dhe Makbulja 2 vjeçare. Keshtu ne bashke me afro 200 te tjere te mbetur, na grumbulluan ne shtepine e madhe te Muhedineve qe e transformuan ne burg. Aty vuajtem deri ne nendor se bashku me Teto Zybiden te ciles i kishin pushkatuar te shoqin, kishte mbetur me djalin,Tasinin 3 muajsh Po aty ne burg nga uria, papastertia dhe semundjet vdes motra e vogel Makbulja dhe gjyshja 72 vjeçe. Faktikisht ne ato 6 muaj,vdiqen aty mbi 100 njerez, kryesisht femije e plaka. Nga fundi I nendorit 1944, ushtaret angleze (ketu vlen per tu theksuar se interesat strategjike te tyre kunder synimeve komuniste ishin shkak edhe per heshtjen e tyre ndaj masakrave te popullesise shqiptare te Çamerise ne ate kohe); ne qe mbetem me shume te semure se gjalle, na pyeten se ku te na transferonin ne Turqi, Egjypt, Angli ose gjetke. por ato pake gra qe kishin mbetur gjalle, insistuan qe neve duam te na shpini vetem ne Shqiperi, se Shqiperia eshte nena e jone!! Dhe ata na çuan nje nate ne Gumenice dhe te nesermen na hypen ne 4 motovedeta dhe na nxorren ne Sarande e Himare. Nga Himara, ne mes te dimrit te ashper kam hecur ne kembe. Nata na zuri te vendosur ne kembet e nje ure. Aty ne te ftohte, Faruku duke qare I kerkonte Tetos. Nuk me ndahen nga kujtesa fjalet dhe te qaret e tije dhe tonat bashke qe nuk kishim as edhe nje cope buke per ti shuar urine . Nga te ftohtit I hypen ethe dhe dridhje te forta dhe te nesermen kur mbritem ne Dukat ishte krejtesisht I keputur e mezi qendronte ne kembe. Per fat te mire partizanet na hypen ne nje makine.Mbasi mberitem ne Vlore , Tetoja e shpuri drejte e ne spital, por fatekeqesisht te nesermen vdiq. Keshtu nga nente veta , mbeta une me Qerimene 10 vjeçare. Poeti atdhetar Gjergj Komnino , ja si pershkruan me 1945, Genocidin ose me mire Holokaustin qe kryen shovinistat greke ndaj shqiptareve ne Paramithi e ne gjithe Çamerine Keto objektiva si dhe misioni Organizates Shqiptaro-Amerikane Çameria jane krijuar per te promovuar dhe ruajtur vlerat e kultures, historise, dhe trashegimise etnike te Shqiptaro-Amerikaneve nga rajoni i Çamerise te cilet kerkojne drejtesi nepermjet standarteve demokratike dhe te shtetesise Amerikane per te denuar aktet e Genocidit grek te ushtruar ndaj popullit çam dhe te lejoje kthimin e tyre ne trojet amtare ne Çameri. Pozicioni kryesor i Organizates eshte qe me punen qe do te bejne veprimtaret e saj, do te merret nje hap me i madh per zgjidhjen dinjitoze te ceshtjes çame. Kjo organizate zhvilloi edhe tubime te tjera ne deget perfaqesuese ne shtetet Illinois, Michigan, New Jersey dhe Philadelphia, ku banojne mijera pjestare te ketij komuniteti. Pas 100 vjete dhune, trysnie, vuajtesh dhe persekutimesh nga qeveria Greke, komuniteti çam mori vete persiper fatin dhe çeshtjen e tij duke krijuar Shoqaten Atdhetare Çameria, me pas Partine per Drejtesi Integrim the Unitet qe tashme ka dy perfaqesues ne parlamentin shqiptar, dhe organizata te tjera ne diaspore. Vlen te theksohet se qeverite shqiptare paskomuniste e kane injoruar dhe deri me sot ende nuk kane ngritur asnje rezolute per kete problem ne Parlament Kjo eshte nje esse e derguar per kete konference Nju Jork, 12 nëntor 2011 Prof. Dr. Agron Fico Kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve VLERA UNIVERSALE E KULTURËS ÇAME Kultura është pasaportë e identitetit kombëtar dhe njëherazi dhe ADN-ja e tij. Në gjirin e kulturës së kombit shqiptar, kultura çame shquhet për origjinalitet dhe lashtësi e duke parafrazuar Ernest Koliqin kjo do të thotë se është edhe e pasur. Kultura çame para shumë dhjetëvjeçarëve ka tërhequr vëmendjen e dijetarëve të huaj për vlerat e saj universale. Kështu, më 1895 gjuhëtari i njohur Holger Pedersen botoi në vëllimin “Albanische Texte mit Glossar” edhe 12 përralla çame, të cilat tërhoqën vëmendjen e studiuesve skrupulozë jo vetëm për subjektet e veçanta, por mbi të gjitha për gjuhën, të quajtur “e folmja çame”, plot origjinalitet, njomështi, muzikalitet, me karakteristikat e grupit bashkëtingëllor “kl”, “gl”, etj. Danezi Holger Pedersen ecte në gjurmët e pionierit të albanologjisë, Johann Georg von Hahn, që në veprën “Studime shqiptare” (1854) botoi edhe mjaft margaritarë nga folklori çam, sidomos këngë lirike. Në qershor të viti 1960 në një ekspeditë folklori që bëra në fshatrat Kondispol, Vërvë, Xarë, etj, në kërkimin të varianteve të mbledhura dhe botuara nga Pederseni shekuj më parë, doli se ende ruheshin variante të atyre tregimeve popullore. Një ndihmesë të pamasë për kulturën folklorike çame pati puna kërkimore e përbashkët shqiptaro-gjermane e vitit 1958 në zonat e populluara me banorë çamë në Shqipëri. Me metoda kërkimore shkencore u gjurmuan dhe u regjistruan me teknikën moderne dhjetëra e dhjetëra variante të këngëve dhe tregimeve popullore çame në një shtrirje kohore prej disa muajsh. Grumbullimi i një thesari folklorik kaq të madh dhe me regjistrime teknike bashkëkohore ishte i pari në historinë e traditave folklorike shqiptare. Botimi i kësaj “enciklopedie të letërsisë gojore çame” në dy vëllime, shoqëruar edhe me transkriptimin muzikor nga Akademia Gjermane e Shkencave e lartësoi dhe e bëri të njohur botërisht pasurinë, origjinalitetin e artit poetik krijuar brez pas brezi në Thesprotinë antike, Çamërinë e sotme. Kultura folklorike çame me lashtësisë, origjinalitetin e veçantë jep dorë, sipas studiuesit Vasil Tole, për të trajtuar edhe enigmën e vështirë të prejardhjes së iso-polifonisë shqiptare, e cila më 2005 u pranua si “Trashëgimi gojore botërore e njerëzimit”. Etnomuzikologu Vasil Tole shkruan: “Shihet se Hadi, ky territor i nëntokës ku, sipas Homerit, kori i Sirenave vajtore dhe të gjitha shpirtrat e luftëtarëve të mëdhenj të antikitetit... tërheq vëmendjen me faktin se mbitoka e tij ruan, ende sot, një ndër të vetmet tradita shumëzërëshe më origjinale të trashëgimisë shpirtërore botërore: vajtimin iso-polifonik dhe iso-polifoninë në tërësi…” (Vasil S. Tole: “Pse qanë kuajt e Akilit”, 2011, f.53). Më tej autori sqaron: “...Hadesi... lokalizohen si të tilla në rajonin e maleve të Sulit, Thesprotia e dikurshme: Çamëria e sotme...” (Po aty, f.53). Po kështu edhe mjaft njësi koreografike, masa muzikore dhe poetike si “vallja pirrike” me një figurë muzikore dy-pjesëshe dhe përbërë nga dy rrokje të patheksuara, e quajtura “këmbëza pirrike” si dhe “këmbëzën mollose” me tre elemente të gjatë që lidhet gjithashtu me fisin epirotas të mollosëve, “këmbëzën peone” me origjinë po ashtu nga një fis ilir, peonët. Universi i folklorit çam është edhe tepër i gjerë, që përfshin vallet magjike si, vallja e Osman Takës; meloditë e ëmbëla, si tek “Kënga e Çelo Mezanit”, etj., kostumet me ngjyrën e kaltër të detit Jon dhe të verdhën e kopshteve me limona e portokalle. Çamët janë autoktonë dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të fiseve ilire. “Kaonët dhe thesprotët e pas tyre edhe kasopët, të gjithë bashkë janë thesprotë, - shkruan Straboni, - dhe banojnë në bregdetin që fillon nga malet Keraune gjer në gjirin e Ambrakisë”. (Selman Sheme: “Çamëria”, 2005, f.27). Me interes është edhe emri i krahinës dhe popullit të saj. Në ditët tona përdoren paralelisht dy emra si dublim të njëri-tjetrit: në të folmen e popullit përdoret emri “Çamëri” për vendin dhe ‘çam’ për banorët e tij; ndërsa në literaturë përdoret emri ‘Epir’ dhe përkatësisht ‘epirot’. Emrat Epir dhe epirot ndeshen veçanërisht në literaturën greke. Edhe emri Çamëri ka gjithashtu një prejardhje të lashtë historike. Të parët që kanë trajtuar origjinën e fjalës Çamëri kanë qenë M. Leak dhe F. Pouqueville në shekullin e XIX. Argumenti kryesor është vetë toponimia, që ka një natyrë konservative. Është vërejtur një lidhje e ngushtë e emrit Çamëri me emrin e lumit që përshkon krahinën, Thjamisin antik. Thjamisi është identifikuar me lumin Kalamas, që derdhet në detin Jon. Dijetari i njohur Uiliam Lik pa te fjala “çam” një reflektim të emrit të vjetër Thjamis, duke paraqitur si një vazhdimësi jogreke. Madje etimologu i madh shqiptar Prof. Eqrem Çabej shpjegoi me rregullat e fonetikës historike shqipe evolucionin e ‘Thjamis -çam’. Emrat “Çamëri” (“Thesproti”) dhe “Epir” kanë bashkëjetuar për një kohë të gjatë, por ndërsa emri Çamëri ka mbetur në shtrirjen historike nga gjiri i Artës në jug gjer në gjirin e Sarandës në veri, shtrirja e emrit Epir ka ndryshuar. Kjo bashkësi e talentuar në gjirin e kombit iliro-arbëresh-shqiptar, bashkësia çame, ka krijuar jo vetëm një kulturë të njohur edhe jashtë Ilirisë, por me shpirtin demokratik, miqësor dhe punëdashës, meriton të ketë të drejtat e veta njerëzore dhe të kthehet në viset e të parëve të vet, që egërsisht ia kanë mohuar. I gjithë ky genocit barbar është plasmuar artistikisht në penën e poetit Xhaferri: Ulërin era e Mesdheut mbi trojet e lashta thesprote Mbi të shtrenjtat trojet tona stërgjyshore, Mbi kullotat e braktisura kullotnin rrufetë. Ullishtat e pavjelura gjëmojnë si dallgë nëpër bregore Dhe kudo toka çame nën savanin e reve, Me thikë në ije, në gjak e mbytur dergjet.