Shteti malazez ndalon flamurin-Shqiptarët sh typen, Hoxhaj rehaton malazezët e Kosovës
Senad Maku <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Shqiptarët e Malit të Zi shtypen, Hoxhaj rehaton malazezët e Kosovës Politikë Enver Hoxhaj në takim me Milan RoçenNë një kohë kur parlamenti i Malit të Zi propozon marrjen e vendimeve që cenojnë të drejtat e manifestimit të identitetit kombëtar shqiptar, e kur 1000 euro është çmimi që çdo shqiptar në Mal të Zi duhet të paguajë, nëse paraqitet në publik me flamurin kombëtar shqiptar, Ministri Enver Hoxhaj, thuajse nuk jeton në këtë kohë, deklaron se kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi. Kështu thuhet në një komunikatë të lëshuar të enjten nga Lëvizja Vetëvendosje, lidhur me vizitën e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, në Mal të Zi. “Enver Hoxhaj në takim me Milan Roçen, ministër i punëve të jashtme të Malit të Zi, të mërkurën në Podgoricë ka vlerësuar se marrëdhëniet e Malit të Zi dhe Kosovës janë të shkëlqyera. Rregullimi i statusit të malazezëve në Kosovë është një nga kushtet që ka Podgorica për shkëmbimin e ambasadorëve me Kosovën. Lëvizja Vetëvendosje! konsideron se, përderisa popullatës shqiptare që jeton në Mal të Zi u cenohen të drejtat elementare njerëzore dhe kombëtare, Qeveria e Kosovës nuk ka as të drejtë morale e as kombëtare që të dalë me deklarata për marrëdhënie të shkëlqyera e as me premtime se do të akomodohet komuniteti malazez në Kosovë. Qeveria e Kosovës nuk guxon të pranojë kushtëzime të tilla për ‘marrëdhënie diplomatike’, kur të njëjtat terme dhe kushte nuk vlejnë për bashkëkombësit tanë. Tani është koha kur Qeveria duhet të kërkojë barazi e jo të zyrtarizojë marrëdhënie mbi shkeljen e shqiptarëve”, thuhet në komunikatë. http://zeriikosoves.org/index.php?option=com_content&view=article&id=2027%3Ashqiptaret-e-malit-te-zi-shtypen-hoxhaj-rehaton-malazezet-e-kosoves&catid=1%3Apolitike&Itemid=2 Shteti malazez ndalon flamurin, Hoxhaj rehaton malazezët e Kosovës Thursday, 12 January 2012 17:44 Vizita e ministrit të jashtëm të Repubilës së Kosovës Enver Hoxhaj në Mal të Zi mbeti nën hijen e precedenteve të pafalshme nga ana e ministrit në fjalë, ky është reagimi i shumicës së mediave elektronike por edhe të shkruara në Kosovë, në Shqipëri por edhe në Mal të Zi. Mos vendosja e flamurit të Kosovës gjatë takimeve me zyrtarë të lartë të shtetit malazez, informomi për gjendjen e shqiptareve në Mal të Zi nga krerët më të lartë të shtetit e jo nga subjektet politike shiptare, mosvazhdimi i të folurit shqip nga ana e misnistrit gjatë takimit me gazetarë janë vetëm disa nga precedentet që mund te lexoje në mediumet në fjale. Edhe subjektet politike kosovare kanë reaguar në lëshimet e bëra nga ana e ministrit Hoxhaj. "Në një kohë kur parlamenti i Malit të Zi propozon marrjen e vendimeve që cenojnë të drejtat e manifestimit të identitetit kombëtar shqiptar, e kur 1000 euro është çmimi që çdo shqiptar në Mal të Zi duhet të paguajë, nëse paraqitet në publik me flamurin kombëtar shqiptar, Ministri Enver Hoxhaj, thuajse nuk jeton në këtë kohë, deklaron se kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi. Enver Hoxhaj në takim me Milan Roçen, ministër i punëve të jashtme të Malit të Zi, të mërkurën në Podgoricë ka vlerësuar se marrëdhëniet e Malit të Zi dhe Kosovës janë të shkëlqyera. Rregullimi i statusit të malazezëve në Kosovë është një nga kushtet që ka Podgorica për shkëmbimin e ambasadorëve me Kosovën", thuhet ndër të tjerave në reagimin e levizjes Vetëvendosje. /Ulqini Online/ Name: Senad Maku Address: Ulqin-Ulcinj, 85360, Montenegro (Mali i Zi) E-Mail: [email protected] [email protected] Skype: senadmaku Website:www.bibladhekurani.com ( Studime krahasuese rreth: Biblës dhe Kuranit ) ________________________________ Subject: TV ONLINE, Materiale te reja ne transmetimet tona gjate 24 oreve... TV ONLINE: BIBLADHEKURANI Pas nje shkeputjeje te shkurter kohore, disa mujore, rikthehemi perseri me materialet tona te reja ne transmetimet tona gjate 24 oreve dhe diteve ne vijim. Sonte mbas ores 19:00 ederi ne oret e vona do te keni mundesin qe te ndjekni disa debate, ligjerata, dokumentare, eksluzive per shikuesit e ketij Televizioni. Transmetimet tona mund ti percillni permes kesaj web faqeje: http://www.bibladhekurani.com/everteta/news.php http://www.bibladhekurani.com/everteta/news.php http://www.bibladhekurani.com/everteta/news.php http://www.bibladhekurani.com/everteta/news.php http://www.bibladhekurani.com/everteta/news.php __. __._,