Re: Politika e kufijve

Demi Perparim <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Te ndreruar dergues dhe shperndares se shkrimeve propagandistike fetare, nuk ju kuptoj perse nuk jua coni keto njerezve qe i besojne keto. Ju lutem mos u lodhni me ne ardhemeri te ma dergoni mua, pasi nuk kane asnje efekt, vetem se tregoni nivelin tuaj. Megjithate meqe ma derguat, po ju bej nje koment te shkurter per nje dicka qe me ra ne sy. Ne kete shkrim behet nje kombinim i problemit kombetar, te shovenizmit maqedonas, me propaganden islamike. Nuk shkojne bashke keto gjera, ndajini, pasi duke i ngateruar na beni dem pa dashur. Nese kete e beni me qellim, per arsye manipulimi, kjo do ju kushtoj me vone. Besimtaret e vertete nuk kane nevoje per kete lloj propagande. Lejini ata te qete ta besojne fene e tyre pa u ngateruar me politiken. Nese jeni shqiptare mendoni per vatanin, per kombin tone, i cili me shekuj eshte percare me manipulime te tilla. Nese doni te beni politike, atehere lereni fene me nje ane. Besimtaret muhamedan i falen Allahut dhe jo
 politikes tuaj.Se fundin do ju lutesha ta fshini adresen time nga lista juaj, harojeni ate.Ju faleminderit per mirkuptimin.Perparimi.

--- On Tue, 1/31/12, Hamdi Nuhiju <[email protected]> wrote:

From: Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Subject: [shqiperia] Politika e kufijve
To: "cameria" <[email protected]>, "Alb Students" <[email protected]>, [email protected], [email protected], "Gazeta Shqiperia" <[email protected]>
Date: Tuesday, January 31, 2012, 6:56 PM
















 



  


    
      
      
      Politika e kufijve

Hamdi Nuhiju



Në botë ekzistojnë shumë lloje kufijsh. Ekzistojnë kufij gjeografik,
historik ,politik, nacional, religjioz, ideologjik, filozofik. Të gjithë
përshtaten me ngjyrën e kuqe, ndërsa asnjëra nuk tenton që ta ndryshoj  atë ngjyrë. Të gjithë jetojnë nën hijen e
kësaj ngjyre, dhe asnjëra prej tyre nuk tenton që ta zhvendos vëmendjen jashtë
sajë. Kufijtë nuk janë ligje, por rregulla që sistemojnë ligjet.

Në gjuhën maqedonase, në aspektin terminologjik rregull dhe ligj ka shumë
pak dallim, kur kemi të bëjmë edhe me aplikimin e ligjeve në këtë copë shteti.
Po, kjo është si rezultat i manipulimit me termet dhe nxjerrjes në pah të
fytyrës së vërtet të garniturës asimiluese maqedonase. Kjo gjë, bën përjashtim
vetëm tek pjesa maqedonase e mbi popullimit të këtij vendi.

Historikisht lufta është bërë për shkak të lakmive të njerëzve, popujve,
individëve, civilizimeve. Sot, lakmia nuk është e shteteve, civilizimeve, por e
individëve dhe korporatave të tyre që dirigjojnë me tërë botën. Edhe vet Samuel
Huntington në librin e tij ‘Përplasja e civilizimeve’, e pranon se Perëndimi është
ngritur në saje të luftës dhe si vlerë të saj e ka forcën ushtarake, ndërsa në
aspektin kulturor e ka humbur luftën me Islamin. Nuk ka nevojë të dish shumë, për
të kuptuar idenë e Samuel Huntingonit të shprehur në librin e tij. Ekspansioni
i Perëndimit mbi Lindjen, duke zhvlerësuar kufijtë gjeografik, po kërkon nga
popujt që të zhduken me dhunë edhe kufijtë ideologjik, religjioz, kulturor dhe
historik.

Ideja e ndryshimit të historisë nuk ka nisur me qëllim të mirë, prandaj
edhe bëhet shumë zhurmë nëpër mediet tona, për kërkesën miqësore të Qeverisë
Turke, për ndryshimin e pjesës së historisë, ku fyhen personalitetet historike
osmane. Kjo ide, është nisur nga Perëndimi, por nuk u bë në formë të kërkesës.
Dhuna, dhe nënshtrimi ekonomik i popujve të Lindjes, i detyroi ata që ta
ndryshojnë historinë, dhe për pak vjet aty të lundrojnë ‘shimpanzat’ e
Darvinit, të shahen kalifët islam, të zhvlerësohet rroli i Islamit në ndërtimin
e identitetit të tyre dhe ruajtjes së këtij identiteti nga asimilimi, të futet
edukata seksuale dhe përdorimi i kondomëve qysh në moshë shumë të re nga të
rinjtë, duke i mësuar këto , në prishjen e moralit, me qëllim që sa më lehtë të
nënshtrohen. Tashti, Perëndimi imponoi ndryshimin e historisë, me dhunë
financiare dhe ekonomike, ndërsa Turqia, po bënë kërkesë për fshirjen e pjesëve
fyese,  ndaj rrolit historik të
Perandorisë Osmane në trojet shqiptare. E para, me të dytën kanë dallim si hëna
me diellin.

Perëndimi, përmes hapjes së shkollave laike dhe zhvlerësimin e shkollave
fetare, në Lindje, po kërkon që të krijojë një gjeneratë të përshtatur me idetë
e tyre, që do të mund ta perceptojnë jetën dhe botën vetëm deri tek karriera e
tyre si administrator i ‘përhershëm’ në ‘perandorinë’ moderne Perëndimore.

Sherret e Perëndimit ndaj Lindjes, nuk kanë të ndalur. Sponzoruesi kryesor
i programeve të homoseksualëve dhe përdorimit të drogave në SHBA, është
financuesi i shumë shoqërive të hapura civile, në Evropën Qendrore e Lindore.
Shumë bursist kanë fituar bursa të tyre shkollimi nga këto para të këtyre sponsorëve
dhe është e ditur se ata asnjëherë nuk do të flasin keq për to. Madje do të
janë mbrojtësit kryesor të tyre.

Ideja e kalimit të kufijve kulturor dhe religjioz i Perëndimit ndaj
Lindjes, për tu kuptuar më lehtë, na tregon në shembullin e lejimit të
homoseksualizmit në Shqipëri, si kusht i vendosur nga Mbretëria e Holandës për
futjen e Shqipërisë në NATO. Po qe se, Shqipëria, nuk do ta pranonte kushtin e
Mbretërisë së Holandës, ajo edhe për shumë vjet, do të ishte, jashtë NATO.

Prej shteteve, që më së shumti përdor politik kufijsh është Republika e
Maqedonisë. Ajo momentalisht, po e bënë betejën e saj me dy kufijtë e saj,
verior dhe jugor. Në veri, Kumanovën ia ka lënë LSDM dhe kështu gjithmonë e
mban nën trysni të vazhdueshme ekonomike dhe financiare, që në këtë parajsë
tokësore, nuk mbin as bari më, nga privimi i kësaj toke, të mjeteve esenciale për
ekzistencë. Ndërsa në jug ,Strugë,  ku
sundues është partneri i saj i koalicionit, po dëshiron që ta marr nën kontroll
udhëheqjen e atij qyteti.

Disa vite me radhë, në Strugë, ekzistojnë probleme të shumta midis nxënësve
shqiptar me nxënësit maqedonas. Për shkak të pozitës së saj turistike,
Gruevski, po edhe garniturat e mëhershme politike maqedonase, krijojnë mos
stabilitet në këtë qytet, me qëllim avancimin dhe zhvillimin e Ohrit, e Prespës,
duke e lënën nën hije Strugën.

Disa herë janë përdhosur varrezat e myslimanëve në këtë qytet nga huliganët
maqedonas. Përderisa ky popull, pa identitet, është përcaktuar kah Perëndimi,
me të gjitha vlerat, duke i përfshirë edhe ato religjioze dhe kulturore e
tradicionale, është normale që do të veprojë si Perëndimi. Dikush do të thotë
se ortodoksizmi nuk është vlerë religjioze e Perëndimit, pasi që Perëndimi si
fe e ka katolicizmin dhe protestantizmin, po mirë, pjesë e krishterimit është
ortodoksizmi, ndërsa pjesë e krishterimit asnjëherë nuk mundet me qenë Islami,
prandaj, maqedonasit edhe në aspektin religjioz janë të renditur kah Perëndimi.
Edhe pse edhe në mesin e intelektualëve shqiptarë, ekzistojnë tendenca për
largimin e tyre nga Islami, por, populli është i vetëdijshëm dhe di ta dallojë
të mirën nga jo e mira. Jo çdo gjë që vjen nga Perëndimi është e mirë dhe duhet
pranuar.

Përdhosja e varrezave të myslimanëve në Strugë, na kujton, me dashje, ose
pa dashje, urinimin e ushtrisë amerikane mbi kufomat e muxhahedinëve afgan. Kjo
gjë pati jehonë dhe bujë të madhe nëpër mediumet Perëndimore dhe ato Lindore,
jo në aspektin e skandalit, po në aspektin e ngritjes së moralit të
‘superioritetit’ të Perëndimit mbi Lindjen. Ndërsa, e kaluara, e tashmja dhe
nuk ka dyshim se e ardhmja islame do të dëshmojnë për njerëzoren e myslimanëve.
Në kohën e kalifit Omer r.a., myslimanët që pushtuan qytetin e Humusit,  u futën në luftë me Herakleun, dhe ua kthyen
taksën e xhizjes të krishterëve dhe jehudëve, pasi që nuk ishin në gjendje më
ti mbrojnë nga ushtria e Herakleut. Të krishterët dhe jehudët u renditën radhë
me radhë me ushtrinë myslimane kundër ushtrisë së Herakleut, pasi që nuk donin
sundimin e tij romak, por i dëshironin myslimanët që si vlerë kryesore e kishin
drejtësinë. Lexuesi i sinqertë, mund ti kthehet historisë islame dhe të lexojë
për këtë shembull dhe nuk ka dyshim se do të gjejë me mijëra shembuj të këtillë
dhe ti krahasojë pak me atë që bërën ushtarët amerikan me muxhahedinët afgan
dhe huliganët maqedonas me varrezat e myslimanëve në Strugë.

Përdhosja e këtyre varrezave, gati është harruar dhe heshtur nga të gjithë.
Tashmë në modë ka dalë një fyerje tjetër që bëhet ndaj shqiptarëve mysliman të
këtij vendi, në karnavalin e Vevçanit, fyhet libri i shenjtë i myslimanëve,
Kur`ani, duke u vendosur mbi të një penis i gjatë. Reagimi i Bashkësisë Islame
të Strugës, në krye me myftiun e saj, të nderuarin dr.Ferat Polisin, ishte i
menjëhershëm dhe në suaza të ligjeve të këtij shteti. Po veshi ka qenë
gjithmonë i shurdhër. Edhe kësaj here, Gruevski, së bashku me Ivanovin, festuan
në Shkup, pritjen e heronjve të tyre të ekipit hendbollistik dhe u gëzuan shumë
më fyerjet tjera të huliganëve maqedonas ndaj shqiptarëve, nëpër tribuna. Nuk
ka rëndësi se në Strugë janë mbledhur mijëra besimtar dhe kërkojnë drejtësi nga
ky shtet, Gruevski dhe Ivanovi nuk kanë kohë për të menduar, pasi që tash festojnë.
Nuk ka rëndësi, pse fyhet libri i shenjtë i gjysmës së popullsisë së këtij
shteti, nuk ka rëndësi pse shqiptarët e Strugës, edhe pse gjenden në vendin e
tyre, ndjehen si në ndonjë vend të huaj, duke u favorizuar buxheti i ‘komunës’
së Vevçanit më shumë sesa tërë buxheti i Komunës së Strugës. 

Struga nuk sulmohet vetëm në aspektin fetar të saj, po edhe në aspektin
kulturor. ‘Mbrëmjet poetike të Strugës’, si një eveniment kulturor ndërkombëtar,
që është gati kryesor për këtë shtet, kalohet në maqedonisht, pa as edhe një
shkronjë në gjuhën shqipe. Dhe, kështu, shqiptarët do të vrapojmë të reagojmë
gjithmonë kur na fyhen ndjenjat tona kombëtare e fetare, ndërsa ai që gjendet
tek kroi, kurdo herë do të na ndal ujin, ne do të gjendemi në pozitën e lutësit
për ujë, për mbijetesë në këtë shtet pa shtet.

Maqedonia është bërë e ngushtë për shqiptarët. Ata, jo nga dëshira, por nga
dhuna e vazhdueshme, po detyrohen që ta lëshojnë këtë vend, të ikin në Perëndim,
ose në Lindje, siç po ikin grekët, për të kërkuar pak mëshirë e drejtësi.

Kroi i fshatit tonë, një ditë patjetër që do të kthehet në duart tona. Ka
një version të kthimit të tij, në historinë tonë islame. Në një qytet islam, në
kohët e hershme, ekzistonte një krua nën duart e një jehudi. Ai, e shiste ujin
për banorët mysliman të atij vendi, dhe asesi nuk pranonte që ta shes kroin me
gjithë ofertat e majme që ia bërën biznesmenët mysliman. U përdor, një dredhi
biznesi, nga Othman bin Affani r.a., ku hyri në ortakëri me këtë jehudë, duke i
dhënë ca para atij. E banën me rënd, një ditë do të shiste Othmani ujë, ditën
tjetër jehudi. Ditën kur duhej të shiste Othmani ujin, ai e lëshonte pa para,
ndërsa myslimanët merrnin ujë sa për dy ditë dhe kështu iu ndaj puna jehudit,
që e detyroi ta shes kroin ortakut të tij, dhe të ikë nga ai vend.

 

 

 

 
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.