Re: Biseda fetare-81

Vedat Shehu <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Paska ardhur fundi i botes.
Feja, si ceshtje shpirterore, ndjenje, apo ndergjegjej, u marreka me
studime kozmike, astrofizike dhe diziken kuantike. Kerkon t'ua parakaloje
laboratoreve te avancuar te instituve shkencore te jashtezakonshme dhe po ashtu t'ua kaloje zbulimeve hapsinore llahtarisese per te.
Feja duhet te rrije ne misionin e saj te percaktuar prej shpirtit te "pavdekshem" qe gjenerohet
brez pa brezi se bashku
me materialin gjenetik te specieve ne evolucion.
Respekt 
Vedat Shehu


________________________________
From: Hamdi Nuhiju <[email protected]>
To: Alb Students <[email protected]>; [email protected]; cameria <[email protected]>; Gazeta Shqiperia <[email protected]>; Amet Imeri <[email protected]>; hasan baftjari <[email protected]>; Hasan Baftijari <[email protected]>; [email protected] 
Sent: Wednesday, February 1, 2012 7:47 AM
Subject: [shqiperia] Biseda fetare-81


  
Biseda fetare-81
Hamdi Nuhiju

152
 
“Gjithashtu kuptohet nga shikimi i reflektimit të dritës së diellit dhe nga kjo që i ngjason imazhit të tij prej  çdo grimce të tejdukshme sipas kapacitetit dhe ngjyrës së saj, dielli sikur është i pranishëm në çdo grimcë dhe shikon kudo që hyn drita e tij. Për më tepër, gjithëpërfshirja e diellit dhe depërtimi i tij rriten me madhësinë e ndriçimit të tij” ( Fjalët, Stamboll, 2008, Seid Nursi, f.242)
Jeta në errësirë ti verbëron ndjenjat dhe sytë. Ti më nuk sheh me dritën e argumenteve dhe logjikës, por vepron dhe percepton në bazë të prekjes dhe dukjes. Kujton se vetëm dukja dhe prekja janë të vlefshme dhe reale në këtë botë, e gjithçka tjetër është e kot dhe e pavlefshme.
Jetën në errësirë e kanë jetuar shumë marksist dhe materialist modern. Ata, ende nuk duan të dalin nga errësirat e mosbesimit në dritën e besimit. Me këmbëngulje luftojnë për idetë e tyre se çdo gjë që simbolizon dritën, jashtë errësirës së tyre që i thonë dritë, është e kot dhe e pavlefshme. Sipas tyre, ne jemi në rrugën e humbur, ndërsa ata janë në rrugën e vulosur dhe të vërtetë.
Kur ndodh transformimi i jetës nga errësira në dritë, rilind një ndjenjë e re, një pamje e jashtëzakonshme në fytyrat e njerëzve. Paramendoni, shkencëtarin më të madh të botës për hulumtimin e gjenezës së jetës, shkencëtari rus Oparin, i cili pas 37 viteve kërkim të argumenteve dhe shkaqeve për mos ekzistencën, për mos fillimin e kësaj bote nga Krijuesi, pranon se kjo botë ka një Krijues.
Duhej që të kalonte një kohë e madhe në errësirë me hulumtimin e argumenteve, shkaqeve, arsyeve, iluzioneve dhe pyetjeve të pakuptimta dhe të panumërta, për të jetuar disa minuta dritë. Dhe drita e diellit është më e bukura. Dielli merr pjesë në secilën rreze të tij. Madhështia e tij fshihet, në fshehjen në natyrë me urdhrin e Allahut xh.sh në momentin e fshehjes. Ai, pra dielli, nuk është i përhershëm e as zoti vet. Edhe ajo është një krijesë që i bie në sexhde Allahut xh.sh., dhe kërkon Mëshirën e Tij.
Mund të takojmë dy veta,njëri me besim të plotë në Allahun xh.sh., dhe tjetri me kufër-fshehje të besimit të tij. Në fytyrat e tyre duken shenjat e dëlirësisë dhe dritës. Po edhe tek fshehësi i të vërtetës, duke errësira që e ka ngrysur dhe kapluar mendjen, zemrën, trupin, fytyrën dhe shpirtin e tij. Raporti është i këtillë në dukjen e brendshme shpirtërore, ndërsa në dukjen e jashtme, materiale, ky që fsheh të vërtetën dhe nuk e pranon, është i rregulluar bukur. Shihen qartë shenjat e pasurisë dhe vrapimit pas saj nga ky njeri. Ndërsa, ai me dritën e besimit, si me dritën e diellit, shpesh herë nuk është i veshur me rroba të shtrenjta, por nuk ka aspak dyshim se edhe ato rroba modeste janë të pastra dhe të rregulluara mirë.
Njeriu sa më i përpiktë që është në adhurimet ndaj Allahut, padyshim se besimi i tij do të jetë më i gjithë përfshirës. Njëjtë sikur gjithë përfshishmëria e diellit që rritet me anën e ndriçimit të dritës së tij.
Dijetari i madh bashkëkohor Muhamed Gazali, kur definon Njëshmërinë e Allahut, apo Tevhidin-shkencën e besimit, thotë:”‎ Në të vërtetë Teuhidi, është shpirti i Islamit, është esenca e akides dhe boshti i adhurimeve të shumëllojshme. Parimet e Teuhidit depërtojnë te të gjitha mësimet islame, ashtu siç depërton uji nëpër bimët dhe ashtu siç ndërthuren nervat në trupin e njeriut"
 
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.