Nuk shoh asgje gabim ketu apo ndonje te keqe, ne keto foto nudo te Edi Rames -,Re: [lidhjashqiptare] Rama nuk i ndahet nudove, uron nenat, grate dhe motrat me foto te tre femrave
moisiuR212 <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <1476504036.25506.1331317333495.JavaMail.root@sz0101a.westchester.pa.mail.comcast.net> |
I nderuar koleg Beqir nuk shoh asgje gabim ketu apo ndonje te keqe, ne keto foto, PERVECSE HYJNISE TE DELIKATESES DHE BRISHTESISE FEMERORE, MADHESHTISE dhe SIMBOLIT ME TE BUKUR NE BOTE -FEMRES!!! Apo jo miku im kur beni dashuri besoj nudo e doni femren e ku qendron e e KQEJA E KETYRE FOTOVE!! Jerni pak me te ndjeshem ndaj DELIKATESES FEMERORE!! Respekte per JU Raimionda MOISIU ----- Original Message ----- From: [email protected] To: [email protected], [email protected], [email protected], [email protected], [email protected], [email protected], [email protected], "qik kic" <[email protected]>, [email protected], [email protected] Sent: Friday, March 9, 2012 9:49:11 AM Subject: [lidhjashqiptare] Rama nuk i ndahet nudove, uron nenat, grate dhe motrat me foto te tre femrave Rama nuk i ndahet nudove, uron nenat, grate dhe motrat me foto te tre femrave lakuriqe Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka uruar dje grate per festen e 8 marsit, duke publikuar ne faqen e tij te internetit, nje mesazh per me shume liri dhe te drejta. Por edhe kete here kreu i PS-se ka zgjedhur ta shoqeroje mesazhin e tij me nje fotot jo te zakonshme. Bashke me fjalet per nenat, motrat dhe grate, Rama ka servirur per publikun dhe nje foto ku shfaqen disa femra te cilat nuditetin e mbulojne me plastmase. Fotoja eshte marre nga nje prej koreografive te artistit te njohur Angjelin Preljocaj. Edhe pse nje veper e mirfillte artistike, mesazhi i saj duket se ngaterrohet me festen ne Diten Nderkombetare te Gruas. Angjelin Perljocaj eshte sot nje nder koreografet shqiptare me reputacion nderkombetar. Ai ka lindur ne France me 1957 nga nje familje shqiptare. Ka me teper se 20 vjet qe, me artin dhe talentin e tij, ai le gjurme te pashlyeshme ne skenat franceze e ato te huaja me koreografine e tij tejet kontemporane ku, ndjenjat, gjymtyret e trupat fluturojne me levizje plot hare e dinamizem. Gjuha e tij koreografike eshte po aq e paster sa edhe pathosi dhe ideja e tij, shoqeruar me nje vizion filosofik egzistencialist i cili ben qe krijimtaria e tij te jete ne kufijte me te avancuar te artit kontemporan ne te gjithe boten. Kryesocialisti Edi Rama ka uruar dje të gjitha gratë dhe vajzat në të gjithë Shqipërinë me rastin e Ditës së 8 Marsit. Kreu i Partisë Socialiste urimin e tij e ka përçuar me anë të një kartoline të publikuar në blogun e tij personal. Kartolina e përzgjedhur nga kryetari i Partisë Socialiste në dixhiturën e saj thuhet se është një imazh nga koreografia e Angjelin Preljocajt. Ndër-kaq, kreu i opozitës përbri kartolinës së tij ka publikuar dhe një mesazh për Ditën e 8 Marsit. Edi Rama e nis mesazhin duke u shprehur se: “Në këtë 8 mars është dita për të reflektuar për sa shumë ende duhet bërë që gratë dhe vajzat në Shqipëri të kenë liri e të drejta të barabarta me ato që gëzojnë simotrat e tyre në botën e lirë”. Për kryetarin e opozitës gratë do të jenë më të forta nëse atyre u mundësohet liria dhe punësimi. “Që gratë dhe vajzat në Shqipëri të mos diskriminohen e mbeten pas, të mos vuajnë dhunën në familje e papunësinë që ndër gratë është edhe më e përhapur se ndër burra, të mos bien viktimë e paragjykimeve apo e ringjalljes në plot zona të vendit të një sjelljeje izoluese ndaj tyre. Që gratë dhe vajzat në Shqipëri të mos mungojnë si sot, jo për faj të tyre, në rolin e patjetërsueshëm që natyra e liria u ka përcaktuar për ekuilibrat e sotëm shoqërorë të vendit. Nëse do t’ua mundësojmë që ta luajnë këtë rol, s’ka pikë dyshimi se Shqipëria do të bëhet shumë më e fortë politikisht dhe ekonomikisht”, përfundon mesazhi i kryesocialistit Rama.