Re: Shqiperia ime, diktatura e Enver Hoxhes!
Vedat Shehu <[email protected]> Fri, 11 May 2012 11:42:49 -0700 (PDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Te sundimtari ciklop Enver Hoxha From: "[email protected]" <[email protected]> To: [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected]; [email protected] Sent: Friday, May 11, 2012 9:16 AM Subject: [shqiperia] Shqiperia ime, diktatura e Enver Hoxhes! Shqiperia ime, diktatura e Enver Hoxhes! Shkruan Bajrush Morina Kur ne fund te gushtit te vitit 1990 aeroplani i linjes Zyrih -Tirane po behej gati te leshohej ne token shqiptare, bashkudhetari im A. G. nga Çabiqi i komunes se Klines me tha krejt qete: Mos zbrit fare, kthehu ne Zyrih! U habita nga ky sugjerim i bashkudhetarit tim. Udhetimi i pare drejt Shqiperise. U njohem pasi hipem ne aeroplan. A. G. po kthehej ne Shkoder nga nje vizite njemujore qe i kishte bere vellait te tij ne Zyrih, ndersa une po udhetoja per here te pare ne Shqiperine e endrrave te mia, ne Shqiperine e idealeve te Nazmi Berishes, ne Nenen Shqiperi te gjithe shqiptareve te Kosoves. Shqiperia kishte hyre ne shtepine time qe kur isha femije ne vitet 60-ta. Ne kete kohe Shqiperia po ia vinte lakun ne fyt Nazmi Berishes. Bashkudhetari A. G. me kishte degjuar me nje mosperfillje gjate gjithe rrugetimit tone prej Zyrihut ne Tirane. Atij i ishin dukur te merzitshme rrefimet e mia ekzaltuese per Shqiperine e bukur, per Shqiperine e paster, per filmat shqiptare, per letersine shqipe me nje fjale per Shqiperine e idealeve te mia. Bashkudhetari im i kishte perjetuar keto ideale dhjete vjet para meje, ashtu siç i kishte perjetuar idealet per Shqiperine Nazmi Berisha ketu e 40 vjet me pare. Bashkudhetari im ia kishte mesyre Shqiperise i “çelikosur” me idealet e njejta me te cilat ishte nisur Nazmi Berisha 40 vjet me pare e une 10 vjet me vone nga bashkudhetari im. Edhe bashkudhetari im e kishte pasur fatin e keq si te Nazmi Berishes e qindra shqiptareve te tjere. Kishte perfunduar ne burgjet e Shqiperise i akuzuar si “bashkepunetor i Sigurimit jugosllav, qe kishte ardhur ne Shqiperi te beje agjitacion e propagande kunder pushtetit popullor”. Zhgenjimi i pare ne aeroportin e Rinasit. Derisa po i dorezonim pasaportat ne kufirin shqiptar ne Rinas, e luta policin qe ne pasaporten time te mos me vinte vulen kufitare sepse pas pak ditesh me duhej te kthehesha ne Kosove dhe sigurisht se po te me vihej vula shqiptare ne pasaporten time, do te kisha probleme me policine serbe. Ende pa e perfunduar arsyetimin tim, polici kufitar, me uniforme shqiptare, me shqiponje ne kraharor, me nje shqipe te nervozuar m’i perplasi ne fytyre nje “kallaballek” fjalesh qe nuk besoja se po i degjoja me veshet e mi: “He mor, ç‘mendoni ju kosovaret se hyni e dilni te jugosllavi sa here te doni heeee…! Ka shtet ketu, ka rregulla ketu! Nuk hyni dot pa vule kufitare!” U shtanga. Mbeta pa fryme. Pas pak minutash po ky polic zgerdhihej duke me kthyer pasaporten pa vule kufitare, pasi paraprakisht kisha “mbushur” pasaporten me 20 marka gjermane. Shqiperia ne shtepine tone Mal Berisha ne Laç po me tregonte biblioteken e tij modeste. Une pos qe u admirova nga numri i madh i librave, me ra ne sy se njera kembe e tavolines ishte gjysme e thyer. Gjysmen tjeter te kembes se thyer Mal Berisha e kishte “plotesuar” me veprat e Enver Hoxhes. Kur hyri e shoqja e tij dhe me pa mua duke shikuar kemben e thyer te tavolines dhe mbi te gjitha “kemben e plotesuar” me veprat e Enver Hoxhes, asaj desh i ra te fiket. “O bo bo, o bo bo! Po si e fute mikun ne kete tollovi librash, obo bo”, po murmuriste zonja e nderuar e Mal Berishes, e cila sigurisht se nuk e kishte hallin te “tollovia” e librave, por te “kemba e plotesuar” e karriges me veprat e Enver Hoxhes. Po ate dite Mal Berisha me dha edhe romanin e Kapllan Resulit “Tradhtia”. Ate kohe, ne gusht te vitit 1990, nuk e dija se kete roman e kishte lexuar pjese-pjese Nazmi Berisha ne burgun e Burrelit. Duke e lexuar deshmine e Nazmi Berishes me rikthehen pamjet e zbukuruara te ekranit shqiptar te kohes se femijerise time dhe pamjet reale te Shqiperise se viteve ’90. Ne ekranin e TVSH-se per shume vjet kisha pare vetem lule, nderkaq syte e mi ne rrugetimin drejt Shkodres me mbusheshin vetem me bunkere, bunkere, bunkere… Nazmi Berisha ka vuajtur 20 vjet neper burgje per idealet e Shqiperise se shqiptareve. Me ideale te tilla kemi jetuar shumica e shqiptareve jashte kufijve shqiptare. Por perderisa Nazmi Berisha e ka vuajtur me lekuren e tij ashpersine e diktatures me te eger te Enver Hoxhes, te tjeret jemi “zhgenjyer” ne Shqiperine e diktatorit Enver Hoxha pasi kemi pasur rastin ta vizitojme shtetin shqiptar. Por Nazmi Berisha qe ne fillim i lutet lexuesit te vet qe te besoje se ky liber eshte deshmi e diktatures, por jo rrefim kunder Shqiperise. Nazmi Berisha e urren diktaturen e eger te Enver Hoxhes, por e do Shqiperine e bashkuar. Si Nazmi Berisha kane pasur ideale pothuaj te gjithe shqiptaret jashte shtetit shqiptar. Ai sot jeton larg vendlindjes, larg Shqiperise. Nazmi Berisha ka deshmuar me plot dhembje per tmerret e diktatures se eger te Enver Hoxhes, prandaj urrejeni kete diktature! Nazmi Berisha ka pershkruar me fjalet me te ngrohta shpirterore Shqiperine e idealeve shqiptare, prandaj ruani dhe duajini keto ideale shqiptare. Prandaj Shqiperia eshte jona, diktatura eshte e Enver Hoxhes! (Duke lexuar librin e Nazmi Berishes “20 vjet ne burgjet e Enver Hoxhes” dhe duke evokuar udhetimin tim te pare ne Shqiperi ne gusht te vitit 1990.) Shqipëria ime, diktatura e Enver Hoxhës! | Gazeta Metropol Shqipëria ime, diktatura e Enver Hoxhës! Shkruan Bajrush Morina Kur në fund të gushtit të vitit 1990 aeroplani i linjës Zyrih -Tiranë po bëhej gati të lëshohej në tokën shqiptare, bashkudhëtari im A. G. nga Çabiqi i komunës së Klinës më tha krejt qetë: Mos zbrit fare, kthehu në Zyrih! U habita nga ky sugjerim i bashkudhëtarit tim. Udhëtimi i parë drejt Shqipërisë. U njohëm pasi hipëm në aeroplan. A. G. po kthehej në Shkodër nga një vizitë njëmujore që i kishte bërë vëllait të tij në Zyrih, ndërsa unë po udhëtoja për herë të parë në Shqipërinë e ëndrrave të mia, në Shqipërinë e idealeve të Nazmi Berishës, në Nënën Shqipëri të gjithë shqiptarëve të Kosovës. Shqipëria kishte hyrë në shtëpinë time që kur isha fëmijë në vitet 60-ta. Në këtë kohë Shqipëria po ia vinte lakun në fyt Nazmi Berishës. Bashkudhëtari A. G. më kishte dëgjuar me një mospërfillje gjatë gjithë rrugëtimit tonë prej Zyrihut në Tiranë. Atij i ishin dukur të mërzitshme rrëfimet e mia ekzaltuese për Shqipërinë e bukur, për Shqipërinë e pastër, për filmat shqiptarë, për letërsinë shqipe me një fjalë për Shqipërinë e idealeve të mia. Bashkudhëtari im i kishte përjetuar këto ideale dhjetë vjet para meje, ashtu siç i kishte përjetuar idealet për Shqipërinë Nazmi Berisha këtu e 40 vjet më parë. Bashkudhëtari im ia kishte mësyrë Shqipërisë i “çelikosur” me idealet e njëjta me të cilat ishte nisur Nazmi Berisha 40 vjet më parë e unë 10 vjet më vonë nga bashkudhëtari im. Edhe bashkudhëtari im e kishte pasur fatin e keq si të Nazmi Berishës e qindra shqiptarëve të tjerë. Kishte përfunduar në burgjet e Shqipërisë i akuzuar si “bashkëpunëtor i Sigurimit jugosllav, që kishte ardhur në Shqipëri të bëjë agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”. Zhgënjimi i parë në aeroportin e Rinasit. Derisa po i dorëzonim pasaportat në kufirin shqiptar në Rinas, e luta policin që në pasaportën time të mos më vinte vulën kufitare sepse pas pak ditësh më duhej të kthehesha në Kosovë dhe sigurisht se po të më vihej vula shqiptare në pasaportën time, do të kisha probleme me policinë serbe. Ende pa e përfunduar arsyetimin tim, polici kufitar, me uniformë shqiptare, me shqiponjë në kraharor, me një shqipe të nervozuar m’i përplasi në fytyrë një “kallaballëk” fjalësh që nuk besoja se po i dëgjoja me veshët e mi: “Hë mor, ç‘mendoni ju kosovarët se hyni e dilni te jugosllavi sa herë të doni hëëëë…! Ka shtet këtu, ka rregulla këtu! Nuk hyni dot pa vulë kufitare!” U shtanga. Mbeta pa frymë. Pas pak minutash po ky polic zgërdhihej duke më kthyer pasaportën pa vulë kufitare, pasi paraprakisht kisha “mbushur” pasaportën me 20 marka gjermane. Shqipëria në shtëpinë tonë Mal Berisha në Laç po më tregonte bibliotekën e tij modeste. Unë pos që u admirova nga numri i madh i librave, më ra në sy se njëra këmbë e tavolinës ishte gjysmë e thyer. Gjysmën tjetër të këmbës së thyer Mal Berisha e kishte “plotësuar” me veprat e Enver Hoxhës. Kur hyri e shoqja e tij dhe më pa mua duke shikuar këmbën e thyer të tavolinës dhe mbi të gjitha “këmbën e plotësuar” me veprat e Enver Hoxhës, asaj desh i ra të fikët. “O bo bo, o bo bo! Po si e fute mikun në këtë tollovi librash, obo bo”, po murmuriste zonja e nderuar e Mal Berishës, e cila sigurisht se nuk e kishte hallin te “tollovia” e librave, por të “këmba e plotësuar” e karriges me veprat e Enver Hoxhës. Po atë ditë Mal Berisha më dha edhe romanin e Kapllan Resulit “Tradhtia”. Atë kohë, në gusht të vitit 1990, nuk e dija se këtë roman e kishte lexuar pjesë-pjesë Nazmi Berisha në burgun e Burrelit. Duke e lexuar dëshminë e Nazmi Berishës më rikthehen pamjet e zbukuruara të ekranit shqiptar të kohës së fëmijërisë time dhe pamjet reale të Shqipërisë së viteve ’90. Në ekranin e TVSH-së për shumë vjet kisha parë vetëm lule, ndërkaq sytë e mi në rrugëtimin drejt Shkodrës më mbusheshin vetëm me bunkerë, bunkerë, bunkerë… Nazmi Berisha ka vuajtur 20 vjet nëpër burgje për idealet e Shqipërisë së shqiptarëve. Me ideale të tilla kemi jetuar shumica e shqiptarëve jashtë kufijve shqiptarë. Por përderisa Nazmi Berisha e ka vuajtur me lëkurën e tij ashpërsinë e diktaturës më të egër të Enver Hoxhës, të tjerët jemi “zhgënjyer” në Shqipërinë e diktatorit Enver Hoxha pasi kemi pasur rastin ta vizitojmë shtetin shqiptar. Por Nazmi Berisha që në fillim i lutet lexuesit të vet që të besojë se ky libër është dëshmi e diktaturës, por jo rrëfim kundër Shqipërisë. Nazmi Berisha e urren diktaturën e egër të Enver Hoxhës, por e do Shqipërinë e bashkuar. Si Nazmi Berisha kanë pasur ideale pothuaj të gjithë shqiptarët jashtë shtetit shqiptar. Ai sot jeton larg vendlindjes, larg Shqipërisë. Nazmi Berisha ka dëshmuar me plot dhembje për tmerret e diktaturës së egër të Enver Hoxhës, prandaj urrejeni këtë diktaturë! Nazmi Berisha ka përshkruar me fjalët më të ngrohta shpirtërore Shqipërinë e idealeve shqiptare, prandaj ruani dhe duajini këto ideale shqiptare. Prandaj Shqipëria është jona, diktatura është e Enver Hoxhës! (Duke lexuar librin e Nazmi Berishës “20 vjet në burgjet e Enver Hoxhës” dhe duke evokuar udhëtimin tim të parë në Shqipëri në gusht të vitit 1990.)