Lufta e parë arabo-izraelite, dhe jo rezolut a 181 e KB, përcaktoi hartën reale
ajni sinani <[email protected]> Thu, 24 May 2012 05:16:29 -0700 (PDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
5 - Rezoluta 194 (më 1948) Ajni Sinani Lufta e parë arabo-izraelite, dhe jo rezoluta 181 e KB, përcaktoi hartën reale. Më 11 dhjetorit 1948 OKB miratoi rezolutën 194 lidhur me Palestinën. (Rezoluta e KB, 194, 11 dhjetorit 1948. Asambleja e Përgjithshme, pasi ka shqyrtuar përsëri situatën për Palestinën… 8. Vendos, në bazë të lidhjeve të Jerusalemit me 3 religjionet botërore, që Jerusalemi dhe komuna e tij të gëzojë status të veçantë nga pjesët e tjera të Palestinës dhe që ai të vendoset nën kontrollin e KB. Fton KS që të marrë masa për demilitarizimin e Jerusalemit në afatin më të shkurtër… 9. Vendos, duke shpresuar se të gjitha palët e interesuara do të pajtohen për planin detal për Jerusalemin, që të gjithë banorët e Palestinës të kenë hyrje-dalje të lirë në Jerusalem…)[1] 6 - Shkaqet e fitimit të luftës nga Izraeli Fitorja e shtetit të ri të Izraelit ndaj ushtrisë arabe në vitin 1948-49, nga disa është shpjeguan me anën e argumenteve ekonomike dhe politike që kishin të bënin me vetë natyrën e klasës sunduese në vendet arabe. Edhe pse shumica e regjimeve arabe më vonë u zëvendësuan, kjo nuk ndryshoi asgjë, sikurse u vërtetua në sulmin e Francës, Britanisë dhe Izraelit kundër Egjiptit në vitin 1956. Disa të tjerë e shpjeguan me mungesën e një strategjie unike mes tyre[2] Në aspektin e armatimit, ushtria izraelite ishte më e armatosur se sa ushtria arabe pasi Britania i kishte furnizuar me armë bashkëkohore, tanke dhe përgatitje luftarake. Padyshim, se një nga arsyet kryesore të humbjes së luftës nga arabët ishte mosmarrëveshja midis vendeve arabe dhe armatimi i dobët i ushtarëve të tyre.[3] 7 - Marrëveshja e Rodosit (1949) Shtetet arabe e pranuan armëpushimin më 11. 06. 1948, nën presionin e shteteve të mëdha e veçanërisht të Amerikës dhe Britanisë. Pas vazhdimit të luftës në 09. 07.1948, ushtritë arabe si pasojë e zmbrapsjeve, në 18. 07. 1948 pranuan armëpushimin e dytë që praktikisht ishte hyrje në raundin e gjatë dhe të mundimshëm të negociatave për Negevin.[4] Si pasojë e ndryshimit të pozicioneve u arrit Marrëveshja e Rodosit për armëpushim me Egjiptin, Libanin, Jordaninë dhe Sirinë në vitin 1949 e cila i mundësoi Izraelit të përvetësonte 77 % të tokave të Palestinës në vend të 56 % që i qe caktuar sipas planit të ndarjes nga OKB. Kjo marrëveshje obligonte ekzistimin e zonave të çmilitarizuara ndërmjet Sirisë dhe Izraelit, Jordanisë dhe Izraelit dhe Egjiptit dhe Izraelit. Më 25. 03. 1950 Amerika, Britania dhe Franca vërtetuan deklaratën trepalëshe për mbrojtjen e kufijve të Izraelit dhe të ekzistencës së tij. Ato e ndihmuan ekonomikisht dhe ushtarakisht atë dhe u zotuan se do ta forconin më shumë se të gjitha shtetet arabe së bashku. Kurse Rusia e ndihmoi Izraelin me ushtarë për luftë.[5] Edhe kancelari gjermano-perëndimor Konrad Adenauer pranoi se Izraeli meritonte të merrte kompensime në pajtim me marrëveshjen e Luksemburgut të vitit 1952. Gjermania e konsideronte këtë obligim moral dhe ligjor ndaj hebrenjve që i ishin ekspozuar dhunës së nazizmit gjerman. 8 - Pranimi i Izraelit në OKB (më 1949) dhe Rezoluta 273 Një shtet për t’u njohur nga vendet e tjera, sipas të drejtës ndërkombëtare duhet të ketë popullsinë e përhershme, territorin e caktuar dhe qeverinë e aftë për të mbajtur rendin.[6] Kur u lidhën marrëveshjet për armëpushim me Egjiptin, Libanin dhe Jordaninë, Izraeli, sipas vlerësimit të Asamblesë së Përgjithshme, i kishte plotësuar kriteret për anëtarësim në Organizatën Botërore. Rezoluta 273 e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u miratua në 11 maj të vitit 1949 për t’i pranuar Shtetit të Izraelit anëtarësinë në Kombet e Bashkuara. Kjo rezolutë citohet si rezoluta e pranimit të Izraelit në KB e kushtëzuar nga implementimi i rezolutës 181 e 29 nëntorit të vitit 1947 dhe i rezolutës 194 të dhjetorit të vitit 1948.[7] Për pranimin e Izraelit votuan 52 shtete anëtare, ndërkaq kundër pranimit të tij ishin vetëm shtetet e bllokut arabo-islamik. Në Deklaratën për shpalljen e formimit të shtetit të Izraelit, thuhet në mënyrë solemne se shteti i ri hebraik do ta respektonte në mënyrë të përpiktë Kartën e KB dhe do të punonte për forcimin e Organizatës Botërore. OKB vlerësoi se Izraeli i plotësonte kushtet e nevojshme që të bëhej anëtar i kësaj organizate. Me pranimin e heshtur nga ana e OKB të ndarjes së dhunshme, që i bëri Izraeli, Egjipti dhe Jordania territorit të parashikuar për shtetin arabo-palestinez, dhe qytetit të Jerusalemit në dysh, nënkuptohej njëkohësisht në mënyrë të heshtur anulimi i vendimeve të mëhershme të KB për ndarjen e Palestinës dhe internacionalizimin e qytetit dhe regjionit të Jerusalemit. Pranimin i Izraelit në OKB dhe konflikti izraelito-arab rezultoi tepër i dëmshëm për arabët palestinezë që mbetën pa atdheun e tyre.[8] -Rezoluta 303 e KB për Jerusalemin (1949) Më 9 dhjetor 1949, Asambleja e Përgjithshme miratoi rezolutën 303 për Jerusalemin, ku vërtetoi se Jerusalemi duhet të vendoset nën një regjim permanent ndërkombëtar, që do të ofronte garanci të duhura për mbrojtjen e vendeve të shenjta brenda dhe jashtë Jerusalemit.[9] ________________________________ [1]Shih: Vojimir Sobajić, op. cit, str. 406; http://en.vikipedia.org/viki/United_Nations_General_Assembly_Resolution_194#Full_text (me datë 19. 08. 2008.) [2]Mounir Chafiq, op.cit., str. 131. [3]Muhsin Muhamed Salih, op. cit., f. 53 [4]Golda Meir, Izraeli im (fejtoni 28), Zëri, e mërkurë, 9 tetor, (Prishtinë), 2002, f. 15. [5]Dr. Xhemil El Misrij ... në: Dosja Kuds, op.cit., f. 121,122. [6]Zejnullah Gruda, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2002, f. 68. [7]Rezoluta 273 “Pas marrjes së raportit të këshillit të Sigurimit për kërkesën e Izraelit për anëtarësi në Kombet e Bashkuara; Duke vërejtur se, sipas gjykimit të Këshillit të Sigurimit, Izraeli është një shtet paqedashës dhe se është i aftë dhe i gatshëm që t’i kryejë obligimet që përmbahen në Kartë; Duke vërejtur se Këshilli i Sigurimit i ka rekomanduar Asamblesë së Përgjithshme që t’ia pranojë Izraelit anëtarësinë në Kombet e Bashkuara; Duke vërejtur përveç kësaj deklaratën e shtetit të Izraelit se ai “pranon pa rezerva obligimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe zotohet se do t’i respektojë ato nga dita kur do të bëhet anëtar në Kombet e Bashkuara”; Duke kujtuar rezolutat e saj të 29 nëntorit të vitit 1947 dhe 11 dhjetorit të vitit 1948 dhe duke marrë shënimet e deklaratave dhe shpjegimeve të bëra nga përfaqësuesi i qeverisë së Izraelit përpara Komitetit Politik Ad Hoc për sa i përket implementimit të rezolutave të thëna; Asambleja e Përgjithshme duke vepruar në plotësim të funksioneve të saj sipas nenit 4 të Kartës dhe rregullit 125 të rregullave të saj të procedurës: 1. Vendos se Izraeli është një shtet paqedashës që i pranon obligimet që përmbahen në Kartë dhe është i aftë dhe i gatshëm që t’i kryejë këto obligime; 2. Vendos ta pranojë Izraelin anëtar në Kombet e Bashkuara”. Shih:Vojimir Sobajić, op. cit, str. 412 http://en.wikipedia.org/wiki/UN_General_Assembly_Resolution_273 (me datë 09. 07. 2008.) [8]Vojimir Sobajić, op. cit., str. 191-92. [9]Rezoluta e KB,303 9 dhjetor 1949. Asambleja e Përgjithshme: Duke marrë në konsideratë rezolutat e saj 181 (II) të 29 nëntorit të vitit 1947 dhe 194 (III) të 11 dhjetorit të vitit 1948, -Duke studiuar raportet e Komisionit të Pajtimit të KB për Palestinën paraqiti rezolutën e mëposhtme. 1. Vendosi Në lidhje me Jerusalemin, Duke besuar se parimet që qëndrojnë në rezolutat e saj të mëparshme kanë lidhje me këtë çështje, dhe në veçanti rezoluta e saj e 29 nëntorit të vitit 1947, paraqet një zgjidhje të drejtë dhe të arsyeshme të çështjes, 1. të deklarojë përsëri se Jerusalemi duhet të vendoset nën një regjim permanent ndërkombëtar, që do të parashohë garancitë e duhura për mbrojtjen e vendeve të shenjta, brenda dhe jashtë Jerusalemit, dhe të konfirmojë veçanërisht nenet që pasojnë të Rezolutës të Asamblesë së Përgjithshme 181 (II) 3/ (1) Qyteti i Jerusalemit do të vendoset si një ‘corpus separatum’ nën një regjim ndërkombëtar dhe do të administrohet nga KB; (2) Këshilli i Kujdestarisë do të caktohet që të kryejë përgjegjësitë e Autoritetit të Administrimit ... (3) Qyteti i Jerusalemit do të përfshijë bashkinë e sotme të Jerusalemit plus fshatrat dhe qytetet rrethuese, pjesa më lindore e të cilit do të jetë Ebu Adis; pjesa më jugore, Bethlehemi; më perëndimorja, Ein Karim (që përfshin gjithashtu edhe zonën e ndërtuar Motsa); më veriorja, Shu’fat. Shih: http://en.wikisource.org/wiki/United_Nations_General_Assembly_Resolution_303(me datë 18. 08. 2008.)