Integrimi i Maqedonisë në Bullgari

Hamdi Nuhiju <[email protected]> Mon, 28 May 2012 18:29:42 +0200
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <CABPCUFmP8dyyOSHUzv4=N-Ob_ZOJHQFhP-efs9x4Yqy0Ln69jQ@mail.gmail.com>
*Integrimi i Maqedonisë në Bullgari*

*Hamdi Nuhiju*



Titulli i kësaj qasjeje do të dukej tejet tendencioz.  Këtë titull nuk e
vendosa unë, por kahet e politik bërjes në Maqedoni.

Samiti aq i pritur i NATO-s në Çikago, para disa ditëve përfundoi.
Maqedonia nuk mori ftesë për t`u anëtarësuar në NATO. Nga ky samit, ftesë
nuk morën as shtetet tjera që presin anëtarësim, jo vetëm Maqedonia. Pas
një kohe bukur të gjatë, NATO-ja mban samit të saj në SHBA. Pse ndodh kjo
gjë kështu? Ndoshta për të parën herë në historinë e saj shumëvjeçare
SHBA-ja ka nevojë serioze për NATO-n. Ky samit më shumë u bë dhe u mbajt
për nevojat e SHBA-së, nevoja strategjike, sesa për platformë zgjerimi.
Por, Maqedonia do të merrte ftesë në këtë samit, po qe se do ti përgjigjej
pozitivisht thirrjes së diplomacisë botërore për zgjidhjen e kontestit të
saj rreth emrit, me Greqinë.

Lobingun për futjen e Maqedonisë në NATO, e kreu me mjaftë mjeshtëri Turqia
dhe Shqipëria dy miq të përhershëm. Rezultatet ishin negative. Maqedonia
duhet që të ndryshoj qasjen e saj në zgjidhjen e kontestit të emrit me
Greqinë.

Edhe përskaj këtij interesimi kaq të madh të Turqisë, për futjen e
Maqedonisë në NATO, qeveria aktuale, kjo e Nikolla Gruevskit, para disa
viteve nuk dha leje për ndërtimin e spitalit turk në Shkup, me një investim
në vlerë prej 50 milion euro. Maqedonia nuk po respekton as trashëgimin
kulturore të Turqisë, qysh nga Perandoria Osmane, duke i dhënë leje
biznesmenëve grek ( hasmit-armikut, sipas mediumeve maqedonase) për të
ndërtuar një hotel në vend të Burmali Xhamisë. Ky shtet nuk i mori në
konsideratë as thirrjet e diplomacisë turke për kthimin e vakëfit të
Xhamisë Burmali, dhe rindërtimit të asaj xhamie.

Sa i përket mikut të saj të dytë, Shqipërisë, Maqedonia deri më tani nuk ka
marrë në konsideratë asgjë. Nëpër shumë panaire librash në Shkup, Tetovë, e
gjetiu nëpër Maqedoni, janë ndaluar libra e shtëpi botuese në kufi, për të
mos kapërcyer. Shumë diplomat shqiptarë të Shqipërisë janë nënçmuar në
mënyra të ndryshme nga ana e politikanëve maqedonas. Maqedonia ka provokuar
Shqipërinë dhe shqiptarët përmes enciklopedisë së turpit, ku shqiptarët i
quan si popull të ardhur nga malet. Shpesh herë është djegur flamuri
shqiptarë, ai zyrtar i Shqipërisë, në Shkup, edhe përkundër asaj se
asnjëherë as një notë proteste ambasada e Shqipërisë në Shkup, nuk ka
dërguar ndaj Maqedonisë, maqedonasit huligan, asnjëherë nuk e kanë marrë
dënimin e merituar për djegien e këtij flamuri. Nuk respektohet marrëveshja
kornizë e Ohrit, e as që zbatohet në praktikë. Maqedonia përzihet në
çështje të brendshme të Shqipërisë, duke iniciuar të drejta për të
ashtuquajturën pakicë maqedonase në Shqipëri, ndërsa si kthim Shqipëria
asnjëherë nuk e ka penguar Maqedoninë në nënçmimin dhe përbuzjen e 40
përqind të shqiptarëve të Maqedonisë.

Shqiptarët e Maqedonisë, gjithmonë etiketohen si njerëz të rrezikshëm të
cilët duan që të krijojnë Shqipërinë e Madhe, ndërsa politika zyrtare e
Shqipërisë, lobon për futjen e Maqedonisë në NATO. Në ndeshjet miqësore në
futboll, Maqedoni-Shqipëri, maqedonasit kanë fyer shpesh herë shtetin
shqiptarë dhe shqiptarët në tërësi, edhe përkundër asaj se asnjëherë nuk ka
ardhur notë proteste nga ambasadori Cejku në Shkup, politika zyrtare
maqedonase, asnjëherë nuk i ka dënuar këto vandalizma të huliganëve
maqedonas.

Ledhatimi i politikës zyrtare të Shqipërisë ndaj Maqedonisë,  shkoi deri
aty, sa vet presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, të provokoj Bullgarinë në
llogari dhe dobi të Maqedonisë, me vizitën që bëri tek varri i Goce
Dellcevit.

Para syve të krejt botës, Maqedonia, Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare e
etiketoi si ushtri terroriste, radikale, që dëshiron shkatërrimin e
Maqedonisë, edhe përkundër përkëdheljes së Forcave të Mëdha, duke përfshirë
edhe NATO-n, me Maqedoninë qenkan sjell në mënyrë të padrejtë NATO dhe
SHBA-të?

Deklarata e kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski është skandali i
shekullit XXI. Me pas qenë vend demokratik Maqedonia, sot Nikolla Gruevski
do të detyrohej ta lëshoj Maqedoninë dhe të kërkoj azil politik në Kubë ose
Brazil.

Nikolla Gruevski në intervistën e tij të famshme për agjencionin shtetëror
të lajmeve MIA, ndërmjet tjerash tha edhe:” Pjesëmarrje në Çikago do të
ketë nga ana jonë edhe atë shumë të lartë. Më të lartë sesa sipas meje
është normale, në rrethana të këtilla, kur një shteti i bëhet padrejtësi,
një qasje jo principiele dhe politikë e dukshme e standardit të dyfishtë,
dhe sipas gjitha gjasave duhet të ndjehet fajtore për gjithë këtë, dhe të
ketë mirëkuptim dhe dinjitet. Kujdes ju lutem, nuk flasin për përgjegjësinë
dhe dinjitetin e tyre? Pasi që kjo tashmë nuk është vetëm problem i
Maqedonisë, por edhe problem i Aleancës edhe atë më e madhe sesa formale.”(
http://www.vmro-dpmne.org.mk/index.php?option=com_content&vieë=article&id=3153%3A2012-05-20-12-32-37&catid=70%3Aodpecatot&Itemid=62<http://www.vmro-dpmne.org.mk/index.php?option=com_content&vie%C3%AB=article&id=3153%3A2012-05-20-12-32-37&catid=70%3Aodpecatot&Itemid=62>),
ndërsa në pjesë tjera të intervistës, Gruevski përmend me sy të keq,
prezencën e Nikolla Poposkit në Samitin e NATO-s në Çikago, sipas tij, në
atë samit duhej që të merrte pjesë vetëm zëvendës ministri i punëve të
jashtme të Maqedonisë.

Kjo deklaratë e tij bëri bujë në Maqedoni. Ambasada e SHBA-së në Shkup e
quajti deklaratë naive. Term i saktë, i drejtë dhe direkt.

Deklarata u komentua nga shumë palë. Disa politikan të VMRO-së, theksuan se
NATO-ja mbron shtetet anëtare nga rreziku i jashtëm, ndërsa rreziku ynë
është i brendshëm. Nuk e di, çfarë rreziku të brendshëm sheh ai zyrtar i
VMRO-së? Nëse e ka fjalën për shqiptarët, le të mos frikësohet fare, sepse
shqiptarët kanë vendosur që të durojnë edhe për shumë vjet sjelljet
diktatoriale të Nikolla Gruevskit.

Edhe pas samitit të NATO-së në Çikago, në Maqedoni, askush nuk mori
përgjegjësi për debaklin e radhës në sferën ndërkombëtare. Fajet për
gjithçka i ka Greqia. Edhe kur maqedonasi me maqedonasen nuk janë mirë,
fajet për këtë do ti ketë Greqia. Rritja e çmimit të naftës në tregun e
brendshëm është si fajësi e Greqisë. Gërvishtja e veturës së komshiut tim
Adnanit, nga persona të panjohur, është me porosi dhe me faj të Greqisë.
Rroli i viktimizimit është rrol qyqar, që momentalisht po e përdorin dy
shtete artificiale në rruzullin tokësor, të ashtuquajturat Maqedoni dhe
Izrael.

Situata e këtillë politike, ekonomike, sociale në vend, i detyron shumë
qytetar të Maqedonisë, të gjejnë ndonjë zgjidhje logjike për mbijetesë.
Shqiptarët zakonisht ikin në Bashkimin Evropian për të punuar dhe siguruar
ekzistencën, ndërsa maqedonasit kthehen tek shteti i tyre amë, Bullgaria.

Sipas një lajmi të publikuar këto ditë në një medium maqedonas, 2200
maqedonas janë bërë bullgar. Po paraqes lajmin në tërësi, për shkak të
rëndësisë së tij:” Në katër muajt e kaluar, mbi 2200 qytetar maqedonas kanë
marr nënshtetësi bullgare, deklaroi gazeta bullgare ‘Novini’.

Sipas të dhënave që i ka publikuar nënkryetarja bullgare Margarita Popova,
nga gjithsej 4247 nënshtetas të huaj që në katër muajt e fundit kanë marrë
nënshtetësi bullgare, numri më i madh i tyre është nga Maqedonia.

Mediumet bullgare tashmë disponojnë me të dhënat se mbi 1 milion maqedonas
kanë marr nënshtetësi bullgare. Të dhënat e Popova tregojnë se në katër
muajt e fundit, janë refuzuar  316 kërkesa për nënshtetësi bullgare.

Nënkryetarja Popova, në muajin e kaluar nga qyteti Bosilegrad iu kërcënua
Serbisë se nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së, po qe se nuk i
respekton të drejtat e pakicave bullgare në Serbi.”

(
http://www.dnevnik.com.mk/default.asp?ItemID=138C292A55B4434390DF9015BEE2D45E)


Njerëzit e mençur mund të kuptojnë shumë gjëra nga ky lajm. Ato i nxjerrim
në pah përmes disa pyetjeve logjike dhe të thjeshta.

Pse kryeministri maqedonas nuk shkoi në Çikago për ta kritikuar samitin e
NATO-s, por prej këtu e bëri këtë gjë? Fajtori për këtë gjë është Greqia,
apo mos marrja e përgjegjësisë të kryeministrit Nikolla Gruevski?

Pse kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, asnjëherë nuk reagoi ndaj
politikës asimiluese të Bullgarisë, ndaj maqedonasve dhe këtë fakt e pranoi
në heshtje?

Pse kryeministri maqedonas kaq shumë e sulmon Greqinë, ndërsa Greqia deri
më tani nuk ka asimiluar asnjë maqedonas, sipas asaj që po na reklamojnë
mediumet maqedonase për çdo ditë?

Pranimi në heshtje i asimilimit të maqedonasve në bullgar, dhe sulmi direkt
i NATO-së, SHBA-së, Francës e Gjermanisë, a do të thotë se Nikolla Gruevski
po e integron Maqedoninë në Bullgari?

Në gjithë këtë çështje, shqiptarët janë humbës. Mos aderimi i Maqedonisë në
NATO, asimilimi i maqedonasve në Bullgar, me marrëveshje të fshehtë, i
detyron shqiptarët që të shpërngulen nga ky vend për të siguruar
ekzistencën.

SHBA-ja, NATO, Franca, Gjermania, Turqia, janë aleatët më të fuqishëm të
shqiptarëve në Ballkan, dhe këtë gjë e di shumë mirë Nikolla Gruevski.
Bullgaria është armik i hapur i Turqisë dhe i shqiptarëve në Ballkan.

Nëse flasim hipotetikisht, një federatë midis Bullgarisë me Maqedoninë,
duke ia humbur pavarësinë Maqedonisë, do të ishte një pozitë me e favorshme
për shqiptarët e Maqedonisë, sesa një asimilim në heshtje i popullatës
maqedonase në bullgar, dhe gjendja as në tokë e as në qiell e fatit të
shqiptarëve të Maqedonisë. Atëherë e dimë saktë se me kë kemi punë, dhe do
të kishim tre mbështetje të hapura dhe të fuqishme, por mbështetja e
katërt, ajo e favorit ekonomik, do të ishte kyçe për mbijetesën nacionale,
politike dhe fetare.