Gjonaj, kandidate per Kuvendin e New Yorkut festoi me veteranet e luftes
[email protected] Tue, 29 May 2012 09:53:42 -0400 (EDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Mark Gjonaj, kandidate per Asamblene Shteterore te Qarkut 80-te festoi me veteranet e luftes " Diten Perkujtimore - Memorial Day" BEQIR SINA, New York Gjonaj eshte dalluar si veprimtar dhe aktivist i komunitetit ne kete zone, dhe nje ze i fuqishem per komunitetin shqiptaro-amerikan ne kete lagje te qytetit Bronx-it, i cili ka popullsine me te madhe te emigranteve shqiptare, e dyta ose e treta per nga numri New York, NY - Kandidati i Kuvendit te New Yorkut, Mark Gjonaj vazhdoje fushaten ne Diten Perkujtimore, theksoje zyra e tij ne nje njoftim per shtyp; te dielen, 27 maj 2012 ne mesdite ne oren 12 pasdite, ne nder te veteraneve dhe atyre qe rane per liri dhe demokraci ne Shtetet e Bashkuara ne Diten Perkujtimore - Memorail Day, shqiptari i Amerikes Mark Gjonaj hapi ne oborrin e zyres se tij fushaten me nje barbeque me te gjithe banoret e lagjes . Z. Gjonaj ceket ne njoftimin per shtyp ka ftuar ne kete feste te gjithe komunitetin ne kete "shtepi te hapur" nga ora 12 e mesdites deri ne oren 4 pasdite - me oren lokale. Ai u beri thirrje qytetareve te kesaj lagjeje te merrnin pjese te gjithe" Te gjithe jane te mirepritur ! thuhet nder te tjera ne nje njoftim te tij publik siç njofton media lokale. Gjonaj, i cili ne rast fitoreje, do te jete i pari Shqiptaro-Amerikan qe do te zgjidhej ne Asamblene e shtetit amerikan New York, do te perballet me nje konkurrence te forte nga Assemblywoman - pra nje perfaqesuese grua, Naomi Rivera, e cila ka rrenje te forta politike ne distriktin 80-te, qe nga viti 2005. Gjonaj beri te ditur ne njoftimin e tij dje : "Siç e kam nisur garen time per Kuvendin e Shtetit te New Yorkut, deshiroje tju them zgjedhesve se eshte e rendesishme per mua per te mirepritur te gjithe komunitetin e ne zyren time te fushates. Mbasi, kjo ilustron llojin e fushates time qe une dua te jemi perpafqesuesi juaj ne Albany si anetare i Assembles, qe une dua qe te jeme. Sot, une deshiroje t'i jap nje respekt te veçante dhe t'ju beje nje ftese per te gjithe veteranet e luftes amerikane dhe shqiptare. Atyre mijera burrave dhe grave tane qe vune gjithçka ne sherbim te ketij vendi duke bere edhe nje sakrifice sublime me jeten vetem per lirine dhe demokracine qe gezojme ne sot. Andaj ne nder te veteraneve dhe atyre qe rane per liri dhe demokraci ne Shtetet e Bashkuara ne Diten Perkujtimore - Memorail Day, ne nuk bejme gje tjeter sot si nje komb vetem te perulemi per te nderuar sakrificen e tyre. ne kete Dite perkujtimore" Me the ne dekelarten e tij zoti Gjonaj u bene thirrje votuesve te kesaj lagjeje se :"Une do te siguroje se do te jem gjithmon me veteranet ne Bronx, dhe u thote atyre se sot ne kemi nevoje per qeveri te qasshme, dhe te hapur per te gjithe qytetaret tane. une besoj ne nje demokraci qe inkurajon te gjithe qytetaret tane te perfshire ne kete proces, fushata im eshte e hapur per te gjithe ju dhe eshte vetem fillimi. " Mark Gjonaj jeton ne Bronx me Roberta gruan e tij dhe dy femijet e tyre, Nikolla dhe te Jozefit. Nje besimtar i forte ne sherbimi i komunitetit eshte nje aktivist i dalluar i komunitetit, sfiduese dhe shperblyes. Mark eshte nje anetar i komunitetit krenar qe shte shqiptare dhe anetare i shume organizatave filantropike duke perfshire Kolegjin e Mjekesise "Anjshtanin" Keshillin e Komunitetit Keshilldhenes, ne Westchester Shkollen Speciale per Femijet dhe anetare i Kishes Katolike Shqiptare Zoja e Shkodres. Z. Gjonaj, eshte 43 vjeç, i lindur nga prinder shqiptare te cilet emigruan nga Reçi i Ulqinit - Mali i Zi u rrit ne nje lagje italo - shqiptaresh ne lagjen e njohur Belmont, ku babai i tij punoi si inspektor ndertimi. Ai mbaroi shkollen e mesme St Raymond dhe u diplomua ne Universitetin St. John's, Queens. Per momentin ai eshte president i MP Realty Group, nje kompani e pasurive te patundshme ne Morris Park. Gjonaj eshte dalluar si veprimtar dhe aktivist i komunitetit ne kete zone, dhe nje ze i fuqishem per komunitetin shqiptaro-amerikan ne kete lagje te qytetit Bronx-it, i cili ka popullsine me te madhe te emigranteve shqiptare, e dyta ose e treta per nga numri. Mark Gjonaj eshte gjithashtu bashke-themelues i Shoqates “Komuniteti Shqiptaro-Amerikan”. Gjonaj ka qene nje kritik i hapur i procesit te decentralizimit dhe planit te shtetit per te hequr nje pjese te Morris Park nga rrethi 80 i Kuvendit te Shtetit te New Yorkut. Z. Gjonaj akoma nuk ka marre nje mbeshtetje zyrtare nga Partia Demokrate. Zgjedhjet primare te shtetit te New York per Partine Demokratike do te mbahen me11 shtator 2012. Per momentin Mark Gjonaj, eshte i regjistruar si nje demokrat dhe mban detyren e komisionerit ne Komisionin Taxi & Limousine te shtetit te New York. Dhe kandidon per pozicion ne Kuvendin Popullor Shtetror te New Yorkut. Distrikti i 80-te, qe perfshin Pelham Parkway, Pelham Garden, Mosholu Parkway, Allerton dhe nje pjese te Bedford Park. Lagjet ku edhe shqiptaret kan shtepit dhe bizneset e tyre. Dhoma e Ulet e Legjislatures - New York State Assembly, per te cilen Z. Gjonaj po kandidon, perbehet nga 150 anetare qe perfaqesojne nje numer te barabarte te rretheve, çdo rreth(ose Distrikt) qe ka nje popullsi mesatare prej 128,652 banoresh. Anetaret e Kuvendit sherbejne ne ne mandate dy-vjeçare, por pa kufij afati - pra, mund te zgjidhesh deri sa te perfundosh karrieren politike.
clip_image002.gif
(image/gif, 37.1 KB) - not displayed