Ibrahim Kelmendi si Gruevski
Hamdi Nuhiju <[email protected]> Sun, 3 Jun 2012 21:48:29 +0200
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <CABPCUF=GErQb8Zzuya0Yr9usC9cT1Hhxn3pq=7NEHV_a-tdOpw@mail.gmail.com> |
I.Kelmendi si Gruevski * http://zhurnal.mk/content/?id=126116123527 (Reagim ndaj shkrimit “ Republika e Makedonisë-sfidë apo problem për shqiptarët?” të autorit Ibrahim Kelmendi, të botuar me 28 maj 2012, ditë e hënë, në Gazetën “Zhurnal plus”, Maqedoni f.10) * * Shkruan: Hamdi Nuhiju* Kaloi gati një javë nga botimi i këtij shkrimi në gazetë. Asnjë reagim ndaj këtij shkrimi nuk pata mundësi të lexoj, përveç dy tre fjalëve të thëna nga Dr.Rufi Osmani në emisionin Rruga e Drejtë.... Si duket, shqiptarët e këtushëm jemi mësuar që ta pranojmë në heshtje çdo tezë që përshtatet me maqedonasit, me grekët, me bullgarët, me serbet, dhe në heshtje ti lëmë shumë gjëra. Lexuesi i vëmendshëm i historisë, ka mundësi të lexoj shumë reagime të rilindësit tanë Sami Frashëri në gazetat greke, për blasfemitë dhe të pavërtetat që servonin ato ndaj shqiptarëve dhe çështjes shqiptare në përgjithësi. Edhe Asdreni në gazetat e kohës u përballë me shumë oportunist. Faik Konica ishte njëri prej kryesuesve në debatet e nxehta që zhvilloheshin në kohën e tij. Në Republikën e Shqipërisë sot nuk mund të gjejmë debat të mirëfilltë pa sharje, pa fyerje, pa etiketime. Edhe nëse e paraqet alternativën historike, ti gjithmonë nga mediat e Shqipërisë do të censurohesh. Në gjithë këtë rrëmujë ideologjike, politike, ekonomike dhe shoqërore, po bën një punë të mirë Gazeta Zhurnal Plus në Maqedoni, që së paku i jep hapësirë mendimit alternativ, duke nxitur kështu gërshetimin e ideve dhe mendimeve dhe nxjerrjen në pah të realitetit që të gjithë ne po e dëshirojmë. Ibrahim Kelmendin e kam përcjell edhe më parë. Edhe pse ndoshta mund të jam moshanik me fëmijët e tij, por skena e publicistikës nuk njeh kësi ndasi. Gjenerata e Ibrahim Kelmendit kanë pasur fatin që të lexojnë dhe studiojnë librat, mendimet, shkrimet e filozofit të madh Sejfedin Sulejmani. Por, ai lihet në heshtje, është shuar, harxhuar, harruar totalisht për shkak të qëndrimeve të tij anti-kombëtare. Në atë kohë, ishte kundër unifikimit të gjuhës shqipe në Kongresin e Tiranës. Shkrimi i fundit i Ibrahim Kelmendit, më duket se përshtatet fort mirë me qëndrimet, idetë dhe mendimet e Sejfedin Sulejmanit për çështjen e unifikimit të gjuhës shqipe. Se do të ketë ithtar Nikolla Gruevski edhe nga publicistët shqiptar, për mos futjen e Maqedonisë në NATO, as që e kam menduar. Shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë alternativë tjetër përveç se futjes së Maqedonisë në NATO, dhe BE. Çdo vonim që bëhet në këtë gjë, është torturim plus ndaj shqiptarëve të këtushëm, etiketim, vrasje, rrahje, përndjekje politike etj. Në nëntitullin e shkrimit të tij NATO po mban qëndrim të padrejtë ndaj RM_së, I.Kelmendi thekson:” Tashmë duhet të thuhet e vërteta se NATO, për shkak të përcaktimit bazik konsensual në rastin e vendimmarrjes për pranimin e shteteve të reja në Aleancë, po mban qëndrim krejtësisht të padrejtë ndaj RM-së, vetëm për shkak të kushtëzimit helen me ndryshim të emrit.” Në fakt, Maqedonia po mban qëndrim të padrejtë ndaj NATO-së. Në një TV maqedonase, ish kryetari i R.M. Branko Cërvenkovski, paraqiti një dokument me vulën sekret shtetëror, ku thuhet qartas në atë dokument se Maqedonia në vitet 2005-2006 ka qenë në prag të zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë. Marrëveshja ka qenë e tillë që me shkronja cirilike të pranohet Republika e Maqedonisë për tre vjet, dhe pas tre viteve të njihet si Republic of Macedonia. E dimë fort mirë se Maqedonia nuk e kishte këtë flamur, por e ndryshoi me presion ndërkombëtar. Pastaj, flamuri i Kosovës nuk është etnik, por territorial, e as ai i Bosnjës dhe Hercegovinës. Vet Ibrahim Kelmendi e di se këto janë standarde ndërkombëtare që përdoren për të gjitha shtetet pa përjashtim, jo vetëm për Republikën e Maqedonisë. Kontesti i emrit me Greqinë, nuk është për përdorimin e gjithëmbarshëm. Greqia e pengon Maqedoninë që të futet në organizatat ndërkombëtare me Republika e Maqedonisë, dhe përkohësisht e kanë zgjedhur emrin IRJM. Ndërsa në përdorim të brendshëm, po edhe me shtetet që e njohin Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, Maqedonia do të përdor emrin e saj kushtetues. Ibrahim Kelmendi vazhdon më tej:” Po ta zëmë së maqedonasit do të pranonin të ndryshonin emrin, gjegjësisht identitetin etnik, sipas kushtëzimit helen,” Askush deri tash nuk ka folur për ndryshimin e identitetit etnik të maqedonasve, përveç garniturës së Nikolla Gruevskit, Ibrahim Kelmendit dhe disa gazetave ekstreme greke. Kosova është shtet dhe askush nuk po fol e as që po i kushtëzon banorët e saj të shprehen me një identitet tjetër. Bosnja dhe Hercegovina është shtet shumetnik, dhe po ashtu askush nuk po kërkon nga ato që ta ndërrojnë etnitetin e tyre. As ndaj Maqedonisë nuk po kërkohet kjo gjë, asnjëherë nuk është kërkuar dhe as që do të kërkohet. Maqedonasit ngelin maqedonas, dhe nëse duan ata të quhen ndryshe, le të quhen, askush nuk i pengon. Ndërsa në nëntitullin tjetër Përparësitë e anëtarësimit në NATO, I.Kelmendi me zell flet për mangësitë dhe të zezat e anëtarësimit në NATO. NATO, shtetet e veta anëtare i mbron nga sulmet e jashtme dhe jo ato të brendshme. Kësi mendimi ka edhe Vllatko Gjorgjev i VRMO-DPMNE, duke aluduar në atë se rreziku i Maqedonisë është i brendshëm dhe jo i jashtëm. Aludimi shkon tek shqiptarët e këtushëm se janë rrezik ekzistencial për Maqedoninë. Prandaj edhe nuk ka nevojë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Përmendet shtrydhja që i bën popullatës së këtushme EVN-Maqedoni, një investitor austriak. Por, I.Kelmendi, harron të përmend se me integrimin e Maqedonisë në NATO, shtrydhje të këtilla nuk do të ekzistonin pasi që EVN-Maqedoni, nuk do të kishte nevojë të mbulojë shpenzimet e VRMO-DPMNE gjatë fushatave zgjedhore, e as të korruptoj një garniturë të tërë politike. Investimet janë trefishuar me futjen e Shqipërisë në NATO, dhe nuk janë ulur. Në agjendën e NATO-s në Irak, Afganistan, e gjetiu, sipas I.Kelmendit shteteve do tu shtoheshin kosto financiare për pjesëmarrje. Ai harron, se secili shtet që merr pjesë në rreziqe të këtilla, ai merr edhe nga kulaçi i ndarë. Lexuesit e diplomacisë e dinë fortë mirë këtë gjë që po e them. Ky shkrim me ato politikat e VMRO-DPMNE askund nuk bie në kundërshtim. Si qytetar i thjeshtë i Maqedonisë, po përmendi edhe disa gjëra se çka ndodh me mos pranimin e Maqedonisë në NATO: 1) Faji hedhet tek shqiptarët. Sepse ne po e destabilizojmë Maqedoninë, pa ia duam të keqen, po i vrasim, po ia marrim bukën. 2) Shqiptarët ngelen pa punë, pa ekzistencë, pa bukë, sepse investitorët e huaj nuk futen në një shtet të pasigurt. 3) Si rezultat i këtyre politikave, shqiptarët do të detyrohen të shpërngulen për në BE, dhe kështu Maqedonia të zbrazet nga shqiptaret. 4) Korrupsioni i secilës qeveri në vend, rritet, partitë shndërrohen në ente punësimi, dhe njeriu shqiptar zhvlerësohet totalisht duke humbur dinjitetin, krenarinë etj. 5) Shqiptarët nuk do të janë në gjendje as në komunat e tyre ti emërtojnë shkollat shqipe me emra patriotësh shqiptar. 6) As emrat e rrugëve të banuara kryesisht me shqiptar nuk do të kemi mundësi që ti ndryshojmë pa mos kërkuar ‘leje’ prej maqedonasve. 7) Nëse një maqedonas për një punë të c`rregullt të caktuar nga qeveria, paguhet 30.000 denarë, për të njëjtën punë një shqiptar do të merrte 9200 denarë. 8) Maqedonasve, shteti ua ndan tokën për tu varrosur dhe ua mbulon shpenzimet e rregullimeve të varrezave, shqiptarët duhet që të paguajnë për të blerë tokë për tu varrosur, ti mbulojnë vet shpenzimet e varrimit, plus pa asnjë arsye Ndërmarrjes Publike për Higjienë dhe Gjelbërim do të detyrohet t`i paguaj 2000 denarë. Nëse Sejfedin Sulejmani u harrua nga popullata e këtushme për shkak të qëndrimeve të tij anti-kombëtare që përshtateshin me politikat e sllavëve kundër shqiptarëve, këtë trend të harresës do ta përjetojmë të gjithë ne, po qe se, mbrojmë politikat e padrejta të sllavëve të Maqedonisë e të Ballkanit.