Washington, u zhvillua ceremonia e perkujtimit te Viktimave te Komunizmit
[email protected] Sat, 16 Jun 2012 10:50:06 -0400 (EDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
_http://www.ustream.tv/recorded/23264468_ (http://www.ustream.tv/recorded/23264468) video stream Watching 5th anniversary of Dedication of the victims of the communism memorial _http://www.ustream.tv/recorded/23264468_ (http://www.ustream.tv/recorded/23264468) Washington, u zhvillua ceremonia e perkujtimit te Viktimave te Komunizmit Nga Washington D.C, Beqir SINA Ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld u nderua me "Medaljen e Lirise Truman-Reagan" gjate nje ceremonie qe u zhvillua ne para Memorialit te Viktimave te Komunizmit ne Capitol Hill Washington, DC - Per te perkujtuar 100 milione viktimat te masakruar nga, Kim Jong Il, Mao Ce Duni, Josif Stalini, Fidel Kastro, Enver Hoxha, Robert Mugabe,Teodoro Obiang Nguema, Çaushesku, Jaruzelvski, e te tjere, dhe si per te kujtuar te gjithe ata qe u perndoqen politikisht, gjate sundimit komunist, jo shume larg Capitoll Hill - eshte ngritur nje statuje bronxi tre metra e larte ne qender te kryeqytetit e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Washington, DC. Fondacioni Memorial i Viktimave te KOMUNIZMIT eshte themeluar nga nje Akt i Kongresit me qellim te ndertimit te nje memoriali ne qender te Uashingtonit per te perkujtuar me shume se 100 milion viktimave te komunizmit, nen kujdesin personal te ish Presidentit Georg W. Bush me 12 qershor, 2007. Lee Edwards, eshte Kryetari i Fondacionit te Viktimave te Komunizmit, i cili ka deklaruar se ngritja e ketij Fondacioni dhe e Permendores se Memorialit te Viktimave te KOMUNIZMIT eshte fruti i mbeshtetjes nga anetaret e Kongresit dhe te trupit diplomatik . Me shume se dhjetra vende nga kombet dhe popujt e botes kane qene te perfaqesuar gjate ngjarjeve te kaluara vjetore, ne nderim dhe perkujtimoret qe jane organizuar ne 12 Qershor te me shume se 100 milion viktimave te komunizmit. Ne Washington, me shume se njeqind vete u mblodhen dje per te perkujtuar 5-vjetorin e ngritjes se permendores kushtuar viktimave te komunizmit. Ne ceremoni u fol edhe per Shqiperine, si vendi qe perjetoi nje nder regjimet me te egra komuniste ne bote. Disa ish te burgosur politike dhe anetare te familjeve te presekutuara gjate regjimit komunist, bene thirrje qe shoqeria dhe politikanet shqiptare te tregojne me teper ndjeshmeri ndaj viktimave te komunizmit. Ambasadoret dhe diplomatet nga vendet ish-komuniste, erdhen ne kete ceremoni se bashku me disa nga udheheqesit e amerikan, grupe te ndryshme politike anti komuniste, perfaqesues (te arratisur) nga disa prej vendeve ende-komuniste si Kuba, Kina, Vietnami, Koreja e Veriut dhe Tibeti, aktiviste dhe veprimtare te te drejtave te njeriut, dhe vendosen kurora me lule . Ata ndoqen ne fund te ceremonise nje dokumentare me titull "Gulaget", me nje forum te vogel qe u zhvillua ne mjediset nderteses Fondacionin Heritage, ku u fol per nevojen e edukimit te te rinjve me mesimet qe duhen nxjerre nga kjo pjese e historise totalitare. Ne kete ceremoni ish sekretari i mbrojtjes Donald Rumsfeld ka marre M edaljen e Lirise Truman-Reagan, dorezuar nga vete Presidenti i ketij Fondacioni Lee Edwards me motivacionin per "perkushtimin e tij ndaj kombit Amerikan, per kundershtimin e tij gjate gjithe jetes ndaj komunizmit, dhe per angazhimin e tij te madh per lirine dhe demokracine ne bote". Pas marrjes se medaljes, Rumsfeld ne emer te SHBA, se bashku me Ish-ambasadoren amerikane ne Estoni, diplomaten Aldona Wos, e cila ofroje historin e familjes se saj - si nje nder viktimat e komunizmit, vendosi nje kurore e para bazamentit te Statujes "Perendeshe e Lirise". Pas kurores se ish zyrtarve te larte amerikane, ishte nje procesion i gjate, me vendosjen e kurorave me lule nga perfaqesues te vendeve qe kane vuajtur nen komunizem, nga e kaluara e tyre dhe e tashmja, dhe organizatave qe punojne per te luftuar komunizmin ne bote. Ish te perndjekur politike te Evropes Lindore te Azise Qendrore, Amerikes se Jugut, Afrikes, dhe te tjere, u mblodhen per te kujtuar se bashku viktimat e komunizmit nga e gjithe bota. Nje kurore me lule te fresketa - ne emer te te gjitha viktimave te komunizmit ne Shqiperi, vendosen ne kete ceremoni, edhe Ambasada e R.Shqiperise si dhe Organizata "Shtepia e Lirise Shqiptaro - Amerkiane", me qender ne Washington Ne mesin e te pranishemve ne ceremonine e pesevjetorit kishte ardhur dhe nje grup veprimtaresh te komunitetit shqiptare:Luan Isufi, Mustafa Xhepa, Grigor Nosi, Agim Aliçka, Zef Balaj, Prele Dedaj, dhe Presidenti i Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane Joseph J. DioGuardi dhe Shirli Cloyes DioGuardi- Keshilltare e Çeshtjeve Ballkanike. Disa ish te burgosur politike nga Shqiperia, kishin udhetuar nga New Yorku dhe New Jersey; Rajmond Sejko, i lindur ne Tirane, i internuar dhe i burgosur politik, i biri i Teme Sejkos, i pushkatuar; nena e tij gjithashtu eshte vrare, vellai gjithashtu eshte pushkatuar nga komunizmi; dy xhaxhallare po ashtu jane pushkatuar dhe Pellumb Lamaj, i cili ka vuajtur 12 vjet ne burgun famekeq te Spaçit, ish i burgosuri politik i cili qysh ne moshen me te re, 19 vjeçare, do te provonte vuajtjet e tmerrshme te burgjeve politike te Enver Hoxhes ne ate kohe. Medalja e Lirise Truman-Reagan nga Fondacioni i Memorialit i viktimave te komunizmit te cilen kesaj radhe iu dorezua ish Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld - eshte dhene per individet te cilet jane dalluar ne kundershtimin qe i kane ber ata, komunizmit dhe tiranise. Familja Lantosh perkatesisht e veja Annette, e pati pranuar kater vejt me pare kete medalje ne vitin 2008, ne emer te burrit te saj, te ndjerit Kongresiste Tom Lantos. Marresit te tjera te meparshme te kesaj medalje, prestigjoze, kan qene edhe lideri historik polak Lech Valesa, ai çek Vaslav Havel, Elena Bonner, Papa Gjon Pali II, William F. Buckley Jr, senatorin Henry "Scoop" Xhekson, senatori i ndjere Jesse Helms, senatori Joseph Lieberman dhe Kryetari i grupit parlamentar te pakices ne Senat, Steny Hoyer. Folesi kryesor ishte Annette Lantosh, e veja e Tom Lantos. Zonja Lantosh sulmoi komunizmin si "nje ideologji qe mund te mbahet vetem me ane te frikes, frikesimet dhe indoktrinimit si dhe hiporkizise , duke shtuar se Komunizmi i shkaterroi gjitheçka atyre njerezve qe deshironin demokracine dhe lirine, ai u shkaterroi atyre njerezve edhe shpirtin." "Une mendoj se ne te gjithe qe kemi jetuar ne nje shoqeri si komunizmi e dime mire se ai sistem nuk kishte prosperitet, ai nuk ishte ne dispozicion per te gjithe, dhe se pabarazia e madhe dukej ne varferi, uri, dhe marrjen e pasurise tha ajo. "Por, idealet e ketij sistemi te pafe e qeverise krejtesisht - me angazhimin komunist per te privuar njerezit nga ajo qe eshte me e vlefshme, dhe e vetmja gje qe eshte e natyrshme, demokracia jone: liria jone e mendimit, e veprimit, e besimit, dhe te zgjedhjes. " Ish Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld, i tha Zerit te Amerikes se kjo eshte nje lufte qe vazhdon: "Me ka lene pershtypje puna qe eshte bere per t’u kujtuar njerezve tragjedine e tmerrshme njerezore qe shkaktoi komunizmi kudo ne bote gjate dekadave. Ka rendesi qe njerezve t’u kujtohet kjo dhe jam i kenaqur qe ndodhem ketu. Nderkohe, qe gazetes Bota Sot ne pyetjen " Si e kujton ai regjimin komunist ne Shqiperi? ai i tha se :" Une kam qene per nje kohe te gjate ne shume prej ketyre vendeve komuniste, kur kam qene ambasador per NATO-n gjate viteve 1970. Mbaj mend qe ato regjime ishin te forte, te eger, dhe te vendosur qe te perjetesojne veten ne ideologjine e tyre. Shqiptaret, tha ai kane nje deshire te zjarrte e te natyrshme per te qene te lire. Ne kemi pare ne te gjithe boten te gjithe regjimet komuniste se si kan rene nje nga nje dhe njerezit arriten te gjejne menyra per te jetuar me sistemet e lira demokratike, sistemet e lira politike dhe sistemet e lire ekonomike ne dobi te tyre, perfshire Shqiperine". Ne fjalimin e tij ne ceremoni, zoti Rumsfeld tha se tani eshte e qarte se çfare i shkaktoi ideologjia totalitare njerezimit:Komunizmi eshte pergjegjes per vdekjen e me shume qenieve njerezore se çdo levizje tjeter ne historine e njerezimit. "Ne nuk duhet te harrojme miliona njerez rreth globit qe jane ende preh e tiranise, ende ne sundimin komunist por qe shpresojn, dhe ende ne kerkim per ne", tha Rumsfeld gjate fjales se tij pas marrjes medaljes. "Mund qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes te jene gjithmone nje fener i drites ne bote dhe mund te jemi te bekuar me udheheqesit tane qe e kuptojne ate dhe qe e vleresojne ate." Tre foles te tjere ne kete ceremoni te pervjeteshme, folen mbi te keqen e komunizmit, traumat, si ne kaluaren dhe tek tashmja, e te miliona njerezve te pervuajtur nga komunizmi. Anhthu Lu, nje anetare kjo e Bordit te viktimave te komunizmit Memorial Foundation, e cila u arratis prej regjimit brutal komunist te vendit te saj, si nje nga pjestaret e te ashtuquajtures " Vietnamese Boat People", foli per pervojen e saj te femijerise dhe te dhjetra e mijerave bashkevujtesve te saj te cilet humben jeten duke u perpjekur per te shpetuar nga deti. Lu gjithashtu prezantoje nje ekspozite te veçante ne pavionet e muzeumit Memorial of Victims of Communism duke e akuzuar me prova te renda ate regjim. Me pase zonja Reggie Littlejohn, themeluese dhe presidente e te Drejtave te Oraganizates se Grave "Rights Without Frontiers, " foli ne lidhje me lufterat e vazhdueshme kunder shtypjes komuniste ne Kine. Joseph DioGuardi, ish kongresisti New Yorkut, ish kandidati per ne Senatin amerikan, i cili eshte njekohesisht dhe Presidenti dhe themelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, lobit te pare shqiptare ne Shtetet e Bashkuara, ka qene per shume vite ka qene zeri dhe avokati i shqiptareve ne Washington, foli ne lidhje me vuajtjet e shqiptareve gjate nje nga diktaturat me te egra komuniste te botes, ate qe hoqen shqiptaret nga Enver Hoxha dhe regjimi i tij dhe per ate se çfare kaluan shqiptaret nen sundimin sllavo - komuniste te Titos dhe Millosheviqit. "Une dua te falenderoj udheheqesit e Fondacionit te Memorialit te Viktimave te Komunizmit tha ish kongresmeni republikan i New Yorkut, Joseph DioGuardi, veçanerisht, Dr Lee Edwards dhe Ed Priola, ne emer te te gjithe shqiptareve, atyre qe duan lirine e njerezve kudo, atyre qe kane ardhur per te perkujtuar viktimat e komunizmit. Une gjithashtu dua te falenderoj mikun tim te mire Kongresmeni Dana Rohrabacher, i cili ka mbeshtetur kete memorial qe nga fillimi, se bashku me Tom Lantosh. Gruan time, Shirley Cloyes, nje studiuese njohur e Çeshtjeve te Ballkanit, e cila ka shkruar nje artikull kushtuar kesaj ngjarje "Mohimi i Kujteses: Eshte koha qe Shqiperia te perballet me te kaluaren e saj komuniste." Me lejoni gjithashtu te paraqese Pellumb Lamajn dhe Rajmond Sejko,, tha DioGuardi te mbijetuarit qe kaluan vite ne nje nga burgjet me brutale ne Shqiperine Komuniste, i quajtur Spaçi. "Annette Lantosh, njezet e dy vjet me pare, burri i saj Tom Lantos, dhe une kemi qene zyrtaret e pare amerikane ne pesedhjete vjet per te hyre ne shtetin e Shqiperise,theksoi DioGuardi, atehere ende nen bagazhin e komunizmit. Ne shkuam ne Shqiperine komuniste, me nje mesazh te forte, pasi kaluam kufirin nga Kosova, e cila ishte nen okupimin brutal te regjimit komunist serb. Ne i tham diktatorit komunist ne ate kohe Ramiz Alias, se Muri i Berlinit ishte rrezuar ne tetor (1989), dhe se ishte koha e Shqiperise per te shemb perden e hekurt Komuniste qe ende e ndante Shqiperine dhe popullin shqiptar nga demokracia, me Evropen, dhe pjesen tjeter te botes . "Qellimi i Enver Hoxhes, ceku ne fjalen e tij DioGuardi, ishte qe te vriste shpirtin liridashes te popullit shqiptar dhe per te shkaterruar shpirtin e tyre, per ndertimin e nje shteti totalitar nen sundimin e Partise se tij Komuniste. Regjimi i Hoxhes, sipas DioGuardit, ishte per te futur terror ne çdo familje me ane te frikes se te huajve, nga frika e autoritetit, madje edhe frika e tradhtise nga familja, miqte dhe fqinjet, nga ata qe kerkonine favorin e e tyre me zyrtaret komuniste. Regjimi i Hoxhes krijoi nje mungese çnjerezor te besimit ne te gjithe dhe gjithçka. Sa qe bashkeshortet nuk mund te besonin grate e tyre, prinderit femijet e tyre, dhe vellezerit e motrat njeri-tjetrin, duke thyer nderin e lashte shqiptare dhe kodin besimit e te BESES," Ne emer te viktimave te komunizmit ne Shqiperi, Z. Ambasador (Ambasadori i Shqiperise ne Washington, Gilbert Galanxhi), une jam ketu tha Joseph DioGuardi, ish kongresisti New Yorkut, ish kandidati per ne Senatin amerikan, i cili eshte njekohesisht dhe Presidenti dhe themelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, per te apeluar ne qeverine tuaj per te sjelle demokracine e vertete ne Shqiperi, per te kerkuar falje zyrtarisht per viktimat e komunizmit dhe familjet e tyre, dhe per te ngritur nje komision te se vertetes dhe pajtimit, dhe ne fund per te hapur arkivat komuniste per te gjithe dhe per t'i pare ato, ne menyre qe ne Shqiperi te filloje nje proces i gjate, i cili do te sheroje plaget dhe do te rivendose besimin ne qeveri dhe udheheqesve te saj. Me pase DioGuardi, kujtoje se edhe gruaja e tij - Shirley Cloyes DioGuardi, Keshilltare e Çeshtjeve Ballkanike Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, shkroi nje artikullin ne tetor 2011, me titull "Renia e zgjatur e komunizmit ne Shqiperi": ku thuhej se "Ajo kishte ardhur ne perfundim kohet e fundit se gabimi me i madh ne Shqiperine post-komuniste ishte se kriminelet e kohes se Hoxhes, nuk u sollen ne gjyq dhe se vendi nuk krijoi nje komision te nxjerrjes se vertetes dhe pajtimit .... "Varrosja e se kaluares komuniste shqiptare, sipas tij nuk ka sjelle as drejtesi as sherim e plageve te atyre qe pesuan. Nese ndonje gje ka ndryshuar pak, shprehet ai ajo ka vazhduar vuajtjet e tyre. Kjo me kujton te mbijetuarit hebreje te Holokaustit, vijoje DioGuardi, duke shtuar se te cilet ishin te detyruar te vuajne ne heshtje per vite me rradhe derisa Izraeli kerkoi qe plotesisht te zbuloje trashegimine traumatike te nazizmit dhe per te shokuar ndergjegjen e botes, e nisi me ane te me kapjes dhe gjykimit ne vitin 1961 te Adolf Eichmann , nje nga arkitektet kryesore te planit te Hitlerit per te shfarosjen e çifuteve evropiane. Ne Shqiperi, tha DioGuardi une besoj se ne kemi nevoje per te filluar procesin e sherimit te plageve te dhimbjes se kaluares (a kaluara qe eshte shume e gjalle sot) me marrjen nga qeveria shqiptare si kontabilitetit te plote sa te jete e mundur te kohes se Hoxhes. Emrat e atyre qe kane persekutuar, burgosur dhe ekzekutuar gjate regjimit te Hoxhes duhet te jene te hapura per si per publikun shqiptar dhe komunitetit nderkombetar. " _http://www.ustream.tv/recorded/23264468_ (http://www.ustream.tv/recorded/23264468) video stream Watching 5th anniversary of Dedication of the victims of the communism memorial _http://www.ustream.tv/recorded/23264468_ (http://www.ustream.tv/recorded/23264468) Në Washington u zhvillua ceremonia e përkujtimit të Viktimave të Komunizmit Nga Washington D.C, Beqir SINA Ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld u nderua me "Medaljen e Lirisë Truman-Reagan" gjatë një ceremonie që u zhvillua në para Memorialit të Viktimave të Komunizmit në Capitol Hill Washington, DC - Për të përkujtuar 100 milionë viktimat të masakruar nga, Kim Jong Il, Mao Ce Duni, Josif Stalini, Fidel Kastro, Enver Hoxha, Robert Mugabe,Teodoro Obiang Nguema, Çaushesku, Jaruzelvski, e të tjerë, dhe si për të kujtuar të gjithë ata që u përndoqën politikisht, gjatë sundimit komunist, jo shumë larg Capitoll Hill - është ngritur një statujë bronxi tre metra e lartë në qendër të kryeqytetit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Washington, DC. Fondacioni Memorial i Viktimave të KOMUNIZMIT është themeluar nga një Akt i Kongresit me qëllim të ndërtimit të një memoriali në qendër të Uashingtonit për të përkujtuar më shumë se 100 milion viktimave të komunizmit, nën kujdesin personal të ish Presidentit Georg W. Bush më 12 qershor, 2007. Lee Edwards, është Kryetari i Fondacionit të Viktimave të Komunizmit, i cili ka deklaruar se ngritja e këtij Fondacioni dhe e Permendores së Memorialit të Viktimave të KOMUNIZMIT është fruti i mbështetjes nga anëtarët e Kongresit dhe të trupit diplomatik . Më shumë se dhjetra vende nga kombet dhe popujt e botës kanë qenë të përfaqësuar gjatë ngjarjeve të kaluara vjetore, në nderim dhe përkujtimoret që janë organizuar në 12 Qershor të më shumë se 100 milion viktimave të komunizmit. Në Washington, më shumë se njëqind vetë u mblodhën dje për të përkujtuar 5-vjetorin e ngritjes së përmendores kushtuar viktimave të komunizmit. Në ceremoni u fol edhe për Shqipërinë, si vendi që përjetoi një ndër regjimet më të egra komuniste në botë. Disa ish të burgosur politikë dhe anëtarë të familjeve të presekutuara gjatë regjimit komunist, bënë thirrje që shoqëria dhe politikanët shqiptarë të tregojnë më tepër ndjeshmëri ndaj viktimave të komunizmit. Ambasadorët dhe diplomatët nga vendet ish-komuniste, erdhën në këtë ceremoni së bashku me disa nga udhëheqësit e amerikan, grupe të ndryshme politike anti komuniste, përfaqësues (të arratisur) nga disa prej vendeve ende-komuniste si Kuba, Kina, Vietnami, Koreja e Veriut dhe Tibeti, aktivistë dhe veprimtarë të të drejtave të njeriut, dhe vendosën kurora me lule . Ata ndoqën në fund të ceremonisë një dokumentarë me titull "Gulagët", me një forum të vogël që u zhvillua në mjediset ndërtesës Fondacionin Heritage, ku u fol për nevojën e edukimit të të rinjve me mësimet që duhen nxjerrë nga kjo pjesë e historisë totalitare. Në këtë ceremoni ish sekretari i mbrojtjes Donald Rumsfeld ka marrë Medaljen e Lirisë Truman-Reagan, dorëzuar nga vetë Presidenti i këtij Fondacioni Lee Edwards me motivacionin për "përkushtimin e tij ndaj kombit Amerikan, për kundërshtimin e tij gjatë gjithë jetës ndaj komunizmit, dhe për angazhimin e tij të madh për lirinë dhe demokracinë në botë". Pas marrjes së medaljes, Rumsfeld në emër të SHBA, së bashku me Ish-ambasadoren amerikane në Estoni, diplomaten Aldona Wos, e cila ofrojë historin e familjes së saj - si një ndër viktimat e komunizmit, vendosi një kurorë e para bazamentit të Statujës "Perëndeshë e Lirisë". Pas kurorës së ish zyrtarve të lartë amerikane, ishte një procesion i gjatë, me vendosjen e kurorave me lule nga përfaqësues të vendeve që kanë vuajtur nën komunizëm, nga e kaluara e tyre dhe e tashmja, dhe organizatave që punojnë për të luftuar komunizmin në botë. Ish të përndjekur politikë të Evropës Lindore të Azisë Qendrore, Amerikës së Jugut, Afrikës, dhe të tjerë, u mblodhën për të kujtuar së bashku viktimat e komunizmit nga e gjithë bota. Një kurorë me lule të freskëta - në emër të të gjitha viktimave të komunizmit në Shqipëri, vendosën në këtë ceremoni, edhe Ambasada e R.Shqipërisë si dhe Organizata "Shtëpia e Lirisë Shqiptaro - Amerkiane", me qendër në Washington Në mesin e të pranishëmve në ceremoninë e pesëvjetorit kishte ardhur dhe një grup veprimtarësh të komunitetit shqiptarë:Luan Isufi, Mustafa Xhepa, Grigor Nosi, Agim Aliçka, Zef Balaj, Prelë Dedaj, dhe Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane Joseph J. DioGuardi dhe Shirli Cloyes DioGuardi- Këshilltare e Çështjeve Ballkanike. Disa ish të burgosur politikë nga Shqipëria, kishin udhëtuar nga New Yorku dhe New Jersey; Rajmond Sejko, i lindur në Tiranë, i internuar dhe i burgosur politik, i biri i Teme Sejkos, i pushkatuar; nëna e tij gjithashtu është vrarë, vëllai gjithashtu është pushkatuar nga komunizmi; dy xhaxhallarë po ashtu janë pushkatuar dhe Pëllumb Lamaj, i cili ka vuajtur 12 vjet në burgun famëkeq të Spaçit, ish i burgosuri politik i cili qysh në moshën më të re, 19 vjeçare, do të provonte vuajtjet e tmerrshme të burgjeve politike të Enver Hoxhës në atë kohë. Medalja e Lirisë Truman-Reagan nga Fondacioni i Memorialit i viktimave të komunizmit të cilën kësaj radhe iu dorëzua ish Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld - është dhënë për individët të cilët janë dalluar në kundërshtimin që i kanë bër ata, komunizmit dhe tiranisë. Familja Lantosh përkatësisht e veja Annette, e pati pranuar katër vejt më parë këtë medalje në vitin 2008, në emër të burrit të saj, të ndjerit Kongresistë Tom Lantos. Marrësit të tjera të mëparshme të kësaj medalje, prestigjoze, kan qenë edhe lideri historik polak Lech Valesa, ai çek Vaslav Havel, Elena Bonner, Papa Gjon Pali II, William F. Buckley Jr, senatorin Henry "Scoop" Xhekson, senatori i ndjerë Jesse Helms, senatori Joseph Lieberman dhe Kryetari i grupit parlamentar të pakicës në Senat, Steny Hoyer. Folësi kryesor ishte Annette Lantosh, e veja e Tom Lantos. Zonja Lantosh sulmoi komunizmin si "një ideologji që mund të mbahet vetëm me anë të frikës, frikësimet dhe indoktrinimit si dhe hiporkizisë , duke shtuar se Komunizmi i shkatërroi gjithëçka atyre njerëzve që dëshironin demokracinë dhe lirinë, ai u shkatërroi atyre njerëzve edhe shpirtin." "Unë mendoj se ne të gjithë që kemi jetuar në një shoqëri si komunizmi e dimë mirë se ai sistem nuk kishte prosperitet, ai nuk ishte në dispozicion për të gjithë, dhe se pabarazia e madhe dukej në varfëri, uri, dhe marrjen e pasurisë tha ajo. "Por, idealet e këtij sistemi të pafe e qeverisë krejtësisht - me angazhimin komunist për të privuar njerëzit nga ajo që është më e vlefshme, dhe e vetmja gjë që është e natyrshme, demokracia jonë: liria jonë e mendimit, e veprimit, e besimit, dhe të zgjedhjes. " Ish Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld, i tha Zërit të Amerikës se kjo është një luftë që vazhdon: "Më ka lënë përshtypje puna që është bërë për t’u kujtuar njerëzve tragjedinë e tmerrshme njerëzore që shkaktoi komunizmi kudo në botë gjatë dekadave. Ka rëndësi që njerëzve t’u kujtohet kjo dhe jam i kënaqur që ndodhem këtu. Ndërkohë, që gazetës Bota Sot në pyetjen " Si e kujton ai regjimin komunist në Shqipëri? ai i tha se :" Unë kam qenë për një kohë të gjatë në shumë prej këtyre vendeve komuniste, kur kam qenë ambasador për NATO-n gjatë viteve 1970. Mbaj mend që ato regjime ishin të fortë, të egër, dhe të vendosur që të përjetësojnë veten në ideologjinë e tyre. Shqiptarët, tha ai kanë një dëshirë të zjarrtë e të natyrshme për të qenë të lirë. Ne kemi parë në të gjithë botën të gjithë regjimet komuniste se si kan rënë një nga një dhe njerëzit arritën të gjejnë mënyra për të jetuar me sistemet e lira demokratike, sistemet e lira politike dhe sistemet e lirë ekonomike në dobi të tyre, përfshirë Shqipërinë". Në fjalimin e tij në ceremoni, zoti Rumsfeld tha se tani është e qartë se çfarë i shkaktoi ideologjia totalitare njerëzimit:Komunizmi është përgjegjës për vdekjen e më shumë qënieve njerëzore se çdo lëvizje tjetër në historinë e njerëzimit. "Ne nuk duhet të harrojmë miliona njerëz rreth globit që janë ende preh e tiranisë, ende në sundimin komunist por që shpresojn, dhe ende në kërkim për ne", tha Rumsfeld gjatë fjalës së tij pas marrjes medaljes. "Mund që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë gjithmonë një fener i dritës në botë dhe mund të jemi të bekuar me udhëheqësit tanë që e kuptojnë atë dhe që e vlerësojnë atë." Tre folës të tjerë në këtë ceremoni të përvjetëshme, folën mbi të keqen e komunizmit, traumat, si në kaluarën dhe tek tashmja, e të miliona njerëzve të përvuajtur nga komunizmi. Anhthu Lu, një anëtare kjo e Bordit të viktimave të komunizmit Memorial Foundation, e cila u arratis prej regjimit brutal komunist të vendit të saj, si një nga pjestaret e të ashtuquajturës " Vietnamese Boat People", foli për përvojën e saj të fëmijërisë dhe të dhjetra e mijërave bashkëvujtësve të saj të cilët humbën jetën duke u përpjekur për të shpëtuar nga deti. Lu gjithashtu prezantojë një ekspozitë të veçantë në pavionet e muzeumit Memorial of Victims of Communism duke e akuzuar me prova të rënda atë regjim. Më pasë zonja Reggie Littlejohn, themeluese dhe presidente e të Drejtave të Oraganizatës së Grave "Rights Without Frontiers, " foli në lidhje me luftërat e vazhdueshme kundër shtypjes komuniste në Kinë. Joseph DioGuardi, ish kongresisti New Yorkut, ish kandidati për në Senatin amerikan, i cili është njëkohësisht dhe Presidenti dhe themelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, lobit të parë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, ka qenë për shumë vite ka qenë zëri dhe avokati i shqiptarëve në Washington, foli në lidhje me vuajtjet e shqiptarëve gjatë një nga diktaturat më të egra komuniste të botës, atë që hoqën shqiptarët nga Enver Hoxha dhe regjimi i tij dhe për atë se çfarë kaluan shqiptarët nën sundimin sllavo - komunistë të Titos dhe Millosheviqit. "Unë dua të falënderoj udhëheqësit e Fondacionit të Memorialit të Viktimave të Komunizmit tha ish kongresmeni republikan i New Yorkut, Joseph DioGuardi, veçanërisht, Dr Lee Edwards dhe Ed Priola, në emër të të gjithë shqiptarëve, atyre që duan lirinë e njerëzve kudo, atyre që kanë ardhur për të përkujtuar viktimat e komunizmit. Unë gjithashtu dua të falenderoj mikun tim të mirë Kongresmeni Dana Rohrabacher, i cili ka mbështetur këtë memorial që nga fillimi, së bashku me Tom Lantosh. Gruan time, Shirley Cloyes, një studiuese njohur e Çështjeve të Ballkanit, e cila ka shkruar një artikull në gazetën Illyria kushtuar kësaj ngjarje "Mohimi i Kujtesës: Është koha që Shqipëria të përballet me të kaluarën e saj komuniste." Më lejoni gjithashtu të paraqesë Pëllumb Lamajn dhe Rajmond Sejko,, tha DioGuardi të mbijetuarit që kaluan vite në një nga burgjet më brutale në Shqipërinë Komuniste, i quajtur Spaçi. "Annette Lantosh, njëzet e dy vjet më parë, burri i saj Tom Lantos, dhe unë kemi qenë zyrtarët e parë amerikanë në pesëdhjetë vjet për të hyrë në shtetin e Shqipërisë,theksoi DioGuardi, atëherë ende nën bagazhin e komunizmit. Ne shkuam në Shqipërinë komuniste, me një mesazh të fortë, pasi kaluam kufirin nga Kosova, e cila ishte nën okupimin brutal të regjimit komunist serb. Ne i tham diktatorit komunist në atë kohë Ramiz Alias, se Muri i Berlinit ishte rrëzuar në tetor (1989), dhe se ishte koha e Shqipërisë për të shemb perden e hekurt Komuniste që ende e ndante Shqipërinë dhe popullin shqiptar nga demokracia, me Evropën, dhe pjesën tjetër të botës . "Qëllimi i Enver Hoxhës, ceku në fjalën e tij DioGuardi, ishte që të vriste shpirtin liridashës të popullit shqiptar dhe për të shkatërruar shpirtin e tyre, për ndërtimin e një shteti totalitar nën sundimin e Partisë së tij Komuniste. Regjimi i Hoxhës, sipas DioGuardit, ishte për të futur terror në çdo familje me anë të frikës së të huajve, nga frika e autoritetit, madje edhe frika e tradhtisë nga familja, miqtë dhe fqinjët, nga ata që kërkoninë favorin e e tyre me zyrtarët komunistë. Regjimi i Hoxhës krijoi një mungesë çnjerëzor të besimit në të gjithë dhe gjithçka. Sa që bashkëshortët nuk mund të besonin gratë e tyre, prindërit fëmijët e tyre, dhe vëllezërit e motrat njëri-tjetrin, duke thyer nderin e lashtë shqiptare dhe kodin besimit e të BESËS," Në emër të viktimave të komunizmit në Shqipëri, Z. Ambasador (Ambasadori i Shqipërisë në Washington, Gilbert Galanxhi), unë jam këtu tha Joseph DioGuardi, ish kongresisti New Yorkut, ish kandidati për në Senatin amerikan, i cili është njëkohësisht dhe Presidenti dhe themelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, për të apeluar në qeverinë tuaj për të sjellë demokracinë e vërtetë në Shqipëri, për të kërkuar falje zyrtarisht për viktimat e komunizmit dhe familjet e tyre, dhe për të ngritur një komision të së vërtetës dhe pajtimit, dhe në fund për të hapur arkivat komuniste për të gjithë dhe për t'i parë ato, në mënyrë që në Shqipëri të fillojë një proces i gjatë, i cili do të shërojë plagët dhe do të rivendosë besimin në qeveri dhe udhëheqësve të saj. Më pasë DioGuardi, kujtojë se edhe gruaja e tij - Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare e Çështjeve Ballkanike Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, shkroi po në gazetën Illyria një artikullin në tetor 2011, me titull "Rënia e zgjatur e komunizmit ne Shqipëri": ku thuhej se "Ajo kishte ardhur në përfundim kohët e fundit se gabimi më i madh në Shqipërinë post-komuniste ishte se kriminelët e kohës së Hoxhës, nuk u sollën në gjyq dhe se vendi nuk krijoi një komision të nxjerrjes së vërtetës dhe pajtimit .... "Varrosja e së kaluarës komuniste shqiptare, sipas tij nuk ka sjellë as drejtësi as shërim e plagëve të atyre që pësuan. Nëse ndonjë gjë ka ndryshuar pak, shprehet ai ajo ka vazhduar vuajtjet e tyre. Kjo më kujton të mbijetuarit hebrejë të Holokaustit, vijojë DioGuardi, duke shtuar se të cilët ishin të detyruar të vuajnë në heshtje për vite me rradhë derisa Izraeli kërkoi që plotësisht të zbulojë trashëgiminë traumatike të nazizmit dhe për të shokuar ndërgjegjen e botës, e nisi me anë të me kapjes dhe gjykimit në vitin 1961 të Adolf Eichmann , një nga arkitektët kryesorë të planit të Hitlerit për të shfarosjen e çifutëve evropiane. Në Shqipëri, tha DioGuardi unë besoj se ne kemi nevojë për të filluar procesin e shërimit të plagëve të dhimbjes së kaluarës (a kaluara që është shumë e gjallë sot) me marrjen nga qeveria shqiptare si kontabilitetit të plotë sa të jetë e mundur të kohës së Hoxhës. Emrat e atyre që kanë persekutuar, burgosur dhe ekzekutuar gjatë regjimit të Hoxhës duhet të jenë të hapura për si për publikun shqiptar dhe komunitetit ndërkombëtar. "
IMG_0117.JPG
(image/jpeg, 48.6 KB) - not displayed
IMG_0121.JPG
(image/jpeg, 32.7 KB) - not displayed
IMG_0123.JPG
(image/jpeg, 32.4 KB) - not displayed
IMG_0146.JPG
(image/jpeg, 41.7 KB) - not displayed
IMG_0153.JPG
(image/jpeg, 32.5 KB) - not displayed
IMG_0159.JPG
(image/jpeg, 34.4 KB) - not displayed
IMG_0161.JPG
(image/jpeg, 33.6 KB) - not displayed
IMG_0165.JPG
(image/jpeg, 35.5 KB) - not displayed
IMG_0170.JPG
(image/jpeg, 34.5 KB) - not displayed
IMG_0176.JPG
(image/jpeg, 51.3 KB) - not displayed
IMG_0182.JPG
(image/jpeg, 37.6 KB) - not displayed
IMG_0194.JPG
(image/jpeg, 39.9 KB) - not displayed
IMG_0203.JPG
(image/jpeg, 34.2 KB) - not displayed
IMG_0228.JPG
(image/jpeg, 45.1 KB) - not displayed
IMG_0250.JPG
(image/jpeg, 41.7 KB) - not displayed
IMG_0264.JPG
(image/jpeg, 60.9 KB) - not displayed
IMG_0266.JPG
(image/jpeg, 26.9 KB) - not displayed