Zgjedhjet ne Greqi: Dy Kandidate greko - amerikane
[email protected] Sun, 17 Jun 2012 16:59:48 -0400 (EDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Zgjedhjet ne Greqi: Dy Kandidate greko - amerikane, njeri nga New Yorku, dhe tjeteri nga New Jersey BEQIR SINA, New York Zgjedhjet parlamentare ne Greqi mbahen neser - te dielen, dhe sipas shtypit amerikan sot ato jane duke u ndjekur nga afer nderkombetarisht per implikimet e saj ne Bashkimin Evropian ASTORIA - NEW YORK : Ne zgjedhjet e shume-pritura greke, neser jane dhe dy kandidate nga SHBA, per poste te larta. Kandidatet jane greko - amerikane njeri nga New Yorku, dhe tjeteri nga New Jersey. Zgjedhjet parlamentare ne Greqi mbahen neser - te dielen, dhe sipas shtypit amerikan sot, ato jane duke u ndjekur nga afer nderkombetarisht per implikimet e saj ne Bashkimin Evropian. Por, ne disa qarqe greke ketu ne Shtetet e Bashkuara, ku edhe jane te koncentruar me shume se nje milion e gjysme greker, (New York City metropolitan area, Chicago, Detroit, Boston, Baltimore, Dallas, dhe Cleveland. Tarpon Springs, Florida) ka edhe nje arsye me shume per t'i ndjekur me vemendje te jashtezakoneshme zgjedhjet e dites se djele ne Greqi. Sepse, ne fletevotim neser votohet edhe per Sotirios Vahaviolos, dhe Artemisa Papadatou Sotirios Vahaviolos, i cili ka lindur ne Greqi, eshte nje prej tyre i cili pritet te fitoje mandatin e deputetit ne parlamentin e ardhshem te Greqise. Ai eshte anetare i CEO - Mistras Grupit, nje kompanie te njohur me baze ne Princeton, New Jersey, e cila ben furnizimin te pajisjeve diagnostikuese per biznese te tilla si rafinerite e naftes. Vahaviolos pershkruan veten si nje mik i afert shume me "Antonis Samaras, kryetari i partise konservatore Demokracia e Re, por e sheh veten edhe si nje keshilltar, pervoja e te cilit ne biznes dhe inxhinieri ka per t'i dhene atij autoritet ne çeshtjet e krijimit te vendeve te punes. Artemisa Papadatou, e lindur edhe kjo ne Greqi, dhe e rritur ne lagjet e Nju Jorkut, ku jetojne komuniteti i emigranteve greke, do te jete neser ne votim per partine socialiste PASOK. Ndryshe, nga Vahaviolos, ajo u perzgjodh pikerisht sepse ajo eshte nje greke 29-vjeçare, me profesionin arkitekte me asnje pervoje politike. Ajo kujton nje telefonate nga sekretari i kryetarit te partise se PASOK-ut kur asaj iu orfua kandidatura ."Ne duam qe ju te perfaqesoni brezin e ri, greke te edukuar dhe shkolluar ne Amerike" kujton ajo duke u thene se asaj i eshte bere thirrrje qe te "sjelli ne Greqi nje fryme te re mbi te vjeteren." Ajo mendon se zgjedhja e saj neser eshte ajo qe shume vete e konsiderojne te jete nje referendum ne kushte shtrenguese te Greqise, e cila ka pranuar ne kembim per nje plan, 130 miliard euro, dhe mund te percaktoje nese vendi behet i pari per te lene Eurozonen e cila ka deri tani 17-vende. Ajo tha se vendi i saj ka qene qeverisur keto kohe nga nje qeveri teknike qe prej muajit te kaluar, kur perpjekjet per te formuar nje qeveri te re pas zgjedhjeve te majit kishin deshtuar. Une mendoj thote Artemisa se eshte vota me e rendesishme ne 50 - 60 vitet te fundit, ne Greqi". Xenia Varsos, nje vullnetare per partine Demokracia e Re ne Astoria, e cila ka shkuar atje te ndihmoje kete parti, thote se "Ne kemi nevoje per nje qeveri te re tani. Greqia eshte si nje shtet pa nje qeveri, dhe kjo eshte shume e trishtuar. Per shkak te numrit te madh te grekeve qe jetojne jashte vendit, partite duan te tregojne qe ata te kujdesen per ta," thote Apostolos Zoupaniotis, editor of the Astoria-based weekly Greek News .Ne te kaluaren, PASOK dhe Demokracia e Re kane qene shume te lidhura me emigrante greke ne Amerike. Ata kishin zyra ne Astoria, dhe kane paguar dekada me pare edhe udhetimin e mijera shtetasve greke ne Amerike, qe tu mundesonin votimin per zgjedhjet kur mbaheshin ne Greqi. Mirepo, ata thone se kete vit, per shkak te situates financiare ne Greqi, eshte e pamundur qe partite e medha te paguajne per njerezit e tyre ne Amerike "Ata nuk kane para te paguajne per udhetimin e njerezve per te votuar ne Greqi neser."Ne vend te kesaj, partia e Demokracise se Re ka nje baner te madh qe varet ne mes te rruges kryesore ne Astoria - New York dhe kan shperndare shume postera te lidereve te partive ne muret, ndertesave , vitrinat e dyqaneve dhe tavolinat e lokaleve per te sensabilizuar njerezit e tyre ne Greqi se per ke do te votojne neser" Grek amerikanet me te sukseshem ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes (http://en.wikipedia.org/wiki/File:Spiro_Agnew.jpg) (http://en.wikipedia.org/wiki/File:Olympia_Snowe_official_photo_2010.jpg) (http://en.wikipedia.org/wiki/File:George_Stephanopoulos_crop.jpg) (http://en.wikipedia.org/wiki/File:JenniferAniston08TIFF.jpg) (http://en.wikipedia.org/wiki/File:Alexander_Frey_in_Prague.jpg) (http://en.wikipedia.org/wiki/File:Tina_Fey_by_David_Shankbone.jpg) (http://en.wikipedia.org/wiki/File:Pete_Sampras_(2008)_1,_cropped.jpg) (http://en.wikipedia.org/wiki/File:Olympia_Dukakis.jpg) (http://en.wikipedia.org/wiki/File:Dukakis1988rally.jpg) _Spiro Agnew_ (http://en.wikipedia.org/wiki/Spiro_Agnew) • _Olympia Snowe_ (http://en.wikipedia.org/wiki/Olympia_Snowe) • _George Stephanopoulos_ (http://en.wikipedia.org/wiki/George_Stephanopoulos) _Jennifer Aniston_ (http://en.wikipedia.org/wiki/Jennifer_Aniston) • _Alexander Frey_ (http://en.wikipedia.org/wiki/Alexander_Frey) • _Tina Fey_ (http://en.wikipedia.org/wiki/Tina_Fey) _Pete Sampras_ (http://en.wikipedia.org/wiki/Pete_Sampras) • _Olympia Dukakis_ (http://en.wikipedia.org/wiki/Olympia_Dukakis) • _Michael Dukakis_ (http://en.wikipedia.org/wiki/Michael_Dukakis)
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 162.1 KB) - not displayed
clip_image002.jpg
(image/jpeg, 279.5 KB) - not displayed
clip_image003.jpg
(image/jpeg, 4.3 KB) - not displayed
clip_image004.jpg
(image/jpeg, 4 KB) - not displayed
clip_image005.jpg
(image/jpeg, 3.5 KB) - not displayed
clip_image006.jpg
(image/jpeg, 2.7 KB) - not displayed
clip_image007.jpg
(image/jpeg, 2.5 KB) - not displayed
clip_image008.jpg
(image/jpeg, 3.3 KB) - not displayed
clip_image009.jpg
(image/jpeg, 4 KB) - not displayed
clip_image010.jpg
(image/jpeg, 3.3 KB) - not displayed
clip_image011.jpg
(image/jpeg, 3.1 KB) - not displayed