New York : U mbajte ore komemorative ne kujtim te Dino Asanaj
[email protected] Tue, 19 Jun 2012 09:32:03 -0400 (EDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
New York : U mbajte ore komemorative ne kujtim te Dino Asanaj BEQIR SINA, New York Folesit, duke sjell kujtime nga jeta e tij - ne komunitet, per me teper, me kete rast vleresuan ne shume kendeveshtrime kontributin e Dino Asanaj, i cili, sipas tyre, ka bere shume per Kosoven duke lobuar ne SHBA, perkrahur luften çlirimtare dhe zhvillimit ekonomik ne periudhen e pasluftes - shtet ndertimin e saj MANHATTAN NYC : Ne kujtim te Dino Asanajt, komuniteti shqiptar ne Nee York, organizoi te shtunen mbasdite, nje takim - homazh ne New York, lokalin e njohur "Zana", te pronarit shqiptar Shaqir Gashi. Disa miq te ngushte, shok, bashkepuntor dhe te aferm te, te ndjerit kan mbajtur nje ore perkujtimore per kryetarin e Bordit te Agjencise se Privatizimit te Kosoves (AKP), Dino Asanaj, i cili u vra javen e kaluar ne rrethana misterioze ne nje fshat afer Prishtines. Folesit, duke sjell kujtime nga jeta e tij - ne komunitet, per me teper, me kete rast vleresuan ne shume kendeveshtrime kontributin e Dino Asanaj, i cili, sipas tyre, ka bere shume per Kosoven duke lobuar ne SHBA, perkrahur luften çlirimtare dhe zhvillimit ekonomik ne periudhen e pasluftes - shtet ndertimin e saj. Ora komemorative u hap me nje minute heshtje dhe u mbajte jo shume larg ish- zyres perfaqesuese te Qeverise se Perkohshme te Kosoves ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku si zedhenese e interesave te te popullit te Kosoves, - perfaqesuesit e saj - ishin ne ate periudhe Dino Asanaj dhe profesor Shinasi Rama. Ky tubim perkujtimore u drejtua nga professor Shinasi Rama. Professor Rama i cili punoje nje kohe te gjate me te ndjerin Asanaj, mbasi foli mbi prejardhjen e tij familjare, theksoi se me ardhjen e tij ne SHBA, ai e filloi punen e tij - ashtu si gjithe emigrantet e tjere, duke e nisur qe nga punet e veshtira deri tek suksesi. "Keshtu qe, tha profesor Rama, nga perfitimi qe pati me dijen dhe konceptin ne pune dhe shoqerine amerikane, ai u kthye menjehere ne nje nga promotoret e lirise kombetare ne mergaten shqiptare ne SHBA." Duke vene ne pahe disa veti te tij - professor Shinasi Rama, theksoje se rreth tij u mblodhen shume nga ata qe i perkisnin emigracionit te vjeter, siç jane : Shaqire Gashi, Bruno Selimaj, Rexhe Xhaklli, e te tjere. Ne kete rruge e siper Dino Asanaj, u shpreh ai tregoje ne komunitet se Dinoja nuk ishte vetem nje biznesmen i sukseshem, por ai filloje te jap edhe nje kontribut te shquar ne ngjizjen dhe lidhjen ne komunitetin shqiptare, ne te gjitha format dhe menyrat, anen finanaciare, anen morale dhe organizative, ai bashkepunoje me te gjitha organizatat e komunitetit. Ne kuader te bashkepunimit me Asanajn, professor Rama kujtoje se :"Ai jo vetem qe u be perfaqesuesi i Qeverise se Kosoves ne SHBA, per ate kohe, por u be dhe "fytyra" e Kosoves ketu ne SHBA. Keshtu, qe ne heshtje ose haptazi ai mbeshteti çdo njerin qe merrej me problemin shqiptare, luajti rol ne z gjimin e çeshtjes kombetare, duke lobuar per kete çeshtje ne Uashington dhe kudo duke ndikuar ne kongresin senatin, qeverine dhe institucionet e tjera amerikane." Dino Asanaj, sipas professor Rames, ka qene njeriu qe kur Kosova, nuk kishte as qeveri as shtet qe te perfaqesohej ne Shtetet e Bashkuara, ai do te ishte perfaqesuesi i saj - kudo ku kishte nevoje Kosova . Me nje pune te palodheshshme dhe nje kontribute te madh e mbajti gjalle ne SHBA, idene e Kosoves shtet te lire e te pavarur, deri ne vdekjen e tij. "Ai ishte nje njeri qe kishte emigruara mbi 25 vjet dhe njeri qe kishte bere gjitheçka nga mundesit e veta., tha professor Rama duke shtuar se ne na vjen shume keq - per ngjarjen qe ndodhi, por "fundi i nje njeriu te mire vjen prej gjithçkaje - njeriu nuk matet me fundin e vete, por matet me ate se çfare ka bere ai ne jete". Me pase e mori fjalen Intelektuali dhe publicisti z. Gjeke Gjonlekaj, ish gazetar i "Zerit te Amerikes", i cili mes te tjerave vuri ne pah se: "Vdekja e Dino Asanaj ishte nje humbje e madhe, sepse ai ishte nje njeri "tipik amerikan dhe tipik shqiptare" sipas tij ai eshte nje njeri qe kemi per t'a kujtuar me respekt te veçante", tha zoti Gjonlekaj. Shkrimtari i njohur Naum Prifti, redaktori i librave te Asanajt, tha se dy librat e tij - jane nje shikim i gjate perpara per te ardhmen e Kosoves dhe Shqiperise. "Te dy librat e tij "Shekulli i XXI" dhe libri "Kombi" , theksoi Prifti, padyshim qe kan vlera te medha duke mbetur jo vetem si deshmi por edhe si udherrefyes per çeshtjen shqiptare." Dino, per kete tha shkrimtari i njohur Naum Prifti, u mor edhe me publikime te artikujve te shumte, por edhe te librave, vetem e vetem per te vene ne pah te verteten mbi Kosoven, Shqiperine dhe Levizjen Kombetare, pa harruar asnjehere ate se si e kishte filluar ai jeten ne emigracion. Ne kete takim - homazh kushtuar vdekjes se Dino Asanajt, mori pjese edhe Ambasadori i Kosoves ne Washington, Akan Ismaili dhe Konsulli i Kosoves ne New York, diplomati Fatmir Zajmi. Ambasadori Ismaili, mbasi vlersoje lart kontributin e Dino Asanaj ne Kosove si gjate luftes per liri e pavaresi por edhe per ndertimin e shtetit te Kosoves, theksoje se Dino Asanaj dha gjitheçka per Kosoven, per t'a bere ate nje Kosove europiane dhe moderrne - ai punoje shume me gjithe qenjen e tij per Kosoven. Veprimtari i dalluar i komunitetit, zoteri Shaqir Gashi, e quajti Asanajn nje njeri shume vizonar , te guximeshem dhe atdhetar. Me Dino Asanaj, tha zoti Gashi u njohem diku ne mbarim te viteve '80-te te shekullit te kaluar, ja ketu ne New York. Qe ne takimin e pare ne u beme miq, dhe kete miqesi e vazhduam deri sa ai nderroi jete. Andaj u shpreh ai e kam shume te veshtire te flase sot per Dinon, sepse me te me lidhen shume kujtime. Vdekjen e tij e kam perjetuar teper rende dhe me duket e pabesueshme qe ai nuk eshte me ne mesin tone. " Si une , edhe ju besoje se ruani te njejtat kujtime per Dino Asanajn, shprehet zoti Gashi ne fjalen e tij, duke shtuar se te gjithe e dime se ai ne rradhe te pare qe nje njeri i mire. Te gjithe e dime se ai qe nje aktivist i njohur ne komunitetin tone. Te gjithe e dime se ai qe nje njeri i guximeshem, nje vizionar qe parashikonte gjerat shume kohe para se te ndodhnin. Ishte nder njerezit e rralle ne komunitet qe, shume vite para se te fillonte lufta ne Kosove, ai apelonte tek shqiptaret se duhej te pergatiteshin per lufte, sepse pa lufte nuk çlirohej Kosova. Ne ate kohe shume njerez e keqkuptuan se nuk mendonin se shqiptaret ishin te gateshem te luftonin me Serbine, mirepo, parashikimet e tij - dolen te verteta." Dino, tha zoti Gashi si e therrisnim ne ate, e ndihmoi Kosoven ne shume menyra, teksa lobonte ne Washington, merrte pjese ne mbledhjet te komunitetit ku shquhej per ide origjinale e te guximeshme, por nuk kursente as mjetet materiale per t'a ndihmuar Kosoven. Ai ishte ndoshta nga te vetmit ata qe kur nuk i "pelqente" diçka per Kosoven, i kundershtonte hapur dhe me guxim edhe senatoret, kongresmenet, apo zyrtaret e lart. Kulmin e angazhimit ne karrieren politike, Asanaj e arriti si perfaqesues i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, tha zoti Gashi, duke nenvizuar se te nje rendesie te veçante tek ai kane qene veprimet e pareshtura qe ai i beri per afirmimin e Luftes Çlirimtare te Kosoves ne qarqet politike e diplomatike ne ShBA dhe per perfaqesimin e Kosoves e te interesave te saj, fill pas çlirimit. Ne kete cilesi, por edhe me pergatitjen e larte e njohurite qe kishte, Dino Asanaj kontribuoi si keshilltar ne Konferencen nderkombetare per Kosoven ne Rambuje. Gashi u shpreh gjithashtu se : "Per kete qellim ndihma me e madhe qe gjate luftes se Kosoves, duke qene edhe zedhenes i UÇK-es, ne Amerike dhe nderlidhja e saj- me administraten amerikane, ai gjate Konferences se Rambujes se bashku me professor Shinasi Rama iu bashkengjiten delegacionit te Kosoves dhe ndihmuan ate per te marre vendime historike, per Kosoven." Dino, tha ne fund te fjales se tij zoti Gashi, pas çlirimit te Kosoves, u kthye atje me ide per zhvillimin ekonomik te Kosoves, bashke me Skender Gjilagen duke ndertuar ate fshatin nderkombetar afer Prishtines , e cila eshte nje mrekulli e papare ne Kosove me shtepi te bukura si ne Amerike. Gazetari nga Kosova, qe banon ne New York, prej vitesh z Luz Thaqi, publicist dhe studiues i diplomicise, mbajti nje kumtese te shkurter me titull: " U shkeput nga jeta atdhetari i devotshem Dino Asanaj - qe nje jete ja kushtoi Atdheut". Ne fillim te fjales se tij - Thaqi theksoi se ne kete fjale te shkurter dhe modeste ndjae nje jete dhe vepre aq te madhe te mikut tim afro dyzet vjeçar, qe nga studimet e deri para disa diteve kur ai u shkeput nga jeta , do te filloje me nje thenje te shkrimtarit Petro Marko, i cili thote: " Askujt mos i beso perveç vepres sate, te gjitha te lene perpos asaj". Me tej Thaqi, ceku faktin se ne jeten shoqerore, pergjethesisht ndodh qe njerez te shquar te politikes, kultures, artiti e te historise sone kombetare te veçohen nga te tjeret, per aftesit e tyre intelektuale, guximin, perkushtimin dhe devotshmeri ne çeshtje madhore, per pathyshmeri te vullnetit e idealit te larte qe kane ne shpirte. "Dhe, te tille njerez tha ai lindin ne çdo kohe e qe shenojne epoken ne te cilen jetojne duke perforcuar njihereshit trungun e historise se kombit qe i takojne. Nderkohe, qe brezat qe pasojne, si begati me e çmuar, te kaluaren e marrin pikerishte nepermjet ketyre njerezve te spikatur, Dhe, njera nga keto figura qe ka lene gjurme ne historine me te re te kombit tone per liri e pavaresi ishte padyshim dhe miku jone i çmuar, bashkeatdhetari qe me pijetet jetoj nje jete ne sherbim te atdheut te tij i ndjeri Dino Asanaj." tha Gazetari nga Kosova, qe banon ne New York, prej vitesh z Luz Thaqi, publicist dhe studiues i diplomicise. Pas mbledhjes komemorative ne mjedisin e lokalit "Zana", pjesemarresit bene nderime dhe u nenshkruan ne librin e zise.
IMG_0009.JPG
(image/jpeg, 86.7 KB) - not displayed
IMG_0009.JPG
(image/jpeg, 86.7 KB) - not displayed
IMG_0019.JPG
(image/jpeg, 33.1 KB) - not displayed
IMG_0023.JPG
(image/jpeg, 31.5 KB) - not displayed
IMG_0025.JPG
(image/jpeg, 40.2 KB) - not displayed
IMG_0038.JPG
(image/jpeg, 33 KB) - not displayed
IMG_0043.JPG
(image/jpeg, 30.4 KB) - not displayed
IMG_0044.JPG
(image/jpeg, 34.8 KB) - not displayed
IMG_0047.JPG
(image/jpeg, 41.3 KB) - not displayed
IMG_0050.JPG
(image/jpeg, 38.9 KB) - not displayed
IMG_0053.JPG
(image/jpeg, 43.8 KB) - not displayed
IMG_0054.JPG
(image/jpeg, 46.2 KB) - not displayed
IMG_0060.JPG
(image/jpeg, 44.8 KB) - not displayed
IMG_0062.JPG
(image/jpeg, 47.2 KB) - not displayed
IMG_0063.JPG
(image/jpeg, 35 KB) - not displayed
IMG_0067.JPG
(image/jpeg, 44.2 KB) - not displayed