Turneu i 4-të i golfit për katedralen e Nënë Terezës në Prishtinë -

[email protected] Fri, 22 Jun 2012 11:43:24 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
_http://www.botasot.info/def.php?gjuha=0&category=65&id=173801_ 
(http://www.botasot.info/def.php?gjuha=0&category=65&id=173801)  
_Turneu  i 4-të i golfit për katedralen e Nënë Terezës në Prishtinë - 
Diaspora - Bota  Sot_ 
(http://www.botasot.info/def.php?gjuha=0&category=65&id=173801)   
U  ZVILLUA TURNEU i 4-te i GOLFIT NE NEW YORK PER KATEDRALEN E NENE TEREZES 
NE  PRISHTINE 




BEQIR  SINA, New York  







183  lojtare golfi dhe qindra shqiptare marrin pjese ne kete turne 
perfshire edhe nga  Kosova, Monsignor Dode Gjergjin - Ipeshkev i Kosoves, dhe Dr. 
Don Lush Gjergji,  biografi i shquar Nene Terezes, si dhe Dom Pjeter Popaj, 
famullitari i Kishes  Zoja e Shkodres ne Hartsdale, New York, dhe deputeti i 
Vetevendosjes , shqiptaro  amerikani Florin Krasniqi











Orangetown  - New York:  Ne fushen e njohur te golfit "Blue Hill Golf 
Course" shtrire mbi kodrinat e  gjelberuara te Liqenit Tappan ne Pearl River, 
rrethinat e qytetit te Orangetown  - New York, me qellim mbledhjen e ndihmave 
per ndertimin e Katedrales Nena  Tereza ne Prishtine, u zhvillua turneu i 
4-te i golfit "Golf Outing to help  build Mother Tersesa Cathedral in 
Prishtina, Kosova". Ky aktivitet perkoi kete  vit me 100 vjetorin e Shpalljes se 
Pavaresise se  Shqiperise. 
Per  kete qellim diten e hene 18 qershor, 2012, 183 lojtare kane marre 
pjese ne  Turneun Vjetor te Golfit, i cili eshte i katerti ne radhe dedikuar 
ndihmave qe  po vazhdojne te japin shqiptaret e Amerikes, per ndertimin e 
Katedrales Nena  Terese ne Prishtine. Ky turne u zhvillua nen kujdesin e nje 
grupi kordinator :  Anton Raja (kryetar i bordit) Elmi Berisha (nen kryetar) 
Leon Gjoni, Martin,  Pjetri, Louis Gjelaj, Michael Torrelli, Ismer Mjeku, Frank 
Fogliano, Simon Qafa,  Mark Tushaj, dhe Palok Rudaj. 

Ketij aktiviteti i kontribuan me se shumti  edhe nje numer sponsorizuesish, 
si kompani shqiptaro amerikane prestigjioze  makinash, restorante 
shqipetare, kompani shitje e blerje shtepish, ndertim  banesash, dhe kompani te 
ndryshme teper te njohura. Mes tyre edhe biznesmen dhe  kompani amerikane, si 
kompania e madhe e shtijes se makinave te reja "Route 59  Interstate Toyota - 
Scion". Aktiviteti mori formen e nje bashkimi te, te gjithe  shqiptarve nga 
Kosova, Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci  Mdevegja e 
Çameria, pa dallim feje dhe krahine apo ideje.  





Aktiviteti  i cili thote se do te behet tradicional ishte si nje parade e 
disa prej njerezve  me te sukseshem te komunitetit Shqiptar ne SHBA, sipas 
fushave te tyre. Ne kete  aktivitet fondmbledhes, perveçse bashkeatdhetarve 
tane, moren pjese edhe  golfiste amerikane, klerike, perfaqesues te Kishes, 
Katolike shqiptare Zoja e  Shkodres, lider te komunitetit, disa nga zyrtaret 
amerikane perfaqesues  institucionesh te kesaj zone, televizionet dhe gazetat 
shqiptare, ne SHBA-es,  duke perfshire edhe mysafire nga Kosova, Monsignor 
Dode Gjergjin - Ipeshkev i  Kosoves, dhe Dr. Don Lush Gjergji, biografi i 
shquar Nene Terezes, si dhe Dom  Pjeter Popaj, famullitari i Kishes Zoja e 
Shkodres ne Hartsdale, New York, dhe  deputeti i Vetevendosjes, shqiptaro 
amerikani Florin Krasniqi, dhe kandidati per  ne Asamblene e New Yorkut, z Mark 
Gjonaj, si dhe valletari i mirenjohur i  spektaktilit "Dancing with the 
Stars" Tony Dovolani.  


Ne  fund te ketij aktiviteti, me pjesmarresit, u organizua edhe nje koktej 
si dhe  nje darke festive me fjalime te shkurtera e ndarje çmimesh. Gjate te 
ciles,  politikane, dhe veprimtare te komunitetit moren çertifikata, çmime 
dhe dhurata  te ndryshme, per kete aktivitet. Nderkohe, qe ne fund tri 
ekipet me te mira,  sipas pikeve te shenuara gjate turneut te golfit, fituan edhe 
çmimet perkatese  sportive. Ndersa me intersim u percoll edhe loja e fatit 
per te fituara disa  sende me vlere.


Dom Pjeter Popaj, famullitari i Kishes Zoja e  Shkodres ne Hartsdale, New 
York ne fjalen pershendetese, u tha te pranishmve se  sot ne jemi te lumtur 
per te pare nje numer kaq te madh prej pjesemarrsve ne  kete turne te golfit. 
Ne falenderojme te gjithe ju, tha ai dhe ne nje menyre te  veçante Anton 
Raja dhe Elmi Berisha, te cilet kan punuar aq shume ne organizimin  e kesaj 
ngjarje. Ne falemnderojme edhe Monsinor Dede Gjergjin dhe Dom Lush  Gjergjin 
qe erdhen enkas per kete rast qe edhe ata te dy, gjejne rastin te ju  japin 
ju te gjitheve nje falenderim te veçante dhe nje bekim te veçante per  
bujarine dhe mbeshtetjen tuaj - ndaj katedrales se Prishtines. 


"Ky  Turne Golfi u shpreh Dom Pjteter Popaj - ka qene nje ndihme e madhe 
per te  vazhduar punen e ndertimit te Katedrales ne Prishtine, dhe ne 
shpresojme qe me  organizimin e ngjarjeve si kjo, ndertesa e katedrales do te 
perfundoje shume me  shpejt. Mbasi, ju shqiptaret e Amerikes ne çdo kohe jeni 
bujar dhe gjithmone  keni marre bekimin e Perendise, per ndihmen e juaj - qe te 
ndertojme tempullin e  Zotit, mbasi ajo eshte investimi me i madh - qe ne 
mund te bejme ne jeten  tone."

Pikerishte, shtoi Dom Pjeter Popaj, ne kleriket ju falenderojme te  
gjitheve ju per kete investim dhe lutemi qe Zoti te ju jap ju dhe familjeve  tuaja 
çdo te mire ne jete dhe do te shperbleje bujarine tuaj me bekimet e tij te  
panumerta". 


Monsignor Dode Gjergji - Ipeshkev i Kosoves, thote se  "Per mua eshte nje 
ndjenje e veçante per t'a pershkruar pjesmarrjen time, ne  kete turne kaq te 
bukur dhe interesante. Nje kenaqesi qe te takoje kaq shume  shqiptare , 
veprimtare te dalluar dhe te sukseshem ne bizneset e tyre ketu ne  SHBA. Mbasi, 
keta jane nje pjese e atyre shqiptareve te Amerikes, te cilet kan  arritur 
nje stad dhe nivel te mire te mireqenjes se tyre, dhe jane te integruar  
plotesisht ne jeten Amerikane", thote ai. 
Ndihem  jashtezakonisht i gezuar, u shpreh Dr. Don Lush Gjergji, biografi i 
shquar Nene  Terezes, kur i shohe qe te gjithe njerezit qe jan kaq te 
lumtur. Sepse, qellimi  i ardhjes tone ketu nuk eshte grumbullimi i mjeteve, por 
eshte perforcimi i  vellazerise, dhe i dashurise gjithe shqiptare si ne 
rastin e Nenes Terezes dhe i  miqesise, i paqes, dhe i dashurise se ketij vendi 
dhe evenimenti qe i bashkon  edhe me shume njerezit.

"I kam viztuar disa here SHBA, tha ai por kjo  eshte hera e pare qe marre 
pjese ne nje eveniment te tille, i cili ka si motive  te tij - mbi te gjitha 
per te ndihmuar Katedralen dhe Shenjetoren Nena Terese,  ku jan grumbulluar 
njerezit nga vendet e ndryshme te Amerikes, jo vetem  shqiptaret - jo vetem 
katoliket, por qe te gjithe se bashku pa dallim feje dhe  krahine e ideje:" 
Me nje njet dhe nje qellim te perbashket shume te rendesishem,  vetem per te 
ndihmuar ndertimin dhe perfundimin e ndertimeve te Katedrales Nena  Tereze 
ne Prishtine" thote Dr. Don Lush Gjergji. 

Turne  i 4 -te Golfi: Te ndihmojme ndertimin e Katedrales Nena Terese ne  
Prishtine


Organizatori  i ketij turneu golfi me qellim mbledhjen e ndihmave per 
ndertimin e Katedrales  Nena Tereza ne Prishtine, Anton Raja - aktivist dhe 
biznesmen i dalluar, thote  se: "... me duhet t'i faleminderohem, Leon Gjoni, 
Martin Pjetri, Mark Tushaj,  Elmi Berisha dhe çdo njerit prej tyre, qe ne pa 
mundesi t'i permend emer per  emer, jan pjese e ketij turneu te suksesshem, 
dhe ketij kontributi te çmuar, ata  nje inspirimi i shqiptareve te Amerikes, 
per te bere kete aktivitet  fondmbledhes, me qellim qe edhe me ane te lojes 
se Golfit, shqiptaret te  ndihmojne ne kontributet e tyre per ndertimin e 
Katedrales Nena Tereze ne  Prishtine" tha ai 

Zoti  Raja, gjithashtu shprehet i bindur se ky aktivitet ka qene nje sukses 
i  shkelqyer dhe se shuma e mbledhur nga ky turne do te behet e ditur mbasi 
te dali  edhe rezultati perfundimtare. "Eshte, tha ai ndoshta siç u 
shprehen edhe vete  autoritetet e ketij parku te madh rekreative me i madhi per nga 
pjesmarrja e  golfisteve ne historine e tij - dhe qe ska aspak dyshim, 
eshte me i madhi ne  historin e golift shqiptare ne SHBA-se, pasi sot moren 
pjese 183 golfiste  shqiptaro amerikane, dhe shume te tjere, njerez te dhene pas 
biznesit dhe  shkollimit, punes, juriste, avokate, politikane dhe arrtjeve 
te tjera ne  SHBA-es." 


Guzhina  shqiptare dhe simbolet tona kombetare 


Ne  hyrje te ketij mjedisi te bukur natyror, ishte vendosur nje strishe e 
madhe e  bardhe, ku shkruhej ne boj qielli "Golf Outing to help build Mother 
Tersesa  Cathedral in Prishtina, Kosova" . Çdo pjesmarresi i shperndahej nje 
bluze blu,  qendisur nje steme e bardhe "Mother Teresa Cathedral Golf 
Outing" . Ndersa ne  hyrjen qendrore te ketij klubi shume prane shtizes ku 
ngrihet flamuri i SHBA-se,  nje strishe tjeter terhiqte vemendjen e pjesmarresve 
ne te shkruhej :" MARK  GJONAJ YOUR CHOICE FOR PROGRESS 2012”, 




Planifikimi i kesaj  ngjarje te komunitetit shqiptare te Amerikes, per t'a 
zhvilluar kete aktivitet  te bukur, ne fushen e njohur te golfit "Blue Hill 
Golf Course", jo vetem se ka  impenjuar seriozisht stafin profesional te 
ketij klubi, me pervoje, por per te  kombinuar sherbimin e tyre te klasit 
boteror, me ate te sherbimit te lokaleve te  tjera me bisnesmen shqiptare, me 
sherbime dhe pajisje te mira per te siguruar qe  kjo ngjarje e veçante te behet 
e paharruesheme. 



Si dhe vitin e  kaluar nje ndihmese te madhe ka bere stafi i kuzhines se 
lokalit te njohur,  "Fiorino Ristorante" - Summit - New Jersey, dhe pronari, e 
veprimtari i dalluar  i komunitetit zoti Sabit Bytyqi, anetari i kryesise 
se Vatres, ushqimet e  pergatitur me nje shije te larte profesionale e 
artistike dhe me nje kujdes  maksimal, nga shefi i Fiorino Ristorante - 
Xhilbertoja . Cena 2000 me Ragip  Gjonbalajn, Three Angelina me Sal Haxhibrahimaj edhe 
ata ishin se bashku me  restorantet e tjera, byrektoret dhe picerite, 
pjesmarrese shume te afte te  pergatisen çdo pjate me elementet me te plota te 
menuje restoranti dhe te  kenaqin çdo pjesmarres. 







Oragnizatori i ketij  aktiviteti fondmbledhes, per te ndihmuar ndertimin e 
Katedrales Nena Tereze ne  Prishtine, veprimtari dhe biznesmeni Anton Raja, 
se bashku me zotin Elmi  Berisha, Simon Qafa dhe Gjeke Deçkaj per kete 
qellim kishin bere gjitheçka qe  tju krijojne qindra pjesmarresve, shumica 
shqiptare, nga Shqiperia, Kosova, Mal  i Zi, Maqedonia, Lugina e Presheves, e 
Çameria, te te tria besimeve fetare, nje  atmosfere te mrekullueshme, duke u 
orfuar atyre jo vetem relaksim, sport, por  edhe nje shije per ushqimin dhe 
pije te mire, por natyrishte dhe tju ofroje sado  pak dashurine e mallin per 
vendlindjen: Gryken e Rugoves, Plaven e Gucine, Malet  e Sharit, Korabin, 
Shpiragun - Tomorin, dhe Alpet e Veriut te Shqiperise.   


Mes  kesaj atmosfere ne mbyllje te aktivitetit ne mjediset e lokalit Blue 
Hill Golf  Course , qindra shqiptare, per te permbyllur kete fushate te bukur 
 fondmbledhese, kaluan nje mbremje qe e "ndezi flake" me kenge e valle, 
zeri i  bilbilit te Tropojes , kengetarit te mirenjohur Gezim Nika, dhe 
orkestres se  tij