SHBA, kandidati Gjonaj, ndihmë policisë për një vrasje
[email protected] Sun, 24 Jun 2012 07:18:03 -0400 (EDT)
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
_http://kohajone.com/koha_jone.pdf_ (http://kohajone.com/koha_jone.pdf) _http://kohajone.com/koha_jone.pdf_ (http://kohajone.com/koha_jone.pdf) Mark Gjonaj dhuronë 5 mijë dollarë për policinë për kapjen e vrasëve të një të moshuara 88 vjeçe BRONX - NYC : Më 16 qershor, 2012, një ngjarje e tmerrshme tronditi lagjen më të madhe të të New Yorkut, Bronxin kur si njoftoi policia një plakë 88 vjeçare e quajtur Evelyn Shapiro banore e Pallateve të Strehimit në Pelham Parkway nga persona të panjohur u rrah brutalisht për vdekje në shtëpinë e saj nga disa plaçkitis të cilët e lanë të vdekur. Policia u vu në kërkim dhe njoftoi se vendosi një shpërblim prej 12.000 dollarë për personin ose personat që mënyrë anonime do të jepte informacionin për kapjen e atyre që mendohet se kryen këtë akt kriminal të dhunshm - këtë vrasje të tmerrshme që ndodhi javën e kaluar në Bronx. Mark Gjonaj kandidati për Asamblenë nga kjo zonë elektorale me anë të një deklerate për shtyp thotë është zotuar për t'i dhënë policisë një shtesë me 5.000 dollarë për të ndihmuar policinë në gjetjen e kapjen e kriminelëve, në mënyrë që rrugët e kësaj lagjeje të bëhen sa më shpejt të jetë e mundur, të qeta dhe sigurta për të gjithë qytetarët e saj . Gjonaj i cili është një aktivist i dalluar i të drejtave të qytetarve, sidomos për kujdesin që tregon ai me moshën e tretë, i tha shtypit lokal se : "Qytetarët tanë, sidomos të moshuarit tanë, meritojnë të jenë më të sigurt në rrugë dhe më të sigurtë në shtëpitë e tyre, e "jo të trajtohen se të burgosurit në shtëpitë e tyre!". Edhe fushata Gjonaj e përshëndeti punën jashtëzakonisht të vështirë që është duke u bërë në këtë rast policia e rajonit 49th (precinct), në një dekleratë për shtyp të shpërndar sot nga stafi i tij elektoral, duke thënë :" Se, Gjonaj mbështet totalisht policiën këta njerëz trima dhe të guximshëm të cilët marrin përsipër në çdo kohë dhe moment të rrezikëshme përsipër përgjegjësinë e ruajtjes së qetësisë dhe sigurisë çdo ditë e natë në rrugët e mjediset e qytetit tonë." Gjonaj thotë në dekleratën e tij se ne për të kapur sa më parë vrasësit e 88 vjeçares Evelyn Shapiro, ne inkurajojmë dhe u bëjmë thirrje të gjithë liderëve të komuniteteve të këtij qyteti për t'u bashkuar në përpjekjet e policisë,./BEQIR SINA/