Fotoreportazh: "Uragani" kuq e zi, "vershen" permes New Yorkut

[email protected] Mon, 25 Jun 2012 19:27:34 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
_http://www.botasot.info/_ (http://www.botasot.info/)  
_http://botasot.info/def.php?gjuha=0&category=65&id=174307_ 
(http://botasot.info/def.php?gjuha=0&category=65&id=174307)  
_Një  "uragan" kuq e zi, "vërshon” Nju Jorkun - Diaspora - Bota Sot_ 
(http://botasot.info/def.php?gjuha=0&category=65&id=174307)   
Parada: "Uragani" kuq e zi, "vershen" permes New Yorkut, me rastin e 100  
vejtorit te Pavaresise se Shqiperise 




BEQIR SINA, New York City



Qindra te rinje e  te reja shqiptare ne Paraden Nderkombetare te 
Emigranteve ne nje prej shesheve  me te njohuara te New Yorkut, rrugen me emrin simbol 
"Amerika", nisen marshimin  nga New Yorku ne Qafe Bote per te perkujtuar 68 
vjetorin e masakres greke ndaj  popullsise çame
. 



NEW YORK CITY : Parada e Fondacionit Nderkombetar  per Emigrantet , eshte 
nje raste i mirepritur nga te gjitha komunitetet ne New  York, per emigrantet 
nga ane e mbane botes, qe ashtu si kombet qe e themeluan  Ameriken, te 
shfrytezojne kete raste qe te mblidhen edhe ata se bashku, per te  festuar dhe 
per te treguar rrenjet dhe vlerat e tyre  kombetare.

Kjo parade mbahet ne New York, per me shume se 35  vjet, e organizuar nga 
Fondacioni Nderkombetar per Emigrantet. Parada eshte  ngjarja me e madhe 
multikultuore e emigranteve ne Shtetet e Bashkuara. Mbasi ky  eshte nje festim i 
veçante, qe i jep mundesi komuniteteve te ndryshme, per te  shfaqur edhe 
ata kontributin e tyre ne shoqerine Amerikane, kulturen dhe artin e  tyre prej 
nga kan ardhur, ne nje pjesemarreje multikulturore dhe mjaft te  larmishme.

Sipas tradites, parada u zhvillua ne qender  te qytetit te New Yorkut, me 
23 qershor, 2012 ne mesin Rrugeve 44 dhe 59. Grupet  e ndryshme nga disa 
vende te botes, me simbolet e tyre kombetare marrshuan per  me shume se tre ore 
ne rrugen me emrin Amerika ne New York.  

Kesaj parade si eshte bere tradite vitet  e fundit i jane bashkengjite edhe 
shqiptaro amerikanet. Qindra shqiptare te  rinje e te reja, te veshur me 
fanelat e kuqe dhe kudo me flamurin kuq e zi,  vershuan te shtunen si nje 
"uragan" permes New Yorkut, duke kenduar e vallezuar  shqip me nje entuziasem 
madheshtor dhe te papare per te treguar krenarine e tyre  kombetare, para 
publikut te shumte  amerikane.

Duhet cekur se mbasi ne  shqiptaret nuk kemi nje parade tonen ne Amerike, 
jemi duke iu bashkengjitur  komuniteteve te tjera dhe vendeve te tjera te 
botes. Ne defilimin e shqiptareve  kesaj radhe binte ne sy se u mblodhen shume 
studente shqiptare, te rinj e te  reja, intelektuale dhe emigrante te vjeter 
dhe te rinje, te ardhur edhe nga  qytete te tjera, per rreth New Jorkut. 
Ata erdhen per t’iu bashkuar organizates  Rrenjet Shqiptare, e cila ishte 
organizatori kryesore per komunitetin shqiptare  i kesaj parade.

Pjesmarrja e shqiptareve ne Paraden Nderkombetare te Emigranteve u hap me  
kendimin e hymneve kombetare te SHBA, kenduar nga Valentina Ajdari dhe ai i  
Shqiperise kenduar nga Frederik Ndoci. Fjalimet e rastit per te 
pershendetur  pjesemarrist i mbajten Marko Kepi dhe Ervin Toro. Organizata rinore 
Rrenjet  Shqiptare, me kete rast ndau disa pllakata me çertifikata mirenjohje per 
 veprimtare te dalluar te çeshtjes kombetare.


Nderkohe qe pershendeten paraden te ftuarit e nderit : Zoti Tahir Muhedini  
Presidenti i Nderit i Partise Drejtesi, Integrim dhe Unitet, qe perfaqeson  
komunitetin Çame, ish kongresmeni republikane i New Yorkut, me origjine  
shqiptare Jospeh J. DioGuardi Presidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro 
Amerikane,  Mark Gjonaj, kandidate per Asamblene Shteterore te Qarkut 80-te, New 
York, Ken  Biberaj kandidat per Keshillin Bashkiak te qytetit New York, 
Distrikti 6-te,  kryetari i partise Levizja e Legalitetit, z Hakik Mena, dhe Prof. 
dr. Shinasi  Rama. 


Organizata rinore Rrenjet Shqiptare ne Paraden  Nderkombetare te 
Emigranteve veshi me ngjyrat kuq e zi nje prej shesheve me te  njohuara te New Yorkut, 
rrugen me emrin simbol  "Amerika"

Protagonistet e parades se  Fondacionit Nderkombetar per Emigrantet per 
komunitetin shqiptare, ishte Marko  Kepi, presidenti i oragnizates Rrenjet 
Shqiptare, nen kryetari i saj Dorian  Nasto , Ervin Toro arkatari, te cilet 
bashke me te rinj e te reja  shqiptaro-amerikane, anetare te organizates Rrenjet 
Shqiptare, bene te mundur  bashkimin e qindra e shqiptareve ne qender te 
New  York-ut.

Simbolet kombetare shqiptare ngjyrat  kuq e zi mbizoteruan gjithcka ne 
evenimentin qe iu kushtua 100 Vjetorit te  Pavaresise se Shqiperise dhe pjeses 
se "cunguar" te trungut te saj Çamerise.  Disa kengetare dhe artiste te 
njohur shqiptare ne Amerike, ndezen atmosferen ne  qender te Manhattan-it, si 
Frederik Ndoci, Valentina Ajdari, Drita Dovanzo, Toni  Dovolani, Lirie 
Dedvukaj, Valentina Spaho, Luan Behxheti, DJ Fati ,dhe Lola Luma  e cila zbuloi para 
shqiptareve nje flamure te madh kuq e  zi.



Meqenese prania e emigranteve  shqiptare eshte me e madhe ne New York, 
folesit e ndryshem shfrytezuan rastin ne  kete parade qe ata thane se ia 
kushtuan 100 Vjetorit te Shpalljes se Pavaresise  se Shqiperise, per te bere 
thirrje per bashkimin kombetar. Kreu i çameve  Muhedini " ne perkujtim te 27 
qershorit, dites kur gjenocidi grek u krye ndaj  popullsise se pambrojtur dhe te 
pafajshme çame, 68 vite me pare, tha se " Sot ne  mes te Amerikes do te 
nisim perkujtimin e Genocidit Çame i cili do te vijoje ne  Shqiperi gjate kesaj 
jave me nje sere aktivitetesh kulturore dhe politike nga  data 25 deri me 27 
qershor 2012, me marshimin tradicional ne Qafe  Bote."

Muhedini : "Java e kultures dhe  historise se Çamerise qe do te nise neser 
me daten 25 qershor dhe do te vazhdoje  per 5 dite me radhe deri me 30 
qershor, me marshimin e saj ne Qafe Bote, po nise  me kete marshim nga New Yorku. 
Megjithse ne Shqiperi, pergjate gjithe javes jane  planifikuar nje sere 
aktivitetesh te cilat nuk do te vendosin ne qender te  vemendjes deshmite e 
atyre qe ne moshe fare te vogel kane pare masakrimin e te  afermve dhe jane 
detyruar te pershkojne qindra kilometra nen armet e armiqve te  tyre,ne 
bukurite dhe pasurine historike te kesaj treve, ne personalitetet e  kombit tone qe 
jane nga Çameria.


Pjesa  kulmore e Parades u shenua me parakalimin e qindra 
shqiptaro-amerikaneve ne  rrugen e fameshme me emrin "Amerika" nje nga rruget simbol qe 
tregon kontributin  e emigranteve dhe njekohesisht eshte nga me te vizituarit 
prej turisteve te huaj  ne New York. Ne fund te rinjet e te rejat shqiptare u 
mblodhen ne nje klub duke  festuar nen atmosferen festive te kenges dhe 
valles shqiptare, ku ish  kongresmeni republikane i New Yorkut, me origjine 
shqiptare Jospeh J. DioGuardi  Presidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, 
mbajti nje fjalim  entuziast.
IMG_0005.JPG (image/jpeg, 48.1 KB) - not displayed
IMG_0008.JPG (image/jpeg, 46.1 KB) - not displayed
IMG_0010.JPG (image/jpeg, 47.8 KB) - not displayed
IMG_0030.JPG (image/jpeg, 46.3 KB) - not displayed
IMG_0041.JPG (image/jpeg, 47.5 KB) - not displayed
IMG_0064.JPG (image/jpeg, 38.5 KB) - not displayed
IMG_0069.JPG (image/jpeg, 39.5 KB) - not displayed
IMG_0071.JPG (image/jpeg, 53.6 KB) - not displayed
IMG_0075.JPG (image/jpeg, 44.7 KB) - not displayed
IMG_0080.JPG (image/jpeg, 42.3 KB) - not displayed
IMG_0082.JPG (image/jpeg, 60.4 KB) - not displayed
IMG_0087.JPG (image/jpeg, 45 KB) - not displayed
IMG_0108.JPG (image/jpeg, 42.4 KB) - not displayed
IMG_0115.JPG (image/jpeg, 59.6 KB) - not displayed
IMG_0132.JPG (image/jpeg, 45.8 KB) - not displayed
IMG_0138.JPG (image/jpeg, 10.2 KB) - not displayed