Biseda fetare-84
Hamdi Nuhiju <[email protected]> Mon, 25 Jun 2012 16:10:14 +0200
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <CABPCUFm9ReV1tEv7S4Tz81kns1cfTfrNH9GfOJf6M82sDSL--A@mail.gmail.com> |
Biseda fetare-84 Hamdi Nuhiju 155 “Rendi shoqëror i Islamit është i lirë. Nëse ngrihet me anë të forcës, apo nëse programet e tij realizohen me anë të detyrimit të njerëzve, atëherë ky rend shoqëror nuk do të mund të quhet islam.”-Dr.Ismail Raxhi el Faruki ( Tevhidi, implikimet e tij për mendimin dhe jetën, f.199) Njeriu është një qenie shoqërore e lirë, dhe jo e robëruar. Zoti e krijoi të lirë, me vullnet që të vendos për të ardhmen dhe të tanishmen e tij. Përmes veprave të tij, ai përcakton fillimin dhe fundin e jetës së tij. Nuk hutohet, e as ngutet nga influenca hyjnore. Jeton në hijen e asaj influence duke e pasur parasysh se sundimi i botëve i takon vetëm Allahut dhe jo njerëzve. Paramendoni një shoqëri, ku rendi shoqëror do t`i impononte njerëzve vlera ose pseudo vlera të caktuara. Rende të tilla, ekzistonin, në komunizëm, në sisteme diktatoriale, po edhe në demokraci njeriu përballet me një dozë imponimi dhe influencimi të vlerave ose të pseudo vlerave të caktuara. Populli i Lutit a.s. është modeli më eklatantë që sqaron dhe shpjegon se çka mund të krijoj në vetvete një rend shoqëror, i cili imponon vlera, ose pseudo vlera. Forma e disiplinimit të shoqërisë, dhe imponimit me forcë të vlerave ose pseudo vlerave janë dy gjëra të ndryshme. Islami kujdeset për edukimin dhe disiplinimin e shoqërisë, deri në atë masë, sa ndërhyn në aplikimin e të drejtës,ndërsa nuk lejon që të zhvillohet deri në fenomen e padrejta. Imponimi me forcë kthehet si bumerang në raste dhe rrethana të caktuara. Njerëzit dikur u detyruan që ta prishnin agjërimin e Ramazanit, në klasë, para profesorëve mysliman. Mësonin se njeriu e ka prejardhjen prej majmunit, se teoria evolucioniste e Darvinit është teori shkencore, ndërsa ideja materialiste mbi botën, dhe mbi gjithçka që ekziston në këtë botë, e Marksit, Engelsit, Leninit, e Stalinit, frymonte në secilin skaj të shoqërisë sonë. Imponimi me forcë, solli deri tek çoroditja njerëzore, ku vet myslimanët shembnin xhami, me duart e tyre, burgosnin hoxhallarë, dhe nuk lejonin që të shkruhet dhe botohet literatura fetare. Këto sisteme rrjepës, Islami i dënoi, dhe triumfoi mbi to. Ai është triumfal mbi të gjitha sistemet. Edhe sistemi demokratik ka doza të imponimit dhe implikimit të pseudo vlerave në kushte dhe rrethana të caktuara. Homoseksualizmi është bërë standard i Bashkimit Evropian. Po qe se një shtet, pretendent për tu futur në Bashkimin Evropian nuk e merr si vlerë homoseksualizmin dhe të ‘drejtat’ e tyre, atëherë ai shtet e ka shumë të vështirë aderimin në këtë Bashkim. Edhe pse, po qe se krahasohet, me komunizmin e totalitarizmin, kjo fletë e historisë, deri diku krijoi rrethana për mendimin alternativ. Kjo qasje e Dr.Ismail Raxhi el Faruki, rreth këtij rendi shoqëror, na nxjerr në pah shumë refleksione. Paramendoni disa sisteme, ose rende shoqërore që thirren si islame, ndërsa ndërhyjnë në secilën sferë të jetës së njeriut, duke imponuar ideologji, po asesi islam. Censurohen mediumet, fjala e lirë nuk guxon që të nxirret në shesh, njerëz të caktuar definohen si të pagabueshëm, madje edhe si të plotfuqishëm që janë ligji po edhe mbi ligjin. Paramendoni sistemin e ajatollahëve iranian, ku katërcipëshi është e ndaluar qasja kritike ndaj tyre. Ata llogariten si të pagabueshëm, po edhe me të drejtë të plotfuqishme për të rrëzuar secilën qeveri në Iran. Cili njeri, pas Pejgamberëve të Allahut është njeri i pagabueshëm? Për të pasur më të qartë këtë mendim, edhe vet Pejgamberi alejhi selam, njeri me natyrë njerëzore, e asesi hyjnore, siç i hyjnizojnë gjërat ajatollahët e Iranit, u qortua ashpër nga ana e Allahut xh.sh., në gjashtëmbëdhjetë ajete kur`anore të sures Abese.