“Qoset” komuniste, problemi yn ë me Akademinë e Shkencave Nga Nebil Çika

[email protected] Tue, 3 Jul 2012 17:40:19 -0400 (EDT)
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
 


“Qoset” komuniste, problemi ynë me Akademinë e Shkencave 
Nga Nebil Çika  
Mbërritja e 100-vjetorit të pavarësisë, 28 Nëntorit 2012, po takson 
gjithnjë  e me shumë përveç vlerave edhe antivlerat akademike, intelektuale e 
historike të  kombit e popullit tonë. Këto ditë dhjeta zëra e firma, që për arsye 
nga më të  ndryshmet vazhdojnë të njihen publikisht dhe zyrtarisht si 
akademikë e  intelektualë, kanë protestuar në media për faktin që Akademia e 
Shkencave nuk ka  përfshirë në listën e të ftuarve të saj në aktivitetin e 
100-vjetorit të  pavarësisë Rexhep Qosen. Kjo mungesë ftese është cilësuar “
skandal” nga  “intelektualët e majtë” të Shqipërisë, një pjesë e mirë e të 
cilëve ka kërcënuar  edhe me bojkot të aktivitetit. 
Në fakt, ky “incident” i Akademisë me Qosen është vetëm një prej shumë  
incidenteve që ka shoqëruar përpjekjet për të normalizuar institucionet  
kombëtare si Akademia e Shkencave dhe sidomos punët e tyre të mbrapshta gjatë 50  
viteve të diktaturës komuniste. 
Ajo që mund t’u ofrohej shqiptarëve në këtë 100-vjetor të shtetit të tyre 
nga  shteti, dhe sidomos institucionet akademike e shkencore, do të ishte pa 
dyshim  rishkrimi një historie korrekte kombëtare dhe jo debati se kush nga 
të gjallët  do të jetë në tribunat e kremtimit të shekullit të pavarësisë. 
Fatkeqësisht,  debati është mbërthyer tek tribuna historike e 100 dhe jo tek 
thelbi historik i  tij, duke kërcënuar që festa e shekullit të pavarësisë të 
kthehet në një garë  protagonistesh, pjesa me e madhe e të cilëve e 
meritojnë jo tribunën, por koshin  e plehrave të historisë. 
Hyj tek ata njerëz që besoj se Akademia nuk ka bërë ndonjë mëkat që nuk ka  
ftuar Qosen, përkundrazi, por nuk mendoj se vetëm Qosja e meritonte një gjë 
të  tillë, mirëpo degjenerimi apo transferimi i debatit tek lista e të 
ftuarve synon  të fshehë dështimin e Akademisë së Shkencave dhe krejt 
institucioneve shkencore  të Shqipërisë komuniste në misionin e tyre akademik e 
historik. 
Përkujtimi i 100-vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar përbën pa 
dyshim  një moment kulmor në historinë e popullit tonë dhe do të ishte detyrim që 
 tribunat e këtij festimi si në rrafshin politik, edhe atë akademik të 
ishin të  pastra. 
Ne shkojmë në përvjetorin e 100 të pavarësisë kombëtare me një histori të  
falsifikuar pikërisht nga njerëzit që po luftojnë sot për të zënë tribunat e 
 nderit të përkujtimit të saj, si në rastin e Rexhep Qoses. Por nëse Qose 
nuk  ftohet, kjo nuk ndryshon asgjë. Aje do të jenë akademikë e intelektualë 
të tjerë  komunistë po aq të pamerituar e me përgjegjësi të rënda për krime, 
mashtrime e  deformime të historisë në pothuaj gjysmën e jetës 100-vjeçare 
të shtetit  shqiptar. Nuk besoj se ka shqiptar të pranojë pretendimin se 
Kristo Frashri,  Arben Puto, Ismail Kadare, Dritëro Agolli etj., që mund të 
jenë ftuar nga  Akademia, janë më të mirë apo më të pranueshëm se i paftuari 
Qosja. Ne raport me  historinë ata janë të gjithë “qose”, për shkak se veprat 
e tyre intelektuale i  kanë shërbyer në mënyrën më kriminale diktaturës dhe 
diktatorit. Nuk besoj se ka  krime më të mëdha se falsifikimi i historisë 
dhe fshehja e krimeve të  diktaturës, gjë që e bën të papranueshme mbushjen e 
tribunave të kremtimit të  shekullit të pavarësisë me autorë të tyre. Nëse 
Rexhep Qose ka mbrojtur  diktaturën dhe diktatorin, e ndoshta e bën atë ende 
hapur edhe sot e kësaj dite,  kjo nuk do të thotë se të ftuarit e tjerë nuk 
e kanë bërë ndoshta më me zell një  gjë të tillë. Po pranuam Puton në 
tribunën e përvjetorit të pavarësisë, do të  pranojmë edhe Haxhi Qamilin si 
patriot, por edhe gjyqin special të Enver Hoxhës,  ku ai ishte dëshmitar jo si 
krim, po si drejtësi. Po pranuam Kristo Frashërin,  ke pranuar edhe historinë 
e falsifikuar të Shqipërisë, ku xhaxhai i diktatorit  tregohet si firmëtar i 
pavarësisë, autor i të cilit është edhe z. Frashëri. Po  pranuam Kadarenë, 
duhet të pranojmë “rrënjët e partisë” apo faktin që firma e  Enver Hoxhës “
ishte vetëtimë”. Po pranuam Agollin, do të pranojmë edhe gjithë  krimet e 
Lidhjes së Shkrimtarëve, ku ai ishte për një kohë të gjatë kryetar  etj. 
Pra, siç e shikoni “qoset” e inteligjencës komuniste shqiptare janë të  
shumtë, një pjesë e mirë ende anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe 
instituteve  të tjera shkencore të Shqipërisë. Mendoj se injorimi i Qoses më shumë se 
një akt  i motivuar shkencërisht është pasojë e luftës së brendshme midis 
inteligjencës  komuniste shqiptare. Dihet që Rexhep Qose ka një qëndrim të 
palëkundur komunist,  por kjo nuk besoj se ka qenë arsyeja e injorimit nga 
Akademia e Shkencave po aq  komuniste e Shqipërisë. Dyshoj se qëndrimi i 
akademikëve zyrtarë të Shqipërisë  ndaj z. Qose ka të bëjë më shumë me sulmet e tij 
ndaj ikonës se letërsisë  shqiptare të realizmit socialist, Ismail Kadare, 
sesa për qëndrimin ndaj  Berishës, siç po pretendohet në shtyp. Dihet se 
miti i Kadaresë po mbrohet me  qëndresë të dëshpëruar, por të fortë nga rrethet 
zyrtare akademike e kulturore  të Tiranës, gjë që në qëndrimin ndaj z. Qose 
është qartësisht i marrë me  mend. 
Gjithsesi me apo pa qoset intelektuale komuniste Akademai dhe krejt artet  
intelektuale zyrtare shkojnë në këtë 100-vjetor të pavarësisë pa ndonjë 
ndryshim  të madh me kremtimin e 50-60-vjetorit të saj. Edhe në këtë 100-vjetor 
të festuar  zyrtarisht në liri para shqiptarëve në tribunat e nderit, 
ballina gazetash e  ekrane televizive do të jenë sërish “qoset” e historisë 
kombëtare dhe sherret e  tyre për vendet e nderit, sikur të mos kishim të bënim 
me bashkëpunëtorë të  deklaruar të krimeve antikombëtare, por me heronj të 
nderuar e të respektuar  zyrtarisht ashtu si 25 apo 50 vjet më parë. Ky 
dominim në institucionet  intelektuale zyrtare i qoseve të komunizmit edhe sot, 22 
vjet pas rënies “de  jure” të diktuarës, dhe jo ftesa e Rexhep Qoses është 
problemi që shqiptarët  kanë me Akademinë e Shkencave dhe krejt 
institucionet e ndërgjegjes  kombëtare.